Sa i duhet njeriut (te Kamzes) nje hapesire kult(ure)

KultUra Center
Në Kamëz, gjatë këtyre viteve kemi përjetuar ndjesinë e reduktimit të qytetit në rrugën e gjatë nëpër të cilën kalohet sa për të shkuar deri në shtëpi, të zhveshur nga ndjesia e përkatësisë, të privuar nga afrimiteti që mund të të krijojë hapësira publike.
Sa më shumë që rrije në qytet aq më shumë forcohej tendenca për t’i shkëputur të gjitha marrëdhëniet me të dhe me gjithçka që prodhonte. Apatia qytetare, izolimi në kullat e mentalitetit të mbartur, përtacia institucionale, neglizhenca e politikave deri tek skarciteti kulturor që nuk arrihej të asimilohej nga organizmi ynë. Ky tëhuajsim dhe mohim i qytetit ndoshta ka qënë mënyra më e thjeshtë dhe naive për t’u vetëgënjyer se mund të evitonim çdo kontakt me të nëpërmjet alternativave të tjera. Kjo thuajse e pamundur. Ngado që të shkosh, do të të ndjekë pas qyteti .
Ndaj të vetëdijshëm për pamjaftueshmërinë e individit përballë kulturës e cila është gjithmonë në proçes të vazhdueshëm ndryshimi, kemi guximin të propozojmë një shteg të ri në të cilin mund të gjejmë të gjithë mundësinë e të pasurit të një copëze qyteti që na mungon të gjithëve.
Sa i duhet njeriut (të Kamzës) një hapësirë kult(ure)?
Një hapësirë kult(ure) në të cilën mund të lexohet apo punohet qetësisht, në një ambjent në të cilin shërbehet kafe & çaj? Një vend në të cilin mund të kalohet mirë, të të japë ndjesinë e argëtimit dhe qetësimit, vend i cili mund të shërbejë si pikë takimi me të tjerë, një formë për t’i dhënë jetë një komunikimi të lirë dhe hibrid që lejon të ndërthuret shërbimi komercial me aktivitetet kulturore, në të cilat personat që prodhojnë art dhe kulturë mund të jenë në kontakt të drejtpërdrejtë me ata që e marrin, që e ndjejnë- me klientin. Ky është hapi i parë që hidhet vetëm për të testuar sesa realisht qytetin ynë ka nevojë për një hapësirë të tillë polifunksionale në të cilën bashkëjetojnë aktiviteti tregtar me atë kulturor, të cilat ndërthuren dhe ndikojnë tek njëra-tjetra.
KultCentër mendohet si hapësira e cila përveç shërbimit të kafesë, do të ketë hapësira leximi, librari, evente kulturore të cilat do të promovojnë prodhime artistike në fusha të ndryshme. Kjo është e gjitha ende një ide, të cilën mundemi ta kthejmë në realitet vetëm në sajë të ndërkomunikimit me ju. Për të gjithë ata që kanë një sens afrie me këtë çështje, janë të lutur të na shkruajnë dhe të japin sugjerimet e tyre.
Ti vetë, sa do ta frekuentoje një hapësirë të tillë?
(link-u perbri ne fcb ku mund te na beni like & share)

1 Like

Kamzes i mjafton Sali Berisha. Te tjerat nuk jane te domosdoshme.

katnaria mare shqiptare ka pru katunin m’tirane,edvin kristaqi,shume shpejt,do t’ju coje tiranen m’katun,m’jaft te heqin dore nga m’zinjte.

Ç’Tiranë mo aman, çfarë Kamze, të dyja janë lesh e li mjaft të shohësh nga dritare e avionit kur vjen këtej, nga qindra milion drita nga ke ardhur këtu sheh qindra e mijra qirinj…

Pjetër, nëse Edvin Kristaqi larg qoftë dhe ka llogari në PPU, do të emëronte drejtor të mediave :grin::smile:

sala dhe trump e bejne kamzen great again