Kantautori i famshëm Leonard Cohen vdes në moshën 82 vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga familjarë të tij të cilët informojnë se ndërroi jetë në mënyrë të paqtë, ndërsa nuk dihen ende shkaqet.
Leonard Cohen, përveç se muzikant i shquar, ishte poet dhe shkrimtar. Gjatë karrierës së tij ai publikoi shumë albume, libra me poezi dhe romane. “Songs of Leonard Cohen” do te ishte albumi i parë, publikuar në vitin 1967, ku do të spikaste kënga dedikuar muzës së tij “Suzanne”. Së fundmi, pavarësisht moshës së thyer, ai publikoi albumin “You Want It Darker”, ndërkohe që ishte shprehur me shaka se “ishte gati për të pritur vdekjen”.
Cohen do të mbahet mend më së shumti për publikun mbarëbotëror me këngën “Hallelujah” ndërsa për publikun shqiptar kryesisht me “Dance Me to the End of Love”. Kurse bota e muzikës humbet vizionarin e saj.
Kur mori nobelin Bob Dylan,me erdhi ndermend ky, - per t’ia dhene nje kengtari,pse t’mos ja jepnin Leonard Cohen, - thashe me vete. Ndoshta pse te parin nuk e njihja dhe aq,kurse Leonard Cohen sa here e degjoj,me shkrifton shpirtin.
“Ajo ishte femra më e bukur që kam parë ndonjëherë”, thotë Sanfield
Ai ia dha asaj një pasqyrë të rrumbullakët të argjendtë, duke i thënë se kurrë nuk kishte parë një fytyrë njeriu që e mbushte me aq shumë gëzim
Kur dëgjoi nga një mik i afërt i saj se ish e dashura e tij ishte duke vdekur nga leukemia mijëra kilometra larg tij në Oslo, reagimi i këngëtarit Leonard Cohen ishte prekës dhe i menjëhershëm. Ai i tha muzës së tij, bukuroshes norvegjeze Marianne Stang Ihlen, se do t’i bashkëngjitej së shpejti. ‘Vetëm pas dy orëve asaj i arriti një letër e bukur nga Leonard-i”, ka thënë miku i saj, Jan Christian Mollestad. “Ia dërguam atë asaj të nesërmen dhe ishte e vetëdijshme dhe shumë e lumtur që ai ia kishte shkruar atë letër”. Mollestad tha se ia kishte lexuar letrën asaj para se të vdiste një javë më parë, në moshën 81-vjeçare, kur ishte në të njëjtën moshë si Cohen. Ai ia lexoi fjalët e Cohen-it: “Marianne, ka ardhur kjo kohë kur jemi me të vërtetë të vjetër dhe trupat tanë janë duke u shpërbërë dhe mendoj se do të vij pas teje shumë shpejt. Dije se jam aq afër prapa teje saqë nëse e zgjat dorën mendoj se mund ta prekësh timen. Dhe, dije se gjithmonë të kam dashur për bukurinë dhe urtësinë tënde, por nuk kam nevojë që të them ndonjë gjë në lidhje me të, sepse ti tashmë i di të gjitha. Por, tani, vetëm dua që të të dëshiroj një udhëtim shumë të mirë. Lamtumirë, mike e vjetër. Dashuri e pafund, shihemi në fund të rrugës”. Mollestad tha se kur e lexoi fjalinë “nëse e zgjat dorën”, Marianne e zgjati dorën e saj. Dy ditë më vonë, më 29 korrik, ajo e humbi vetëdijen dhe vdiq.
Në letrën prekëse që ia kishte dërguar Cohen-it, Mollestad i kishte shkruar atij se në momentet e fundit të saj ia kishte kënduar këngën ‘Bird On A Wire’, këngë të cilën muzikanti e kishte shkruar për Marianne-n, pasi ishte kënga e preferuar e saj. Ai më pas e kishte puthur në kokë dhe kishte dalë nga dhoma, duke i thënë vetëm ‘So long, Marianne’, që është titulli i këngës së dytë më të famshme të Cohen-it për të.
Ata u njohen me njeri tjetrin në vitin 1960 në ishullin Hidra të Greqisë
A mundesh te me besh nje pershkrim te shkurter se cfare thote teksi i kesaj kenge. Pra cili eshte kuptimi dhe mesazhi i saj, pasi e kam te veshtire ta kuptoje, megjithese fjalet ne anglisht ne pjesen me te madhe i kuptoj.
Kuptimi i kenges eshte nje rremuje hesapi, ka rrezik as vete Cohen nuk di se çfare ka bere, por di vetem qe e ka bere bukur. Dmth eshte ne stil ngambrapa: sa me pa kuptim eshte vepra, aq me e bukur eshte.
Mu mduket, nje mendje ma thote, se ideja kryesore e kenges eshte pak a shume qe pallimi eshte superior ndaj heroizmit, dhe kjo ide jipet nepermjet figures se heroit biblik Mbreti David qe mundi gjigandin Goliath, por sipas ndonje varianti apokrif te Dhjates se Vjeter qe ka lexuar mçeftas Cohen (me origjine hebraike), Davidi u mund prej Dafllakut, e cila e lidhi duar e kembe ne fron, dhe keshtu paten nje ampleks sado-mazo si neper filmat qe analizon Stalker.
Sidoqofte interpretimi, nje gje eshte e sigurte, qe kenga eshte nje himn pallimit, halleluja eshte ulerima e orgazmes, dmth mshoja dafllakut, dhe zene se je duke kap thelbin e Bibles.