Lideri i opozitës ruse, Alexey Navalny, raportohet se është ndaluar nga autoritetet në Rusi pasi protuestuesit, që kishin dalë në shkallë vendi në demonstrata kundër korrupsionit, filluan të shkaktonin trazira në Moskë, këtë të hënë.
Gruaja e Navalny, Yulia, postoi në faqen e Alexey në Twitter, një foto nga shtëpia e tij teksa ndalohej nga policia ruse. Ajo shkruan “Në Ditën e Rusisë”. Edhe kanali në YouTube i Navalny, i cili po transmetonte ‘live’ për më shumë se 50.000 njerëz teksa protesta po ndodhte, papritur humbi zërin dhe figurën.
Disa orë më parë, autoritetet deklaruan se çdo trazirë e planifikuar në kryeqytetin e Rusisë është e jashtëligjshme. “Lajmërojmë se çdo tentativë për të mbajtur një event jo ligjor në Moskë, është një dhunim i ligjit. Agjensitë e zbatimit të ligjit do marrin çdo masë të nevojshme për të ndaluar provokimet, mosbindjen apo çdo lloj veprimi tjetër që mund të sjellë kërcënim për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.” – tha në një deklaratë Prokurori i Përgjithshëm rus.
Navalny, i cili planifikon të garojë kundër Vladimir Putin në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, kishte grumbulluar shumë protestues nëpërmjet rrjeteve sociale, dhe pat deklaruar se do vazhdonte protestën pavarësisht nëse qeveria do e lejonte apo jo.
https://twitter.com/navalny/status/874211829689585664/photo/1