Qytetarët e botës kanë luftuar për të arritur ato të drejta që ju i gjeni gati

Eleni Laperi

Është e dielë, kam vapë, po prapë nuk m’u durua e po shkruaj dy rradhë për gjithë ata që kanë ikur apo po ikin dhe na japin mend se si jetohet atje jashtë, ndërsa te ne rinia rri me thika në dorë e populli është një budalla i shumëfishtë, që rri gojëkyçur e duroj një jetë ferri, të paparë askund.

Këto përralla mund t’i hajë ai që i sheh tani vendet e zhvilluara e nuk e di historinë, ose nuk i dëgjon lajmet atje ku jeton. Sepse dikur në Zvicër familjet i shisnin fëmijët e tyre 5-vjeçarë për të punuar si oxhakëfshirës në Milano, pasi ishin trupvegjël e futeshin kollaj nëpër oxhakët e shtëpive. Pedofilia dhe shitja e fëmijëve nuk lindi si fenomen në Shqipëri; Oliver Tuisti nuk ishte shqiptar. Prostitucioni bënte e bën kërdinë ngado nëpër Evropë. Australia është ngritur mbi punën e detyruar të të dënuarve evropianë, mbi shfrytëzimin çnjerëzor të grave e aborigjenëve. Para disa vitesh në Vjenë një deputet u akuzua për shfrytëzim të emigranteve të reja si prostituta. Po të lexosh gazetaret amerikane që dërgoheshin në Evropë pas luftës së parë botërore, do lexosh tregime të llahtarshme për mënyrën si trajtoheshin gratë. Në Itali edhe sot nuk ka ditë që një burrë të mos vrasë gruan apo të fejuarën e tij. Nuk ka ditë që në një prej atyre vendeve të mos akuzohen politikanë për korrupsion. Në Sh.B.A. nuk ka ditë që të mos bëhen krime, vrasje deri në shkolla nga të rinj, që nuk janë shqiptarë.
Lista me tmerret në vendet e zhvilluara mund të jetë më e gjatë se gjithë historia e shkruar e Shqipërisë.
Po në gjithë ato vende, ku sot është vendosur demokracia kanë jetuar njerëz të mrekullueshëm, që kanë punuar e sakrifikuar për të vendosur atë rend të përparuar, shpesh edhe në heshtje, pa thirrur kurrë e pa rrahur gjoksin duke thënë ‘e bëra unë!’. Qytetarët e botës kanë luftuar për të arritur ato të drejta, që ju, shqiptarë emigrantë i gjeni gati, i kërkoni e i gëzoni, pa pyetur si u arritën, pa patur respekt për ata burra e gra, që sakrifkuan për to. Dhe ne na tregoni munxët!
Nuk kam asnjë kundërshtim që gjithkush të shkojë të jetojë atje ku i duket më e përshtatëshme, më e pëlqyeshme. Madje ndjehem shumë mirë kur nuk mendoj keq as për atë që ikën prej Shqipërisë, as për atë që ndërron fenë, as për gatë që mbulohen, as për vajzat që preferojnë të fitojnë bukën e gojës e garderobën duke shitur seks. As nuk do mendoj kurrë keq për ta , në se e bëjnë me dëshirën e tyre.
Po të gjithë ju, artistë, intelektualë, ish-diplomatë, që na shkruani duke mos ju rënë në sy përparimi, duke na dhënë mend e duke na treguar një Shqipëri llahtarë, që nuk e di ku e shihni, unë ju them: Sa më shumë ju lexoj, aq më shumë bindem se nuk duhet ikur prej këtij vendi! Sepse në fjalët tuaja më shumë ndjej trishtimin tuaj, brerjet e ndërgjegjes, se lini pas jush poezinë e një jete prej fëmije, që nuk do e gjeni kurrë askund, shihni sa shumë po përpiqen ata që rrinë, të bëjnë një vend të pëlqyeshëm e të përshtatshëm për brezat e ardhëm! Atë që ju nuk e bëtë dot, se menduat vetëm për vete!
Ju vjen keq kur lexoni për sukseset e atyre që keni lënë ‘në këtë vend ku nuk jetohet’. Ju vjen keq se janë pikërisht ata, që do jetojnë e punojnë në këtë Shqipërinë –sipas jush të llahtarëshme, të cilët do mbeten të pavdekshëm e do kujtohen nga brezat që do vijnë. Se janë pikërisht këta intelektualë, artistë, biznesmenë, puntorë, shtëpiake, politikanë, që mirë apo keq, duke gabuar e duke mësuar, do ndërtojnë një Shqipëri si vendet, ku jetoni ju sot.
Ndryshe nga ju, ata nuk do jetojnë me kokën prapa. Sepse ata që do jetojnë pas tyre do u thonë ‘Faleminderit’ sa herë të ngrihen nga shtrati në mëngjes!

1 Like

Pse iku ai shkrimi mbi Blendin që nuk do të ikë?

Me duket se e fshiva aksidentalisht. Me vjen keq.

Te pakten e kishe spostuar andej nga diskutimi i gushtit , se do merzitet pjeri :stuck_out_tongue:

Ky shkrimi i shkurter po i vertete, po prap nuk e pertypin dot keta amerikanet e torontasit e peshkut…

Sheh turma qelbësirash që ankohen “Nuk rrihet në këtë vend, pisllëk, të mbytin plehrat…unë do të iki në SHBA a Gjermani, atje nuk ka plehra”. E pasi rrufit kafen, hedh shishen plastike në trotuar ose kudo që sheh pak gjelbërim. E veprime si ky me më shumë pasoja, i sheh përditë. Nëse nuk bashkohemi në luftën kundra këtyre qelbësirave, dhe banditëve që i kanë shefa, atëherë nuk kemi pse ankohemi.

2 Likes

Bëjnë debat për atletet, vritet adoleshenti: http://wncn.com/2017/02/21/teen-char...boro-shooting/
Vrasje për një gërvishtje: http://www.sun-sentinel.com/local/mi...529-story.html

4 vetë të plagosur, një i vdekur për një debat: http://www.detroitnews.com/story/new...ment/99664576/
Adoleshenti vritet për një ftesë në festë… http://wpde.com/news/local/teenager-...illed-in-aynor
Winnipeg: Rrihet për vdekje adoleshentja nga shoqet e saj për një fjalë goje… https://www.liveleak.com/view?i=399_1493239130
Kanada: Vritet tjetri në mes të ditës për një fjalë goje…
https://www.liveleak.com/view?i=78d_1501600103

Amerikë, të vret tjetri për një parking: https://www.liveleak.com/view?i=e1d_1500567894

Është bo me ikë natën nga Amerika! Vetëm në SHBA vritet tjetri për një palë atlete e për një shikim a fjalë goje…

se ku e kemi has kte point of view !

Papastertia, anarkia dhe mosrespekti ndaj rendit ne nje shoqeri pasqyrohet sakte tek lideri vagabond i shtetit perkates.
Kur ne samitin e natos lideri yt prezentohet me atlete, dmth i jep mesazh popullit te tij “q*** nenen ligjit e rregullave” rrofte rrumpallhanja.

Nuk iken kush nga vendi i vet per nje hajdut lagjeje, ikin nga lideret vagabonde qe kane fatin e shpresen e njerezve ne duart e tyre.

ja kush eshte problemi, tipat si ti e te tjere militante qe cdo teme pa perjashtim e ktheni ne politike, dhe qe perpiqeni me cdo kusht te zmadhoni te keqijat ne kohen kur jeni ne opozite. ndyresira qe kur s’kane pushtet jane gati te shesin vendin, njesoj si toptani qe u dha celesat e shkodres malazezeve. Personi qe ti thua se jep mesazh te keq eshte i vetmi qe ka hequr plehra e kioskja ne tr. Sala te cilit ia thith ti me aq ngulm beri kioska kater vjet me brojken, dhe nuk ndertoi sikur nje park te vetem kater vjet me bashen, po vetem lejoi pallate.

e pra, eshte e veshtire kur shtohen njerezit qe jua kercasin logjken dhe faktet si cok ballit.
cudi se pse ju leverdisin me shume ndyresirat si hushi me shoke. kjo tregon shume per ju.

nuk i heq nje fjale kesaj qe ka shkruar kete. me ne fund njerez qe po bazohen vetem ne logjike e realitet.

Sic thote ajo shprehja ne inglish: “greit mainds think elaik”.

1 Like

E ku dallohet kjo Zonja nga Hushi, e njejta fryme intolerance e njejta ndjenje inferioriteti?
Sa per ket Edvinin, nese asht aq i zoti me drejtu levizjet e popullsive migratore me nje te ndrrume te kpucve une them ta bojme Lider te gjithe Ballkanit. Si kish deklaru Ramush Hajradinaj me te shoqen kur e kishin taku jo me Larg se 3 dite me pare??? Takim me Edin …Kryeministrin e Shqiptarve…A do jete ne gjendje Prishtina me qit i burre te tille apo do rrijne me Mustafera…
Nashti kjo zonja ma ka borxh i shpjegim…Hap Gazeten sot nfaqe tpare…titulli…Prokuroria deklaron se ne Shqiperi nuk hyn Helme kimike sic deklarun mediat Shqiptare…hap faqen tjeter me dalin Edison Yperat qe shajne bashkefshataret me fjalor apokaliptik…vij tek Peshku e gjej Naziskinat qe jetojne me Mamin qe quajne bashkeqytetaret e tyreMinj qe shtohen pa kufij…e une nuk e besoj se Emigranti Pjerin ka noi gjisht ne kete propagande anti-shqiptare…ai thjesht qofte ha…plus fton cunat gush-pllumat per i kafe e fernet ne vatan.

nga shqiperia ikin me te miret dhe kthehen ata me pak te miret. refugjatet qe u kthyn nga greqia qe falimentoi ekonomikisht dhe italia, i dhane shtytje ekonomise shqiptare.
ndersa me te miret do t’i ikin gjithnje shteteve si shqiperia pa potencial te larte. siç dhe ikin lojtaret me te mire nga ekipet e vogla e pa shume pretendime.

ndersa kllufat pastaj diskutojne gjithnje skiç, s’harrijne t’ja kapin thelbin asnjehere muhabetit.

norvegjia ka me shume norvegjeze ne amerike se sa ne norvegji.
Dhe norvegjia eshte me mire se amerika, kshu qe nuk vlen klluf-krahasimi qe ke sjelle.
Te paret fare ikin ata me probleme reputacioni ne shoqeri e me ligjin
Te dytet ikin jane ata qe s’ia dalin dot, dhe kjo ndodh me ata me te pazot.
Po te ishin te zot, do t’ia kishin dale.

fjala me mire eshte shume E GJERE. norvegjia nuk eshte me e mire nga amerika ne ASGJE. ndoshta vetem po te duash qe te jetosh duke ngrene qofte dhe pish birre. edhe perendimi i diellit ne shqiperi eshte shume me poetik sesa ketu ku une jetoj, po kjo nuk i mjafton ambicjes sime si dhe asaj qe une dua te bej ne jete.

http://www.gazetadita.al/cuna-ndaloni-skeni-ku-shkoni-jeni-filmuar-bukur-flet-gjermani-qe-xhiroi-atentatin-te-komuna-e-parisit/

Norvegjia eshte me mire se amerika per page minimale, per page mesatare, per arsim, mjekesi, nivel krimi, GDP per fryme, etj, etj. Duket qe nuk u kane ikur me te miret. Perkundrazi, pasi iken ata, u bene mire si shtet. Sa s’kishin ikur akoma, ishin keq.

ti s’ke jetuar kurre ne norvegji flet vetem bazuar ne statistika, shifra ne leter pas asnje kuptim. norvegjia eshte vend i mire vetem per emigrantet qe duan te jetojne me asistence sociale. jo per njerzit me talent qe i kane dyert e hapura kudo te shkojne.
nuk ka mundesi qe nje ven te jete mire, dhe ti ikin shumica e banorve te vet (si raportove ti me lart). eshte jashte llogjike. ka nje problem ketu. ajo qe ti quan te mire, nuk eshte e tille per norvegjezet vete

Norvegjezet emigruan ne mase ne Amerike kur ishin keq o kurriceshtar, dhe sot ka me shume norvegjeze ne amerike se ne Norvegji. Po s’dite as kaq nga njohuria e pergjithshme kot sa lodhemi. Jane gjera elementare. I di dhe @gjembi .