Sanremo sot mbush 70 vjeç!

Sot hapet festivali i 70 i kenges në Sanremo te Italise.

Me zhargonin e sotem, mund te thuhet se Sanremo “osht nona e te gjitha nonave” : pa festivalin në qytetin e vogel ligurian nuk do kish as The Voice, as Eurovizion as… as… , biles as Festival kenge në RTSH.

Sot eshte dita per ti bere homazh Sanremos 70 vjeçare. Une personalisht per pak sa nuk kam rene nga çatia e pallatit duke rregulluar antenet per te kapur RAI-n per te pare festivalin ne fjale (në vitin e larget 1984) :grinning: . Keshtu qe Sanremo ka diçka prej “nostalgia canalgia” (siç titullohet edhe njera nga kenget e famshme te Albano e Rominës), pra diçka prej guilty pleasure, ose plaisir coupable (debolezze, në italisht ?).
Per me teper qe kete vit, nje nga drejtueset e Sanremos eshte edhe “një e jona”, pra Alketa Vjesiu

Keshtu qe sipas devizes se Sanremos (te cilin te gjithe e shajne, por te gjithe e shohin) : viva il festival!

ps: postimet me preferenca nga festivalet e dikurshme jane te mirepritura

2 Likes

Kjo sdi te flase italishten, do behet gazi i botes

Top10 i disa prej kengeve te mia te preferuara te Sanremos ne vite.Dhe nje koment i vogel ne krah.
(pa dyshim, nje pjese e mire jane kenge te viteve 80, periudhe kur dhe “jam rritur me genget e Sanremos”) :

1. Vacanze Romane - Matia Bazar, 1983 :
Ndofta kenga me e bukur e te gjitha koherave te Sanremos! Gjithsesi, më intemporalja !!


2. Almeno tu nell’universo - Mia Martini, 1989 - rikthimi i Mia Martinit (nje nga me te medhate interpretuese te kenges) ne skenen muzikore italiane pas vitesh mungese. Dhe nje kenge po aq intemporale sa e para (qofte dhe per faktin e thjeshte qe kenga u shkrua ne vitin e larget 1972 dhe u kendua veçse në… 1989 ! (kompozuar nga Maurizio Fabrizio, nje emer qe do rivije jo rralle ne kete liste)


3. Ancora - Eduardo De Crescenzo, 1981 - Thuhet shpesh se kjo kenge e ka futur muziken italiane ne modernitet (pra eshte, ne nje fare menyre, perfaqesuesja e ndryshimeve qe ndodhen ne fund te viteve 70 ne muziken italiane). Sidoqe te jete, ke qejf e ta degjosh dhe sot e kesaj dite (pa llogaritur interpretimin e hatashem te De Crescenzos) :


4. E dimmi che non vuoi morire - Patty Pravo 1997 : Ndofta interpretimi më me emocion i gjithe ediconeve te festivalit : po te shihet me vemendje, Patty Pravo i ka lotet në sy gjate gjithe interpretimit, por habitshmerisht arrin ti mbaje deri ne fund! Pa permendur pastaj faktin qe kengen e ka shkruar gjigandi Vasco Rossi

Vijon

1 Like

Ka mundesi; por nuk besoj se do jete problem per publikun, sepse atje ajo shkon “si shqiptare

Do jete maratone e gjate megjithese vec 24 kenge

Vetem shqiptaret e shohin san remon,nga jo italianet!
Sapo u ktheva nga adis abeba-tha ai pepinua tel filmi

une nuk e shaj e as nuk e shoh. Dmth vari hejbet! (e Marlonit).

asnje nostalgji, ka mbet vetem nje kujtim i hidhur per Sanremon qe akoma nuk e kuptoj mire perse merrte permasa kaq gjigante si fenomen kulturor, deri edhe fuksat - qe e ndalonin - e shifshin mçeftas duke leviz varakun ne kabllin e antenes TV vesh me pizhame. Mçeftas kujt! Disidenteve???

o gjemb, pse nuk duket tema ne faqe te pare?

As une nuk e shoh. Dmth i hedh nje sy. Në 365 ditë te vitit nuk shikoj asnjehere tv italian. Një sy x 5 ditë nuk eshte shume
Vjet dhe parvjet mund ta kem parë cik me shume meqe e drejtonte Baglioni.
Kete vit do shoh kur te dale Alketa, dmth Naten e 3.
Ja tani po shoh meqe kendoi Rita Pavone pas… 42 vitesh
Dhe po te Jap llogari ty
Ja kshu kshu… (dhe konstatoj cdo vit qe e kam harruar edhe cik me teper taljonçen)

faqja e peshkut automatikisht hapet nen butonin 'Kryesore" - poshte ballines “peshku pa uje”.
po te shtypesh butonin “Me te fundit” qe e ke ne krah te “Kryesore”, faqja i rendit temat kronologjikisht e keshtu shihet kjo teme e fundit, si e para fare mu ne krye.
E dyta nen te, eshte tema “Best movies 2019” edhe kjo e padukshme ishte sipas butonit “Kryesore”
mbase dikush pa dashje ka nderhyre ne kodin e faqes

kjo me duket si fraze e tepert per mu, per ty ndoshta jo, kushedi se per çfare te vlen, a te lehteson gjate rrefimit.
qe te jap edhe un llogari ty :stuck_out_tongue:, kritika ime ishte kunder permasave te fenomenit kulturor Sanremo dhe Canzonissima, kunder TV italian te asaj kohe, dmth te TV demokristian, kam perkundrazi nderim dhe mirnjohje pa fund. Kjo ndoshta per kushtet e izolimit shqiptar, nuk di te them nese ne kushte te tjera do te kisha te njejten gje, por kam ndigjuar atebote, llafe pazari, qe TV italian kishte nivelin me te larte ne Evrope. Nje mendje ma thote qe nuk eshte vetem llaf pazari, mund te jete e vertete, une akoma kujtoj disa programe niveli dhe disa filma shume te mire kolaborim te RAI.
ndersa sot e kam kunder TV ne pergjithsi si medie qe le konsumatorin ne gjendje pasive (prandaj s’kam tv ne shtepi), ti ha vetem çfar kam per te dhene une, kurse dixhitaliteti te ben aktiv, vendos vete çfar ha. Ky pasivitet eshte i lidh me faktin se sot atmosfera eshte tmerrsisht e korruptuar, nuk eshte as demokristiane :stuck_out_tongue:.
Pati Pravos nuk du me i pa as bojen! Te pakten ne shtepine time jo! He per he vetem shtepia eshte e shpetuar, dhiti ne te publikes, institucionit, kombit, te tere jane te Pati Pravos.

Korrikse, blogu ka nevoje per mirmbajtje, eshte si nje lloj makine, i duhet nje mekanik te kujdeset per te, te shterngoje vidhat, ti hudhe voj, t’i heqe ndryshkun qe merr me kohe etj. Siç duket ka mbet edhe pa kte sherbim, rrofte gjembi qe ne jemi akoma ktu.

Stalker, e ke pas pare kte:

Po ky programi te kujtohet? Ky program ka shenuar Vdekjen e Televizionit, tamam art modern televiziv, mu me pelqete shume:

kjo kenga e edoardo de crescenzo ancora ka qene sigla e programit te mesnates ne rai se gigi marzullos, mezzanotte a dicka e tille.
mjaft e bukur krijonte atmosefere

vijon:

5. Era bella davvero - Drupi, 1988 - Mund te kisha zgjedhur cilendo tjeter kenge te Drupit (meqe eshte kengetari im i preferuar italian, ever) por zgjodha kete, meqe me pelqen shume teksti :


6. Jesahel - Delirium, 1972 - E vetmja pjesemarrje e gjigandit Ivano Fossati në Sanremo, por si anetar i grupit Delirium.


7. Nina - Mario Castelnuovo, 1984 - perfeksioni i tekstit te shkelqyer (homazh per te vdekurit e Shen Lorenzos) me muziken (po aq te shkelqyer) :


8. Come si cambia - Fiorella Mannoia, 1984 - "Un pomeriggio della vita… " : meraviglia !!


9. Follia d’amore - Raphael Gualazzi, 2011 - Ndofta e vetmja kenge sanremeze qe me ka pelqyer vertet në keto 20 vitet e fundit :


10. Amore stella - Donatella Rettore, 1986 - kenge super kitsch ne shikim te pare, por nga me te preferuarat e mia te viteve 80 (tjeter kompozim i Maurizio Fabrizios ! ) :

1 Like

https://clubfm.al/ferro-shpethen-ne-lot-pas-perfomances-ne-sanremo-shkaterrova-gjithcka/?fbclid=IwAR0ZwOopR-P6AmvqxBn9TKFk6vKkjRWKAXE9dHt61_DGzAMc8O4-J5EGfXg

e pabesueshme si Rita Pavone u rendit nga fundi
Salla shpertheu ne duartrokitje pasi ajo mbaroi. Kendimi i saj i dha skenes prestigjin e vertete, ate mitik, qe gezon Sanremo. Une kete mendoja tek e degjoja.
Klasifikimi e nxori ulet pse…

pelqeu Fai rumore, e Diodato; Lo sapiamo entrambi, e Riki; Vai bene (me duket ); Due Noi e Fadi.

E pashe ate moment. “Almeno tu nell’universo” eshte kenge unike, në kuptimin : askush nuk mund t’ja dale ta kendoje si e ka kenduar Mia Martini. E pamundur. Mia ka qene unike dhe basta.

Tiziano Ferro nuk e kendoi shume mire kengen, dhe per me teper, ne fund, min 4:29 nuk arriti ta kapë notën (e larte). Dhe u merzit (u prek). Frëngu do thoshte: “N’est pas Mia Martini qui veut” (Jo te gjithe quhen Mia Martini).


Toutta la melancolia del mondo :

1 Like

Cilesia në Sanremo s’ka patur pothuaj asnjehere lidhje me klasifikimet.

Duhet te kem qene ne gjumin e dyte kur eshte bere vlersimi i nates se pare, te cilen me shume nuk e pashe se e pashe; më irritonte fakti qe ishte konceptuar jo si në dy edicionet e fundit (jo te gjithe quhen Claudio Baglioni :wink: ), por si Sanremot e keqia, dmth me gra spikere qe nderrohen dhe nderrojne fustanet çdo 5 minuta. Gjynah per nje pervejtor te 70…

1 Like