Një natë pas intervistës individuale në Opinion, ku foli për 230 mijë njerëzit që i kanë votuar, të cilët sipas Vasilit, në masë ishin të rinjtë, kryetari i LSI-së dha dorëheqjen. Ai ja faturoi rezultatin mbrëmë klimës anormale elektorale, por sot doli para mediave për të marrë përgjegjësitë përmes dorëheqjes. Petrit Vasili nuk do të jetë më kryetari i LSI-së, duke e marrë ai fajin, edhe pse, duhet thënë se fushata elektorale e Lëvizjes Socialiste për Integrim u dominua jo nga Vasili por nga Ilir Meta, i cili, i detyruar nga situata, u rikthye në drejtimin e gjërave, duke i dhënë gjithë aftësitë e tij politike për forcën që vetë e themeloi 13 vjet më parë.
Vasili është një burrë shumë inteligjent, është i urtë dhe me shumë përvojë në politikë por nuk dukej se roli i kryetarit i rrinte mirë. Vasili është në më të mirën e vet kur luan nga krahu. Ndaj u la të kuptohej sot, nga vetë ai, se Monika Kryemadhi do jetë kryetarja e rradhës së kësaj force, duke e bërë çiftin Meta aq “House of Cards” sa ç’mund të jesh në Shqipëri. Për mua është çēshtje ambicjeje nga ana e Kryemadhit, sepse llogaritë e nxjerrin momentin oportun, me Metën në presidencë, që ajo të rritet si figurë duke qënë e para në histori që mban rolin e një kryetareje partie, dhe njëherësh Zonjë të parë të vendit, një kombinim që vështirë të përsëritet.
Kryemadhi ka qënë gjithmonë shumë e përfshirë në LSI dhe njihet si personi me ndikimi të fortë politik tek bashkëshorti ndaj ngjitja e saj në kontroll të LSI-së nuk ka pse habit askënd që e ndjek politikën shqiptare. E ndoshta ky ka qënë gjithmonë plani, që Monika të vinte në krye, por pa koston e fushatës, e cila, ata e dinin qysh atëherë, se me gjasa do ta nxirrte LSI-në në Opozitë.
A.P@Pjetermustakuqi
Vaporized!
TironciLebetit@TironciLebetit
Pse e dha doreheqjen?
Me urdher te Ciftit Meta erdhi dhe me urdher te ciftit Meta dha doreheqjen. Kjo eshte parti per Vegjeline e jo Oligarkine e prandaj duhet te kete nota monarkike dhe trashegimeri biologjike ose nderlidhje seksuale…shifi pak te rinjte e i ke te tere elementet…grusht bashkuar rreth familjes Meta.
Asterisk Shokmeobelisk@Asterisku
Pse dha dorëheqjen Petrit Vasili?
@ bsalaj, seriozisht e ke pietjen mo Blendi? Apo, si ajo, a jeni te pergatitur ta lini makinen tuaj? Pyetja e vertete eshte: Kush do behet zonje e pare? Se eshte institucion sipas kushtetutes, por i bie qe te jete dhe i depolitizuar, keshtu qe presidenti i (sapo)zgjedhur duhet te jete ne kerkim te nje nuçeje te re.
Thanks Blendi, une seriozisht e mora… per respekt. Po nejse meqe e nisem: A do e bejne dhe keta “nje anetar - nje vote” (cfare shprehje, a thua se partite e tjera e bejne “dy anetare - nje vote” apo “dy vota - nje anetar”)?
Jam shume kurioz si do votoje Luan Rama, pro apo kunder. Dhe per teper a do kene edhe keta Lakrorin e vet (apo mjaftohen vetem me tepsine).
“Vasili eshte nje burre shume inteligjent…” Nga vjen ky vleresim Blend? Eksperience personale? Nuk po behem ironik, po nuk ndjek shume persa i perket jetes dhe personazheve ne Shqiperi, c’lexoj tituj ndonjehere ketu.
korriku@korriku
Per respekt
TironciLebetit@TironciLebetit
Te gjtha kto gjona nuk bohen bashke Blendo…kostumi i krietarit ishte Lines qe ja kish vesh Cifti Meta, te ishte shume inteligjent…nuk e hante ate kokerr ulliri e ti sherbente si zar Ciftit Meta…te pakten nuk ke thon qe ka ene Dinjitet.
A u mblodhen strukturat e Partise per keto ndryshime ???Per me teper Petja duhet promovuar se morri 3 deputet me shume se ne 2013…Ene Ylli Pasmaciu i Ora News do binte dakort me mua ndonese njeri i LIkes qe kto skena jane te Shemtuara…
Po rasti e ka sjelle neper studio jemi takuar jo pak here. Sic e kam perdorur aty, kam dashur te them qe nuk i mungon inteligjenca, ana emocionale dhe as inteligjenca-emocionale, per ta bere punen e kryetarit, por karizma eshte tjeter element.
Vlereson Sinqeritetin kur e vune Peten para nje muaji apo kur e hoqen sot??? Po pse i kerkojme Bashes e PDs standarde demokratike ne forume dhe transparence apo ne Shqiperi standardet e dyfishta jane virtyt shqiptar??
Jo per t’ju prish muhabetin, por tironco po lebetitesh kotnasikot! Petriti i shkrete pershesh po hante, por vetem qe tani pane qe ai persheshi deshte dhembe me te forte dhe jo dhembe qumshi si puna e Petes. Po dhe Lulka pershesh do haje por ketij po i bejne gati protezat (nese vazhdojme flasim me gjuhe dentare).
Jashte teme: Imagjino, cremé de la cremé e pulitikes shqiptare: Ram-piktori, Lul-fluturuesi dhe Mone-peshengritesja (e shoqja dmth). Dhe ne presim nga keta, o pika …
Alba2265@Alba2265
Hajdute jane mor jahu .kujt I plasi kush vjen e kush iken.
Ke te drejte jo per gjo por do vij ene shkaba e do me akuzoj qe po pikturoj shtrember vendimmarrjen demokratike e aspak familjare ne politiken Shqiptare.
Keto gjona ndodhin kudo
Ta tha Blendi mund e duhet te lexosh midis rreshtave…Ai zevendeson Krietarin kurse ajo eshte Nen Krietarin…
squarepusher@squarepusher
Vasili sikur do ishte dhe kryeminister i ardhshem … tamam house of cards (albanian edition).
espana@espana
Ajo fjalia dha doreheqjen te ben te nxjerresh zorret jashte. E perzune se do vejne Moniken dhe partia ngelet brenda shtepise.
Heidi@Heidi
Dha doreheqjen pasi humbi zgjedhjet , mqs pretendonin te ishin force e pare.Dmth “u sakrifikua” per hir te nje vendimi te Metes besoj une.Po nuk ka konflikt interesi midis Presidentit te ardhshem dhe kryetares se LSI ?
Albano-id@Albano-id
Lsi ja pa pushtet eshte si peshku pa uje (edhe ngjyrat jane isoj), keshtu qe nuk duhet marre shumw seriozisht se kw vene. Ne albanie vetem monat e duan monen, qe nuk jane dhe aq pak per hir te se vertetes
..... ......@InkuizitoriMoth
edhe kete rast, si çdo rast tjeter politik, e shpjeguat nepermjet kodit “pallim”. Pak nga pak, po ja merrni doren punes.
Pjer Thomas@Pjer
Siç e thote dhe artikulli, Petriti nuk ishte i prer per kryetar apo politikan karriere, e pashe ne mitingjet e LSI ku nuk e kishte ate karrizmen qe kane politikanet e tjere, ai mund te jete fare mire nje manaxher nga zyra, nje organizator, por jo politikan per mikrofon. Sidoqofte,LSI mund te jete nje opozite e forte ndaj PS, dhe mund te kete ngritje ne bursen politike gjate muajve ne vijim.
..... ......@InkuizitoriMoth
Eshte kush eshte Vasili, pak rendesi ka, rendesi ka qe eshte ortodoks (per me teper nga Vunoi), dhe e majta ne Shqipri origjinalisht ka qene gjithnje ortodokse. Nga kjo pikpamje LSI i ka gjujt vetes me shkelm boleve.
I modho, jo te gjithe ortodokset duhen identifikuar me te majten, e anasjelltas, sepse shume ortodokse kane qene te djathte, sepse kane qene te pasur/kamur, dhe majtizmin e kane pare gjithmon si grabiqar brek-grisur.
Muli me L@Muni
Do i ndrohet dhe emri, nga LSI do e quajn LZV (levizja e zarfit per vote)
TironciLebetit@TironciLebetit
Petes i rrinte ngushte kostumi i Krietarit…
TironciLebetit@TironciLebetit
Nderkohe Teorite Konspirative e nxjerrin Kaptinmodhin te lidhur me lobe Ruse dhe te padesherueshem per administraten amerikone…re mbushur me Chinchin
E drejte,z. Pjer,ja kemi ACDC-ne.Ashtu si Profili,qe eshte me arian se Hitleri,qe nuk ishte arian aspak,ashtu edhe ACDC eshte me i djathte se Buall Mavria qe nuk eshte i djathte aspak.
e kush identifikoi ortodoksine me te majten? vetem per te pjerdh je or burr, nuk di te besh dallim midis identifikimit te te gjithe kaqolave ortodoks qe sillen verdalle si pordha neper breke, me esencen e fenomenit per te cilen flas.
Ta kam fjalen qe ortodokset perfaqsohen ne shtresen e borgjezise tregtare qe luftonte kunder bejlereve dhe agallareve myslimane. Kusurin ta shpjegon Stalker mikroborgjezi, ose vllai jot ortodoks Karl Marksi.
midis fjaleve te mija ke nje fjale “origjinalisht” qe ti nuk e ke konsideruar.
Por nuk eshte halli ketu, kjo eshte nje praktike e intelektualeve ngambrapa, nese ju shtrohet nje problem si esence ose si problem qendror, gjithnje automatikisht si mekanizem bielle-manivele do ta terheqin vemendjen ne periferi dhe per gjera te dores se dyte. U tregon ja brima ngambrapa, jo te thote intelktuali ngambrapa, eshte edhe leshi i bithes ngambrapa. Kjo behet me qellim demokratik duke niveluar çdo gje ne nivelin e mutit, nuk ka asgje qe del mbi mutin, te gjithe konceptet jane te barazvlefshem, edhe pikpamjet. Kjo quhet demokraci, e ne fakt eshta barazi e nivelit te mutit. Por mos u ankoni pastaj kur gelltitni ngado vetem mut.
Pjer Thomas@Pjer
I modho, mos u nxeh me plakun, se te ngeli menia ngamrapa. Ate fjalen; Origjinalisht , qe une jo se nuk e kam konsideruar, por nuk e di me çfar kuptimi eshte aty, se une e morra fjal per fjale, si diçka qe ashtu eshte, origjinalisht. Ti mund ta kesh futur aty me tjeter kuptim, dhe do te deshiroja se ç’kuptim ka apo merr aty.Shpjegoja plakut dhe mos u nxeh. Eshte detyra ime te te shtroj.
shko or pirdhu anej, tani duhet me shpjegu fjalen origjinalisht çdo me thene.
E nuk jam nxef me ty, se ti vetem nje person je, jam nxef me nje mode kaqolash dhe maskarejsh ngambrapa qe sillen me qellim ne kete menyre demokratike per te mos dale e verteta kudo. Dhe e verteta origjinalisht e pare eshte se jane ngambrapa, pra jane te interesuar per kete gjendje demokratike, ruajtjen e status quo-se te sumes tyre.
I modho, qenke semur rende kete muaj, dhe e di ku e shoh une kete, jo tek nxefja, se nuk e vras menien shume per ate pune, se une nuk e kam luften me ty, por me ata qe mbulojne te verteten dhe nen nje vello hipokrizie hiqen si demokrate per te ruajtur statu-quo-n, pra (se u zgjata) une shoh semundjen mendore tate tek ajo qe ti i barazon te gjithe njesoj, mua psh, me ve ne te njejten pozite si psh Kureshtarin etj, me te cilen zihesh. Or budalla, çlirohu nga emocionet, mendimet negative, dhe mos i fut te gjithe ne nje thes, se kjo te ngaterron.
Ore leri etiketimet, se ato i kemi per politikanet, jo per ata qe te begenisin me pergjigje. Sa per dijeni, drejtimi im eshte i kundert me Kurreshtarin dhe Kadarene.
jeni ne nje thes, e brenda ne kete thes ti, Kurreshtari dhe Kadareja shkoni ne drejtime te kunderta.
aleko@aleko
Po Titi ushtar ka qene gjithmone tek LSI-ja. nuk ka asnje gje per tu cuditur.
Daniel@Danieli001
Petrit kukumjacka… Petriti ishte sa per dordolec o njerez Lesh e Lija eshte partia e familjes Meta sic eshte edhe Pe deja e familjes Birisha… Gjunahet jane shume te medha per keto dy familje te jetojne vetem pa mbrojtjen e partive… Kush mendon ndryshe dhe ju ecen ketyre mbrapa per mua eshte vetem nje kafshe kater kembore qe shkon nga I thone…
Ca kishte gabim mor Blend,pse e fshive ?! U perpoqa me dy fjale, me than opinionin tim per germadhen morale ku kane ra njerzit e politikes. Ky lloj puritanizmi me perjashtu nje menyre te caktuar te te shprehurit,po me kujton sekretarin e rinise se shkolles, qe sillej ma shemtute se ai i partise.
Albano-id@Albano-id
Se Me cfare do identifikohet proletariati i varfer opozitar ne surratin e ngrire nga botoxi te Mones, la grande bellezzes, monalizes,
Kete vetem lesh e lija mund ta dije.
Eni@polarizing
Nese do kisha mundesine te zgjidhja te jetoja 100 jete, ne asnjeren s’do doja te isha Petrit Vasili!
Servil i familjes Meta eshte , nuk eshte me i mire se kta tjeret .
Arban@Arban
Nese do kisha mundesine te zgjidhja te jetoja 100 jete, ne te 100-ta do te doja te isha Ilir Meta!
Fikret@Fikret
Nji Kupe sot, nji kupe neser Dojçi
E thenme ndryshe, dy Kupa ne dy dite Dojçi.
Çdo dite nga nji Kupe Dojçi dmth
Sot nji neser nji, u bo e perditshme kjo pune
Kthupi@Kthupi
Ne qofshin te verteta ato llafet qe hyqymeti e ka zene ne faj dhe kerkon koken e Ilir Metes per kurban, po i shtrengohet laku prandaj po ben nga keto filma. Ishalla, ketu do jemi e te shohim c’do behet.
..... ......@InkuizitoriMoth
ik o petrit vasili, bohu kryetar partie i her, pastaj jip dorheqjen.
Arban@Arban
Edhe une jam dakord ne edhe ne krye te PD-se te veme nje femer me kari-zem e trasheguese te denje te familjes