Protesta e ricikluesve

Nje grup biznesmenesh dhe punetore te tyre te kompanive te riciklimit kane protestuar sot para Kuvendit te Shqiperise, per te kerkuar votimin nga deputetet te ligjit per importin e mbetjeve. Protestuesit pro importit te mbetjeve ne Shqiperi kane riperseritur argumentat e tyre se investimet do te falimentojne, dhe bashke me to e gjithe industria e riciklimit, nese nuk lejohet importi. Te njejtat argumenta mbron me force edhe kryeministri i vendit, qe i ka quajtur sharlatane protestuesit kunder importit, ne me shume se nje rast.

Edhe pankartat e biznesmeneve akuzonin per korrupsion politik me “pseudo shoqerine civile”, duke shenuar keshtu nje sulm karakterial ndaj pjesemarresve ne protesta kunder ligjit, por pa permendur asnje emer konkret. Protesta vjen 3 vjet pasi Kryeministri Rama e shfuqizoi ligjin qe lejonte importin e mbetjeve, me argumenta qe tani i ka gelltitur. Nderprerja e importit per tre vjet nuk e ka falimentuar industrine, por ata thone se jane gati te mbaruar. Shqiperia nderkohe riciklon me pak se 17% te mbetjeve te veta, duke depozituar ne landfille, lumenj, plazhe, e duke djegur djegur, 83% te mbetjeve qe prodhon vete vendi.

Frika eshte se me importin e mbetjeve nga jashte, interesi per mbetjet e vendit do te bjere edhe me tej. Nderkohe, ligji per ndarjen e mbetjeve eshte miratuar prej shume muajsh, por bashkite e vendit jane ne shkelje te tij dhe nuk ofrojne mundesi riciklimi per qytetaret. Ndarja ne burim po pilotohet aktualisht ne shkollat e Tiranes, por tjeterkund as koncepti nuk ka hyre, edhe pse, sic permenda, ligji eshte ne fuqi qe detyron qe cdo kosh ne Shqiperi te jete i ndare.

1 Like

Qeveri plehrash.:unamused:

1 Like

Detyrojne puntoret te dalin ne proteste apo paguajne njerez per te dale?
Kush i ndalon te riciklojne cdo mbeturine qe ka ne shqiperi, e kur vendi te jete bere xixe, te kerkojne import?

2 Likes

Pankartat ishin bere me leter te riciklueshme dhe menjehere pas mbarimit te protestes u derguan te ktheheshin ne leter higjenike per qeverine.

3 Likes

Shqiperia nderkohe riciklon me pak se 17% te mbetjeve te veta, duke depozituar ne landfille, lumenj, plazhe, e duke djegur djegur, 83% te mbetjeve qe prodhon vete vendi.

Matematikisht duket korekte (17% + 83%= 100%) por nuk qendron llogjikisht. Sepse sipas kesaj qe eshte shkruar me siper, i bie qe shqiperia nuk ka mbetje/plehra fare, sepse 17% i riciklon dhe te tjerat (83%) i djeg!!!
Jo, shifra prej 17 % tregon se nga 100% mbetje qe klasifikohen si potencialisht te riciklueshme (pra qelqi, kanoqet, plastika etj) vetem 17% e tyre arihet te perpunohet. Pra 83% e tyre gropose, digjen apo shetisin ne natyre qofte ne Shqiperi ose ne emigracion ne vendet fqinje.

Dakord, nuk jane shifra fikse, madje, keto shifra, qe perdoren si nga qeveria, ashtu edhe ata qe e kundershtojne nuk mendoj se jane egzakte, por te peraferta (at best!) ndaj imtesia ne fund nuk do te bente ndonje ndryshim.

Nuk e kuptoj pse del ne perfundimin se Shqiperise i bie te mos kete plehra fare. Qofshin keto 83% te mbetjeve te riciklueshme apo 83% e mbetjeve ne total, ato jane ketu, prezente ne landfillet qe mbushen, kanale buze rrugeve, lumenj, plazhe. Djegiet qe permenda nuk behen me teknologji por me benzine dhe shkrepse ne ajer te hapur.

Lexo Aleko lexo pastaj komento. Por kjo nuk ka fare rendesi pasi fshati qe duket nuk do kallauzin e 83%-it.
Pertej kesaj mua me ve pak ne dyshim kjo teoria se duke lejuar importin, rritet industria perpunuese dhe pastaj keta do ndikojne qe ta bejne Shqiperine tepsi nga plehrat. It is the economy stupid (!) ka thene ai i vorfni dhe per sa kohe qe mbledhja e plehrave te riciklueshme nuk kondicionohet (me detyrim) apo subvencionohet perpunuesve do t’i bjere me lire vapori ne Durres se sa pastrimi i bregut te lumit nga kanacet e qeset e riciklueshme. Per me teper te gjitha mbetjet e kesaj industrie do te mbeten ne Shqiperi dhe kjo do ta rrise edhe me teper ndotjen (biles me materiale me te rrezikshme pasi jane mbetjet e mbetjeve).
Une mendoj qe Shqiperia ka rruge te gjate per te bere para se te mund te lejoje ne menyre te “shendetshme” importin e ketyre mbetjeve. Pa vene rregull ne shtepine tende nuk mund te presesh plehrat e botes duke shpresuar qe kur te vije makina e plehrave t’i marre te gjitha njeherazi (kjo eshte hedhje hiri syve te syleshve). Fatkeqesisht nga ana praktike, kjo rrote e ka marre te tatepjeten dhe qofte kjo qeveri apo ajo qe do vije pas saj do ta kaloje ate te shkrete ligj per sa kohe “It’s the economy stupid!” ben ligjin.