Pyetje serioze: A do të jetosh përgjithmonë?

Përfytyro sikur të mundësh të ngjisësh Dajtin në këmbë në moshën 110 vjeçare, të zhytesh në thellësitë e Jonit bashkë me stërnipërit për 120 vjetorin e lindjes tënde. Imagjino, tani, sikur të jetosh dyfishin e moshës së gjyshërve të tu dhe të mos zësh shtratin kurrë, të mos sëmuresh, asnjëherë. Tani, mjaft përfytyrove, në 10,000 vjet njeriu nuk ka qënë kurrrë kaq pranë arritjes së një jetëgjatësie dy apo tre herë mbi mesataren – dhe mogulët e mëdhenj të Silicon Valley, njerëz si Sergei Brin, Jeff Bezos apo Mark Zukerberg po investojnë miliarda dollarë në kompanitë që premtojnë shëndet të plotë, jetë shumë të gjatë, e ndoshta, ndoshta, Pavdekësinë. Ata po thonë që jo vetëm është e mundur, por madje që mund të jetë shumë fitimprurëse.

David Sinclair është një profesor i Departamentit të Gjenetikës në Universitetin e Harvardit në Massachusetts i cili studion plakjen dhe rënien e shëndetit tek njeriu me kalimin e viteve. Qëllimi i tij është i qartë, të gjejë çfarë është që e plak dhe e sëmur njeriun, e më pas ta ndalojë, e pse jo ta kthejë mprapsht, këtë proces. Dhe duket se profesori ka gjetur diçka tepër, tepër interesante, aq sa edhe NASA është shumë e joshur të bashkëpunojë me të. Një molekulë e quajtur NAD+ e cila prodhohet nga vetë trupi i njeriut mund të mbajë çelësin e shëndetit të mirë dhe të jetës njerëzore që zgjat disa herë më shumë se sot. Po, i dashur lexues, po më lexon saktë, po flasim seriozisht për “Jetën e përjetshme”.

Molekula NAD+ gjendet tek të gjitha gjallesat dhe është përgjegjëse për shumicën e reaksioneve kimike në trupin tonë. Në mungesë të saj, njeriu do vdiste në pak sekonda. Molekula u zbulua në Gjermani rreth 100 vjet më parë, ndërsa Profesori Sinclair provoi se mungesa e kësaj molekule lidhet ngushtë me plakjen dhe sëmundjet, ndaj ai po eksploron mënyrat sesi niveli i NAD+ në trup mund të mbahej gjithnjë i lartë, duke bërë që me kalimin e viteve të moshuarit të qëndrojnë në të njëjtën formë që gëzonin kur ishin adoleshentë. Niveli i molekulës NAD+ është i lartë tek të rinjtë dhe fëmijët, por kur një person arrin moshën 50 vjeçare, trupi prodhon afërsisht gjysmën e sasisë që prodhonte në moshën 20 vjeçare. Ushqimi dhe sporti e ngrejnë disi nivelin e NAD+, por këto kanë kufizimet e veta. Sinclair thotë se Brenda 6 muajve në Boston nisin testimet e pilulave rigjeneruese. Ai shpreson që në 5 vjet, ato të jenë të disponueshme për këdo që dëshiron të mos plaket e të mos sëmuret.

NASA nga ana e saj i kërkon pilulat e NAD+ për astronautët që do të udhëtojnë drejt Marsit. Udhëtimi i gjatë në hapësirë i ekspozon shkëncëtarët ndaj rrezatimit kozmik, që degjeneron qelizat dhe ADN-në dhe shkakton plakje të shpejtë dhe sëmundje si kanceri. Ngritja e nivelit të NAD+ tek udhëtarët e hapësirës, do i mbronte ata nga efektet negative të rrezatimit dhe sëmundjet që vijnë si pasojë e tij.

Ka shumë njerëz që kanë një kundërshtim të fortë etik ndaj mundëssisë së zgjatjes së jetës mbi tokë, por mbështetësit e idesë thonë se i gjithë morali i besimeve monoteiste mbështetet mbi premtimin e pikërisht kësaj, jetës së përjetshme. Nëse je kundër zgjatjes së jetës, thonë mbështetësit, i bie të jesh kundër vaksinave, higjenës dhe mjekësisë në përgjithësi. Po sikur Stalini të jetonte qindra vjet? - replikojnë skeptikët. Fundja, jeta e njeriut qysh tani është zgjatur jo pak falë shkencës. Nga ana ekonomike, nëse njerëzit jetojnë më gjatë dhe sëmuren më pak, fitimet janë të mëdha. Zgjatja e jetës së popullsisë amerikane me tre vjet për person do të sillte një përfitim ekonomik prej 7 trilionë dollarësh, e thënë ndryshe, 7000 miliardë dollarë fitim.

Entuziastët më të mëdhenj të kësaj fushe janë sigurisht pronarët e pasur të kompanive teknologjike si Google, Facebook apo Amazon. Miliarderët natyrshëm do donin ta shijonin më gjatë jetën e tyre luksoze. Kompania kryesore në luftën kundër plakjes është Calico, e themeluar nga Google në vitin 2013 me një fond prej 1 miliardë dollarësh dhe me qëllim luftën kundër sëmundjeve dhe vdekjes. Kërkimet e Calico mbahen pothuajse plotësisht sekrete deri tani. Unity është një tjetër kompani, e themeluar nga sipërmarrësit e mëdhenj Peter Theal (PayPal) dhe Jeff Bezos (Amazon.com). Kërkimet e Unity janë fokusuar në zgjatjen e jetës. Tek minjtë, barnat e tyre e zgjasin jetën me 35%. Bezos dhe Thiel premtojnë se në shtatë vjet do kenë nxjerrë në treg medikamente që shërojnë 1/3 e të gjitha sëmundjeve njerëzore.

Në Silicon Valley e shohin çështjen në dy mënyra. Njëri kamp është për zgjatjen e jetës dhe përmirësimin e shëndetit me disa dhjetra vjet, ndërsa kampi tjetër mendon se në fakt vdekja mund të eliminohet krejtësisht, apo së paku, të bëhet opsionale. Kjo është sigurisht, shumë e vështirë, por sipas tyre, e mundshme. Transferimi i kujtimeve dhe ndërgjegjes nga njeriu tek një robot që jeton përgjithmonë është një qasje tjetër drejt qëllimit.

Aubrey De Grey, një kërkues në Cambridge thotë se plakja është një sëmundje, e cila mund të luftohet në shtatë mënyra të ndryshme. Ai mendon se plakja nuk është process biologjik por fizik, si amortizimi i një makine nga përdorimi, dhe se ky proces mund të frenohet, apo ndalet plotësisht.

A do të jetosh përgjithonë? Jo, sigurisht që jo, është përgjigja që merr nga shumë njerëz nëse ua bën pyetjen kështu. Por nëse i pyet nëse do të donin të jetonin edhe dhjetë vjet të tjera të shëndetshme, për të parë mbesat që rriten, atëherë përgjigja vjen pozitive. E nëse i pyet, nëse duan që ato dhjetë vjet t’i bëjmë njëzetë të tjera pa sëmundje, sërish, përgjigja është “po”. E vetmja gjë që kemi në dorë deri tani është të ushtrohemi e të hamë shëndetshëm, por në Silicon Valley i kanë ndezur motorët në kërkim të pavdekësisë, e nëse një pilulë që ta zgjat jetën 20 a 30 vjet bëhet një realitet një ditë, do kemi atëherë rastin të vendosim nëse e duam, apo jo.

Riprodhimi i këtij materiali pa leje dëmton ekonomikisht autorin dhe blogun. Praktiksht, është vjedhje. Ju lutemi të mos vidhni punën tonë.

1 Like

Piero, ne cfare statistikash je referuar kur thua qe me pare njerzit jetonin mbi 100 vjet??? Ja psh te perjashtojme meshkujt qe edhe mund te vriteshin neper luftra perpara te 40 -tave, po grate? Nese ja fut keshtu nga mendja jote atehere duhet te jesh gjeni! lol Apo jo gjembo?

Shifni sepse kjo shpikje teknologjike nuk eshte pak po te konsiderohen implikimet sociale. Imagjinoni sikur kete pilole e merrte shok Enver, i cili nuk do te vdiste kurre, dmth kurre nuk do te kish pasur revolucion mikroborgjez te 89-tes.

Dhe jo vetem shok Enver, por do te ishin te pavdekshem edhe fuksat 5-lekshe qe lexojne Wikipendian dhe marrin vesh nga arti japonez. Pilola do shperndahej me tallon vetem per fuksat.

3 Likes

Per kohen qe flas une Aleko, nuk kishte statistika, por nga gojdhenat, mesojme se njerzit jetonin 90-100-110 e kusur vjeç.

Po mire te pakten me jep ndonje reference te ndonje studimi nga historiane apo antropologe te ndryshem boteror dhe qe sigurisht kane shfrytezuar dokumenta e analizuar kafka dhe skelete te stergjysherve tane. Apo prape e kam gabim?

Ore une them nga gojdhenat, dhe kete gje nuk e them une vetem, por e thone dhe e pranojne shume njerez ne bote. Ti lexon statistikat (sikunder dhe une) dhe vertet ne krahasim me 50 vjet apo 100 vjet perpara, jeta eshte permisuar, por kjo gje nuk e hedh poshte faktin se njerzit para 100-200-300-400-500-1000 vjetesh, jetonin gjate, kuptohet ato rajone ku nuk i kapte lufta.

Po nuk ka nevoje per gojedhena se per kete fushe, pra per jetegjatesine ka studime te mirfillta e me themel. Mjafton ti lexosh e pastaj po te duash referoju. Ti thu jo po une e du gojore. Kjo gojorja Peiro asht per gjane tjera!

gojorja do ju beje te perjetshem!

1 Like

Pra, do kishte mundesi te shihte fundin e vet dhe te kuptonte cfare felliqesire njerezore ishte.

Ekzistenca eshte me e rendesishme sesa esenca.

Te vdiste ilir meta me 21 janar 2011 do te kujtohej si hajduti me bllok, sot i lepijne ngjalen dmth.

Jam i sigurte qe ne 100 vjetet e ardhshme do arrihet zgjatja e jetes nr menyre artificiale, por gjithashtu mendoj se do jete vetem per pasaniket.

Pas 1000 vjetesh mund te jete nje e drejte e cdo njeriu, e kjo do ti hape me se fundi deren eksplorimit kozmit :wink:

I want to po me 1kusht ama. Young n beautiful lol.

2 Likes

ka nderruar jete sot kantautori Francesk Radi. :frowning: RIP

ps. njeriun e plak dhe e vdes entropia

Esht ligji I natyres:cdo gje e gjalle lind,zhvillohet vdes.
Mund ta shtysh vdekjen por nuk mund ta shmangesh.

Kjo gje djema, eshte me interes per NASA-n, por jo per popujt, qe edhe kaq sa jane po hane njeri-tjetrin, pale kur te shkojne 12 miliard apo akoma me keq 15 miliarde. Ata pasaniket gomere qe permenden ketu si investitore, me siguri do behen si ai pasaniku tek ai filmi amerikan qe i jepnin jete njeri-tjetrit me minuta apo ore, nderkoh qe ai kishte 1 milion vjet jete.
Kjo gje do te jete edhe fundi i botes, apo me sakte ; shoqerise njerzore.

2 Likes

1 Like

Mendoj se jeta është e bukur pikërisht sepse ka një cikël që mbaron pak a shumë herët dhe popullata rigjenerohet. Përndryshe teorija ime se Shqipërisë i duhen të paktën dhe 50 vjet të kuptojë se ç’është demokracia bie dhe nuk ngrihet kurrë…

sipas teorise tate i bi qe Shqipria do te kuptoje se ç’eshte demokracija, atehere kur demokracija praktikisht nuk i duhet me njeriu.

s’ka rëndësi, ajo duhet ta kuptojë, që të mbërrijë te faza ku nuk i duhet gjë.

po te jete keshtu, atehere hiç te mos lodhet per ta kuptu, pa kuptu fare le “te beje si gjithe te tjeret” kur te vije momenti.