Publikohet përgjim i Xhafajt

Shenim: Përgjimi ka burim publikimi Partine Demokratike. Nuk dihet ende mbi autenticitetin e tij.

Kjo asht shpifje, shpifje, shpifjeeeee!!!

Edhe une dyshoja. Ku merret rilindja me droge.

nga goja e njerezve qe pretendonin se e njihnin mire, kam nigju se Lulzim Basha in persona,gjate periudhes qe ka qan minister, asht marre me keto lloj aferash ranshem.
s’e di sa mund te jete e vertete, ama ni gja pothujse e dime te gjithe; pushteti dhe njerzit rreth tyre e kane lujt drogen perhere.
duke e pa si nje prerje te vjeter, xhafa ma merr menja asht ma i pafajshmi nga te gjithe, aq me teper qe ket goncen e paskesh dhe gjysemvella.

Kshu mendove dhe per pergjimin e Likes ne momentin kur Rama beri aleance me te?

ti ngjake me gjyshat socialiste qe qajne hallet e partise ne stolat e lulishtes,vetem se je ne kahun qeter.

Ne krahun tjeter te PS-se e ke fjalen? Dmth LSI se do ankohen ca qe jam i pakuptueshem.

Ca mos tja qash hallin. Nuk e degjoi partia ate socialisten e devotshme ne berat kur tha mos u zini shoke se rrime dhe pa buke.
Tani dhe pa buke jemi ne pensionistet dhe me parti te percare. Ah se harrova. Dhe pa thesar jemi.

ajo qe s’te vret te ban ma t’forte,tha.
mos u merzit! ma t’forte do te dalim nga kjo histori.

Ca te fort thua ti
U mbush tirana me buste malokesh pro armiqve europiane.
Skenderbeu, zogu, azemi
A do vem naj bust a jo?

memorja,tha njani ktu,nuk ka per qellim me kujtu te shkumen,po me qit msime per t’kalumes e me ndertu te ardhmen.

Edhe shume cudi mos t’ju duket ky lloj sulmi. Qe kur kapen ate drogen 600 kileshe ne Durres ma tha mendja qe do t’i nxjerrin ndonje gje dhe ketij per ta nxjerre jashte loje. Edhe nuk eshte cudi as fakti qe sulmi vjen nga PD, apo nga ata 3 deputete. Pertej retorikes ham-ham kot ne foltore, per te pare vertet si funksionon krimi me bashkepunim me politiken, ndiqni kete mesele. Xhafaj nuk eshte qelibar se s’mund te mbijetosh 20 vjet ne politike me duar te pastra, kur ke duart me mjalte mizat te vijne vete, por qe kjo eshte kunderpergjigje ndaj aksioneve te policise, nuk do shume mend per ta kuptuar.

1 Like

Lmao.
Me mushkonja e me.miza i keni keto justifikimet e droges ju.

Keep lyao. Nuk justifikova njeri, madje po te lexosh me sy, shikon kete “Xhafaj nuk eshte qelibar se s’mund te mbijetosh 20 vjet ne politike me duar te pastra, kur ke duart me mjalte mizat te vijne vete”, por ama kjo nuk perjashton ate qe thashe me lart, qe kjo eshte kunderpergjigje ndaj aksioneve te policise se ju ka prishur pune.

drejshkrimi është më in rëndësishëm se lajmi në fjalë! publikohet përgjim-iiiiiii i xhafajt. përgjimi zanor! wtf is audio- do thoshte lu-ja i zemëruar nga afrikanizmat te shqipja:zipper_mouth_face:
ndërsa për pd-në. nuk vjen dot në pushtet duke qenë vazhdimisht kundër interesave kombëtare shqiptare! çfarë do vërtetojnë me përgjime? që edhe këta vjedhin?? tani për tani shqiptarët kanë 2 zgjedhje- ose hajdutët e moderuar të ramës,ose hajdutët arrogantë afganistan-ndërtues,kriminel dhe antikombëtar të sali bashës! sikur shqipëria të kishte opozitë një parti si ajo e albin kurtit,rama do kishte rënë me kohë. po me strazimirin,nokën e palokën,

“S’jemi njesoj”- sapo ka than KM-ja. Me kte shprehje nenkupton futjen e gishtit bashkpunetoreve me shpetu lekuren e vet. Iku dhe Xhafa. Ishte bukur per aq sa zgjati.

Ylli Manjani:

Nuk është më punë “dorëheqjesh”! As nuk mund të presim “të bjerë vetë”!

Nuk ikin këta! Mbajnë njëri-tjetrin dhe zhyten çdo ditë në krim!

Ata Duhen hequr!

Sot duhet të ishte mbushur sheshi plot me njerëz e jo mediat me deklarata!

Janë zënë në flagrancë! Ska çtë ndodhë më shumë!

Ne fakt une do te doja shume te dija kush e ka realizuar kete pergjim dhe a eshte i vertete apo jo. Kur ti kem kete pergjigje ndoshta mjegullaja do largohet. Gjithesesi Xhafa duke pasur kete vella me denim nuk duhej te ishte berre fare minister, packa se mua me duket me i sakte se ai qe ishte perpara tij.

Edhe Klintoni e kishte velllane burgaxhi, s’duhej te kandidonte as per guvernator ne Arkansas as per President?

Ky mentaliteti i denimit te tjetrit sepse nje familjar ka bere zullume te kujton ndonjerin? Ti si do ndiheshe nese nuk te merrte njeri ne pune se vellai yt ishte hajdut?

1 Like

Ca thuhet? Si eshte puna e ketijt deshmitarit X? Keta gazetaret perse nuk zbarkojne ne Vlore per te germu per te verteten? Ky me verte ka bere jete te qete dhe larg ketyre rrugeve qe perflitet, sic edhe deklaroi vellai minister, apo xhindja andeja e njohin mire “c’mut muti” eshte?

Dmth eshte Ok qe policet te largohen nga puna nese kane ndonje kusheri te larget mafioz dhe ky qe ka vellain mafioz duhet te rrije.
Po qe ka qene i kerkuar nga drejtesia italiane,e dinte kete shoku Xhafaj?
E ka deklaruar ne formular,sic jane te detyruar ta deklarojne policet e thjeshte?
Standarti duhet te jete nje per te gjithe.Apo jo?