Raporti britanik i vitit 1916 për Shqipërinë: Hoxhallarët kanë axhendë greke, ndërsa disa priftërinj linjë turkoshake

Ka hoxhallarë që shpallen nacionalistë grekë dhe priftërinj grekë që përkrahin planet turkoshake; shqiptarët janë një popull që nuk kanë unitet kombëtar, princi bën ç’i thotë gruaja, edhe familjet janë të përçara, ka njerëz me kulturë po ka edhe ministra që s’dinë as shkrim e këndim!

Kjo është Shqipëria e 1916-ës, sipas një raporti sekret që bën në këtë kohë Shërbimi i Zbulimit i Admiraliatit të Marinës Ushtarake Angleze. Ishte mesi i Luftës së Parë Botërore dhe raporti mban titullin “Personazhet – Shqipëria – Fiset, Populli”. I përkthyer nga Pirro Misha, tanimë ka ardhur si botim nga “IDK”. Hedh dritë mbi ata që ishin njerëzit më me ndikim në Shqipërinë e vitit 1916.

Misha vetë, shënon se raporte të tilla sidomos të shkruara në mes të një lufte botërore, s’kanë qëllime akademike, edhe pse shpesh ndodh që me to të punojnë akademikë të shquar, siç është e sigurt që raportin në fjalë e kanë hartuar njohës, padyshim mjaft të mirë, të botës shqiptare. Qëllimi i raportit të Marinës Angleze ishte të jepte një vështrim panoramik për historinë dhe realitetin e një vendi fare pak të njohur.

“Rezultati është një galeri mjaft e pasur, piktoreske e pse jo groteske, personazhesh, shumë syresh emra ende të njohur, por shpesh të ndryshëm nga ç’i njohim nga tekstet e sotëm të historisë. Mjaft të tjerë me ç’duket njerëz me mjaft peshë në atë kohë, tashmë janë fshirë pa kurrfarë mëshire nga kujtesa historike”.

Botuesi e përkthyesi Pirro Misha, shënon se mes tyre gjenden “patriotë, luftëtarë, trima, aventurierë, mercenarë, spiunë, turkofilë, grekofilë, austrofilë, hoxhallarë, që shpallen nacionalistë, grekë dhe priftërinj grekë, që përkrahin planet turkoshake të Esad Pashës, familje të ndara e të përçara, njerëz me kulturë e ministra që s’dinë as shkrim e këndim, ngjarje që në atë kohë perceptohen si tejet të rëndësishme, të cilat sot janë fshirë tërësisht nga rrëfimi i historisë”.

Vëmendje, i kushtohet në këtë raport sekret edhe origjinës dhe gjuhës për çka, thuhet se “ka shumë të ngjarë që shqiptarët të jenë pasardhësit e ilirëve dhe të trakasve të epokës klasike, origjinë kjo që shpjegon elementë të veçantë të gjuhës shqipe që e dallojnë atë aq shumë, si nga greqishtja, ashtu dhe gjuhët e tjera fqinje – elemente këto që kohët e fundit janë bërë subjekt diskutimesh pa fund mes filologëve”.

Për shqiptarët në Turqi vihet re se për breza me radhë, shqiptarët myslimanë kanë luajtur rol të rëndësishëm, por sidomos gjatë shekullit të fundit, kur u kthyen në strumbullarin e qeverisjes osmane në Turqinë Europiane. Sulltanët, sidomos Abdyl Hamiti, preferonin shqiptarët në gardën e tyre perandorake, të përbërë përgjithësisht nga pasuesit më besnikë të prijësve myslimanë shqiptarë
Për anglezët, ka shumë arsye që shpjegojnë prapambetjen e Shqipërisë, mes tyre vihet karakteri luftarak i shqiptarëve, çka shfaqet në rastet e shumta të gjakmarrjeve.

E nuk lihet jashtë vëmendjes as “Mungesa e unitetit kombëtar”, për çka, në raportin sekret, thuhet se “asnjëherë shqiptarët s’janë shfaqur si një komb, me përjashtim ndoshta të një periudhe të shkurtër nën udhëheqjen e Skënderbeut heroik (1443-1467). Edhe pas pushtimit turk, elementi më vital në veri të vendit qe fisi, ndërsa në jug mbizotëronin ligjet lokale të vendosura prej çifligarëve apo bejlerëve. Ideja e unitetit apo pavarësisë kombëtare vazhdon të jetë diçka krejt e huaj për shqiptarin”. Në mesin e këtyre “kabllogrameve” të 1916-ës ka një portretizim për secilin personazh të kohës, me anën “e errët e të ndritur”, si më poshtë.

PROTAGONISTËT NË SHQIPËRI

PRINCI WILHELM VON WIED

– Djali i madh i princit Wilhelm von Wied. Lindi më 1876. Komandant i regjimentit të 3-të prusian të Uhlandëve në Gardë. Farefis me mbretin e Suedisë si dhe mbretë-reshën e Holandës; nipi i preferuar i ‘Karmen Silvës’, Elizabetës së Rumanisë. Froni i Shqipërisë iu ofrua në vitin 1914, dhe ai e pranoi. Mbërriti në Durrës, në 7 mars 1914.

Njeri simpatik, por me karakter të dobët. I arsimuar mjaft mirë. Do që në oborrin e tij të flitet anglisht. Disa prej adjutantëve të tij, në fakt, i kishte anglezë. Është njeri pa kurrfarë ambicie, dhe bën ç’i thotë Princesha Sofia. Ka dy fëmijë, një djalë e një vajzë. U largua nga Shqipëria në 2 shtator të vitit 1914. Në fillim të muajit dhjetor të vitit 1915, thuhej se ndodhej në Novi Pazar, pastaj në Elbasan.

PRINCESHA SOFI

– E bija e Princit Schonburg-Ëaldenburg. Lindi më 1885. Ambicioze. Artiste. Njeri me forcë të madhe morale. Nën mbrojtjen e mbretëreshës Elizabet (Karmen-Silva). Në të vërtetë, pjesën më të madhe të letrave që i atribuohen Princit, ia ka shkruar ajo me makinë shkrimi.

ABDI BEJ TOPTANI

– Nga Shqipëria e mesme. Farefis me Esad Pashën; njeri me mjaft ndikim. I pat premtuar Esadit që do ta ndihmonte, por me kusht që ky i fundit të mos kërkonte të bëhej e të zgjidhej Princ. Ministër i Financave në qeverinë e përkohshme të krijuar në Vlorë, nën kryesinë e Ismail Qemalit. Ushqen simpati për turqit si dhe për austriakët. Xhentëlmen i vërtetë dhe një ndër shqiptarët më të shquar. E urren Esadin, të cilit s’ia ka besën.

ABDI KOLA

– Bajraktar i Gimajt, një ndër dy bajraqet e Shalës.

ABDI TOJA

– Bën pjesë në parinë e Krasniqëve. Pjesëmarrës në Kuvendin e Parisë së Malësisë, të mbajtur më 1 dhjetor 1913.

ABDULLA EFENDIU

– Nga Shkodra. Anëtar i Klubit Shqiptar. Mori pjesë në Kuvendin e Parisë, të mbajtur më 2 dhjetor 1913.

ABDULLAH

– Bajraktar i një pjesë të Rrjollit.

ABDULLAH BEU

– Nga Kolonja. Me mjaft ndikim në Starje. Tani është sekretar i Prefekturës së Beratit.
ABDURAHAMAN AGA SHASHKA

– Një nga njerëzit e Ismail Qemalit. Me mjaft ndikim.

ABDURAHIMI – MYFTI.

Nga Elbasani. Pjesëmarrës në Kuvendin e thirrur prej Misionit Holandez, më 1913.
ABDYL AGA MILUTA

– Nga Shkodra. Mori pjesë në Kuvendin e Parisë, më 2 dhjetor 1913.
ABDYL BEJ KOPRENCKA

– Nga Skrapari. Ka mendime të ndryshme nga ato të të vëllait, Xhelal Bej Koprenckës. Aktualisht, është një prej prijësve që Turqit e Rinj kanë dërguar për të armatosur bandat shqiptare kundër italianëve.

ABDYL BEU

– Nga Berati. Punon në Ministrinë e Punëve Botore. Pjesëmarrës në Kuvendin e Parisë, të thirrur prej Misionit Holandez.

ABDYL YPI

– Njeriu më inteligjent i Shqipërisë; krahu i djathtë i Esadit dhe turkofil i zjarrtë. Ka ushqyer simpati dhe për grekët dhe serbët, por tani është bërë sërish partizan i flakët i turqve. Urren gratë. Trim i madh. Gjatë kohës së qeverisë së Princ Vidit ishte guvernator i Konicës dhe i Kolonjës. Aktualisht gjendet në Stamboll.
Abraham (C.), nga Korça. AÇIKO

– Sekretari i Preng Big Dodës. U zu rob nga serbët, të cilët ia dorëzuan atë Esadit. Ahmed Bej Borshi – Nga Himara, Kurvelesh. Me ndikim në zonën e vet. Ithtar i Ismail Qemalit.
AHMED BEJ ZOGOLLI

– Lindur ne Mat. Bajraktar i popullatës së kësaj zone. Ka mjaft ndikim në këtë zonë, e cila përfshin 70 fshatra. Turkofil. Ka qenë mbështetës i Esadit, por më pas, pas një sherri që pati me bullgarët, kaloi bashkë me bandën e vet, në anën e austriakëve, duke dalë bashkë me të vetët në mal. Ndonëse ende fare i ri në moshë, ka autoritet të plotë tek pasuesit e tij të egër.

AHMED DACI PROGONATI

– Nga Himara-Kurveleshi. Me ndikim në zonë.

AHMED DAKA BORSHI

– Nga Himara-Kurveleshi. Me peshë në zonën e vet.

AJETULLAH BEU

– Nga Libohova. I vëllai i Myfid Beut dhe Ekrem Beut. Që të tre ndajnë të njëjtat mendime me të atin, Maliq Pashën. Ajetullahu është dhëndri i Syrja Beut.

ALEKSANDËR XHUVANI

– Nga Elbasani. Drejtor i Shkollës Normale të Elbasanit. Mori pjesë në kuvendin e thirrur nga misioni holandez.

ALEM TOTO KALARATI

– Nga Himara-Kurveleshi. Me ndikim në zonë.

ALI AGHIAH BEU

– Nga Elbasani. Mori pjesë në Kuvendin që thirri misioni holandez.

ALI HAJDARI

– Prijës i Sumës.

ALI KETSJANI

– Pjesëtar i fisit të Krasniqëve. Pjesëmarrës në Kuvendin e Parisë së Malësisë, që u mbajt në 1 dhjetor 1913.

ALI KOKA

– Nga Delvina. Njeri i shkathët dhe me mjaft ndikim në Epirin e veriut. Nacionalist i zjarrtë.
ALI RIZAI

– Prijës shqiptar gjatë revolucionit të vitit 1912. Ka vdekur.

ALLIOTI, BARON CARLO

– Ministri italian në Shqipëri. Vjen nga një familje levantine nga Smirna.

ALUSH EFENDIU

– Nga Elbasani. Sekretar i qeverisë në Elbasan.

ALUSH EFENDIU KONISPOLI

– Nga Filati. Me ndikim në Çamëri.

ALUSH LOHJA, HAKI HAFIZ

– Njeri fanatik dhe turkofil i zjarrtë, një nga njerëzit e parisë myslimane të Shkodrës. Dikur ka qenë ithtar i Esadit, por tani e ka braktisur dhe atë. President i Klubit 79 ‘Lidhja Kombëtare’. Gjatë kohës së pushtimit malazez të Shkodrës, këta e trajtuan me respekt, por me ç’thuhet, është pushkatuar nga austriakët.

ANDON BISTHE

– Nga Elbasani. Pjesëmarrës në Kuvendin e thirrur prej misionit holandez.

AQIF PASHA

– Nga Elbasani, ku ka një ndikim të madh si në qytet, ashtu dhe rrethina. Kundërshtar i Esadit. Njeri i ndershëm, por me karakter të dobët. Është në konflikt të vazhdueshëm me kushëririn e tij, Dervish beun, ithtar i Esad Pashës. Guvernator i Elbasanit dhe mbështetës i Ismail Qemalit. Në janar 1914, Dervish beu i kurdisi një komplot në Mat, si rezultat i të cilit ndodhi një përleshje mes pasuesve të Dervish beut dhe policisë së Elbasanit. U largua nga Durrësi së bashku me princ Vidin, por në shkurt të vitit 1915, kthehet sërish në Shkodër, ku malazezët kur pushtojnë Shkodrën, pasi e burgosin, e dërguan në Podgoricë.

ARIF DEMUSHI

– Nga fisi i Krasniqëve. Pjesëmarrës në Kuvendin e Parisë së Malësisë, që u mbajt në 1 dhjetor 1913.

ARSLAN BEU

– Nga Skrapari.

ASMI BEU

– Lindur në Tiranë. Farefis me Esad Pashën.

ASO FEROVIÇI

– Nga paria e Plavës. Nga një prej familjeve që janë vendosur aty jo shumë kohë më parë.

AVNI BEU

– Nga Berati. Këshilltar i Qeverisë. Pjesëmarrës në Kuvendin e thirrur nga misioni holandez, më 1913. Flet frëngjisht. Djalë i mirë.

/Gazeta Shqiptare

:joy: me kete emer, kshu prijes do jesh o hajdar. :joy:.:joy:

4 Likes

Hajde e gjej ku bie Suma…hahahha

n’kavaj +tekst i trashëkater

1 Like

çfarë i bashkon integrimsat e djeshëm me të sotmit??
edhe sot,një vëzhgues i huaj , e shikon menjëherë mungesen e ndjenjës kombëtare nga e cila vjen edhe mungesa e unitetit kombëtar. kjo ka sjellë si pasojë edhe mungesën e zhvillimit ekonomik e qytetar. me pak fjalë qytetari i shkombëtarizuar shqiptar do të ngelet gjithmonë ‘‘zezaku’’ i rajonit,me të cilin do tallin menderen fqinjët dhe do shkruajnë tregime egzotike kalimtaret e larget,

Shqipet, njerez shume kompleks

Kete mungesen e identitetit kombetar e kane patur te gjitha vendet e Ballkanit direkt mbasi u pushtuan nga osmanet pasi familje me origjine nga Azia e Vogel u vendosen( kolonializuan) kete rajon te Europes. Te ashtujquajturit turqit e Ballkanit gjendeshin ne cdo shtet ballkanik. Por disa vende u ndihmuan edhe nga Fuqite e medha te asaj kohe per tiu rikthyer apo per te korrigjuar identitetin kombetar. Kroatet u pastruan nga osmanet nepermjet austro-hungarezeve dhe trashegojne sot si ish-koloni e tyre identitetin europian, katolik. Serbet po ashtu u ndihmuan nga Rusia cariste e asaj kohe qe perhapen ideologjine pansllaviste, identitetin e serbit fshatar, trim, ortodoks, i pashitur tek armiku (osman). Greket madje deri ne vitin 1923 ishin zyrtarisht vend multi-etnik. Identiteti i tyre i sotem pati nje rrugetim te gjate ku nje rol shume te rendesishem luajti levizja filo-helene e shteteve perendimore sidomos e levruar kjo nga gjermanet. Keta ndihmuan greket madje si mercenare me 1830 ne fitimin e tyre te pavarsise nga osmanet dhe e cuan Greqine drejt familjes europiane. Grek eshte ai ai qe flet greqisht dhe mbi te gjitha qe eshte i pagezuar mit rit ortodoks-bizantin. Shqiptaeret dhe maqedonesit nuk paten kaq shume fat. Identiteti i tyre si komb-shtet eshte edhe sot e kesaj dite problematik dhe vende agresive si Serbia dhe Greqia kerkojne tua crrenjosin identitetin akoma dhe shume me retorikat e tyre nacionaliste.

3 Likes

Problemi kryesor - te tjeret jane te rrjedhur prej tij si pasoje e tij - eshte se njeriu eshte nje qenie pa identitet, gje e treguar, deshmuar dhe vertetuar nga shumica e letersise dhe filozofise moderne, absurdi, moskomunikimi, vetmia etj.

Dhe kjo del mese qarte nga titulli i artikullit ku hoxha turku mbron interesat e serb ortodoksit dhe anasjelltas. Ky lloj absurdi eshte kostant ne historine e Bosnje-Hercegovines, dhe jo vetem ne raport me myslimanet, por edhe midis krishtereve, katolikeve dhe ortodokseve, dhe here here me keq midis tyre. Keshtu qe mos pirdhni vazhdimisht kunder myslimaneve, por shifni me mire turinin tuaj se jeni me keq. Aq me teper kur shperthimi i mbas 89-tes ju ka katapultuar ne vende protestante me identitet t’modh mer jau.

Ne çdo vend te botes ne thelb te njejtat maskaralleqe kane ndodhur, pavarsisht se çdo vend ne konteste te ndryshme. Psh po te lexosh disa autore te antihistorise se Italise te vjen te sulmosh shkollat si dikur Bastijen me kosa, sopata dhe huj e ti zgerlaqesh e t’i besh keçap te tere mesuesit qe mesojne rrena te perbindeshme per kohen e ndritur te Risorgjimentos. Gjithçka eshte anapollo nga çfare mesohet zyrtarisht.

ky raport eshte si nje fotografi e çastit , nuk mund te nxjerresh detyrimisht ndonje perfundim serioz historik. -behet fjale per nje vend te hallaktur, fillim tranzicioni, qe sapo eshte shkeputur nga perandoria osmane (nderkoh fqinjet tane kishin rreth 100 vjet qe ishin shkeputur).
-prandaj edhe Konica ka thene ate shprehjen legjendare aso kohe: ‘‘Shqiperine e beme. tani hajde te bejme shqiptaret.’’.:smiley:

ajo qe me ben pershtypje ne kete raport eshte fakti qe autoret i rreferohen zones se Laberise si : ‘‘Himare-Kurvelesh’’, dhe ky eshte edhe emertimi korrekt per kete zone ! -kete e verteton edhe Petro Marko kur thote se: ‘‘ne himarjotet jemi leber ! por ‘‘u ndame’’ me vellezerit tane kur u be ndarja fetare ne muslimane dhe ortodoks’’

gjithashtu nga ky raport me behet akoma me e qarte arsyeja se perse u shpall Pavaresia ne Vlore dhe jo diku tjeter ne Shqiperi.

S’do te ish gjendur as zone me emer me te lavdishem per te shpallur pavaresine.

1 Like

Belul,
shprehjen legjendare te Konices e kan vjedh pepinot Garibaldi, Cavour dhe 3-4 te tjere risorgjimentiste me pak te njohur, biles edhe e kane transformuar:

Adesso che l’abbiamo fatto all’Italia, dobbiamo farlo ai italiani.

https://www.google.it/webhp?hl=en#safe=active&hl=en&q=+fatta+l'italia+bisogna+fare+gli+italiani

Mund ta shpallte edhe ne palermo. :slight_smile:
Duhej te insistohej per Prizrenin, ne zemer te trojeve etnike, e jo ne bythe te detit.

Me aq sa e njoh historine, Prizereni dhe tere Kosova ishin te pushtuar dhe serbet kishin rrethuar Durresin. Ne ato pak dite ne dispozicion mbeteshin si alternativa Lushnja, Fieri, Berati dhe Vlora. Shkodra ishte nen Malin e zi ndersa tere jugu i Shqiperise nen Greqi.
P.s. edhe nuk thuhet ne byth te detit por ne breg te detit. Nuk besoj se e ke thene me keqdashesi.

Respektin me te thelle per Vloren, e cila s’ka lidhje me qellimin qe pata ne koment.
Zgjedhja e nje vendi ne qoshe te atdheut, ishte akt qyqar dhe me i demshmi per gjithe historine e trojeve etnike.

Nese ka qene i pushtuar Prizreni etj, le te luftohej, le te vdisej per liri. Apo kush te krihte mjekren e lemuar thuaj.

Pse pak dite?
Le te shpallej me 1915 ne mitrovice ose ne shkup, Me mirë sesa me 1912 ne Vlore.

Që të thuash se Pavarësia mund të ishte shpallur pas 1912 më duket pak e nxituar. Nuk besoj se shprehesh nga pozicioni i një historian apo nga i një personi që ka lëçitur studime rreth kësaj teme.
Sepse dikush thotë që Prizreni, Mitrovica, Kosova në përgjithsi ishte e pushtuar. Shkodra ishte në vështirësi gjithashtu. Nuk e di për vilajetet e tjera.
Unë mund ti shtoj edhe krenarinë që Malua ta ngrinte në derë të tij flamurin.
Mirëpo të gjitha këto mund të jenë të pabazuara apo të nxjerra si përfundime nga leximet andej-këndej. Më vjen keq që s’kemi një analizë te thellë të kësaj ngjarje historike, ne gjithë kronologjinë e saj. Ose nëse ka lutem që ndokush të na ndriçojë.

Nga fjalimi i mbajtur nga *Fan S. Nol ne parlamentin shqiptar 1924

“Ne vendin tone mbreteron konfuzioni i pese anarkive”.

E para: Anarkia fetare: Kater fe te ndryshme, qe nuk kane zene rrenje ne

zemren e nje populli pagan.

E dyta: Anarkia sociale: Ketu s’ka as klase bejleresh, as klase bujqesh, as

klase burzhuazie. Ketu bujku eshte me bej se beu dhe beu me bujk se bujku.

Kemi nje shembull te bukur per partine popullore, e cila sot mbahet ne fuqi

prej bejlereve nga oxhaket me te vjeter, kurse anetaret e saj levdohen se

kane shpetuar prej bejlereve.

E treta: Anarkia morale: Ketu qeni nuk e njeh te zone, ketu karakteret

dobesohen, qullosen dhe nderrojne forme e ngjyre nga dita ne dite si ne

kaleidoskop. Ketu ambicjet jane pa fre e pa kufi, ketu i padituri i di te

gjitha dhe i pazoti eshte i zoti per te gjitha.

E katerta: Anarkia patriotike: Ketu brenda nje dite si per magji tradhetori

behet patriot dhe patrioti tradhetor. Ketu shohim perpara syve tane te

kaperdisen si patriot te medhenj ata qe kane luftuar per harfet dhe per

flamurin e babes, qe kane djegur Shqiperine e Mesme ose qe jane puthur me

andartet e i kane ndihmuar te shenjterojne ane e mbane Toskerine. Ketu si me

thoshte nje mik eshte me mire qe njeriu te jete tradhetar e te shikoje

interesat e tij sepse keshtu do te jete i sigurte qe te nesermen do te

proklamohet patriot i madh.

E pesta: Anarkia e idealeve: Ketu idealet e shtrembera, te erreta e te

mumifikuara te Fanarit te Buhares perfyten e perleshen per jete a vdekje me

idealet e gjalla, me elegante e me te ndritshme te Perendimit. Na mungojne

vetem idealet e antropofageve. Po per te zene vendin e tyre kemi

kolltukofaget, krimba te verdhe me koke te zeze, qe rriten ne plaget e

infektuara te Shqiperise ne lengim**, kepusha qe mund t’i copetosh, por jo t’i**

cqitesh nga trupi qe kafshojne dhe thethijne. Herodi tregon se ne betejen

navale te Salamines, nje athinas kapi nje anije persiane me doren e djathte

e s’e leshonte, gjersa ja prene e atehere e kapi me doren e mengjer, ja

prene dhe kete, atehere e kapi me dhembe e s’e leshoi gjersa i prene koken.

Sikur te ngjallej Herodi, perseri do te shikonte qe kolltukofaget tane jane

me te forte se ky trim legjendar i vjetersise antike. Qe t’i çqitesh keta

tanet nga kolltuku duhet t’i presesh jo vetem duart e koken, por edhe kembet

dhe trupin.

Vlonjat,

ne Kosove ishte e pamundur te shpallej Pavaresia sepse ishte e okupuar nga serbet…

nderkoh Ismail beu donte ta shpallte Pavaresine sa me shpjet te ishte e mundur , sapo te mbrrinte ne Durres, gje qe nuk ndodhi.
-por une nuk mendoj qe arsyeja ishte sepse Durresi ishte rrethuar nga serbet, (per ate pune edhe Vlora ishte rrethuar nga greket nga deti ndersa ne Himare kishin zbarkuar me ushtri) , por puna eshte se Ismail beu nuk kishte ushtri nuk kishte kurrefare mbrojtje, keshtuqe cdo lloj ndihme dhe mbeshtetje duhej te vinte nga populli ! -por rezultoi qe populli i Durresit e perrreth, nuk ishte ende gati…:smiley: nuk e kuptuan se cfare po ndodhte sepse ende nuk ishte formatuar te ta ndergjegja kombetare shqiptare. kjo ne fakt na rezulton edhe nga ky raport i britanikeve kur lexon per prirjet proturke te parise se ketyre zonave… dhe te mendosh qe jemi 4 vjet pas shpalljes se Pavaresise…

pra ishte i detyruar Ismail beu ta kryente kete pune ne Vlore. kjo sepse ne gjithe krahinen e Vlores, Laberia por edhe me thelle ne jug:Tepelene-Gjirokaster, ekzistonte ne popull nje ndjenje e forte kombetare shqiptare… dhe kete e deshmon historia ne fakt, kerkund ne Shqiperi gjate periudhes otomane nuk ka pasur protesta e rezestence me arme kunder turqve sic ka pasur ne gjithe zonen Vlores - Gjirokaster… te permend shpejt e shpejt cetat te Gjolekes, Celo Picarit, Cerciz Topullit etj… rezistence te tille popullore te shqiptareve kunder turqve kemi pasur edhe ne Kosove e Mal te zi, por kerkund tjeter.

pra Ismail beu nuk e shpalli Pavaresine ne Vlore per lolalizem.:stuck_out_tongue: , por sepse ishte i vetmi vend ne ate moment ku kishte perkrahjen e popullit, gje qe ishte vendimtare per misionin e tij.

1 Like

Keto me krenari per malon e per pragun e shpise se vet jane perveq zero vlere, jane edhe fyerje, edhe tregues i shakase patriotike. “Do ta shpall ne shpine time se ashtu me do qejfi”. Jam shuuume i bindur se malo me shoke ne ate kohe nuk kane ndonje dallim me keta faqezinjte tane qe na udheheqin sot.
Bejne ndonje hajer per atdheun vetem kur i detyron austro-hungarezi ose amerikani.

Belul, sa i perket se ne Vlore kishte perkrahjen e popullit te tij, po te jap nje fakt te sigurte:
Pasi e shpalle flamurin kuq e zi ismail qemali, populli i vlores ishte mbledhur ne shesh kunder “flamurit te kaurrit” dhe donin flamurin me yll e hene. Ismaili ishte mbyllur brenda dhe nuk guxonte as te levizte nga kercenimet. Isa Boletini arrin nderkohe ne vlore me rreth 200 kalores kosovare, dhe pasi ia tregojne situaten, i “armatose” me drunje e hunje kosovaret e vet dhe i zhdepin ne dru vlonjatet etj, duke i qetesuar.

S’e kam asnje pike inati as interesi personal ne kete, cka u kry u kry, kot me u nxe, mirepo jam shume i bindur se momenti, menyra dhe vendi ishin gabimi me i madh historik me pasoja fatale per trojet etnike, qe koha tregoi se u humben pergjithmone pjesa dermuese e tyre.

Me thene te drejten ngritja e flamurit ishte me shume simbolike. Shqiperia u be nga Austro-Hungaria. Nje fat i madh i historise per shqipot. Mbasi na krijoi, Austria perandorake u zhduk vete. Do kete nevrikosur zotat e historise :stuck_out_tongue:.
Po keshtu ngritje flamuri simbolike u bene gjithandej, Elbasan, Tirane etj. Besoj se Ismaili zgjodhi shtepine e vet, ne fund te fundit aty i kishte sarajet dhe cfare mund te konsideroheshin njerezit e tij. Ky burr, dhe shume te tjere sakrifikuan cdo gje per Albanien. Gjithashtu ky kuptoi se Albanie nuk behej dot vete, fqinjet e kishin gllaberuar pothuajse. I vetmi shans ishte diplomacia midis interesave te te medhenjve, qe i caktuan dhe kufijte. Ose shkurt fati i shqipove ishte dhe eshte qe serbet jane zogjt e rusit. Sa per trimat e cartun (mas pilafit), aty e kane mejdanin t’i hyjne Beogradit, Moskovit, a Stambollit permes e kusur mos t’i lene.