Rama hap ‘BunkArt 2’, të përndjekurit i ngrenë një dron

Në oborrin e Ministrisë së Brendshme u çel për publikun “Bunkeri Muze” dhe në ceremoninë e hapjes ishte i pranishëm Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sipas Top Channel, kryeministri tha se hapja e këtij bunkeri ka një mision: kujtesën dhe nderimin e viktimave të regjimit.

“Sepse cilido që harron të kaluarën është i dënuar që në këtë jetë ta rijetojë atë”, u shpreh ai.

Gjatë protestave të 8 dhjetorit të vitit të kaluar, opozita dhe një pjesë e ish të përndjekurve sulmuan hyrjen e këtij bunkeri dhe akuzuan Edi Ramën se përmes tij po shprehte nostalgjinë për regjimin. Kryeministri iu përgjigj edhe këtyre akuzave.

“Kushdo që thotë ky është një bunker për të risjellë në formë shprehjeje nostalgjie dhunën e së kaluarës përmes të qëndruarit të tij në sheshin sipër, ka një detyrim moral të vijë dhe ta vizitojë dhe ta qepë gojën përballë kujtimit të viktimave, të cilat për herë të parë në historinë e këtyre 25 viteve kanë një hapësirë që t’u flasin njerëzve drejtpërdrejtë, jo përmes të tretëve, jo përmes librave, kujtimeve, fjalimeve, por fizikisht”, deklaroi Kryeministri.

Në këtë ceremoni, Kryeministri përmendi edhe dosjet dhe foli për “disa që i tremben hapjes së tyre”.

“Dosjet për të cilat kanë ende frikë, makth dhe pafuqi të trishtueshme disa që i tremben edhe bunkerit edhe muzeut poshtë, njësoj si korbat i tremben një dordoleci”, u shpreh ai.

Në këtë muze të pagëzuar me emrin “BunkArt 2”, si vazhdimësi e “BunkArt 1”, Rama tha se mund të shihet sesi mijëra të pushkatuar përmes gjyqeve të montuara, kanë rigjetur një identitet, edhe pse shumë prej tyre nuk dihet ende ku kanë eshtrat.

Ai ftoi veçanërisht të rinjtë që ta vizitojnë atë për t’u njohur me të shkuarën.

Rama postoi edhe videon e mëposhtme nga brendësia e BunkArt 2.

Por ndërsa Rama po fliste, të përndjekurit kanë ngritur në qiellin sipër Ministrisë së Brendshme një dron.

Në dron ishte vendosur një banderolë ku shkruhej “Edvin Kristaq Rama, kërko falje për vrasjen e Havzi Nelës”.

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

A do të ekspozohet në këtë muze të krimeve të diktaturës edhe firma e babait të tij Kristaqit, e cila bëri që një poet i talentuar, në kulmin e moshës së rinisë, Havzi Nela, të përfundonte në litar?..pyeti nje i ishpersekutuar ne samitin e diaspores. …I don’t think so

O kapo kishin kerkuar te ekspozohej dhe procesverbali i gjyqit ndaj Shoshorit, thjesht per te pare emrin e komandatit si denoncues por nuk po e gjejne dot. Shiko mos ka ngel ndonje kopje dixhitale .

Reagimi i Unionit të ish të përndjekurve politikë:

FATI I BUNKERIT TE KRYEMINISTRIT DO TE KETE FATIN E SHTATORES SE DIKTATORIT!

Të jeni më se i qarte zoti Kryeministër se ju nuk mund të mbroni simbolet e komunizmit duke perdorur fotot e martireve te lirise. Fati i bunkerit tënd do të ketë fatin që patë shtatorja e diktatorit. Një shtet dhe shoqëri nuk mund të ndërtohet mbi padrejtsinë siç vepruat sot ju zoti kryeminstër.

Të jeni i bindur se ne antikomunistët shqiptarë dhe bijtë e tyre të martirizuar nga diktatura Hoxhiste nuk do të heshtim dhe do të denoncojmë krimet e Partise tuaj kriminale dhe nuk do te lejojme te fshini memorien e ketij kombi e te rivritni deshmoret e lirise dhe pas vdekjes.

Perse harxhojne leket ne keto gardhiqe, e nuk ndihmojne pabuksat?

He mo se tranguj ngelet! Per te perkujtu krimet e diktatures, perdoren simbolika te asaj diktature dhe kjo na qenka glorifikimi i saj. Ndiheni te kompleksum deri n’myth. Nuk e konkuroni dot Edin per kshu gjanash.

1 Like

http://www.exit.al/2016/11/20/nuk-e-qep-gojen/

1 Like

Rama hap ‘BunkArt 2’, të përndjekurit i ngrenë një dron

Kam pershtypjen qe kjo eshte ideja e bunkerit, te te mbroje nga sulmet ajrore.

“Ajri-ajri” - “Vozdukh-vozdukh”, thoshte dikur Ben Imami.

Pak me modeste ne fjale dhe jo me shume fanatike se ata qe vuajten, se megjithse euforizmit personal ne “hapjen e Gojes” nuk do te thote se ke te drejte ose komenti yt eshte I gjithe pushtetshem, ose 100% I drejte !

Si tha nje I mencur per shqiptaret e pas 1990s ne kohen e sotme pluhuraliste, se me lehte eshte te besh 200 pleshta ne nje mendje se sa 200 shqiptare pluhuraluste! Avazi I Mukjes eshte transformuar ne Avazin e Bunkerit,-nuk bihen dakort Palet edhe sot ne shekullin 21*

Pluhur-alizmi shqiptare alla Soji!