Sa leke do te duhen per te shkuar ne Tirane?

A keni kaluar ndonjehere nga rruga e kombit? E keni lexuar ate shkrimin me dopjosens “mire se vini ne tunel”? Ideja e tunelit, diçka e erret pa drite…
Historia e atij shkrimi eshte historia e rrugeve ne Shqiperi…

Para nje muaj ne medjat vendase qarkulloi lajmi se autostrada (nese mund te quhet e tille) Durres - Tirane
do te behet me pagese. Shume pak jehone ju dha nje lajmi te tille. Nje lajm, pa dyshim, per rendesine qe mbart duhej te kishte nje interes te veçante publik.
Lajmi u hodh tamam si per tu matur pulsi se si do te reagonin njerezit. Ne fund te fundit u vendos ne rrugen e kombit, pa trasparence, pse mos te vendoset ne nje rruge me intensitet te larte kalimi e fitimi siç eshte ajo e rruges Durres - Tirane?
Problemi nuk qendron tek ideja e privatizimit, per meshire te zotit. Nese eshte e nevojshme sepse nje urgjence, nje termet a ku e di une e kerkon per te miren publike si nje kontribut atehere edhe mund te behet. Ideja se i jep nje privati diçka qe eshte e te gjitheve duke perdorur faktin se privati e perdor me mire se shteti ose ka mundesi me shume se shteti ne nje vend si Shqiperia eshte nje genjeshter qe sqendron ne kembe.
Ne te gjitha vendet ku shteti i ka dhene privatit rruget , keto zgjedhje jane me kohe treguar falimentare. Rasti me i fundit eshte ne Italine fqinje, ne Xhenova ku ra nje ure e rendesishme sepse privati qe e kishte per detyre mirmbajtjen e kontrollin nuk kontrollonte nuk mirmbante. Me sebepin e mirmbajtjes e rregullimit rriste tarifat.
Per i jepen keto monopole rrugore privatit? A eshte ne gjendje privati ta mirmbaje me mire se shteti gjene publike pa rritur koston? A ka sot mundesi nje qytetar shqiptar, me nje rroge 300 mij lekeshe, te perballoje keto rritje te nje pas njeshme te kostos se jetes. Sa mund te influencoje ne buxhetin e studentit qe vjen per dite nga rrethet afer per te studjuar ne Tirane, sa mund te influencoje ne jeten e punetoreve qe perdorin per dite ate rruge? Kosto dhe barra do jete e tyre. Do heshtin perseri?

Eshte me se e qarte qe keto torta korruptive sherbejne per te pasuruar akoma me shume nje grup te vogel pushtetaresh ne Shqiperi. Njezet perqindshi i famshem i interesit te politikanit te radhes eshte gangrena e epokes sone.

Per çfare duhet qe te vendoset qe te behet me leke autostrada Durres - Tirane? Per te ulur borxhin publik?
Ne kete 3 vjeçar te dhenjesh masive te konçesioneve, nga te cilat pretendohej te hynin shuma te medha parash per buxhetin e shtetit, rritja e borxhit publik po i shkon shifres 80% kur kjo qeveri pat premtuar qe do ta zbriste borxhin per vitin 2018 tek shifra 60%.

A do ta permirsonte trafikun privatizimi? Natyrisht jo. Sipas idese se ministrise se trasporteve privatit nuk i kerkohet te ndertoje rruge te reja, por vetem zgjerimin e disa akseve rrugore… Atehere ku eshte permirsimi nese i jepet privatit?

"Skema e propozuar parashikon që të gjithë koston e ndërtimit e përballon koncesionari privat, i cili vendos një tarifë për kalimin duke garantuar shlyerjen e investimit dhe fitimin e arsyeshëm pa rënduar mbi buxhetin e shtetit. Qytetarëve u krijohet edhe mundësia e kalimit pa pagesë përmes rrugës alternative”

çdo te thote fitim i arsyeshem??? Kush e vendos fitimin e arsyeshem shteti apo privati? Kjo eshte trasparenca?
E teksa tentoj ti pergjigjem ketyre pyetjeve ku e vetmja gje e qarte eshte 20%-shi i radhes, me vjen ne mendje foto qe shkrepa ne hyrjen e tunelit duke udhetuar per ne Kosove:
“Mire se vini ne tunel”. Para se te hyni ne tunel aman ndizni dritat…

autostrada, duhet te shtrihet deri ne Vore, per tu quajtur tamam autostrade.

Nuk e lexova dot kete perdoruesin e rregullt te RD deri ne fund, por deri aty te Tirana durres. Autostrada tirane durres do behet me pagese vetem nese zgjerohet, ishte lajmi.
Jo thejsht do behet me pagese. Tani eshte rruge nderqytetase, as tabelat nuk i ka jeshile si autostrada, sepse nuk eshte autostrade, zyrtarisht. Por nese zgjerohet me nga tre korsi ne cdo krah, atehere do te behet me pagese. Dhe ate zgjerim vetem privati mund ta beje.

Aksi me i ngarkuar I shqiperise hala nuk ka autostrade ?

e ka me dy korsi ne cdo krah, po qenka njesoj si durres kukes dhe elbasan-tirane
hyka te autostradat teknikisht, une dija qe autostradat ishin me tre korsi ne cdo krah