Qeveria "Mustafa" bie me mocion. Kosova në zgjedhje më 18 Qershor

15 postime 1220 shikime 10 maj 2017 në 12:19 e pasdites
bsalaj

Zgjedhjet e 18 Qershorit do të përfshijnë si asnjë herë më parë të dyja shtetet shqiptare. Me një mocion mosbesimi i cili shënoi 78 vota pro, 34 kundër dhe 3 abstenime, Kuvendi ndëpreu mandatin për Qeverinë “Mustafa”. Pas largimit të Thaçit drejt Presidencës dhe ardhjes së Kadri Veselit në krye të PDK-së, marrëveshja që shihte Thaçin President dhe Mustafën Kryeministër u pa si e zëvendësueshme ndaj PDK e Kadri Veselit e prishi sot koalicionin me LDK-në duke e çuar Kosovën në zgjedhje 3 vjet pas nënshkrimit mes LDK dhe PDK.

machitewa

Dite e shenuar per Kosoven. Ne fakt duhet futur ne kalendarin zyrtar te festave. :slight_smile:

Balzac

Per tu marr shembull si rrezohet qeveria. Shqipetar ne dy anet e kufirit por koncepti shtet berjes ndryshon totalisht.

Pjer

Nuk me pelqen kjo gje, te dy shtetet shqiptare, ne nje dite zgjedhjesh, sikur bie ere jo e mire, ere stepash.

Balzac

Pjer e kam thene ne nje koment para disa ditesh ne nje artikull ketu per situaten ne Maqedoni se keto ngjarje ne Maqedoni, Shqiperi dhe se fundmi ne Kosove kane prapaskene sllavo-ruse. Dhe arsyeja per ti nxjerre politikanet shiptare kudo ne ballkan si konfliktuale dhe burrece, dhe komplet shqiptaret si popull qe nuk formojne dot shtet nuk eshte thjesht rastesi.

ACDC

B92 thoshte qe zgjedhjet jane ne 25 Qershor, por ndoshta e ka pasur gabim.

Pjer

E kam lexuar Balzac e kam lexuar.

varik

keta kane shtet, skane frige nga votat, si si palloshi yne qe edhe kur ik te fjele e merr karrigen pas bythe, qe te mos ja prek njeri

del-ta

lajm i mirë. po ikën edhe mustafoviçi i kosovska metohijes! në 18 qershor largohen partitë me farë serbi! fundi i pd-së si duket do jetë një ogur i mirë për shqiptarët. make albania great again po afron!

dafne

moti, moti, moti moti … paskajshmerishte moti…skam degju fjale me te bukura ,me te ndjera , as per politiken e vendeve te globit , E del nje artist i nje vendi te varfer me zemer te plasur e i drejtohehet hajnave te pashkolle qe nen petkun e uniformes dhe dinitietin ta neperkemb …

Ku , mbet princ Vidi ? do doja qe ne vendet e Albanien te kthehet dhe nje here …
(hahaha, paramendoni ,deshprimisht kerkon ngushllim dhe nga deshtaket por jo injorantet )

anon64581289

te qe per ate artistin do te ishte nen serbi akoma sot. po ai s’do e kish problem besoj. ushtria katunare e kosoves e quanin keta kur filloi lufta, dhe babi jot me siguri, me ç’po te lexoj komentin.

dafne

ku po lodhesh ti per ata ,atje ? Kryesorja Ne ketu e kemi mire me politiken tone …

anon64581289

s’e kuptoj komentin. iu pergjigja komentit tend qe na solle, per çfare lodhje derdellis ?

dafne

nuk e njoh historikun e ati vendi , por sa kam degjuar luften dhe lirine e beri Amerika me Europe e kjo ushtria e katundarve te kosovars ( qe e quan ti )eshte veshur ne uniforme qe te zaptoj prônât dhe ndertesat e serbeve te larguar .
Keshtu thonin mediat ketu , sa eshte e vertete , kurreshtar …?

anon64581289

shof qe i dike mire punet e kosoves. dhe per ku “ketu” e ke fjalen, ku jeton ti ?