Rritu

O fëmijë i urtë!
Sot është dita të ngresh krye!
Prindit tënd
të padrejtë,
të ngutur,
mizor,
përtac,
kryeneç,
gënjeshtar,
hajdut,
tregoji se ti ke sy dhe sheh.
Tregoji se ti ke veshë dhe dëgjon.
Mos iu bind.
Në mos e bëfsh për vete, bëje për të.

Dranja.

1 Like

Eshte e dhimbshme dhe e trishtuar te shikosh njerez qe urrejne burimin fillestar te dashurise dhe jetes:prindin. Nuk dua te gjykoj njeri per eksperiencat personale ne jete, por shyqyr Zotit qe prinderit i kemi pasur me te miret ne bote dhe fale keshilles, dashurise dhe sakrificave te pafund te tyre jemi ketu ku jemi. T’i thuash femijes pastaj qe mos e degjo prindin po ngrihu kunder tij etj etj… thjesht nuk di cfare emri ti ve, por po e quaj thjesht mentalitet Drandje, por as Drandes nuk ia uroj qe t’i kthehen kunder femijet e vet nese ka. Ja dhe nje poezi per te kujtuar prinderit qe na rriten e qe i kemi larg.

Leter Nenes

Gjallë je, nënoke? Edhe unë
Gjallë jam. Shëndet më paç, shëndet!
Dritë e bëftë krejt kjo mbrëmje e lume
Izbën tënde, që me mall më pret.

Thonë se je ligur e je tretur
Nga meraku im, po nuk ankon,
Se, pështjellë me një shall të vjetër,
Fillikate rrugës shpesh kalon.

Dhe kur mugëtirë e kaltër bie,
Një vegim i zi të kall ty frikë,
sikur në një sherr diku në pije,
Vjen dikush e ma këput me thikë.

Kot, e dashur, vuan kaq, besomë,
Brenga t’i fanit këto ndër sy.
S’jam aq pijanec i lig sa ç’thonë,
Si do vdes pa të të parë ty?

Unë jam po foshnje, si një herë,
Dhe një shpresë veç ushqej në gji:
T’iki nga ky tym e kjo poterë,
Te shtëpiza jonë aty të vij.

Dhe do vij, kur kopshti ynë i bardhë
Anekënd të vishet me blerim.
Vetëm ti, si tetë vjet më parë,
Mos më zgjo aq herët në agim.

Mos e zgjo atë që shkrumb iu bënë
Endërrat e moshës plot hare.
Më ka vrarë jeta mjaft, o nënë,
Dua veç të shlodhem e të fle.

As t’i lutem Zotit mos më thuaj,
Si dikur në t’artën mituri,
Ti ke mbetur ngushëllim për mua,
Dritë e parrëfyer, vetëm ti.

Ndaj merak ti mos m’u bëj aq tepër,
Tek e liga mendjen mos e ço,
Dhe aq shpesh, me shallin tënd të vjetër,
Fillikate rrugën mos kalo.

Sergei Esenin

Te shfrytezosh mundesine biologjike per te bere femije, nuk te ben automatikisht prind te mire. Pse kot jane bere ligjet per mbrojtjen e femijeve? Ne jemi rritur dhe edukuar me idene se prindi ka gjithnje te drejte, po nuk eshte ashtu. Shkeputja nga kjo ide eshte e veshtire se tendenca per mallengjim eshte e madhe po…njeriu rritet.

1 Like

qenkam i vetmi deri tani qe sheh aludime politike dhe jo marredhenien prind-femije ketu? sidoqofte, dobet.

2 Likes

“Te shfrytezosh mundesine biologjike…!!!” Me vjen keq Blete, por jam shume i lumtur qe nuk jam “rritur” ne ate drejtim dhe ambient ku je rritur dhe jeton ti. Une jam rritur per te kuptuar qe deshtimet e mia jane personale dhe fitoret e mia jane saje mbeshtetjes se prinderve, xhaxhallareve, tezeve, gjysherve e gjysheve dhe padyshim edhe e pak mive e mikeshave te mira qe kam pasur ne jete. Dhe po eshte e vertete qe mallengjehem kur kujtoj jeten dhe perpjekjet e prinderve te mi, e jo vetem te mijve por te tere brezit qe na rriti ne ne ate epoke te ndyre fukaralleku komunist, e prape na mesoi te jemi te ndershem, te drejte e mos bejme keq. Dhe shpresoj qe nje dite kur edhe femijet tane kur te rriten te kene te njetin gjykim dashuri e mall per ne qe sakrifikuam aq sa mundem per to. Kaq kisha une dhe Zoti na i bekofte prinderit tane atje ku jane, ne kete dhe ne ate bote. Edhe juve iu uroj qe t’ua degjoje Perendia lutjet e zemres gjithashtu, sic na i ka degjuar ne.

Instinkti biologjik per te bere femije eshte i percaktuar nga evolucioni, eshte pikerisht ai qe na mban gjalle, duke trasheguar genet. Prandaj dhe shume njerez bejne femije pavarsisht faktit nese do jene ne te ardhmen prinder te mire apo jo. Prinderit beine gabime, ajo dihet, po femijet nga dashuria ua falin ato. Nuk po flas per rastet tragjike si dhuna apo vrasja, aty ndryshon puna.

Të hënën me 20 nëntor ishte dita botërore e të drejtave të fëmijëve. Një nga pikat kryesore të kësaj konvente është konsiderata e fëmijës si person me nevoja dhe ndjena, dhe jo thjeshtë një qenie e brishtë që do kujdes fizik.

2 nga 45 të drejtat e njohura nga Konventa e të drejtave të fëmijëve kanë të bëjnë me shprehjen e mendimit dhe emocioneve. Shtypja e trashëguar brez pas brezi në shoqërinë shqiptare në veçanti nuk është e pakthyeshme, por për këtë nevojitet së pari ndërgjegjësim mbi vendin e fëmijës në familje dhe shoqëri. Po nevojitet ndoshta dhe ndërgjegjësim mbi mënyrën sesi jemi rritur (kujto: “u bëre ti!”, “pa mbylle sa ta futa nji turinjve!” )për të kuptuar se ku mund të bëhet ndryshimi. Fëmijët janë udhëheqës shpirtërorë të shkëlqyer. Ata na rrisin pa e kuptuar.

Një poezi e Kahlil Gibran mbi fëmijët thotë:

Fëmijët tuaj nuk janë fëmijët tuaj.
Ata janë bijat e bijtë e mallit të Jetës për veten.
Ata vijnë përmes jush, por jo prej jush.

Mund tu jepni dashurinë, por jo mendimet.
Sepse ata kanë mendimet e tyre.
Mund të strehoni trupat e tyre por jo shpirtërat.
Pasi shpirtërat e tyre banojnë në shtëpinë e të nesërmes,
të cilën as në ëndërr nuk mund ta vizitoni.
Mund të përpiqeni të bëheni si ata,
por mos u përpiqni ti bëni si veten.
Sepse jeta nuk ecën mbrapa,
as nuk kapet pas të djeshmes

Ju jeni harqet prej nga fëmijët,
si shigjeta të gjalla, fluturojnë tutje.
Shigjetari e sheh shënjestrën në rrugën e pafundësisë
e ju përkul me gjithë forcën e Tij
që shigjetat të fluturojnë larg e me shpejtësi.
Gëzuar qoftë përkulja juaj në duart e Shigjetarit!
Se kaq sa e do shigjetën në fluturim,
Dijeni se e do dhe harkun që qëndron.

Përkthim i lirë nga dora vetë.

Paqe.

3 Likes

:star: na kenaqe faleminderit

Dranje, ne na kane rrit prinderit dhe familja e jo Konventa. Po nese prindi yt ka qene sic e thua ti
"Prindit tënd
të padrejtë,
të ngutur,
mizor,
përtac,
kryeneç,
gënjeshtar,
hajdut,"
atehere s’ke faj qe i kendon Konventes. E me shume se paqe, ti mbase duhet te kerkosh falje per ate poezi aq fyese per cdo prind, qe ti e vure aty.

Një i urtë thotë: idetë janë dritaret që na lejojnë të shohim një pjesë të së Vërtetës. Dritaret mund të jenë katrore, rrethore ose trekëndëshe, por ne s’mund të themi se e Vërteta është katrore, rrethore ose trekëndëshe.

Të lutem, gjithë kënaqësia është imja.

1 Like

e verteta eshte e rrumbullaket (tamom tamom eshte sferike), dhe ne baze te rrumbullaksise te vertetetes sferike vetem nje kopil ferre mund te mohoje prindet e vet!

Nuk të kërkova paqe. Të dërgova paqe.
Sa për falje… Po të fal.

Nuk ka prind qe i do te keqen femijes, biles ter qellimi i prindit eshte qe femija i tij te heci me perpara se ai/ajo, mirpo sjellja e tij/saj me femijen, raporti i tyre me femijen, varet nga shkalla e kultures qe zoterojne. E ketu kemi te bejme edhe me vendime te gabuara apo te nxituara te prinderve ndaj femijes, por kurrsesi me qellim/dashje te keqe.

1 Like

si gjithnje, tjeter kund eshte mçef lepri, rebelimi i femijes ne epoken ngambrapa, eshte pasoja me banale e rebelimit ndaj Zotit, e cili eshte prindi origjinal e njeriut te lindur ngambrapa ferrave te Kopshtit te Edenit zanafillor.

…se nuk te kuptova Dranje , sa vjeq duhet te kete femija qe te vlersoj e te te revanshoj ?
se po i pate 3 apo 5 vjet apo apo 5-8 i morr lumi prinderit dhe gjithe familjen .
nuk e di si ta paramendoj , kaos shoqeror ky rendi i ri utopik do te krijonte sipas poezise tende.

Rrofsh Dranje. Fisnikeria, dashuria dhe zgjuarsia juaj ma zbukuroi diten. Paqen qe me kishe derguar e mora dhe do ta ruaj si syte e ballit. Tung.

1 Like

Dafne,
fëmija 3 vjeç rrebelohet vetvetiu. Unë iu drejtova fëmijës që ndoshta i ka dhe 70 vjeç…

Lepuri nuk është mçef. Lepuri është aty para sysh. Rebelimi në çdo epokë fillon me autoritetin më të afërt. Nëse ty s’të është dhënë kurrë mundësia të ngresh krye dhe të rrebelohesh ndaj padrejtësisë, mizorisë, meskinërisë (se ka dhe prindër të tillë, janë qeniet e papërsosura si ti dhe uni!), ashtu do të ngelesh i shtypur përgjithnji dhe ndaj të tjerëve. Viktimë e familjes dhe e shoqërisë. Rrebelimi është i shëndetshëm, si për fëmijën dhe për prindin, qoftë dhe kur fëmija të jetë rritur e larguar nga shtëpia.

1 Like

Rebelimi eshte po aq i shnetshem si pallimi, jo rastesisht rebelimi ndodh ne adoleshence kur zhvillohen hormonet revolucionare te pallimit.

Rebelimi dhe revolucioni eshte vetem nga halli, ngaqe nuk ka funksionuar urtesia dhe evolucioni. Historia, ne nje menyre ose ne tjeter, duhet te arrije finalitetin e saj.