Pse i bëjmë të vuajmë fëmijët tanë me emra arabë?

Në Sheshin Nëna Terezë, në Prishtinë nëna e re me shami arabe në kokë, i drejtohej shqip çunit të vet: “Muhamet, hajde këtu”. E pashë me habi çunin me veshje moderne, kisha menduar që ky emër u shua para 50 vjetësh. Nëna e re e çuni më dolën nga pikëvështrimi, por me mbeti shija e hidhur e një kthimi decenie prapa. Në kohën e sotme kur pjesa dërmuese e fëmijëve tanë pagëzohen me emra shqiptarë, apo perëndimor, emrat turk e arab, mbetje e mendësisë skllavëruese të pushtuesit mizor, i ndeshim tepër rrallë. Disa thonë se po shpeshtohen në periferinë e varfër. Përkundër këtij fakti prapë janë të rrallë.

Më ka rastisur që ndonjë studente a student me nofkat Meri, Zizi, Hani a Marjano, kur i ftoja më listën zyrtare të fakultetit më dilnin Mejreme, Azize, Hanumshahe a Muharrem. Si ua shqiptoja emrin, ndërsa kërkoja fytyrat, nisnin qeshjet e studentëve të tjerë, përderisa Mejremja ngrihej më turp. “Ç’ka këtu për t’u qeshur?”, u drejtohesha me rreptësi atyre që qeshnin, kurse Meri-Mejremja me thoshte” profesor qeshin më emrin tim!” Nën buzëqeshjen e shokëve niste të më rrëfehej: “Më kanë pagëzuar më emrin e gjyshes për ta përtërirë. Por unë po e urrej këtë emër e jo gjyshen”. Vajza që e ndjente vetën fatkeqe më tregonte edhe peripecitë e ndryshimit të emri në ofiqari. Tjetra sikur të hapej Kutia e Pandorës druante se do të acarohej më prindër si ta ndryshonte emrin nga Hanumshahe në Rita (sipas idhullit të saj Rita Ores) , megjithëse ishte këmbëngulëse se me t’u pavarësuar do ta ndryshonte emrin patjetër.

Sipas raporteve të gazetave e portaleve, në Kosovë mijëra djem e vajza, po edhe burra e gra të moshës mesatare, e ndryshojnë emrin ose mbiemrin turk a arab më emra shqiptarë apo perëndimor. Shtypi shkruante edhe për vështirësitë administrative, madje edhe për ndonjë arrogancë primitive të ndonjë zyrtari islamik si në Vushtri, bie fjala, që ua refuzonte ndryshimin e emrit e të mbiemrit. Mirëpo, derisa ta ndryshojnë emrin arab e turk më ndonjë emër shqiptar a perëndimor, këto vajza e djem vuajnë shumë, sepse i përqeshin në shkollën fillore, tallen në shkollë të mesme, i nënçmojnë në fakultet. Ato kompleksohen e stresohen tërë kohën. As kur nisin karrierën profesionale nuk kalojnë më mirë. Janë të kompleksuara e të stresuara tërë jetën.
Vuajtjet e situatat e pakëndshme do t’u shpeshtohen kur të nisin udhëtimet jashtë shtetit nëpër aeroporte, dogana, pika policore etj. Këto peripeci i kam kaluar qindra herë me emrin e mbiemrin tim beduin.

Emri turk a arab nuk e shpreh mendësinë e shqiptarit. “Të dukem unë si arab”, me tha i mllefosur një student imi me mbiemrin arab. “Jo” i thashë, “por ka ilaç edhe për këtë”, u përpoqa t’ia sugjeroja ilaçin që ta shëronte mllefin. Më vonë mësova se ai e shqiptarizoi mbiemrin.
Disa herë më ka rastisur edhe në shtetet arabe që të skandalizohen kur ma shqiptonin emrin tim beduin e mbiemrin anadollak. “Por ti nuk je si ne. Pse e ke emrin tonë”, me thoshin jo një herë. Asnjëherë nuk arrija t’ua sqaroja si duhet, sepse prapë nuk më kuptonin. Nuk dija t’i sqaroja marrëzitë e prindërve tanë më këto pagëzime të çoroditura, megjithëse shumë nga bashkëmoshatarët e mi, shokë të shkollës fillore kishin emra shqiptar: Arbnor, Dukagjin, Dardan apo Ilir.

Gani Mehmetaj
Kosova Film

me shami arabe në kokë

e lashe aty. Se mu kujtua keto ketu. Ose ato atje.

monedhe me dy ane; nga ana tjeter, vec ne Kosove gjen emra si Vlora, Berat etj ndersa tek ne gjen Njuxhers e plot letyra te tjera

3 Likes

Po te shikosh listen e emrave me te perdorur per foshnja ne vitet e fundit ne Kosove, edhe atje kane filluar emrat tip njuxhers e rrokibalboa (cit.bredharaku). Keto lloj shkrimesh jane ushqim per ata shqiptare qe Kosoven e njohin nga televizori.

Ceshtje kompleksesh personale. Eshte i njejti frustrim si te ata, qe e kane emrin Berat e Vjosa e na propagandojne kombin kosovar. Thjesht njerez pa bythe qe t’i dalin per zot nje trashigimie fetaro-kulturore, dhe mbi te gjitha te arrijne te kuptojne fjalen “liria e tjetrit”.

Ta quash cunin Gjergj je shqiptarofil trendi, por po ta quash Skender je maskara turkofil. Kjo pavaresisht se ne rastin e pare mund t’ia kene vene per arsye fetare, kurse ne te dytin per shkak te Skenderbeut.

Personalisht jam fanatik i emrave shqiptar, po me duket nje idiotesi e pakufishme te te vrasi veshin nje emer mysliman e te lavderosh ata prinder qe i vene femijve emra te krishtere apo me keq akoma “perendimore”. Se gallata mo e modhe eshte qe emrat “myslimone” ne shumicen e tyre derrmuse, perfaqesojne te njejten gje me emrat e krishtere, qe vete vijne nga emrat hebrenj.

Sa per kete qe thote ky palo pedagog per punen e te tallmes se robve prej emrit, eshte njesoj sikur te fajesosh zezakun qe nuk e kane ly me boje te bardhe, e jo racistet qe i bien ne qafe.

Zgjedhja e emrit eshte preference personale dhe, do ish me beneficial qe prinderit te mos i edukojne femijet me kulturen bulliste, sesa te mos i vene emra lindore. Vertet qe ka emra lindore qe duken awful per shijen e shume prej nesh, por ka edhe emra qe tingellojne me embel si psh: Lejla, e kish quajtur vajzen nje i apasionuar pas Lindjes.
Nga ana tjeter, ka persona qe jane shume besimtare dhe per ta eshte e rendesishme qe femija te kete emer musliman, sic edhe shume besimtare kristiane mund t’i quajne femijet Mari, Jozef, Vasil, Andrioniqi etj. Qelloi nje dite mami im takoi nje te njohur qe s’kishte shume qe ishte bere nene dhe ia kish vene emrin cunit: Abdurrahman. Dhe mami, duke e perkedhelur i erdhi natyrshem shkurtimi, pa asnje lloj intencioni tjeter (se bebi 6 muajsh s’e mban gjithe ate emer te gjate) i thirri shkurt “Abi, Abi”. “Joo t’lutem shume mos ia shkurto emrin”,-tha nena e femijes, "thirri gjate, se cuni ka emrin e filan personi (qe s’e mbaj mend kush ishte, por nje figure e shquar fetare) dhe po ta shkurtosh nuk duket bukur."
Pra, edhe menyra se si tingellon nje emer, ka lidhje me ate cka dikush e ka perzemer, dhe per kete aspak nuk duhet stigmatizuar. Dhe ajo cka femija vuan, eshte prezenca e shokeve te paedukuar, te cileve prinderit s’ua kane mesuar akoma qe perbuzja ndaj tjetrit eshte gjeja me e shemtuar, dhe jo emri i tjetrit.

Ndoshta e ka patur fjalen per shami te vendosur sipas modelit arab. Sepse ne Shqiperi e Kosove grate dhe vajzat muslimane e vendosin shamine kryesisht sipas modelit turk ose arab.

Po pse nuk mendoni ose arrini te pranoni se keta nuk jan Shqiptar dhe ne liri po kthehen ne identitin e tyre Arab, si Turq, jemenas a Siriane te vendosur gjate perandorise Osmane ne trojet Arberore???

Sepse ketu autori po diskuton vuajtjen e femijeve nga stigmatizimi qe shoqeria u ben emrave jo-trendy, dhe jo aspektet qe bien ndesh me atdhedashurine. Megjithate, me pelqeu arabi i ciltert kur i kishte thene: “Por ti nuk je si ne. Pse e ke emrin tonë”…dmth icik me karar importimet, icik pride and love for your country se s’te gjen gje, perkundrazi te mbron nga ridiculosity, s’duhet bere si ca shqiptare qe ne mes te Shqiperise ia vune cupes emrin Chloe, me theks ke e-ja madje.

Po autori anashkalon faktin se ne trojet Arberore jan vendosur shume sunite gjate perandorise te cilet komunizmi i asimiloi me dhune. Autori ndoshta duhet te kujtonte frymen asimiluese te ciles i jane nenshtruar keta sunite te ardhur, fryme qe i ben te duken qesharake para shokeve per emrat e tyre te vertete.

po kthimit ne emra shqiptare. jo vendosjes se emrave per qen e mace,gjasme perëndimor. as mahmut as jurgen,as ronaldinjo! te shikojne evropianët,të cilëve ju referohen orë e minute ,se me çfar fanatizmi i ruajne dhe trashëgojne emrat e tyre kombetare. se ta bësh nga naim,henri,nuk është ndonjë gjë për tu vleresuar.
se mire mahmutet na qënkan nga jemeni,po noem-ët nga i bie te jenë? njëri evgjit e tjetri zezak

Po mire ky presorja pse nuk e nderron emrin e vet. Vizitoka dhe vendet arape, dmth jo vetem ka origjine andej, po dhe mbaka lidhjet me ta… Sic thote z. Trump, do perzene dhe ky, derisa “our people make sense of what’s going on.”

deri para 2-3 brezash keto kane qene emra normale per shumicen e popullsise te besimit islam. a mendon se e gjithe popullsia e besimit islam eshte jemenaso-bahreniote?

Jo nuk mendoj sepse shume u Konvertuan ne Islam nga te Krishtere…por sic shkonim ne trevat e Perandorise Osmane ashtu edhe Perandoria sillte faren e såja.

“Komandanti nazist në vitin 1944: Heroizmi i shqiptarëve është mit, të rinjtë rrinë nëpër kafene dhe janë më turq se vetë turqit”

Studiuesi Robert Elsie publikoi së fundmi në faqen e tij një raport të August Schmidhuber, komandant i Divizionit SS të shqiptarëve të Kosovës, i hartuar në 2 tetor 1944 në Bavari. Raporti është shkruar pak javë nga largimi i trupave gjermane nga territori i Shqipërisë. “Për shqiptarët disiplinë do të thotë kufizim i lirisë… Ata kanë kohë. Nuk duan të luftojnë në formacione luftarake, por në bandat e tyre…Kur nis të bjerë shi, shqiptari e braktis pozicionin e tij. Kur errësohet ai ikën dhe shkon në fshat për të pirë një gotë raki. Kur ka kaluar 12 ditë në detyrë, ai kthehet në shtëpi për 4-5 ditë pa pyetur e pa marrë leje e mandej edhe mund të kthehet, por edhe jo… Shqiptari nuk e pëlqen stërvitjen dhe qitjen. Ajo çfarë ai do më shumë është thjesht të qëllojë me armë kurdoherë që kjo është e mundur, i fshehur duke qëlluar i lumtur në ajër. Uria shqiptare për shumë e më shumë municion nuk ka kufij”, – hap raportin zyrtari gjerman i cili ecën më poshtë me zhgënjimin total që pëson kur i njeh nga afër shqiptarët e mitizuar.

“Kurajua dhe heroizmi i shqiptarëve është një tjetër mit. Ti mund të vësh përpara dhe ta ndjekësh një shqiptar përgjatë rruzullit me një mortajë të lehtë. Ndërkohë që në sulm, ai nuk shtyhet shumë, deri aty ku gjen diçka për vjedhur apo plaçkitur. Sapo ka kapur dhinë, plugun apo rrotën e një makine qepëse, lufta për të ka mbaruar dhe ai kthehet në shtëpi. Sa për mbrojtjen shqiptarët janë ekstremisht nervozë nga zhurma e mortajave. Në kushte të tilla, është absolutisht thelbësore që korpusi i oficerëve drejtues të jetë i madh. Për 20 shqiptarë të duhen dy oficerë gjermanë: një që t’i drejtojë dhe një tjetër që të hedhë sytë e t’i ruajë”, – shkruan oficeri gjerman.

1 Like

…me poshte ai vazhdon se;
Historianë të ndryshëm shqiptarë janë përpjekur ta kthejnë në element pozitiv këtë karakteristikë shthurëse të shqiptarëve për të mbajtur në këmbë tezën se divizioni nuk u përfshi në krime, se ai nuk mori pjesë në kapjen e hebrejve dhe se ai për këto arsye nuk ka ato implikime që pretendon historiografia serbe.

Mirëpo Schmidhuber na thotë se divizioni arrestoi të gjithë hebrejtë e Kosovës (281) dhe mori pjesë në goditjet e komunistëve. Divizioni u plotësua me 6 491 trupa dhe ai mori trajnim dhe asistencë nga njësitë drejtuese SS në Tiranë.

“Divizioni mori përherë mbështetjen që kërkonte nga Korpusi i Armatës së 21-të ndaj edhe të cilës varej në planin taktik si dhe Komanda Supreme e Armatës së 2-të të Tankeve”, – shkruan më tej kreu i njësisë. Duke cekur lehtë natyrën prej batakçiu të “të ashtuquajturve politikanë shqiptarë”, Schmidhuber na sjell përpara syve një Bedri Pejani, që “nuk donte të dinte se nga vinin paratë, mjafton që të përmbushnin kërkesat e ekzagjeruara të jetës që bënte”.

Me shumë interes është edhe ndikimi i politikës së jashtme në stabilitetin e divizionit dhe qëndrimin e rekrutëve.

Schmidhuber ka patur pritmërinë se hyrja e Turqisë në luftë, në krah të Aleatëve do të kishte pasoja, sepse siç raporton ai “popullsia dëgjonte në mënyrë konstante programet radio të Ankarasë dhe në qytete si Prizreni dhe Prishtina shumica flisnin turqisht dhe jo shqip”.

Gjithë pra një oportunizëm i shoqëruar me prirjen materialiste për të përfituar nga pasuria e gjermanëve, por që gjithsesi nuk ka cenuar përmbushjen e detyrave nga divizioni.

Schmidhuber thotë në raport se edhe në këtë kohë, pra në 2 tetor, ai arrin të sigurojë rendin në Kosovë, kjo edhe pse në fillesat e veta Divizioni kishte bërë spastrime të mëdha në radhët e komunistëve.

Kjo megjithë faktin se nga rreth 6500 trupa me të cilën nisi divizioni, më 1 tetor kishin dezertuar 3 425, sidomos shqiptarë të Tetovës dhe Maqedonisë në përgjithësi.

Po mire ky Augustino c’te mamakes kerkonte nder “turqit” shqipare. Nqs ky divizioni paska bere krime, i pari qe duhet ta hante litarin pa sapun do ishte ky, mbasendaj flasim per turq e teutone.

Ceshtja e fese eshte nje zgjedhje personale, ndersa emri eshte nje arbitraritet te cilin mund ta ndryshosh kur te duash( pa minimizuar kokecarjet nga ky veprim). Te perqeshesh, qeshesh apo nenqeshesh emrin e dikujt ( per cdo lloj arsyeje) eshte shenje e rende intolerance. Fundi fundit cdo berr varet prej kembeve te veta.

2 Likes

Çdo berr varet prej kembeve te veta! dakort, po kur ka erdhur ne jete filani se ka pyt njeri si e do emrin, ndaj edhe i ka mbet ashtu si ja kane vene te afermit, do thush ti vlonjato po ku merrte vesh filani qe sa doli ne kete bote!?

P,d: kam vene re kur i pergj dikujt nuk me del ne te djathte personi qe po i pergj, beni içik pune edhe per ne perdorusit e mobile.