Rama dhe Prokuroria shkëmbejnë akuza. PS nxjerr jashtë Tahirin

Prokuroria ndonjëherë më ngjan me një kafshë letragjike që vetëm sa hungërrin tek shtriqet mendueshëm në televizion një herë në disa vjet, kur premton se po heton dosje zyrtarësh të lartë. “Dosje leshi” mendoj unë, ndoshta sepse kafsha që përfytyroj është gjithë lesh, si Gruffalo i librit për fëmijë. Por duket se sot bisha e butë ishte zgjuar kur ju përgjigj Kyreministrit hazër-xhevap lidhur me ca komente të tij të mëherëshme në mëngjes. Dhe kështu nisi një ping pong, Kryeministri-Prokurori, e cila s’ka asnjë dobi për sa i përket drejtësisë. Nuk kuptoj motivimin e prokurorëve për të komentuar komentet e kryemintrit, të cilit në koment nuk ia dalin dot.

Aq gjatë sa mbaj mend Prokuroria ka premtuar se “së shpejti” do bëjë arrestime. Asnjëherë nuk erdhën arrestimet, përkundrazi, prokurorët e korruptuar gëlojnë - ndaj sot Prokuroria, për kredibilitet nuk ka më shumë se politika.

“Prokuroria për Krime të Rënda ka pasur kënaqësinë, disa kohë më parë, të dëgjojë përvojën e homologëve të saj në Kroaci, hetimet e të cilëve, të nisura për një orë dore, përfunduan me arrestimin e më tej me dënimin e ish-kryeministrit të atij vendi. Gjithashtu, përvoja të ngjashme të suksesshme ka pasur edhe në vende si Rumania”, - thoshte deklarata e Prokurorisë për krime të rënda. Duke marrë si shembull Sanaderin e burgosur në Kroaci.

Më herët dhe sërish pas deklaratës, Rama e akuzoi prokurorinë për përfshirje në politikë, duke i thënë se nuk ka lëvizur as gishtin, që kur ka lindur. Në të vërtetë, ne s’kemi parë kurrë asnjë arrest njerëzish me fuqi politike nga prokurorët shqiptarë, as edhe një të vetëm. Ndaj zelli tingëllon i huaj, si dikush kur nuk është vetvetja. Sikur të ishin të gjithë ata që thonë se janë, do t’i imagjinoja tigra.

Ndërkohë Rama ka nxjerrë Saimir Tahirin nga grupi parlamentar i PS dhe forumet, duke thënë se mund të rikthehet pasi të ketë provuar pafajsinë i vetëm para drejtësisë. “Boll e kam bërë avokatin e Saimir Tahirit për 4 vjet në gjyqet politike e mediatike. E kam bërë me vetëdije të plotë, pa dyshuar kurrë në integritetin e tij, e kam bërë me pasionin për të ndryshuar Shqipërinë. Uroj që të mos e kem pishmanin e jetës time politike, gjithçka kam dhënë dhe gjithçka kam marrë nga Saimir Tahiri”, tha kryeministri Rama.

Te gjitha rruget te çojne tek Roma

-ne fakt, ne 2007 eshte arrestuar ne flagrance (ish)zv ministri i transporteve ne qeverine e Berishes, Nikolin Jaka, mbas operacionit te prokurorise, ‘‘me duar te pastra’’

u denua por beri fare pak burg ky, mbase 1 vit. dhe me pas gjykatat e shkalleve me te larrta e nxorren te pafajshem. bile u rehabilitua aq shume, saqe sot eshte kryetar i dhomes se tregetise ne Tirane dhe nje partner i nderuar i qeverise se rilindjes.

1 Like

Vetem nje gje Belul, kush ishte Kryeprokurori ne ate kohe? Qe te jemi te qarte, e kam fjalen per drejtimin aktual te Prokurorise. Jo per te thene se kane qene me te forte ata/ato me pare se Llalla. Se rasti i Jakes eshte perjashtimi qe provon rregullin.

jo jo, nuk e dhashe per karshilek kete shembull, as nuk e mbaj mend kush ka qene kryeprokuror /e . por thjesht si nje fakt… dhe fakt mjeran sepse nuk eshte asgje ne gjithe keto vite ku gelon korrupsioni mbare e prape.

sidoqfofte, eshte qesharake kjo historia Jakes sepse prokuroria dhe policia e kohes beri pune te mire, e arrestuan ne detyre, ne flagrance… dhe prape me ne fund gjeten menyren ta nxjerrin te pafajshem… e vetmja cfare humbi ky individ ishte vazhdimi i ‘‘karrieres ne politike’’ …:smiley: ndekaq , sot shfaqet gjithandej si nje biznesmen apo person me legjitimitet dhe integritet ne shoqeri…:slight_smile:

Jo vetem aq, por kerkoi edhe 8 milione leke kompensim per burgun.

1 Like

Rasti i Rulit dhe Artan HoxhDetarit, Minister e zv-Minister respektivisht, te perfshire ne Kontrabande druri, ku ky i fundit ju arratis drejtesise me Gomone bashke me fyren e tij e studjoi ne Italy per tu bo Presidente, Ridvan Peshkepia shitesi i vizave me canten e tij enigmatike, dhe se fundi ish-zv Ministri Minoritar qe u vodhi fondet komunitetit Rom…jane raste te tjera procedimesh sepse ajo toke pjelle shume Rilindas.

:joy::joy::joy:

image

u bo bajat ky argument, o stalker. Ky gjigandi juaj ‘lavire’ nuk i quajti po u tha mos nderhyni ne punet e politikes. Dhe Sajmen nuk e dorezoi. U mjaftua me nje verejtje me shkrim dhe heqje te teseres

Po tu thoshte të pakten tropojane, siç dhe janë !

Të pakten !!!

@Br3dharaku , Bredho… ca i ka punuar prokuroreve Rama kur ata pezulluan dhe donin te arrestonin Haki Cakon, dhe me te drejte, per ate aparatin e pergjimit qe policia ky insticiuon legal shqiptar e futi aparatin e pergjimit ilegalisht , hajduce mer hajduce e futen ne Shqiperi , tamam pune kriminelash.:smiley: e mire o mire , me liber shtepie i ka share …:smiley:

edhe per @Pjetermustakuqi ehehehehejjjj, u vra msusi ehehejjjjjj… policia e rilindjes vs prokuroria , e mbrojten Cakon forcat speciale nuk ja dorezuan prokurorise, ehehejjjjj.:stuck_out_tongue:

po c’do ndryshonte kjo mo Stalker? prokurore, mo a jane?
se mesa di une, origjina nuk eshte kriter per t’u bere cfaredo do te behesh. Sikurse as nuk eshte e thene qe te gjithe policet ne Tr te jene ose te mos jene tepelenas.
Ore, e di ti qe ne vendin ku ti jeton e ne kete ku jetoj une, te besh nje afirmim si ky, denohesh?
Provo te thuash aty ne pune qe te 3 keta koleget e mi jane afrikane dhe kjo eshte padrejtesi.

Pse mo, vec tepelenasit e skraparllinjte paskan te drejte te behen prokurore ne Tirane?

ore, per nje aparat pergjimi ngrit zerin dhe Sajmia para ca kohesh. U perfol qe ne kete kish gisht dhe Likja i cili qesendisi dicka me shume qetesi dhe dashuri kur u pyet

I ngatarron gjonat ti Stalker, pyetje eshte me vra menien kush eshte denuar ose tentuar te denohet pa te padenuar ka plote atje…psh Ti ke ish-Ministrin e punve te permrenshem Gon Musaraj qe drejtoji heroinen e kokainen ne Shqiperi e zhtyti Beratin ne gjak per pazare te prishme. Mos kujtohet njeri per te ? Po vrasim menien per te proceduar se Halloween mo, kta te upozites i kan kopshtet mbrapa shpise plot me kadavra e ky eshte problem i modh qe sun e shu por e ndez ma shume Saje Qorri.
Ah se u kujtova Rexhep Uka u tentua te cohet ne gjyq dhe ai Ministri Socialist, Igli Toska, qe donte me privatizu kompleksin Dinamo.

1 Like

Qenka shum semure fatmir xhafaj ministri :frowning:
e paskan nis me urgjence ne Itali :frowning:

aman te beje kujdes …keshtu do e kene thirrur edhe ate tjetrin atehere me urgjence qe ti vinin pergjuesin…çoç dine edhe per kete.

Aman Saje se mos na besh ndonje hata.verejtje me shenim ne karten e regjistrimit eshte derman .:grinning:

Mbase ka shku te prezantohet

Ahahaha, po të pakten, siç kish shkrujt njoni: “po njëri ore, të pakten njëri mos kish qene nga Tropoja” ! :grinning: (e s’po flas për lidhjet me babagjyshin). Ti nuk e kupton diferencen mes dy kryeministrash ku njeri i thote LAVIRE, badihava fare nje kryeprokuroreje, vetem é vetem se preu urdherarrest për 5 gardiste te filmuar nga 1001 kamera sheshin, dhe nje Kryeministri qe nuk eshte i zoti ti thote nje prokurorie “Po nuk gjetet nje koleg nga Peqini?”

Ore, kot lodhesh, Rama eshte dhjaks. Ylli Rakipi eshte ai qe eshte, por ketu i ka rene kokes :

Sali Berisha, në raste të tilla ka vepruar krejt ndryshe. Ai kurrë nuk i ka dorëzuar bashkëpunëtorët e vet, para prokurorëve apo ligjit.