Pse jam krenar që jam shqiptar, o hej!

Gomarica vjen vërdallë, merrni qumësht e merrni dhallë - Faik Konica

Pyetjes “A duhet me qenë krenar që jam shqiptar?” unë i përgjigjem pa një pa dy: “Po jam!” në mënyrë instiktive, të menjëherëshme dhe pa menduar, sepse më vjen natyrshëm të jem krenar për atdheun dhe mëmëdheun, njësoj si më vjen natyrshëm të jem krenar për tim atë dhe tim ëmë që më kanë bërë kokën.

Por jam akoma më tepër krenar që jam shqiptar për një arsye që nuk është instiktive, por është arsye e shkuar arsyes meqë arsye providenciale, dhe për më tepër kjo arsye e fundit është meritë e vetëm atdheut dhe mëmëdheut tim. Meqë un jam kukrrkushi, po ja lë një tjetri fjalën që është dikushi, pra më i besueshëm në publik se kurrkushi.

Citim nga fjala Nolit, e mbajtur në Boston me 28 nëntor 1962:

Kur hyri Shqipëria në Lidhjen e Kombeve, përfaqësonjësi i Hindit, i cili ahere rastisi të ishte një mohamedan, Mohamed Aliu, bëri këtë lëvdatë për shqiptarët:

“Sot, tha, bëmë punën më të bukur që qasmë Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve. Sikur të shtudioni historinë e gjithë kombeve që janë çliruar, nuk do të gjeni asnjë shëmbëll, si këtë që shohëm sot në Shqipëri. Shqipëria është i vetmi vënd në të cilën, tri fera të ndryshme, të cilat, kudo gjetkë, pasanikët e të cilave kudo gjetkë therren me njëri-jatrin, janë bashkuar për të krijuar një shtet indipendent. Ky është i vetmi vend, thotë, në botë, në të cilin mohamedanë, orthodoksë dhe katolikë janë lidhur që të gjithë dhe kanë bërë një shtet indipendent. Edhe ky, nga sa di, thoshte, shtoi, është i vetmi vënd, i cili ka një shumicë muhamedane, edhe na dërgon këtu si përfaqësonjës një peshkop orthodoks”.

Mirpo të jesh kurrkushi ndonjerë ka qar, si psh në këtë rast vetëm kurrkushi mund të thotë që në Shqipëri ekzistojnë, jo tre fe, por tre fe plus një sekt, alias sekti bektashi. Vetëm kurrkushi mund të marrë guximin të thotë se veçantia e Shqipërisë, që ka vëne re edhe dikushi Mohamed Aliu, i detyrohet një sekti sinkretik me prejardhje islame që synon sintezën midis kryqit dhe gjysmë hënës me Jezuin si figurë qëndrore. Në fakt tek Këndonjëtoreja Naimi quan Jezuin Zoti ose Zoti Krisht, në kundështim me dogmën islame që e njeh Jezuin vetëm si profet, Hazreti Isa. Jo rastësisht triniteti i shenjtë i vëllezërve Frashëri qëndron në themel të shqiptarisë për shkak kryesor sepse ishin bektashij, pastaj vijnë të tjera merita të tyre që njihen gjerësisht sepse i përhapin në eter me daulle dikushët.

Deri në prag të luftës Dytë Botërore ekzistonin shpresa që bektashizmi mund të krijonte unitet kombëtar duke përfshirë në gjirin e saj të gjithë besimtarët shqiptarë pa dallim feje dhe krahine si fe liberale dhe tolerante. Në këtë drejtim u bënë përpjekje konkrete, madje edhe prej pushtuesve katolikë italianë, të cilët studjuan mundësitë për të bashkuar shqiptarët rreth një feje qëndrore kombëtare. Në fakt frashërllijtë kanë qenë gjithnjë të pranishëm në politikën dhe kulturën shqiptare deri në fund të luftës së dytë botërore.

Jam krenar që jam shqiptar sepse njohjen e ortodoksisë, katolicizmit, myslimanizmit nuk e kam nga librat si rëndom banorët e vëndeve monofetare, që gjallojnë në atmosferën e vetëm një feje, e të tjerat i njohin me të dëgjuar e me të lexuar. Jo, këto tre fe i njoh për eksperiencë të gjallë drejtpërdrejtë në shoqëri dhe vllazëri me bashkëpatriotë me përkatësi të ndryshme fetare, pastaj jam informuar letrarisht lidhur me këto fe. E nuk është e thënë që këta miq e shokë të jenë besimtarë, prejardhja fetare kushtëzon zgjedhje, mënyra jetese, e deri edhe sjelljen e personave, edhe kur këta e mbahen për laikë ose ateistë. Kjo ishte arsyeja praktike e luftës fetare të komunizmit shqiptar, që të unifikonte njerëzinë e përçarë nga tre vizione të ndryshme për botën. Kjo ishte arsyeja praktike e luftës fetare të Kominternit, që të unifikonte tërë njerzimin e përçarë nga vizione të ndryshme fetarë për botën.

Kjo ishte arsyeja që më pas eksperiencave të hidhura me bashkëpatriotë polifetarë Fan Nol dikushi deklaroi:

Problemi i Shqipërisë do të zgjidhet kur të zgjidhen problemet e botës.

Nuk ka pikë dyshimi që trefetarizmi (më saktë trefetarizmi plus njësektarizmi) i Shqipërisë është një bekim, por kujdes se njëkohësisht nuk ka pikë dyshimi që një bekim i parealizuar shndërrohet në mallkim.

Prandaj dikushi tregoi në fillin bekimin kur Shqipëria u bë si njërën anë të medaljes; pastaj, kur Nëna u rrezikua të zhbëhej, tregoi mallkimin si ana tjetër e medaljes:

Ca munt të më kundërshtojnë në këtë mejtim e të më tregojnë që në Shqipëri kurrë s’kanë ngjarë trubullime dhe luftra feje, do me thënë që Musulmanët shqiptarë kanë mbajtur një nderim për fenë Kristiane, kremtojnë ditën e Shën Gjergjit në Krujë dhe Pashkët nër disa vise të tjerë me vezë të kuqe, fshijnë e ndezin qirinj nër kishërat e shkretësuara, ruajtin monogaminë etj … po ndryshimi mbetet ndryshim gjithënjë, na ka ndarë kombtarisht e na ndan, dhe bota nuk vijnë të shëkojnë sa tolerancë e madhe mbretëron në Shqipëri, po venë re vetëm që fetë nuk na lenë të bashkohemi e të çlirohemi … Krerët e feve kanë qenë jo vetëm armiq të popullit Shqiptar, por edhe armiq me njëri-tjetrin nënë pikë vështrimi politik, dhe kështu, bashkë me bekimin e ndryshimit fetar, na prunë dhe bekimin e ndryshimit politik dhe natyrisht u ndamë jo vetëm me tri fera po dhe me tri anë politike armiqësore - Fan Noli.

Por sidoqoftë realiteti, në fakt realitet relativisht më i hidhur se vende të tjerë fqinj, unë mbetem krenar që jam shqiptar, sepse di mirë që një bekim, sidoqoftë rrethanat, vuajtjet, sakrificat, mallkimet, mënxyrat, mbetet për jetë të jetëve mbi kokën e bekuar, derisa një ditë do të realizohet se s’bën.

Destini ynë është lumturia.

Aa te lutem ,me kete ke vene disa ne pozite te veshtire. Ca si puna e atij ish ilir tolit a si e kishte, ka shume ketu qe jo vetem nuk jane krenare,por pelcasin lur shohin ndonje qe eshte krenar.
Ndersa pse-ja eshte teme me vete.

po te “pseja” eshte e gjithe puna, dhe une nuk kam teme me “pse” tjeter perveç kesaj qe kam shkruar. E kam fjalen si teme per tu shprehur ne publik, se tete a tete kam akoma, e si i thone fjales: larg syve, larg zemres.

Dyshimi hamletian “Të besosh apo të mos besosh?” është një pozë intelektuale snobe e llojit të lodrës së fëmijrisë “kush bën poza më të bukura” para të tjerëve dhe vetvetes. Besimi në Zot nuk është një mendim, sepse të menduarit është gjithmonë proces ambig me dy krena që ka gjithnjë të ligjshme të paktën dy këndvështrime të ndryshme, si pohimin ashtu dhe mohimin në çdo çështje të shtruar për zgjidhje.
Besimi në Zot është një përvojë e jetuar plotësisht nga dita në ditë, e rigjenerueshme nga eksperiencat evidente të përditshmërisë, i mjafton vetvetes dhe e tejkalon procesin dyshimtar të të menduarit duke paraprirë teologjitë, metafizikat, ideologjitë, qofshin këto pro apo kundër besimit.

Dje hodhët në erë Kishat, krijuat ateistët - sot hodhët në erë Teatrin, keni turmën…
Dje dhe sot Diktaturë asgjë më shumë!!!
Ç’të presësh nga një popull që midis një doktori të nderuar si Halim Kosova dhe një militanti agjitator, ala komsomols, Veliaj, zgjedh agjitatorin? Pse kjo zgjedhje? Prirje e brendshme mazokiste, si duket. Sepse thellë-thellë ky popull nuk ka pasë nevojë për ilaçin, balsamin për shërimin e plagëve, por për prirjen e brendshme perverse ta rrahin në dru e ta heqin zharg rrugëve, si lavire.

Tani e korrët atë që mbollët - teorikisht e praktikisht - Diktaturën fashiste të bijve të komunizmit!

Zhdukja e Teatrit Kombëtar ku u zhvilluan gjyqet komuniste ndaj intelektualëve nacionalistë, është sindroma e kriminelëve që zhdukin gjurmët e krimit, për t’u mbivendosur atyre kulla rrokaqiejsh për bizneset e tyre!

kapo bolja, une e kuptoj nevojen tende urgjente per te zbrazur zorren e trashe ku te mundesh, por edhe mund te mos kishe komentuar ne kete teme qe eshte 100.000 mije km larg psikozes se Teatrit. Madje po te mos vuaje nga dizanteria psikopatike politike ne graden me te rende, ndoshta mund te kuptoje se ky shkrim ka per qellim final pikerisht sherimin e psikopatise politike te perplasjes skizofrenike shekullore midis dy boleve te shkences politike, majte dhe djathte.
Por pare qe nuk ka komente, mire e bere qe komentove (per here te pare ne temat e letersise), ne fund te fundit me mire spirre dizanterie politike, se sa hiç mosperfilles letrar.

thnx fukso :smile: mgja ;
http://shekulli.com.al/duhet-guxim-për-ta-dashur-shqipërinë/

mire kapo bolja, dhit edhe nje here tjeter, dhit gjthmone derisa te quhesh kapo vrima shekullore ne sherbim te fuksave.

a linkove edhe ti Shekullin e fuksave, nami u befte! Stalker behet me Trampin, ti me Shekullin, profecia marloneske u realizua, shko nga shko, vrima me bolen do bashkohen se s’ben, do te arrihet uniteti i te kundertave.