Rama kërkon mbështetje tek shqiptarët e suksesshëm

Ke gjetur suksesin jashtë vendit por ende ke një mendje të kontribuosh disi në Shqipëri? Edi Rama hapi adresë të re email-i, që të dëgjojë nga ti. Në një postim në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama ka ftuar njerëz brenda dhe jashtë vendit që kanë arritur gjëra në aktivitetin profesional privat, t’i shkruajnë në mënyrë që ata ta sjellin këtë përvojë brenda administratës shtetërore.

Rama është kritikuar në mandatin e kaluar për promovimin e disa figurave me pak përvojë profesionale në pozicione shumë të larta shtetërore. Nisma të ngjashme me këtë ka patur edhe në të kaluarën, por “thitja e trurit” siç është premtuar, nuk ka ndodhur ndonjëherë. Cilët do ishte nxitësat që mund ta çonin dikë, nga sektori privat, brenda apo jashtë vendit, të niste një karrierë në administratë? Si ju duket?

Postimi i kryeminstrit në FB:

shqiperiaqeduam@kryeministria.al
Sot mora një tjetër shprehje interesi, e treta prej disa ditësh, prej një individi me kredenciale mbresëlënëse në aktivitetin jashtë Shqipërisë. Prind i një djali të vogël, studime të kryera në Shtetet e Bashkuara, eksperiencë në disa misione të Bankës Botërore e më pas në Europë, pranë një kompanie me emër. Më shprehu gatishmërinë për të kontribuar me dijet e me eksperiencën e vet për Shqipërinë që duam, duke thënë se besoj ky është momenti që mund të provoj të bëj diçka për këtë vend! Sepse dua që sidoqoftë, nesër mos të ngre supet përpara tim biri, kur të më pyesë po ti bëre gjë për vendin tënd(?)…
Jo në të treja rastet, të interesuarit punonin jashtë, por asnjë prej tyre nuk kishte punuar ndonjëherë në shtet dhe në punën e tyre janë njerëz të suksesshëm.
E di që ky është edhe rezultat i inspirimit të fushatës kuqezi, i fitores entuziazmuese për shumëkënd. E thënë ndryshe, nëse fushata është poezi dhe qeverisja prozë, jemi ende në vazhdën e poezisë! Po megjithatë bindja e këtyre njerëzve se ky është momenti i duhur për të provuar, duke u bërë pjesë e një përpjekjeje të re, ishte e lexueshme qartë në fjalët e tyre të mirëartikuluara.
Duke qenë se këto tre raste ndodhën krejt rastësisht për mua, me tre individë që e gjetën vetë rrugën për të më kontaktuar, po mendoj se me siguri ka edhe të tjerë njerëz me këtë mendje. Të cilët mund të duan të përfshihen por nuk dinë se si, nuk besojnë që mundet t’i dëgjojë kush apo thjesht u vjen e vështirë të kërkojnë rrugën e kontakteve të duhura. Për këtë qëllim, them se mund t’u vlejë adresa shqiperiaqeduam@kryeministria.al për të shprehur, duke nisur nga sot e në vijim, interesin e tyre.
Siç e bëra publike dje, në fjalën përpara grupit të ri parlamentar të shumicës, ne do të angazhohemi seriozisht në rritjen e cilësisë së kapitalit njerëzor në dispozicion të shtetit; jo vetëm në nivel qendror po edhe në nivel qarku. Për këtë do të bëhen edhe shpalljet publike në çdo qark, po do të hapet edhe një seksion i posaçëm i Platformës së Re të Bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm, SHQIPËRIA QË DUAM.
Po ndërkohë, le të mos e humbasim energjinë e madhe të këtij momenti të nxehtë inspirimi për shumëkënd, në vazhdën e fitores së 25 qershorit.
Kush e ka një shkollim të besueshëm, jashtë a brenda vendit, një eksperiencë të suksesshme, jashtë apo në Shqipëri dhe ka brenda vetes ndjenjën e tërheqjes drejt fushëbetejës së këtij mandati të ri, për të bërë shtet me punë e mirëqenie, të mos ngurrojë ta shprehë interesin e tij tek shqiperiaqeduam@kryeministria.al
Skuadra ime e shënimeve do të sigurojë vendosjen e kontaktit mes nesh.
Pa hë njëherë, të presim e të shohim​:blush::v::albania:

Ne jete te jeteve,ne Shqiperi,nuk do te fitoje i zoti ndaj atij qe ka mik… Ne shtet,kurre! Ne keto kohe,mik me i forte se miku,ishte paraja.Vete Edvini,dora vete ai,ka qene miku qe ka perzgjedhur perfaqsuesit e popullit te partise se vet,duke injoru vlerat e kandidateve alternative.
Rrofte (ai)MIKU !

Pjeter, edhe ti qe ishe me te u zhgenjeve.

Pjero,sensi yne vetkritik,ka ba qe te ngelemi partia per t’u mundur. :stuck_out_tongue:

1 Like

Si duket Palloshi e sheh qe ne rrethin e tij, ka njerez qe nuk ia çojne mendimet e njerzeve apo te specialisteve, dhe hap nga nja faqe tjeter.Ai fare mire mund ta zgjidh kete problem, duke i hequr ter sorrollopet e kryeministrise dhe duke punesuar aty, njerzit e ndershem, ose te perdori metoden e Trumpit (kam lexuar nje liber te tij para 10 vjetesh) ku thosh se; per ti bere te tjeret te punojne mire e te mobilizohen me forte, hiq nga puna nja 1-2-3 qe çalojne pak, dhe e sheh rezultatin pastaj, te tjeret fillojne e punojne me mire.
Keshtu dhe Palloshi jone, duhet te marri masa se mund te pesoje fiasko si me organizimin qe beri para 1-2 vitesh.

Do t’ju dergoje ky email njerezve apo t’i dergojne ata? Se mua s’me ka ardhur gje per vete :smile:

Pertej shakase, nuk me duket ndonje inisiative e rendesishme.Good PR move po nuk besoj te jete ajo qe mendojne njerezit. Eshte si puna e asaj faqes se transparences. Ngelen njerezit duke denoncuar po nuk eshte se u arrit ulje drastike e korrupsionit. Nga eksperienca ime keto grupet qeveritare jane dembela. Gjithnje i njejti avaz, duhet t’i shtysh qe te mund te bejne gje. Akoma po presim te shohim ndonje gje konkrete pas Samitit te Diaspores qe ka pothuajse 2 vjet qe ka mbaruar.

3 Likes

Zoteri, juve ju dha rasti te kontribuonit ne nivelin qeverises qe do te kishit deshire por juve i bete bisht pergjegjesise me justifikimin se " çeshtja e Sirise eshte me e rendesishme"! Ju eshte dhene rasti edhe here te tjera por si mentalitet otoman qe jeni i doni gjera llokum ne goje, ulur duke pritur.

1 Like

Jo vetem ceshtja e Sirise po tani edhe e Katarit.

Po po ashtu eshte. Tani ky duhet ta ndaj shapin nga sheqeri! Eshte per çeshtje nderkombetare, me specializim per lindjen e mesme, apo eshte ekspert per ekonomi/finance profil bq me specializim shqiperine?

Ca eshte ky profili bq mo?

I thuaj palloshit me mire te lexoje librin e Trump-it.

Boll mor burre se na e shpife , votat i bleve i vodhe ste tha gjo njeri , kto tjerat leni se bohesh i bajat , jo se ske qene , po bohesh lapanjos fare masnej , jo se ske qene , se ke qene , por amon mo na caj trapin me kto prralla , si ti , si kta qe te sjellin ty ketu .

2 Likes

Kush do me ardhe po ju liroj un vendin. Iki un hajdeni ju

1 Like

ftesa nuk eshte thjesht per trurin “brilant” por dhe per aftesite ne sfiden me ambientin njerezor/ shoqeror ne vend.
Njerezit e kualifikuar as ketu nuk cajne kollaj po s’ishe i zoti ne marredheniet njerezore ne pune, dhe nje rrjet supporti individual yti. Vec po je ne rangun e gjenise e brilances.
Rames i duhet sidomos bashkepunetori krahas me trurin e ditur akademikisht.

Frama, aty rri, se nuk ka ndermend njeri te vije t’ju zere vendin. Ne vijme per bashkpunim me qeverine apo shtetin shqiptar, por sa here qe vijme ndeshim nje mur. Ti po pate noi munci qe te komunikosh me Palloshin, thuaj karagjozit te hapi driten jeshile atyre qe kane vite qe duan te ndihmojne Shqiperine, dhe drita jeshile do te thote qe kush u ka shkruar, ai tu ktheje pergjigje, ose kush vjen aty ne kryeministri, te mos pengohet nga qente e tij qe ka vene roje qysh aty tek rruga.

Totalisht naivitet. Administrata nuk vuan per njerez te zote, por per njerez te motivuar dhe drejtues me integritet. 40 mije leke rroge ne muaj nuk motivojne askend.
Rama e di mjaft mire ku calojne pikat e dobta, 4 vjet qeverisje mjafton per ti mesuar. Eshte nje sistem piramide ku gjithnje e ha me i dobti.
Truri edhe po u kthy ne administrate budallallepset brenda vitit nga gjithe burokracite e kota , mungesa e arsyetimit te vendimarrjeve dhe arbitraritetit te drejtuesve.
Me gjithe gjasat dhe kjo fushate do godasi hallkat me te brishta, ata qe realisht punojne.
Hiq shkeljet, mundesine per te bere korrupsion duke e modernizuar dhe kopsitur sistemin me rregulla te qarta dhe realiste loje dhe il gioco e fatto, as me militanti nuk do kete me deshire per tu punesuar ne administrate kur puna eshte pune.
Gjithe te tjerat jane luge bosh per te genjyer njerzit.

Vlonjato, pa ma thuaj kur mu dha ky rast, ne ç’kohe, kur. Po heret e tjera kur mu dha ky rast, siç thua.

Kodi E-4092 Pjesa me sinjikative e ketij tregimi;

" …Nje dite vajta nga kryeministria. Para 1-2 vjetesh iu kisha derguar nje pyetje ne faqen e tyre, por s’kisha marre pergjigje.

  • Hej çuno, ku po shkon,- pashe nje gardist me uniform qe doli nga nje kolibe, ne krah te Rognerit.
  • Ne kryeministri, - ktheva gjysem trupin.
  • Ke ndonje takim, te pret dikush,- u ndigjua theksi verior i tij.
  • Jo, pikerisht per kete po vij, te marr nje takim.
  • Po takimet ketu behen me telefon ose me internet, ose te therasin vete, te çojne ftese.
  • Jo, ne fakt, u kam shkruar ne faqen e tyre per nje çeshtje, per investimin nepermjet obligacioneve te co-dyshit, dhe me kane kthyer po me internet nje pergjigje te çuditeshme, qe nuk e kuptoj,- nxorra nje cope leter,- ja E 4092, per kete erdha te interesohem, nuk e kuptoj ç’a eshte.
  • Oo,… - thiri nje civil gardisti,- ky çuni u ka shkruar per, per, çfar ishte ajo, ob…ob.
  • Obligacionet e co-dyshit - shtova menjehere.
  • Cfare jane keto obligacionet e ces se dyshit,- foli me nje theks jugor sekuriti civil.
  • Keto jane ca asete qe gjenerohen ne burs, nga rivenia ne pune e produkteve qe e kane shlyer investimin e tyre te pare,- pashe qe uniforma me civilin u pane sy me sy.
  • Tani ku eshte problemi, ku e ke hallin.
    “Ehh mer Pallosh, ku mi ke mbledh ter keta folklor budallenjsh”, mendova.
  • Problemi eshte tek keto shifrat qe me kane derguar po me internet, dhe per kete erdha te pyes, ç’a problemi ka ketu, thjesht erdha te pyes brenda, pse nuk lejohet,- mu kujtua koha e socializmit, kur dikur kisha vajtur brenda ne kryeministri per nje ankese. Paradoksi ishte se ne ate kohe diktature, lejohej kushdo te hynte deri te holli, salla e pritjes se popullit, ndersa sot ne demokraci, nuk lejohej njeri te futej.
  • Degjo çuno, ne po te japim numrin e telefonit te sektorit te ankesave dhe ti munt te pyesesh aty per problemin tend, sheno.
  • Okej, prit, - nxorra nje fletore dhe nje stilo,- kam ndigjuar se tani ne nendor organizohet samiti i emigracionit, ee do te deshiroja…
  • Regjistrimi behet po nepermjet kompjutrit,- me nderpreu civili.
  • Jo nuk desha te regjistrohem, se une iki 2-3 dite para dates 18 nendor, por desha t’ju jap atyre organizatorve nje materialin tim.
  • Me vjen keq çuno por nuk lejohet, sa here do e perseris, nuk lejohet po nuk pate takim, ti telefonoi njehere dhe po te lane takim, okej hec.
  • Okej, faleminderit, - u ndava dhe nxorra telefonin duke hecur pak me tutje,- alo, zonje, sapo me dhane ketu tek roja kete numrin dhe desha te interesohem per nje pyetje a problem, nese mund ta quajme keshtu, qe ju kam derguar kabinetit te kryeministrit, ku iu kerkoja apo i pyesja me sakte per investimet nepermjet obligacioneve te co-dyshit.
  • Ah, po ne nuk jemi per kete pune zoteri, keni ndonje ankese.
  • Jo ankese nuk kam, por me kane derguar po me imeil, nje pergjigje qe nuk e kuptoj, E 4092.
  • Ah, une po ju jap nje numer tjeter, ku mund te pyesni saktesisht per problemin tuaj, sheno.
    Shyqyr qe kisha ofert, gjith ato minuta gratis. Formova numrin qe me dha ajo, duke pare nga dritaret e pasme te kryeministrise. U ndigjua nje ze çuni.
  • Para nja 1 viti ju kam derguar me internet nje pyetje-mesazh ku kerkoja te dija se pse nuk investohet edhe nepermjet obligacioneve te CO2, mirpo juve me keni derguar ca shifra qe une nuk i kuptoj, E-4092.
  • Ah, duhet te jete pergjigjia qe ne ju kemi derguar, prit nje minute sa ta shoh ne kompjuter.
  • Oh, s’ka problem,- po me vinte mire qe Palloshi kish punesuar kompjuterista te zote.
  • Ne ta kemi derguar pergjigjen zoteri, ju pyesni per investimet nepermjet oblig, obligaacciioneve te ceodytes, dhe te kemi derguar falenderim.
  • Faleminderit per falenderimin, por nuk ka noi pergjigje per çeshtjen ne fjale.
  • Ne ua kemi derguar instancave me lart, dhe jane ata qe mirren me kete pune.
  • Po a ka gje me te bukur, me te mire se sa te investosh nepermjet nje aseti te lire, nga e cila çlirohet edhe buxheti i shtetit, rrit edhe xhidipin.
  • Natyrisht-natyrisht zoteri, por ne ua kemi derguar atyre kete problem dhe jane ata qe mirren me kete pune.
  • Po ata qe mirren me kete pune, kane mese 1 vit, dhe nuk me kane derguar ndonje pergjigje a ftese, a nuk do te ishte mire qe ata te ndigjonin mbi keto forma investimi, aq me teper qe dhe tani organizohet ky samiti i emigracionit.
  • Natyrisht zoteri natyrisht, po une s’kam gje ne dore, une jam thjesht para kompjutrit…"

A ka njeri t’ua çoje gazetave dhe Palloshit kete pjesez nga tregimi; Kodi E-4092 .

Ky kryeminister, ka nje problem te madh, nese eshte i sinqerte ne ate qe thote. Nga njera ane, kerkon njerez me vlera, te shkolluar dhe formuar jashte, qe vlere me te madhe kane indipendencen dhe personalitetin, nga ana tjeter me karrakterin e tij egocentrik grumbullon rreth vetes servilat, bythelepiresat dhe te paaftet, qe jane antipodi i ketyre qe ai ben thirrje.
Jo Edi Rama, je shume medioker per te qene udheheqesi yne. Taulant Ballat dhe Erjon Bracet jane te pershtatshmit per ty.

4 Likes

Kete pyetje ia beja dhe vetes Makso, se si ka mundesi qe ky Pallosh mbledh rreth vetes medioker, qe per me teper pengojne zhvillimin e vendit apo qe dhe vegjetojne ne ato vende pune. Pra duket sikur ka nje kontradikte ketu, edhe kerkon njerez te zote, mendimin bashkohor, edhe nga ana tjeter ka vene njerez medioker dhe me keq akoma, ka vendosur nje mur ku nuk lejohet njeri ti afrohet kryeministrise, dhe me mur nuk kuptohet; Mur Tulle, por qen-roje qe jo vetem nuk te lejne te afrohesh, por as nuk percjellin shqetesimin apo mendimin e qytetarit.