Pse çunat duhet të dalin me çunat

Ky është një shkrim për burrat e sotëm, për moshatarët e mi që pak nga pak po i afrohen moshës së mesme, dhe për gratë e tyre, që në rast se i duan shumë, do lexojnë me kujdes. Ne jemi ata që zgjohemi herët çdo ditë, që vrapojmë për në punë e lodhemi, e mandej rendim për të marrë fëmijët nga shkolla, e për tu mbledhur në darkë në shtëpi, ku ndihmojmë, ose përpiqemi. Ne jemi vazhdimisht të shqetësuar për politikën, cilësinë e karburantit, ushqimet, biznesin, ekonominë e familjes, marrëdhënien me bashkëshortet, mirëqënien e fëmijëve dhe shumë telashe të tjera. Ne strapacohemi, dhe nuk ankohemi për këtë, madje na pëlqen – por ajo që po zbulojmë së fundmi është se ky ritëm i çmendur po na izolon nga shoqëria, po na lë pa takuar çunat, dhe si rrjedhojë e kësaj, po na vret.

Nuk dua t’ju shqetësoj, por është pikërisht kështu. Një studimi masiv i Universitetit Birgham Young që u krye në vitin 2015 tregoi se ndër 3.5 milionë pjesëmarrës ata që jetonin vetëm, të izoluar dhe pa miq kishin një shans 32% më të lartë për të vdekur para kohe. Ky është veç një ndër shumë zile alarmi që po bien lidhur me këtë fenomen. Në Shtetet e Bashkuara, autoritetet mjeksore po përsërisin se rreziku më i madh për shëndetin e vendit nuk janë kanceri dhe sëmundjet e zemrës, por izolimi social, dhe vetmia. Vetimia vret thonë psikologët, sepse njeriu nuk është bërë për të jetuar vetëm, por kjo jetë moderne po na çon drejt vetmisë së madhe, dhe burrat e moshës sime janë më të rrezikuarit. Edhe ne në Shqipëri po izolohemi. Dikur fqinjët e mirë ishin ata me të cilët kishim hyrje-dalje, tani fqinjë të mirë janë ata që na lënë rehat.

Për shkak se jeta kërkon shumë nga ne, siç e citova pak më lart atë listë të gjatë detyrash të përditshme, disa gjëra nuk arrijmë t’i bëjmë dot më, dhe ato që sakrifikojmë të parat janë takimet me miqtë. Ndaj çunat tani nuk takohen dot më rregullisht. Kur je me një fëmijë, edhe ndoshta – por kur bëhesh me dy a tri, takimet me shokët për të pirë ndonjë gotë të duken sikur po bën faj. Dhe t’i do të kthehesh atje, në shtëpi, të ndihmosh me gjërat sepse…. GABIM! Gabim jonpse do të ndihmosh, ndihmo, por kupto se takimet me çunat janë një prioritet po aq i sa ushtrimi i sportit apo lënia e duhanit. Këtë vë në dukje Billy Baker i gazetës The Boston Globe në një shkrim mbi këtë temë që u dedikohej burrave amerikanë, por që u lexua dhe shpërnda në të katër anët e botës.

Vivek Murthy, që është autoriteti më i lartë federal amerikan për çështjet e shëndetit, thotë se ndarja nga shokët është e tmerrshme për shëndetin e një burri, dhe kjo tanimë është e provuar. E nëse fillon t’i lësh pas dore miqësitë e vjetra kur je 30 vjeçar, do i kesh humbur ato kur të arrish 50-at. Dhe pikërisht atëherë kur çunat të duhen më shumë, mbetesh vetëm. Sa jemi aktivë, shokët i zëvendësojmë me burrat e shoqeve të grave, kolegë, , prindër të shokëve të fëmijëve, të njohur nga palestra ku shkojmë e të tjerë si këta. Por kur fëmijët dalin nga shtëpia, kur nuk ka më kurse karateje dhe udhëtime pune, burrat zbulojnë se s’kanë kë të telefonojnë, miqtë janë të zënë me jetët e tyre. Ky është momenti kur vetmia dhe izolimi rrezikon jetën e një burri.

Gratë nga ana tjetër nuk kanë të njëjtin problem, ato janë shumëfish më të afta se burrat për të ruajtur lidhje të forta dhe emocionale me mikeshat e tyre. Gratë mund të punojnë po aq shumë sa burrat, e megjithatë, ndoshta për shkak të natyrës , ato nuk vuajnë izolimin që u ndodh meshkujve. Psikologët thonë se kjo ndodh për shkak se gratë bisedojnë me shoqet e tyre për çështje të rëndësishme emocionale, ndërsa burrat nuk para bëjnë të tilla biseda me sho-shoqin pasi ato konsiderohen jo burrërore. Ne flasim kryesisht për politikën, sportin a ndonjë film të mirë, ndërsa ndjenjat dhe emocionet I mbajmë për vete. Në fakt, ndërsa një grua mund të ketë tre apo katër mikesha të ngushta me të cilat mund “të zbrazet” nga ana emocionale, burrat kanë vetëm një njeri në botë me të cilin ata janë plotëisht të ekspozuar emocionalisht, gruan e tyre.

Disa ditë më parë, ndërsa flisja me një mik, po e sillja nëpërmend shkrimin që tani po lexoni. Në bisedë e sipër ai më zbulon se ka vendosur të largohet nga Shqipëria, dhe jo sepse është keq këtu, por për fëmijët që nuk dëshion t’i rrisë në këtë vend, siç më tha. Më tregoi sesi i kishte bërë gjërat gati në Amerikë, ku mund të punonte fare mirë, në biznesin e tij, me shumë më shumë fitime e me shumë më pak kokëçarje se në Tiranë.

Tek shkruaja këto rreshta, po mendoja për mikun tim që së shpejti largohet. Mendoja për sakrificën e tij, të largimit nga vendi në moshen 40 vjeçare, shpërnguljen për diku ku ka Ligj dhe Rregull, por nuk ka miq. Distancat janë të mëdha, koha e shkurtër, lënia e punës, e pamundur. Do jetë më mirë për fëmijët, sigurisht, me gjasa më mirë do jetë edhe për mikun tim, por ai duhet ta dijë, se të presësh fijet e një jete të tërë e të ndërrosh kontinent mbart në vetëvete edhe koston e izolimit social dhe vetmisë. Kosto që shumë emigrantë e pranojnë se e vuajnë. Seps, nëse ka diçka ku Shqipëria është ende më mirë se Perëndimi, është ndërveprimi me njerëzit. Jeta e zhurmshme në komunitet, siç natyra e njeriut e kërkon. Rutina Punë- Shtëpi- Punë e jetës moderne në Europë dhe Amerikë na josh, por edhe na bën të vuajmë, shumë.

Prandaj çuna, pyeteni veten, sa shpesh dilni me shokët dhe mundohuni që çdo javë të takoni çunat për ndonjë birrë të paktën, sepse ndryshe rrezikoni shëndetin. Të dashura gra që lexuat deri në fund, nëse keni burra që ndahen në dysh mbas punës, fëmijëve dhe jush, inkurajoini ata të dalin, pse jo, të udhëtojnë me shokët e të ruajnë miqësitë e vjetra, kjo ua zgjat jetën.

2 Likes

Keto jane problemet e moshes se mesme. Welcome to the club :slight_smile: Nuk eshte zgjidhja vetem dalja me shoket, po edhe spacio ne cift, hobbies qe jane shpetim nga vetmia. Sepse vetmi ndjehet edhe kur e ke shpine plot me njerez ose ke goxha shoqeri dhe prape ndjehesh vetem. Duhet patjeter qe ne moshe te mesme te kesh hobe ose te besh gjera qe nuk i beje dot ne te 20-tat per ta bere jeten me interesante. Ne shqiperi eshte luks qe familjen jane afer me njera tjetren dhe nuk ke nevoje aq shume per babysitter, por edhe nese nuk ke mbeshtetje familiare duhet te behen prioeritet ajo qe ne ne perendim e quajme “Me time”. Pa kete, njeriu plaket shume shpejt.

1 Like

Po cfare budallalleqesh flisni?
Keta “te vetmuarit” te tille te tille kane qene qe femije.
Mendjemedhenj,te perkedhelur,tani kane mbetur vetem thjesht se nuk i duron njeri.
Klube per moshen e mesme ka sa te duash, ne mos online neper kisha,por keta vete kane zgjedhur te jene te tille…

Keto studimet jane dhe pak sa per te thene qe s’e marrin rrogen kot e duhet te publikohet ndonje gje hera heres. Kur afron 40 mbase duhet te besh pak llogarite me ato qe ke bere ne jete, e kur behesh me femije ne Shqiperi kupton me te vertete qe ti per kete vend s’ke bere asgje qe te jete i pershtatshem te rriten femijet e tu. Kur s’ke femije nuk i shikon fare difektet, kur behesh me femije je cike vone per tu rebeluar se helbete do vraposh sa ne pune sa ne shtepi (kjo vlen per te dyj palet). Keshtu qe do te shkosh ne ndonje vend ku te tjeret kane menduar per te sistemuar me mire jeten e femijeve te tyre. Sakrifikojne dhe ata, se jo me kot tallen me ata qe jane ne Amerike shqiptaret: Hiq pizhama, vish kominoshe!, po ata te pakten kur shkojne ne spital gjejne derman.
Njeriut nuk i gjendet terezia, diku ka leke e s’ka diell, diku ka diell po s’te punohet ne vape, ne mos nga ky stres do vdesi nga ndonje stres tjeter, e kush i ka gjenet te forta si me buke e si pa buke do jetoje 100 vjet. Natyra do vendosi nje ekuiliber se jemi shtuar ca si shume :smiley:

1 Like

Artikulli ishte interesant, dhe do ishte mire tu lexohej grave nepermjet tv, se ti thuash gruas qe po mirret me diçka, si pastrim, larje, gjelle, etj, do te te thote; S’kam kohe, ti qe ke kohe lexoje.

klube kane dhe xhamite mo

1 Like

YD,nje tjeter ishantar, do te thoshte; u zhduk pa lene gjurme. :slight_smile:

E ka pas per koperture noshta, pjer. Me miellin fitim i madh shume,ndonse me risk. Po gjith ai lek qe luhet me at pune,ta prish menjen. Po prap,mund te na shkrunte edhe nga burgu. Sa te stabilizohet emocionalisht,se burgu s’eshte pune shakaje,normalisht qe po e vuan. Me vone, pasi te kete kalu traumen,them se do te shkruaje.

i nderuar, mos do si prove nje foto te Belulit me policen femer perkrahu?
Ne burg kane rene dhe burra shume me te pasur, me familje e pune zyre se Beluli

O grune me kalamojte o shoqnine , te dyja nuk bohen se edhe po u mundove qe ti bosh te dyja , kur vjen darka te ca gruja trapin.

pa llogarit naj bythmodhe pastaj (qe Pjeri i gju n’ajer)

Nuk e kam degjuar asnjehere kete izolimin rreth te 40-ve apo 50-ve. Jeta i ngjan 4 stineve, hyn ne nje faze tjeter e cila ndryshon nga fazat e tjera. Pikerisht ne kete moshe ke me shume hapesire per dale, udhetuar e per tu marre me hobet e pasionet, per te cilat dikur nuk ka patur kohe. Une njoh ketu nje lloj tjeter izolimi i cili lidhet pikerisht me mungesen e Familjes. Njerez qe gjate gjithe rinise se tyre kane qene individualista ne maksimum, kane jetuar per status profesional e per kenaqesi materialiste. Dhe harrojne te krijojne familje. Ndihet nje boshllek i madh e shikon e kupton vone se te mungon nje familje. Te mungojne femijet e niperit. Jeta nuk shtyhet vetem me kolege pune e me shoke.

2 Likes

Egziston nji tendence sot drejt te qenit familjar ne shoqni cka simimolon te qenit individualist egoist.

Lidhur me studimin mendoj se risku eshte i njejte edhe per femrat , pavaresisht se ne pamje te pare mendohet se ato jane me ta afta per ta ruajtur shoqerine per shkak te bisedave me emocionale qe kane me njera tjetren.Te mbash gjalle nje shoqeri kerkon kohe dhe vemendje, pavaresisht gjinise.
Me krijimin e familjes vjen automatikisht dhe ndryshimi i prioriteteve.Per cdo zgjedhje ka nje kosto oportune.Gjithsesi edhe une mendoj se izolimi me i madh eshte ai i mungeses se nje familje.

Kam edhe unë miq të tillë, besoj kemi të gjithë. Mendimi im është që me keqardhje, në kuptimin e mirë të fjalës, duhet të pajtohemi me realitetin e ri. Rast i rrallë shumë, meditoj, lum komshiu kujt i ke rënë për pjesë.

Keta njerez te vetmuar kane qene gjithmone.
Thjesht kur arrijne ne te 50-at nuk kane mamane dhe babane qe i toleron dhe ndonje vella a moter qe ju ka qendruar afer ndoshta nuk jeton me, ose ka me pak kohe per ta.
Njeriu qe ka miqesi i ka edhe ne ne 20 tat edhe ne te 80 tat.
Keshtu qe keta njerez nuk eshte se mbeten te vetmuar tani,keta kane qene qe femije te vetmuar,te perkedhelur dhe tekanjoze,te tipit “topi eshte i imi dhe penalltine do ta gjuaj une”.
Keshtu qe mos e vini ujin ne zjarr per keta vetmitare…

Sfidat sfilitese qe na ofron kjo e dashura jone Shqiperi, na bejn ta harrojm ate te shkrete izolim social, na ben t na duket thjesht dicka shume medioker si rrjedhoje ajo arratisja diku larg neper bote mbetet ‘‘zgjidhja brilante’’. Komplimente per shkrimin, vertet i bukur!