31 postime2504 shikime30 shtator 2016 në 10:50 e pasdites
Liqeni@Liqeni
Ne Shqiperi keto dite, me te drejte apo pa te drejte, media, ne vecanti ajo sociale, nuk resht se shkruari kunder atij qe quhet rendomte “ligji i plehrave”. Megjithate, kjo nuk eshte hera e pare qe perdoret kjo metode e cila ne thelb ka histerine per te vetmin qellim per te mbajtur publikun te ngrehur. Menyra me e mire per te mbajtur nje publik “hooked” ( ne shqip te terhequr) pas vetes eshte te luash me friken e njerezve.
Nje ekspert i huaj i propagandes para disa ditesh e quante kete nje menyre te re te propagandes e cila e ka origjinen nga Rusia. Para viteve 90, edhe nese propaganda komuniste perdorte gjeresisht genjeshtren per te arritur qellimet e veta, Bashkimi Sovjetik ne ate kohe mundohej me te gjitha menyrat per ta bere genjeshtren “te vertete” ose te pakten te jepte kredibilitet. Menyra me e favorshme ishte ajo e konspiracionit. Teori te hedhura per konsum per publikun paraqiteshin si nje e vertete e pare ne nje kendveshtrim tjeter. Tashme kjo gje ka ndryshuar, sot mjeshtrit e propagandes nuk mundohen aspak te vertetojne ate “genjeshtren” qe hedhin per konsum. Perkundrazi, as nuk kerkojne falje per kete. Ata mundohen ta mbajne publikun ne ankth e te terhequr pas genjeshtres, sa me e zgjuar dhe e frikshme aq me popullore behet.
Ajo qe vihet re me shqetesim eshte se kjo metode perhapet shume gjeresisht edhe ne Evropen perendimore dhe Amerike. Politikanet tashme nuk kane turp ta perdorin nje genjeshter dhe nuk mundohen as te japin nje shpjegim. Mediat sociale e kane fuqizuar kete metode. Raste qe mund te permendim sot eshte votimi i referendumit ne Britani apo Brexit, apo edhe Trump ne Amerike. Vihet re nje ngjashmeri e frikshme midis te dyja metodave te ndjekura ku genjeshtra apo sic quhet rendome e verteta e shtremberuar thuhet hapur, pa frike dhe pa pergjegjsi.
Po ne Shqiperi? Ligji i mbetjeve te riciklueshme eshte nje rast i paster i kesaj metode ku genjeshtra nuk i paska kembet dhe aq te shkurta. Megjithese ne si femije shpesh here na kane thene te kunderten. Askush nuk mban pergjegjsi per ate qe nxjerr nga goja, per me teper qe keta nuk jane as specialista ambienti edhe as njerez qe kane njohuri ne formulimin e ligjeve. Kjo nuk eshte hera e pare , kjo metode eshte ndjekur po ashtu ne rastin e armeve kimike te Sirise qe u planifikuan te shkaterroheshin ne Shqiperi.
Eshte me shqetesues fakti qe genjeshtra jo vetem ka marre legjitimitet por edhe e veshtire per tu perballuar, sidomos kur ballafaqohesh me njerez teresisht te manipuluar nga genjeshtra dhe te pa afte per tu perballuar me debatin. Para disa ditesh degjova se si nje i vetequajtur ambentialist kercenonte ne nje debat nje deputet i cili ishte dhe pedagog universiteti me nje fjalor banal. Ne debatet televizive ftohen analista e gazetare por jo shkencetare, pedagog universitesh apo edhe njerez me njohuri ne fushen e caktuar.
A i ka genjeshtrat me kembet e shkurta? Jo, genjeshtra tashme mund ti zgjase kembet, ka madhesi te ndryshme dhe mund te jete e frikshme apo edhe e bukur. Ajo mund te rrotullohet ne gojen e cdokujt pa marre pergjegjsi dhe fare mire mund te manipuloj lehte edhe ata qe nuk jane genjeshtare. Genjeshtra eshte droga e re e shoqerive, ajo eshte perfekte dhe efikase. Kufiri midis saj dhe te vertetes ( ose sic disa e quajne realitetin) tashme eshte holluar… aq sa eshte shume e veshtire ta dallosh.
Vlonjat@Vlonjat
Nuk besoj se shqiptaret e kane problemin me nje ligj te domosdoshem per “plehrat” sesa me vjedhjen, korrupsioni dhe ndotjen nepermjet ligjit. Eshte nje nuance qe duhet theksuar. Shteti shqiptar ose me sakt politikanet nuk kane kredenciale te mira ne lidhje me zbatimin e ligjit apo qendrimin ndaj korrupsionit. Para vetem ketyre dy fakteve cdo qytetar do te ishte mosbesues me e pakta dhe i revoltuar me shumta ndaj nismave te tilla.
alidemsi@alidemsi
E keqja me e madhe eshte qe roline specialisteve e marrin gjitholloget,ata qe nuk ja kane haberin per temen apo problemin, po vetem se kane mundesi te flasin, te lexohen apo degjohen,dhe automatikisht kane marre statusin e te “mençurit”,e atj qe ja vlen te degjohet apo edhe te ndiqet. Kurse specialistteve te vertete te fushave perkatese, nuk u mbetet gje tjeter vetem te mbulohen me balten apo peshtymen e kesaj skote.
Gjembi@gjembi
Mbetje te riciklueshme ne plazhet e Shqiperise: Redirecting...
aleko@aleko
Acarimi i njerezve per kete ceshtje o Liqen nuk eshte mungesa e njohurive per ligjin dhe aq me teper genjeshtrat per gjoja katrauren qe do te ndodhe pas importimit te plehrave. Jo, acarimi i njerezve vjen me qendrimin qe PS dhe shoku rama mbajten sefundmi per kete ceshtje. Aprovuan nje ligj qe para 3 vjeteve e kundershtuan me te gjitha menyrat e mundeshme, duke perfshire me te drejte edhe ne, njerzit e thjeshte. Tani, bojne si pjeshke e zgjut. Legenat!
Tirona-4ever@Tirona-4ever
Mund te quhet genjeshter fjala e Liderit, s’ka munci, do ishte paradoks.
Sot ne protesta behej thirrje “kunder mafias” dhe mbrotja e shendeti te njerezve apo ambientit. Ne fakt asgje nuk eshte e vertet ketu, eshte genjeshter e paster. Nuk ka lidhje me mafien dhe as me shendetin e njerezve. Per me teper riciklimi mbron ambjentin. Por kjo nuk ka rendesi, do te ishte shume e merzitshme per njerezit e thjeshte kjo e vertet. Eshte nje shembull I paster sesi nje genjeshter mund ti mbaj njerezit te terhequr.
Te jesh mosbesues ndaj qeverise dhe politikaneve krejt normale ne nje demokraci e cila te jep mundesine te zgjedhesh te pakten 1 here ne 4 vjet. Shkrimi ka per qellim te analizoj genjeshtren si nje metode e kthyer ne armen me favorite per te ushqyher shoqerite dhe mbajtur njerezit ne ankth.
Genjeshtra me e modhe ne fakt eshte ose ishte nisma e PS-se para tre vjeteve per te bindur popoullin se ligji per menaxhimin e mbetjeve te integruara propozuar nga pozita e asaj kohe ishte nje krim. Te pakten une keshtu mundem ta interpretoje. Ti liqeno cfare mendimi ke per kete skuthllik te PS-se?
Kemi sjelle shume raste ketu ku ambjenti i shqiperise eshte mbushur me plehra qe kane nevoje te pastrohen e riciklohen. S’mbaj mend te kesh reaguar. Pse nuk riciklojne njehere ato qe jane ne shqiperi perpara se te importojne plehrat e Evropes?
Mendimi im eshte krejt tjeter, por ajo qe ne thelb diskutohet ne shkrim nuk ka lidhje me intepretime, por me genjeshtren e cila si koncept per propaganden nuk eshte e re. Ajo qe dallohet sot eshte se ate mund ta perhapesh shume lehte dhe kthyher ne nje mjet jo per shfajsuar nje veprim apo per te fshehur dicka, por per te mbajt ne ankth nje shoqeri dhe per te perhapur panik. Pershembull ne rastin qe ti sjell, nuk ka asnje rrezik te ketij ligji per shendetin e njerezve dhe aq me pak per ambjentin. Megjithat kjo nuk i ka penguar protestusit e sotem te vazhdojme me thirrjet e tyre per te ndaluar “mafien” apo te tjera deklarata per rrezikun e njerezeve te cilat jane thjesht genjeshtra te qellishme. Keto lloj genjshtrash jane ne pergjithesi te fabrikuara, te cilat paraqiten si te verteta por pa ditur nese eshte e vertet ajo qe thua apo jo. Megjithese ato mund te jene te mundshme apo te realizueshme, nuk ka asnje fakt ku te bazohet. Ato jane thjesht te krijuara ose ne disa raste te bazuara ne manipulimin e nje ngjarje/thenie. Ajo qe ti shkruan eshte nje shembull i kesaj ( manipulon nje ngjarje te para 3 vjeteve). Eshte si te japesh mende dikujt ku te shkoj pa pa patur as idene me te vogel se ku eshte rruga.
Si eshte ndryshe kjo qe thua ti nga ato qe, sipas teje, thote media dhe jane genjeshtra? Ti ketu po jep opinionin tend, pa as dhe nje fakt, dhe ne duhet ta pranojme si te vertete?
Ti gjemb ku e di qe Evropa po na sjell plehrat ne shqiperi? Ku e ke degjuar pershembull kete? Kush ka folur apo shkruar ne emer te Evropes qe do sjell plehrat ne shqiperi pasi te hyj ky ligj ne fuqi?
Nuk do hyj tani ne detaje per ligjin e plehrave, ky shkrim ka ne thelb dicka tjeter. Mora si shembull histerine dhe panikun ne ditet e sotme, por kjo nuk do te thote qe edhe qeveria nuk e ben. Perkundrazi, propaganda eshte mjeti me i forte i qeverise. Por, qeverite perdorin genjeshtren ne nje menyre tjeter, bazuar ne gjysem te verteta, pasi nuk ju nevojitet histeria dhe paniku.
zeqo, shkrimi nuk ka per qellim te gjej se i kujt eshte ligji i plehrave apo eshte i drejte apo jo. Ka per qellim te analizoj genjeshtren e cila perdoret gjeresisht sot dhe hapur duke shfrytezuar mediat sociale. Sigurisht, nuk eshte vetem problem shqiptare.
Nuk e di si e keni ne Angli po ketu ne Amerike, kur pretendon te analizosh dicka, sjell shembuj konkrete qe te mbeshtesesh perfundimet. Ti ke sjelle vec perfundimin. Ke bere nje hapje te pergjithshme qe ze trecerekun e shkrimit vetem qe te dalesh tek genjeshtra, sipas teje, per ligjin e plehrave. Nderkohe nuk sjell asnje shembull te ketyre genjeshtrave apo fakt qe te pergenjeshtrosh genjeshtrat. pra propagande e zakonshme tipike partiake.
Lom Bylyri@Donald_theClown
Nuk i thu dot mo atij tjetrit " ik ere plehre se te kap ligji. Plehrat do punesojne mijra vete …
Nejse qeveria dhe mo e shkathet mund te ishte tregu. Psh kete ligjin per importimin e plehrave ne ven ta lidhte me ligjin e riciklimit (dihet mo aq i plas albanezve per ekologji) ta lidhte psh me nje ligj te lejimit te seksit. Aty te shifshim tym Kavaje a i dilte njeri kondra.
PS. Fiqo zafmet coje ket ide ke samiti, men per here tjeter mo, se kjo iku.
anon63896856@anon63896856
Ka media, ka dhe rrjete sociale ku njerezia reagon paralelisht dhe e pavarur ndaj ketij ligji famekeq. Ti me te drejte apo pa te drejte, ia faturon injorances qarkullim e genjeshtres dhe pa dashur te ta hedh poshte idene, me lejo ta komentoj pak. Indinjata vjen pjeserisht nga injoranca qe jane lene njerezit nga ligjshkruesit dhe ligjvotuesit; asnjeri nga perfaqesuesit e tyre ne parlament nuk ua ka shpjeuar ne menyre te informuar dhe te detajuar pikat e ligjit (p.sh. cilat mbetje konsiderohen te gjelbra?). Kam lexuar per nje laborator por asnje te dhene mbi analizat dhe parashikimet e tij. Ka pasur gjithashtu njerez qe flisnin per nje Shqiperi me te paster te cilet deri para pak kohesh mbanin qendrim krejt te kundert nga ç’mbajne sot. Ka pasur kontradikte, genjeshtra, mosmbajtje premtimi, detyrimisht ka tani dhe zemerim. Ka frike dhe shqetesim per te ardhmen e femijeve jo pak e ndikuar nga vazhdimesia e demit ekologjik dhe shendetesor, apo nga shperfytyrimi i hapesirave publike me beton, tym dhe plehra.
Rol media mund te kete, sigurisht qe dhe zemerimi mund te marre trajta vulgare apo te dhunshme, ama jane kryesisht treguese te deshperimit dhe pafuqise se njerezise.
Jam dakord deri diku me injorancen, sic cdo ligj qe behet edhe ky i plehrave nuk mund ti shmangej debateve. Mungesa e informacionit eshte arsye e forte, por jo aq sa te justifikoj genjeshtren pasi veme re qe ata qe jane me te zellshem per ta perdorur genjeshtren ( politikane apo gazetare) nuk vuajne nga mungesa e informacionit. Ata e dine shume mire se cfare po bejne, genjeshtra per ta eshte mjet per te mbajt njerezit ne ankth te cilet sigurisht ne disa raste shtyre nga injoranca jane pre e genjeshtres. Ja pershembull komentusi gjembi ketu megjithese ka bere disa komente ne kete shkrim ende nuk e ka kuptuar qellimin e shkrimit, por i lejon vetes te shprehet megjithese eshte qartesisht groteske.
Shiko nje lajm interesant nga Estonia sot. http://www.bbc.co.uk/news/blogs-news-from-elsewhere-37562149 Pra, qeveria aty ka miratuar importin e mbetjeve jo te riciklueshme per ti djegur per qellim energjie. Por nuk po degjoj asnje histeri aty per “mafien” apo “helmimin” e njerezve. Nuk po debatoj ligjin ketu mire apo keq, por rolin e genjeshtres qe te mos keqekuptohemi.
Besoj se gjembi eshte marre me insinuatat e shkrimit se sa me ‘thelbin’ e te pergjithshmes “genjeshter”. Ketu e shoh si mangesi tenden per ta trajtuar me globalisht, edhe pse ne shkrim le pershtypje qe deshiron ta konsiderosh ashtu. Eshte goxha e limituar dhe e njeanshme, detyrimisht dhe gjembi ka komentuar analizen tende si te tille.
Estonia dhe Shqiperia jane mijera vite, po, po, mijera vite drite larg njera tjetres. Nuk eshte e nevojshme te sjellesh shembuj vendesh me demokraci dhe shtet ligjor funksional.
megan@megan
Une jam e re ne kete forum, por me beri pershtypje shume tema. Pergezime LIqenit per kete shkrim. Eshte shume e vertet qe media qofte ajo tradicionale apo edhe online, perdor cfaredolloj genjeshtre per ta mbajtur publikun pezull!! Ne vende te varfra si Shqiperia, me mungese te theksuar qytetarie edhe informacioni, menyra me e mire per te shitur eshte duke genjyer. Mediat ( tradicionale apo online) kane rene ne nivele skandaloze mediokriteti, ku shesin vetem duke dhene lajme horror, paniku, therrori, teori konspiracioni, sexy, etj. Por me e keqja edhe me skandalozja eshte ku edhe aktore te Shoqerise civile, shesin kauzat e tyre ne kete menyre duke genjyer turpshem. Kete kane bere te shtuquajturit AKIP, nje grup dordolecash, sharlatanesh, ish-LSI-stash, hajdutash, qe nuk kane bere kurre asgje per pastrimin e ketoj vendi, vetem kane vjedh fonde pafund. Qe nuk jane degjuar kurre per ti bere presion qeverise qendrore edhe vendore per te zbatuar ligjin e menaxhimit te integruar te mbetjeve, qe lidhet drejtpredrejt me pastrimin e vendit. Por gjeja me e lehte qe mund te bejne te perhapin panik per ligjin e mbetjeve. I kam degjuar ne cdo dalje, ku pervec sharlatanizmit nuk kane treguar asgje tjeter. Kjo eshte me e troshtueshme!!
karlmarks@karlmarks
Mos harro, se nganjehere nje genjeshter mediatike, (kupto: edhe qeveritare njekohesisht), hidhet aq lire dhe bajate ne treg, sa tu terheqe vemendjen qytetarve, e keta t’ia dallojne shpejt kembet e shkurtera, keshtu te merren pas saj, duke harruar se pak me tej nje genjeshter tjeter po lulezon e pangacmuar. Rasti i genjeshtres bajate te plehrave terhoqi vemendjen nga shkatrreimi i Lugines se Valbones dhe i Bregdetit te Jonit. Dhe ky qe nje sukses i investimeve me fitime te shpejta, qe as pyesin per bukurine e vendit dhe fitimet afatgjata.