Pse u prene agrumet ne Elbasan?

12 postime 1598 shikime 5 tetor 2016 në 02:30 e pasdites
Momo

Oh cfare trishtimi…me theri ne zemer. Diku aty kam pasur shtepine…e gjithe femijeria ime eshte plot kujtime mbushur me arome lulesh portokalli e peme qendisur me portokalla “trunxh”, te pikturuara si me dore…

gjembi

Nuk e dika askush. As shkaba?

zeqo

Po pritet kanabisi o gjemb, kush po pyt per agrume!

Vlonjat

Kush me gjen nja dy linqe me peme qe prihen ketej nga perendimi ka nje dhurate. Veç duhet me ardhe ne Kanada me e marr dhuraten.

ada

U dalshin portokallet nga syte, mos tu them ate tjetren u thafshin duart…:smiley:

Tirona-4ever

Prane gjykates thote. Mire ua kane bo, drejtesia e korruptuar s’meriton agrume. Reforma ne drejtesi i ka keto, e ka thone dhe Lu-ja, rrup sup do ia boj korruptacjas.

zeqo

Po e tha Ay pra mo, 1000 ton mbetje te importuara shpeton 17 peme.:grinning:

gjembi

Po ku kam kohe une si ti te kerkoj video o shkaba? Nuk lahen vete pjatat e kazanet. Ty faleminderit qe me sqarove. Te ishte dikush tjeter mund te thonte “po mire duheshin prere patjeter? nuk shpernguleshin dot?” por une s’e them se s’marr vesh.

Edison

Duhet dhe nje opsion per desinjalizim te temes.

adria

Dikur poshte atyre portokalleve kam marr nje propozim, gjynah!:stuck_out_tongue_closed_eyes: lol

aleko

ne nje portekalle moj
te ndala une ty
lulet e limonit moj
na binin ne sy

ngrije koken larte moj
se me dogji malli
vinte gusha jote moj
arome portokalli