Pse Turqia bllokoi hyrjen në Wikipedia

Raportohet se faqja refuzoi të fshinte një artikull ku thuhej se vendi kishte lidhje me organizata terroriste.

Turqia bllokoi hyrjen në enciklopedinë online Wikipedia ditën e shtunë, duke e bazuar vendimin në një ligj që e lejon qeverinë të ndalojë faqe në internet me qëllim mbrojtjen e publikut. Kjo është një masë tjetër me anë të së cilës, presidenti Rexhep Tajip Erdogan po shtrëngon kontrollin në vend që nga grushti i dështuar i vitit të kaluar kundër tij.

Që atëherë, presidenti ka pezulluar 120,000 oficerë policie, nëpunës civilë si dhe punonjës të sistemit gjyqësor. Dhjetra organizata mediatike janë detyruar të mbyllen, ndërkohë janë arrestuar më shumë se 40,000 individë për lidhjet e tyre të dyshimta me grupet terroriste. Kjo lëvizje vjen menjëherë pasi Erdogan fitoi në fillim të këtij muaji votën për zgjerimin në një masë të konsiderueshme të kompetencave të tij.

Turqia nuk tha pse zgjodhi të bllokonte Wikipedia-n, përveç se kishte marrë “një masë administrative” pas “analizës teknike dhe shqyrtimit ligjor …”. Ndërkohë, agjencia shtetërore Anadolu citoi një zyrtar të Ministrisë së Transportit, i cili tha se qeveria bllokoi këtë faqe pasi ishte pjesë e një “fushate të koordinuar shpifjesh”. Artikulli vazhdonte të thoshte se në një faqe të Wikipedia-s pretendohej se Turqia ishte e lidhur me organizata të ndryshme terroriste.

Sipas agjencisë Anadolu, Turqia kërkoi heqjen e artikullit nga faqja, por kjo kërkesë nuk u pranua. I pari që konstatoi bllokimin e faqes ishte Turkey Blocks, një organizatë jofitimprurëse që mbikqyr lirinë e internetit në vend.

Nuk është e pazakontë që Turqia të bllokojë faqet popullore të internetit, edhe më parë njerëzit janë ndaluar të të përdorin platforma të mediave sociale si Tëitter dhe Facebook, kryesisht gjatë protestave të mëdha. Në mars të vitit 2014, Turqia bllokoi YouTube për disa muaj pasi dikush ngarkoi pamjet e një takimi të zyrtarëve të lartë të sigurisë që diskutonin për Sirinë. Ajo ka vendosur më parë edhe kufizime në aplikacionin e mesazheve WhatsApp.

Ditën e Shtunë, kujtdo që përpiqej të hynte në Wikipedia duke përdorur një ofrues turk interneti, iu shfaq një njoftim që thoshte se faqja nuk mund të arrihej, ose se “koha e lidhjes ka përfunduar”.

J. Weston Phippen/The Atlantic
Përktheu: T.A./Peshkupaujë.com

3 Likes

te ruhet tëitëri se wiki e hongri

mos te na bllokojne peshkun ne albanistan me aq sa i shajme ne pordhitikanet

Cer jane keto pytje retorike?