Shënime kushtuar libërmbledhjes

Një librambledhës i njëmendtë sendërgjon bibliotekën e tij vetjake, jo vetëm për ta tejkaluar vdekjen, por edhe për ta tejkaluar vetminë. Ta mbushësh shtëpinë me libra do të thotë ta mbushësh shtëpinë me shpirtra që s’kanë për të të braktisur asnjëherë. Rri afër bibliotekës sime dhe më ngjan se jam afër Don Kishotit apo Odiseut, përherë i gatshëm të bisedoj me ta. Sa herë më zë ndonjë trishtim, më shfaqet fantazma e Uitmanit duke më kënduar ndonjë varg të këndshëm.

1 Like

shkelqyer :grin:

Interesant. Vetë kam kalu nëpër tri faza: e para, kur mëtoja të populloja dhomën time me libra, e dyta kur fillova të hidhja shumë libra që më dukeshin të panevojshëm dhe të bëja vend në shtëpi për jetën, dhe e treta ku ndodhem tani është ajo kur i vizitoj shpesh bibliotekat e qytetit, por mendoj se ka libra që janë vërtetë të nevojshëm ti kesh në shtëpi, që meritojnë të lexohen e të rilexohen, ndaj duhen pasur. Për më tutje, qëndroni me ne. :slight_smile:

Prit, prit kur te vije faza e katert qe eshte te dalesh jasht faze fare!

mezi po e pres

1 Like

To acquire the habit of reading is to construct for yourself a refuge from almost all the miseries of life - W.S.Maugham