Qyteti pa folje- Ekspozita e fotografise ne qendren rinore "Ata"

“Ka qytete që të mësojnë nevojën e gurit në xhep, të tjerë që të ngarkojnë një gur mbi shpinë.
Qytete që të rrinë si gurë në këpucë. Qytete me mure prej guri.
Qytete me shumë mite, pa asnjë sizif.
Ka qytete që trishtohen me urbanin e orës pesë, të tjerë me rrugë që presin.
Qytete që koha u rri ngusht mbi shpatulla. Qytet shpatullngushtë.
Ka qytete që ta mësojnë heshtjen si gjuhën e zemërimit.
Qytete që nuk iu flet më me gojë. Qytete memece.
Ka qytete që u ngelet hatri, qytete që mbajnë me hatër, qytete që të zbojnë përditë hatërmbetur.
Qytete me tym oxhaqesh dhe burrni. Qytete që nuk digjen, vec që të mos krihen
gratë, si periferia e qytetit dhe qytete që tradhëtojnë periferitë. Qytete që shqetësohen për burrninë e tyre.
Qytete që burrnohen nga frika.
Qytete që i tremben pikëpyetjes, të tjerë që shtrihen mes “jo vetëm që…por edhe”.
Qytete që s’veprojnë, që s’pësojnë, që s’kanë gjendje.
Qytete pa folje”
Ky eshte nje shkrim shkeputur nga Ekspozita e Fotografise me teme “Qyteti im” e cila do te hapet diten e enjte, dt.2 shkurt, ora 17:00, ne qendren rinore ‘Ata’, qytetin e Kamzes.
Nje nga fotot e ekspozites: bashkangjitur.

1 Like

1 Like

Shume bukur shkruar.

1 Like

Qytete qe kane humbur identitetin e nje qyteti.
Qytete fantazme.
Qytete burg.

1 Like