REPLIKA/ Profesori i Botanikut apel Veliajt: Mos e merrni Kopshtin, është i

Iku edhe kopshti per fiq :slight_smile:

2 Likes

Shume shkrim i mire.

1 Like

Byth, byth o profesor. Kur te mbarojn vendet e lira ne Tirone ku do e gjej lali token me mbjell pallate ? Cudia osht " what took him so long " ? Babezitja e ka kalu me kohe uren " do na qeshi bota " . Merr vesh ti a jo, nuk ka mo skrupuj m’at humnere…zhvat c’a t’mundesh sa ke rast.

1 Like

nga prof. Aleko Miho kesaj radhe

Wow 13 hektar toke e pa xanun me ndertime brenda Tirones. E per cfare; per te mbjellur horizontalisht bimesi sa specifike aq dhe te larmishme. Eh, po pse nuk di lali Eri edhe ti ruaj edhe te ndertoje per rritjen e mireqenies qytetare? Nga horizontale ato mbillen ne forme vertikale biles deri ne 20 apo 25 kate mbi njera tjetren. A ka gjo me te bukur? Edhe ballkonet zbukurohen edhe fuqia puntore pakesohet se per to do kujdesen edhe amvisat shtepijake. Nuk ka nevoje as per ruajtje.

3 Likes

Sta fal lali pedEri per sheshe ndërtimi

1 Like

Ka sejmene plot o shoqe; “mbreti nuk eshte lakuriq”.

Nese bashkia do vertete te ndohmoje le te akordoje nje fond dhe te kerkoje ngritjen e nje komisioni mbikqyres te perbashket (apo nuk i kane qef keto komisonet e bordet, shkreli psh eshte ne nja 20 te tilla).
Le te degjohen nevojat e autoritetit aktual mbikqyres dhe te vijohet sipas mundesive. Nese duhet ndihme me shetitoret, tabelat, kanalizimet, ndricimin, vegla pune etj, le ti marre persiper bashkia, nen mbikqyrjen e eksperteve.
Ne menaxhim vetem nje idjot merr persiper me shume pune e me shume pergjegsi pa perfituar dicka. Do thuash ti qe lali eri e ben vetem per foto e PR…

2 Likes

update
http://www.gazetadita.al/beteja-per-botanikun-pedagoge-dhe-studiues-kunder-shpronesimit-nga-bashkia/

edhe Botaniku si Teatri Kombetar dhe stadiumi do e haje, pjese e planeve te rames

sec ka nxjerr nje ligj se fundmi mbi kalimin e pronave te caktuara nen pushtetin lokal, e pastaj nga lokali pronat i merr ne administrim nje organizem ku ka dore drejtperdrejte KM

1 Like

Ky tipi thote se nuk mund te ndryshoje natyra e kopshtit ne baze te ligjit, pra Kamunistet anti-Kamuniste ja myten kot ene ksaj rradhe.

shume e trishtushme…keta do e marrin kopeshtin, dhe do e shfrytezojne per arsye te tjrera ku do humbasi permbajtja e tij…lufta qe ben universiteti per ta mbajtur kopeshtin ska lidhej me politiken fare…mund te kete politikane qe shfytezojne rastin eshte tjeter gje…po e mori bashkia do jete krim i rradhes…

Sa e vertete eshte qe fondet e mbledhura nga aktivitetet e ndryshme qe zhvillohen aty, perfundojne ne xhepat e Mynyr Konit?

…kthup…vellai im ka dekada qe punon per kopeshtin…ai dhe shume te tjere jane djersitur e vazhdojne te djersiten … e po te them shume bime qe kane arritur ne kopeshtin botanik kane arritur midis vuajtjesh e lodhjesh qe nga majat me te larta te maleve, kodrave e fushave…ne mes te acarit e vapes bores e shiut, pothuaj pa mbeshtetjen e duhur,…
Keto bime mbahen me sakrifica atje, pa ujin e mjetet e nevojshem etj…
…sa per fondet nuk di cte them…

…di qe kopeshti qendron mbi politiken…

1 Like

sido qe te jete menyra si administrohet aktualisht Kopshti Botanik eshte institut me vete shkencor ne radhe te pare, dhe si i tille smund te adminstrohet nga pushteti vendor. Edhe nese paraqitet problematike administrimi i tij nuk eshte zgjidhja ndryshimi i pronesise, zgjidhja i takon gjithnje vete Universitetit.

Ky eshte Uzurpim i prones se universitetit nga pushteti. Kam pershtypjen nga pushteti qendror, sepse pushteti vendor do jete vec ndermejtes ne transferimin e pronesise drejt qendrorit.

1 Like

ky Mazniku n/kryetar i bashkise e mori aprovimin per Kopshtin nga disa dekane, jo gjithe trupa e dekaneve, ne mbledhje te fshehte te pashpallur, ku rektori i universiteit ishte absent

pocaqilleqe politike fiks si puna e kesaj mbledhjes se fshehte te grupit parlamentar te opozites, ku hoqen qafe Rudina Hajdarin si kryetare grupi

te vjen per te vjelle nga mungesa e cdo parimi korrektesie dhe e oportunizmit rampant ne qeverisjen rama

1 Like

Nuk po transferohet pronesia, por administrimi. Sidoqofte, nuk pyeta per te justifikuar veprimin, por isha kurioz. E kuptoj qe profesione si mesues, kerkues shkencor, etj. jane fundi i kavallit kur vjen puna per mbeshtetje me fonde, prandaj do ishte turp me i madh nese rektori vertet fut duart ne te ardhurat e kopshtit, ne vend qe t’i shtoje financimet. Edhe turp edhe me i madh nese ata te cilet preken nuk flasin per kete gje, por e lene ceshtjen te manipulohet politikisht. Le te dalin vete te zotet e punes e te thone si mendojne ata se duhet administruar. As rektorati, as bashkia, po ata qe merren perdite me kopshtin.

1 Like

nuk di ku lexove se ndrrohet vetem administrimi, psh artikulli i Tironcit me siper fillon pikerisht me termat " transferimi i prones".

Thone qe fondet e pakta qe grumbullohen nga biletat i shkojne Mynyr Konit sesi perdoren. Normalisht per te ardhur keq.
Ama nga ana tjeter ti ke autonomi per Universitetitn. Mire a keq, nderhyrja e bashkise eshte jo kushtetutese ndaj ketij statusi. Nuk mund te ndreqet nje gabim me nje tjeter, ndoshta me i madh sepse parimor.
Ah do ta kuptoja kete nese trupa akademike do kerkonte ndihme nga jashte per mireadministrim te fondeve, pra nje kerkese e tyre vete per te permiresuar veteqeverisjen brenda Universitetit.

Rama eshte e qarte se ka axhende per gjithe pronat jorentable nen administratore te pafuqishem sic eshte Universiteti dhe nen agresivitet po perpiqet te realizoje te njejten gje si Bashkia Basha vecse rama i shton vetes mbrojtje ligjore e proceduriale. Dhe kur nuk ka hapesire per procedure te rregullut, punon permes mashtrimit, sic ish mbledhja panjoftuar e disa dekaneve ku u mor aprovimi per Kopshtin.

Sulmet e njepasnjeshme ndaj arsimit te larte vecse vertetojne Rama ka mbetur i njejti i uritur per para sic doli nga vitet '90.

1 Like

kthup ke shume te drejte…ata qe merren perdite me kopeshtin po ulerasin…qe nga punetori me i thjeshte tek pergjegjesi e deri tek dekani etj…por eshte e trishtueshme jo vetem per kopeshtin, vendosin jo profesionistet por politikanet…ndershmerisht po te them qe atyre qe ulerasin i them - mjaft - cdo gje ka kufi dhe ditet e sotme pushteti ste pyet fare sidomos kur perfitemet jane qyl dhe me vlera…po te them qe ata qe ulerasin nuk humbin asgje personalisht, materialisht etj…perkundrazi po ta mbyllin gojen mund te perfitojne…vetem duan te mos humbin ate per te cilen kane derdhur djerse dhe qe eshte e drejte…
cudi si te pronesosh dicka qe ske hedhur nje pike djerse…paradokse…

1 Like

Kopshti Botanik - nga te paktat vepra mbetur ne kembe nga koha e socializmit, ku si te thuash punonjesit e tij qe kontribuan per koleksionin e bimeve dhe flores se Shqiperise - duke qene akoma gjalle, u takon te jene aksionere te kesaj prone.

1 Like