RD: Vjen MAGA

Ne numrin e sotem RD shpall lindjen e levizjes MAGA nje tjeter risi e komunikuar nga Kryetari Basha. E perngjashme me faqet e para te gazetave ne vitet '90, RD e sotme vagullt perfshin ne MAGA gjashte poltikane amerikane, qe sipas RD jane angazhuar te ndihmojne Opoziten shqiptare duke nderhyre ne Uashington.

Editoriali i RD mbi levizjen: MAGA

Gjashtë senatorë dhe kongresmenë shprehin mbështetjen e plotë të kërkesave të popullit shqiptar për zgjedhje të lira dhe të ndershme përmes një qeverie teknike. Ata do të angazhohen gjatë ditëve të ardhshme për një fushatë të fortë në Senatin dhe Kongresin amerikan, por edhe në të gjitha nivelet e administratës së Presidentit Trump për të ndërgjegjësuar Shtetet e Bashkuara nga rreziku që ka sot Shqipëria për të rënë në kthetrat e mafias dhe krimit të organizuar përmes fundosjes së mekanizmit të zgjedhjeve të lira.

Deklarata janë bërë mbrëmë në Sheshin e Lirisë nga Kryetari i opozitës Basha, i cili ka shpallur edhe lëvizjen e re të opozitës në këtë betejë kundër organizatës kriminale në pushtet. Ajo do të njihet si MAGA (make Albania Great Again) një huazim i plotë i slloganit që çoi drejt fitores në zgjedhjet presidenaciale presidentin Trump, tashmë i njohur në të gjithë botën si Make America Great Again dhe me shkurtimin (MAGA).

MAGA kësaj radhe do të vijë në Shqipëri me të gjithë fuqinë e një lëvizje popullore për ndryshim. Mbështetja sa vjen dhe rritet për lëvizjen popullore të drejtuar nga opozita. Basha ka përshëndetur mbrëmë mbështetjen e të gjithë senatorëve dhe kongresmenëve amerikanë që do të jenë zëri i qytetarëve shqiptarë në të gjitha institucionet vendimmarrëse të Shteteve të Bashkuara.

Mbështetja e senatorëve dhe kongresmenëve amerikanë ka ardhur pas një sërë takimesh të zhvilluara me drejtues të opozitës. Kryetari i PR, Mediu u takua në Vienë dy ditë më parë me senatorët dhe kongresmenët. Përmes një statusi në Facebook, Mediu deklaron se “ata garantuan mbështetjen e lëvizjes popullore në Shqipëri për votën e lirë.

“Senati dhe Kongresi amerikan ka një interes për zhvillimet në Ballkan dhe veçanërisht në Shqipëri.

Gjatë takimit të punës me senatorët dhe kongresmenët amerikanë në Vjenë, ata garantuan mbështetje të lëvizjes për votën e lirë. Në këto takime ishim së bashku me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Avenir Peka.

Duke konsideruar lirinë si vlerën më të madhe të demokracisë, bazën e qeverisjes së drejtë #Zgjedhje të Lira dhe të ndershme dhe demokracinë funksionionale në luftë me #Trafikun e Drogës, kanabisit, #krimit të Organizuar ata shprehin mbështetjen e tyre për kërkesën e qytetarëve shqiptarë për zgjedhje të lira dhe të ndershme të iniciuar nga Basha dhe opozita.

Senatoret Roger Ëicker; kryetar i Komisionit të Helsinkit në Kongres, Senatori Lamar Alexander, Kongresmeni Steve King, Trent Kelly, Richard Hudson dhe Robert Aderholt u angazhuan që zëri i opozitës të dëgjohet dhe debatohet jo vetëm në Kongres, por edhe në të gjitha nivelet e administratës së Presidentit Trump.

Ata theksuan se kemi mbështetur Shqipërinë si vend anëtar i NATO-s dhe sot kërkojmë që ajo të sillet si e tillë duke garantuar standardet demokratike dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ata u angazhuan se do të ndjekin me vëmendje zhvillimet në Shqipëri”, shkruan Mediu në Facebook. Mediu është shoqëruar në këto takime nga drejtuesi i Departamentit të Sigurisë në PD, Avenir Peka.

Mbështetja e shprehur nga senatorët dhe kongresmenët amerikanë pritet që të konkretizohet gjata ditëve të ardhshme me qëndrime të qarta dhe të prera politike të Shteteve të Bashkuara. Zëri i tyre do të vijë duke u rritur, ndërsa lëvizja popullore do të marrë dimesione të reja gjatë ditëve të ardhshme.

Basha përgjatë tetë ditëve të protestës ka garantuar se lëvizja popullore që ka nisur më 18 shkurt ka një mbështetje të gjerë ndërkombëtare si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në vendet e Bashkimit Europian. “Mbështetja është garantuar edhe në Bruksel, Berlin e Londër”, u shpreh Mediu mbrëmë para mijëra mbështetësve në Sheshin e Lirisë.

Takimi i mbrëmshëm i Bashës dhe Mediut me protestuesit ishte mjaft entuziast. Protestuesit kanë shpërthyer në ovacione të zjarrta, ndërsa është shprehur mbështetja e plotë e senatorëve dhe kongresmenëve amerikanë. Thirrjet fitore, fitore dhe poshtë qeveria janë shoqëruar mbrëmjen e së shtunës deri në orët e para të mëngjesit. Protesta vazhdon dhe çadra e qëndresës është kthyer në shtëpinë e lirisë të shqiptarëve.

Mo na fyj inteligjencen t’u na pru RD-n ktu. RD-n ta lexojn per te martesh kta shokt e cadres.

bëje shqipërinë më te vogël-donte të thoshte:scream: po mirë,trampi është nacionalist,si do ja bëjnë pd-tët? apo vk!

Mbahu Neno ,mos ke frike
se kena miq ne Amerike

https://www.youtube.com/watch?v=wqB4v18hNx8

2 Likes

RD? Seriozisht?

Kur në parlamentin shqiptar Fatmir Mehdiu, min. mbrojtje atë botë, mbronte veten dhe MEICO-n për vrasjet që bënë në Gërdec, duke thënë se kontrata e demontimit ishte e lidhur me shoqëri amerikane (ata çunat e filmit të Hollivudit), avokat Ngjela i kujtoi se burgjet amerikane janë të mbushura plot me amerikanë.

O Bledo, kaja nonen bre. Po nuk eshte bere akoma PPU-ja per te ricikluar pallavrat e RD-se. Shqupistat kujtojne se jane populli. Jo ore, ata jane vetem ca mbetje ushqimore trupore qe nepermjet zores se trashe ju jepet mundesia te perfundojne tek Lana e Tirones.

Eshte ne rubriken “24 karat”

O Blendo, sill edhe ndonje artikull nga ZP- ja apo nga fletushka e Rames TemA o burr se po qajne shoket.

2 Likes

Faleminderit Blend qe mbeshtet kauzen e drejte te Opozites per zgjedhje te lira dhe Demokratike , jo vetem MAGA por dhe vete hiresia e tij Mr .Trump flitet qe se shpejti ka nje lajm te madh per Shqiptaret .
Shqiperia pa Sorros !

1 Like

Ja , kjo eshte ajo per te cilet Shqiptaret u ngriten si asnjehere me pare me 18 Shkurt , per leket e droges qe do blinin votat .

http://www.lapsi.al/lajme/2017/02/27/arrestohet-punonjësi-i-fnsh-mbështeste-kultuvesit-e-kanabisit 

Tingellon mirë, po s’ka qene ndonjehere Great.

“Great Albania” prek kufijte e Ballkanit, gerryen veshet e Brukselit.

MANA, make albania normal again. Edhepse as normal s’besoj se ka qene ndonjehere.

shife ku ka shku standardi. Vec 2 vjet burg kam bo, thote miku. Jam ne liste per deputet dhe e du mandatin.
Po sigurisht qe edhe ktu, dore ka Saliu. Me siguri qe ky e ka fut dhe kte ne listen e deputeteve socialiste. E ka detyru te gjatin, or zotri. E ka detyru, kaq e thjeshte eshte

2 Likes

FMN apel PD
Vettingu s’kalon në çadër. Kthehuni në Parlament

Bordi i drejtorëve në Uashington theksoi se zbatimi i suksesshëm i reformës në drejtësi është shumë i rëndësishëm për ekonominë. Për këtë arsye ne i bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë, përfshirë opozitën, të angazhohen në mënyrë më konstruktive dhe të bëjnë detyrën që duhet bërë në Parlament, sepse reforma në drejtësi nuk mund të kalojë kur njerezit janë në rrugë, duke u ulur në një tendë të bardhë”, ka deklaruar përfaqësuesi i përhershëm i Fondit për Shqipërin

http://www.gazetadita.al/fmn-apel-pd-vettingu-skalon-ne-tende-kthehuni-ne-parlament/

Neve po na thone falni 8200 hektare toke malit te zi nese doni liberalizim vizash :slight_smile:

1 Like

Ne Tashme e Kemi nje Lider

Një aktiviste e PD-së ka treguar se cilët personazhe nuk rrinë në çadrën e lirisë para Kryeministrisë”.

Na lodhe ti Mesile, qe na vodhe mandatin dhe e shite aq lire…!
Na lodhe ti Majlinde, qe proteston maje takave…!
Na lodhe ti Ridvan, duke e futur ne rrenje katrore partine…!
Na lodhe ti Astrit, me lotet per mikun e humbur…!
Na lodhe ti Jozefine, duke kundershtuar vend e pa vend…!
Na lodhe ti Gride, duke bere koketen…!
Na lodhe ti Arben, duke bere sikur ben analiza…!
Na lodhe ti Enno, me organizime dilitantesh…!
Na lodhe ti Flamur,qe gjithe kohen je, me grushtat ne ajer…!
Na lodhet, ngaqe mendoni se jeni te pazevendesueshem…!
Na lodhet me xhelozine shterpe, ndaj gjithe te afteve, qe guxojne te ngjisin shkalle…!

Keni investuar pa fund, vec per imazhin tuaj, duke harruar qellimin e vertete…!

Boll me!

Jeni shitur kaq shtrenjte…dhe po kaq shtrenjte, iu kemi blere…!

Jeni bere si ato kredite e keqija…!

Ndaj eshte koha, te filloni te shlyeni…!

Eshte koha te rrini ne cader, per te pare, me syte tuaj, se vec me te mireve, aty jane dhe ata, qe e duan pa fund, PD…!

Eshte koha te shikoni, sesi ne po besojme dhe shpresojme, se PD ben edhe pa ju…!

Eshte koha te shikoni se po zhbeheni nga vetvleresimi ndaj vetes…!

Dremisni ne Cader…!

Do tju beje mire…!

Ne tashme e kemi nje lider…!

Dhe bashke me te, edhe Kauzen…

2 Likes

maga ne italisht do me thene magjistrice, ajo per te cilen keni nevoje o shqupi, nje magjistare qe ti bej derman lulit dhe shupit…
ore ne bejme shaka po ju nuk e keni idene se si mobilizohen ushtaret e shqupit me titujt e RD, ndaj nuk duhet qeshur shume se eshte serioze kjo gjendje ku eshte katandis shqupi

1 Like

po ca benie o peshku ca benie, po na indoktrinoni femijëtë me kete frymen opozitare disidente. po kini o miresine kini.

http://www.lapsi.al/lajme/2017/02/27/ky-është-fëmija-që-i-prishi-ramës-foton-mbi-tokun-me-zhavorr#.WLSdEfJcDGg

1 Like

Jo,jo s’e dum,ju shoket e cadres vazhdoni formen e edukimit,vazhdo konspektojeni,lexojeni me nanvizime.

2 muaj burg eshte thjesht prove qe cdo deputet duhet ta kaloje. Prove ose stazh, quajeni si te doni. Sic ka qene dikur qe edhe ata me shkolle te larte benin zbor me detyrim, ose pune ne prodhim.

2 Likes