Senati amerikan voton 97 -2 për pranimin e Malit të zi në NATO

Ne duam tu dergojme nje mesazh miqve tane ne Malin e zi dhe ruseve, - u shpreh senatori amerikan Lindsay Graham, perpara votimit ne senat ne lidhje me pranimin e Malit te zi ne NATO. Graham, nje republikan, eshte njeri nder mbeshtetesit me te forte te pranimit te Malit te zi ne Aleancen Euroatlantike. Votimi i thelle pro pranimit te fqinjit tone ne aleance ia permbushi deshiren senatorit per nje mesazh te qarte. Pritet qe ne dy muajt ne vazhdim Mali i zi te kryeje zyrtarisht procesin e anetaresimit te plote.

Lajmi eshte i rendesishem pasi vjen ne nje kohe kur ndikimi rus ne Malin e zi ka si qellim moslejimin e hyrjes se ketij vendi ne NATO. Vitin e kaluar forcat pro-ruse u akuzuan per nje tentative per grusht shteti, dhe nje plan per atentat ndaj kryeministrit. Ne ditet ne vazhdim, forcat politike kunder integrimimit te Malit te zi ne NATO dhe BE mund te organizojne protesta si reagim ndaj lajmit. Vota e senatoreve amerikan rikonfirmon rolin e NATOS dhe pershkushtimin amerikan ne rajon.

Tani qe Trumpi iu la Europianve topin ne dere persa i perket Natos dhe shpenzimeve te saja, do kemi tjeter mesele m’duket. Do ruhen boshtet kryesore, por ndertesa do pesoje modifikim.

Nuk ju la gje Trumpi,por vendet e NATO-s vendosen ne 2014 qe te paguajne secila 2% te GDP.
Deri tani vetem 5 vende e plotesojne kete kusht.
Trumpi ka te drejte tu kerkoje europianeve te paguajne sa jane zotuar.
Nuk eshte e ndershme qe ekonomi gjigande si Gjermania dhe Franca te mos paguajne 2%,por presin tja u mbuloje Amerika.
Ajo kohe mori fund dhe Trump mund te kete shume te meta,por ne kete pike ka te drejte.