Jo i dashur, po pse nuk ka ne shqip. Ne fakt mua nuk me duhet kursi, se futbollin e njoh shume me mire se dhe trainer te ekipeve me emer, Por me duhet ajo e shkrete dipllome. Do thuash ti, qe mund ta marresh me pagese nen dore, mirpo kete gje nuk e bej dot se bie ndesh me principet e mia. Une vete, e kam bere nje kurs per trainer ketu ne Antwerpen, 6 muaj, 1 here ne jave, çdo mbasdite te henen, ne Womelgem, dhe te them te drejten, isha nder me te miret, jo per reklame, por qysh diten e pare (se s’dua te bohem si Ilia Tole), pasi presori shpjegoi nja 1 ore teori per futbollin, na ftoi te sillnim noi ide ne tabele. Asnje nuk po çohej, u çova une, dhe me shkumsin ne dore, fillova te shenoj pozicionet e lojtarve, ne tabele shkruhen me X lojtaret e njerit ekip dhe me O lojtaret e ekipit tjeter. Fillova une;
- Kur topi eshte ketu ne krahun e majte dhe po sulmon, mbrojtsi mesfushor del ketu, ruan raportin me dy ansoret, mesfushori ruan kete raport me topin, nderkoh qe ai i krahut te djathte pregatitet me marri pozicionin e tij, sulmuesi i majte duhet t’u dali perpara kundershtarve per te terhequr ter vemendjen e kundershtarve ne ne krahun e tij, mesfushori i djadhte del ketu, nderkoh qe sulmuesi i qendres ruaj kete pozicion ndaj peshes se kundershtarve qe anojne majtas, topi del ketu … (dhe po vazhdoja te shpjegoja ter aksionin rreth 5-10 minuta)
dhe veç kur presori nuk u permbajt - Ti qenke per trainer per ekipin e kombetares.
Edhe kur loznim, i nxirrja kallup belgjit, mirpo ç’e do se ne fund fare, ne kohen e provimeve, me thane se je trainer i mire e njeh futbollin mire, mirpo çalon ne termat teknike, nuk i njeh mire ne hollandisht, dhe duhet te vish vitin tjeter perseri.
-Mirupafshim iu thashe, dhe s’vajta nga inati. Biles ne mbarim te sezonit lashe dhe stazhin e trainllikut.
Ekipi ku dhashe mesim si trainer per femijet 11-12 vjeç, me kerkonte gjithmon, mirpo dhe une kokshkrete. Sot ata femije luajne ne ekipet me emer, dhe thone se; Trainer si Thomas, nuk kemi pare akoma ne Belgjike. Kuptohet qe kjo eshte nje nder per mua.