Ti ke te drejte (qofte dhe pa parê “Mektoub”), per me teper qe ke pare (nese me kujtohet mire) filmin e fundit te Terrence Malick “Song to song” (e qe eshte dhe më problematiku i tij); ndersa kur evokova GVS, e kisha kryesisht fjalen per dy te fundit e tij, “The sea of trees” dhe “Don’t Worry, He Won’t Get Far on Foot”.
Nuhatja ime e pare lidhej me fundit e “Mektoub” i cili eshte “me zor” Rohmerian (ose thene shkoqur: në skenen e fundit, krejt si papritur, regjizori hap shteg rohmerian, pra ngre pyetje te tilla si hezitimi (filozofik), dyshimi (gjithmone ne sensin filozofik te fjales) etj, gje qe nuk ndjehet shume gjate pjeses me te madhe te filmit (i cili eshte me se tepermi ‘realist’, dmth natyralist, dmth i mishtë dhe vokal, dmth trupa fizikë dhe biseda - krjet ndryshe nga skena e fundit).
Nje kontradikte e tille më beri te reflektoj se “ku çalon gomari” (pra pse filmi nuk me mrekulloi, më impresionoi teresisht, por me la nje shije pak çalamane, per ta thene keshtu) dhe, dola ne perfundimin se kjo vjen per arsye te asaj qe ti me te drejte e ke quajtur ‘raporte makro & mikro’ te realizuara permes montazhit, problem qe vihet ré edhe ne filmat e fundit te Malick dhe GVS.
Vazhdimin ti e ke te qarte (perdorimi i montazhit gjate filmit si “hilé” per te fshehur mungesen e nje vizioni më te gjere, perdorimi i montazhit per te fshehur saktesine dhe precizionin e raporteve mes personazheve etj etj)