Qeveria teknike, as takohet, as përditëson prezantimin në rrjet

Pas formimit të qeverisë teknike PS-PD nuk ka patur asnjë takim mes ministrave politikë dhe atyre teknikë. Kryeministi Rama, tepër i zënë me fushatën, nuk u ka dhënë as dorën vartësve që drejtojnë disa nga ministritë më jetike të vendit. Madje as faqja e Këshillit të ministrave nuk çan kokë të reflektojë ndryshimet. Në këtë “varje” që u është bërë punëve rutinë, Afrim Krasniqi sheh mungesën e respektit ndaj ligjit dhe institucioneve. Ai ofron këtë analizë mbi këto fakte:

Mund të ketë shtete të dobëta, mund të ketë të varfra, mund të ketë shtete në krizë dhe në pasiguri, por shteti asnjëherë nuk e duhet ta humbë identitetin, rolin, seriozitetin dhe solemnitetin e tij. E ka shkruar rreth dy dekada më parë ish kryeministri Tony Bler, - i cili për ca kohë ishte/është këshilltar i qeverisë shqiptare. Por këshilla mbi shtetin e Bler, ndryshe nga keshillat ekonomike, nuk kane “ardhur” ende në Tiranë.

Ja absurdi i radhës: mirë që krijuam qeveri 60% politike dhe 40% teknike, 60% të mazhorancës dhe 40% të opozitës, - mirë që në ceremoninë e betimit të ministrave të rinj nuk mori pjesë kryeministri, pra shefi i qeverisë, mirë që të emëruarit janë shumica figura pa ndikim publik dhe disa edhe krejt anonimë, por 6 ditë pas betimit të 40% të qeverisë, përfshirë zv/kryeministrin, nuk kemi ende asnjë takim as formal midis kryeministrit dhe ministrave të tij, midis 60% dhe 40% të ministrave në qeveri, midis kryeministrit dhe zv/kryeministrit, dhe për më tepër, nuk kemi ende asnjë mbledhje qeverie, dhe … asnjë ndryshim as në faqen zyrtare të qeverive. Aty, ende figurojnë ministrat e vjetër dhe ende nuk janë reflektuar emrat e rinj të qeverisë!!

Imagjinoni pastaj të presim që qeveria e re gjysmë politike dhe gjysmë teknike të qeverisë vendin, kur gjysma nuk e njeh gjysmën tjetër, dhe kur dy gjysmat sillen si dy qeveri paralele brenda të njëjtit shtet, të njëjtit sistem politik, të njëjtit sistem kushtetues.

Le të na flasin tërë ditën se po bëjnë shtet apo republikë të re, se e duan Shqipërinë më shumë se partinë dhe interesin publik më shumë se interesin e tyre elektoral, se nuk i ndajnë shqiptarët në rozë e blu, se janë seriozë dhe modernë, dhe plot broçkulla të tjera, - kur ata vetë nuk tregojnë as respektin minimal për shtetin, për ligjin dhe për kushtetutën dhe kur ata vetë nuk lënë rast pa deformuar çdo vlerë të demokracisë.

Le të qeshin disa me batutat e tyre pa vlerë në mitingje, twitter e FB; le të bëjmë disa sikur ishte risi fakti se pasi privatizuan partitë e shtetin, po emërojnë edhe miqtë e financuesit e tyre deputetë në parlament; le t’i japin disa TV live sa herë qeshin, shajnë, marrin frymë, takohen me fëmijën e tyre apo shkojnë në zyrë…këto kanë qenë e janë zakone feudale shqiptare që ne ende i quajmë lajme, politikë e lidership. POR ata që ende kanë respekt për veten, ende nuk janë shndërruar në turma pa zë, që ende nuk janë nënshtruar përpara fatit, që ende duan një shtet, një shoqëri e një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre, - do duhet të gjejnë forcë, me çdo mjet demokratik e qytetar, të refuzojnë talljen dhe oligarkinë, t’i refuzojnë ata si modele dhe si sistem, si sjellje e si mentalitet, si ofertë dhe si mallkim.

Afrim Krasniqi

Ministrat teknikë dhe Presidenti Nishani.

po sepse ishin sa per te krijuar nje justifikim per te mbyllur cadren pa u felliqur 100%.
Iku java, u iku 25% e mandatit. lol

26% bashke me diten e sotme :joy:

Poplli i modh keta i quan losha.

Jam terësisht i zhgënjyer me dy kandidaturat në qeveri. ministrja e Financës, një juriste medioker, me zero përvojë dhe me zero kurajo administrative, një intrigante dhe mjaft e përkëdhelur në të gjithë vitet e pushtetit tonë, kurse ajo e Ministrisë së Çështjeve Sociale, një individ i rritur rrugëve të pushtetit dhe të parave shkruan Gj.L.

1 Like

Ja futi rama bashes si me lezet. Po te kushte vene berishen zevendes te rames, mbase ja kishte bere pak cic mic

Po kush ja vershellen Rames, jane vete te zotet e punes ministrat, i ka vene Amerika aty jo Gramoz Ruci.
Rama eshte figurant.
(#ja kaq e thjeshte eshte)

1 Like

Argumenti qendron por arsyeja calon. Per cfare do mblidhen!!! Sa per ti dhene doren njeri-tjetrit…

Ngelen 3 muaj hashashi hashashi krimi krimi, e bene Shqiperine plere ne mendjen e cdo politikani te huaj qe shkeli aty… tani mbas nji jave qe moren ministrime e brendshme nuk ka dal nji here ministri i ri te flasi per gjendjen dhe masat kunder kultivimit… Krahu tjeter ministrat e rinj i sheh si yshmer te kundershtarit qe dun i lug pershesh nga tasi pushtetit.

iku dhe nje drejtor…

nuk marin vesh-derrat, nuk marin, do vazhdojne akoma me administrate ne fushate.

po ja qe ste lenkerkan keto ministrat e rinj se. I cokan ne P…S andej nga kane ardhe :))

http://www.m.lapsi.al/lajme/2017/05/29/efekti-i-ministrit-teknik-pezullohet-drejtori-i-burgjev-n-tropoj-p-r-p-rfshirje-n#.WSw50YEpCaM

si thu icik burg per keto? pak fare se burgun e modh duhet ta boje ai qe i ka cu per fushate…

Ne burg fut Edvin Ramen ska pse ben burg yzmetqari qe perpiqet te mbaj vendin e punes.

ta gezoje Graniti si fillim

Edhe ju sa veni re moo:

Jan bo te tan Baftjara, kapeni pak 2 videot ene si puthet Presidenti si Dylber me Ard VIPIN e Arian Canit… o po keni shku te gjithe per lesh atje ore…

jane icik si high thote kenga

Po mer po… ene kta poshte …Tamom si Presidenti me Ard Vipin
https://video.search.yahoo.com/yhs/search;_ylt=A0LEVj3KSyxZOIAAoCgnnIlQ?p=youtube+gezuar+baftjar&fr=yhs-mozilla-002&fr2=piv-web&hspart=mozilla&hsimp=yhs-002#id=12&vid=a4f8fa6b86e5c891db325cf612b76db7&action=view

Balzac-o kujdes mos e perdor fjalen yzmeqar ketu ne blog se eshte njeri qe identifikohet si i tille dhe ka per te ta marr per ters.

ca me bo, nuk na dul nami gjate ketyne 4 vjeteve per shkolla te mira a per zhvillim infrastrukturor, na dul nami per prodhus droge.

ne 77 doli filmi me Vlashin,ne 2007 u mundesua levizja pa viza edhe per Ballshin, ne 2017 pushtum Evropen me Hashashin.

Po… Po… se filmat per Lazaratin qe u kthye ne Meken e Canabisit i kan censuru si produkte kamuniste dhe Shqiptareve Dash Aliko nuk u thot mo gjo…
Suksese ne zgjedhje i keni te morrme :v:

Ore spo i referoheni mo Lulthimit si zoti Basha mo??? Ska ardh mesazhi nga pertej detit nese eshte hero apo tradhetor???

spaska nevoje per zgjedhje mo, icik presion dhe heq e ve ministra simbas qefit, ja psh ate tahirin e votoi baza ne Tepelene, po erdh puna dhe e shkarkoi basha si rrufene. apo jo?

(#ja kaq e thjeshte eshte)