Rrethimi i Parlamentit - Protesta vendimtare: JO importit të plehrave

21 postime 1506 shikime 17 nëntor 2016 në 12:47 e paradites
Edvini

Më datë 24 Nëntor, Kuvendi ka futur në axhendë për të votuar dekretin e Presidentit, i cili ktheu mbrapsht për rishqyrtim Ligjin e Importit të plehrambetjeve. Atë ditë ne do të jemi me mijëra qytetarë tek Kuvendi i Shqipërisë, nga ora 10 e mëngjesit e deri në 12 të natës, përballë deputetëve të plehrave, për t’jua kujtuar se vota pro këtij ligji është votë kundër shqiptarëve!

Të bashkuar plehrat nuk kalojnë!

Ejani mblidhuni këtu-këtu!

Burimi: https://www.facebook.com/events/215522782217477/

aleko

Aty do te jemi. Te gjithe bashke me shume se kurre te bashkuar. Vetem qelbesirat e PD-se nuk i dua rrotull se qelben ere.

ACDC

Perse ata te PD-se nuk jane shqiptare me halle dhe probleme si ty?

aleko

Zogu, qelbesirat e PD-se nuk quaj une popullin e genjyer qe e voton, por establishmentin e tyre, ata kriminele qe ne vend te thyejne qafen e te largohen, vazhdojne ta drejtojne kete parti.

zeqo

Kuazi, hengre ndonje domate kete vit apo jo?

Lizander

Aty do jena patjeter.

Edvini

Do të jeni shumë? :slight_smile:

Patrioti

Pashe te lajmet para ca ditesh qe njerizit po protestonin ne nje fshat te Fierit se aty ishte planifiku per tu ndertu nji impiant riciklimi! Tani, nje nga arsyet e qeveriut per miratimin e ligjit ishte kapaciteti bosh i impianteve ekzistuese. Cne ky impiant tjeter?
Kjo pune vje era plehrash Italie.

Edvini

Mos harroni të merrni me vete flamuj kombëtarë.

Edvini

Qëndresa fillon që sonte në orën 23:00 ku 100 të rinj me çadra do të ngujohen para parlamentit, për të pritur mijëra qytetarë që nesër do të rrethojnë parlamentin për të kundërshtuar partitë e këtyre 70 viteve të fundit, që e kanë çuar vendin në këtë gjendje ku është.

megan

nje pyetje kam . Dini gje se per cfare po protestoni, se kam pershtypjen se nuk dini per cfare protestoni?? Me sa e njoh une ligjin i ndalon hapur plehrat. Behet fjale vetem per import te 4 items nga lista e gjelber e BE prej me shume se 30 e ca items. Jane mbejtje qe blihen ne burse si gjithe mallrat e tjera, edhe vetem per qellim RICIKLIMI!!! Cdo lloj importi tjeter eshte i ndaluar me ligj. Pra per cfare po protestoni se eshte e paqarte!!!

Edvini

Ti di gjë për çfarë po proteston këtu? Se kam përshtypjen që as projekt-ligjin nuk e ke lexuar. Ça janë këto ‘items’? Nuk kam lexuar gjë fjalën ‘items’ në ligj. Lexoje ligjin, është në shqip, e pastaj eja çirru këtu. E ke shumë të qartë se për çfarë po protestojmë. Po protestojmë kundra njerëzve si ti, që na e keni qelbur Shqipërinë!

Abel

Megan, thjesht fare. “Ndalohet me ligj” në kontekstin shqiptar të lejon që të flesh e qetë se ato “items”-at (që ti, unë, ne, nuk i dimë), do të jenë “green thrash” apo “harmless thrash”?! Moratoriumi i prerjes së pyjeve nuk po funksionon edhe pse pretrja ndalohet me ligj, mijëra hektarë po zhduken. S’ke ditë që të mos dëgjosh për kanabis dhe përfshirje të strukturave shtetërore në mbjelljen apo vjeljen e tij. Ai ligj, nëse ke kohë ta lexosh, ka dhe nene për mbetjet radioactive që lën shumë për të reflektuar. Shto këtu edhe mospranimin e kritikave, shpesh të shoqëruara me ofendime ndaj publikut (!?).
Unë e di pse protestoj.
Po Riciklimit Jo Importimit!

Br3dharaku

shto ate tjetren qe ligji ndalon edhe te perfaqsohesh ne parlament nga hajdute e mafioze; ndalon edhe qe te kesh si kryetar bashkie apo qarku persona me precedente penale po ne parlament e jashte saj, populli trim perfaqsohet nga analfabete sepse arsimi ka qene objektivi i vetem qe s’e kane pas ne jete. Dhe duhet pranuar, nuk u ka dale keq

aleko

Une protestoje sepse K… i gjate perpara 3 vjeteve kundershtoje me force dhe argumenta bindesi pikerisht kete projektligj dhe qe u kthye ne ligj nga komandant saliu dhe qe pastaj ky, k i gjate e anulloje.

Br3dharaku

une protestoj,
ai i anulloi…

ja kshu berber, gjuha shqipe nuk eshte aq e veshtire sa duket

Lizander

Megan, nese je personi qe mendoj dhe me te cilin e kam bere pa ca kohesh kete debat, me vjen keq qe vazhdon ne te njejtin qendrim.
Qe tek riciklimi fillon problemi. Riciklimi eshte nje mjet dhe jo nje qellim ne vetvete. Riciklimi sherben per te ulur ndotjen ne ambient te disa materialeve por nuk mund te jete nje biznes ku ti te pastrosh boten. Riciklimi ne vetvete ka disa norma ambientaliste qe ketu nuk respektohen nga nje pjese e mire e aktoreve qe operojne ne kete fushe (kjo e thene nga njerez qe kane punuar ne kete biznes ne Gjermani dhe qe i njohin nga afer nje pjese te ketyre bizneseve ne Shqiperi). Kjo ben qe impakti ne mjedis nga riciklimi te jete shume me i madh se ne nje vend me kontrolle eficente. Pra sa me shume e rrisim kapacitetin riciklues aq me shume e ndosim ambientin nga mbetjet e riciklimit.
Gjithashtu si produkt i tregtueshem ne burse, ka nje vlere jo te vogel pasi eshte ricikluar (nuk tregtohen ne burse plehrat por produkti i ricikluar), ndaj sigurimi i lendes se pare eshte nje kokecarje me vete per te gjitha bizneset e riciklimit. Si mund te pretendohet se kompanite shqiptare do arrijne ta sigurojne kete lende te pare te paster me prioritet krahasuar me kompanite e vendeve te BE-se.
Nga ana konkurrences ne nuk mund te ofrojme asnje avantazh sepse riciklimi eshte nje proces i automatizuar qe nuk kerkon shume njerez te punesuar. Kurse makinerite dhe teknologjia kane kosto me te larte per nje kompani shqiptare si ne instalim ashtu edhe ne mirembajtje. Shto ketu edhe koston e transportit si ne ardhje si ne kthim, dhe kupton qe per kushte te njejta rrespektimi ambiental, asnje firme shqiptare nuk mund te konkuronte.

Per te gjitha keto arsye dhe per shkak te korrupsionit te larte ne Shqiperi, nuk mund te mos jesh plotesisht i bindur se ketu do vijne mbetje nga jo dhe aq te pastra deri te ato me te rrezikshmet.