Shënime të mundshme Rinasi në ikje

Vitet e fëmijës qenë më të gjatë,
Tani s’ka ngjarje
Tani ndodhim ne.
U thamë sa as malli dot s’na bren -
E dëgjon krimbin e thatë të drurit,
Në natën e asgjësë, nga pika e askundit?
Mëngjesit një pluhur
Mbulon orendi,
Pluhur malli.
Nga unë as pluhur nuk bie.
Dje pashë si brehej një kokërr ulliri
Përfund pusit me margarita
Nga giljotinë e dhëmbëve.
U bre, nuk u pre,
Është kohë rodentësh,
Llohë studentësh
Të paditur,
Si drejtime ikjesh kriminelësh pas krimi,
Miku im.

Se ç’dhanë vitet, vërtet,
Veç më shumë kuptime e kumbime
Për fjalën “bar”?
“E prishi Kursalin bar-bari bagabond”,
Dëgjoj teksa kërkoj si shkrepse një “pse”
Të thellë
Xhepit,
Lidhur me qostekun dalës dhe gremçin e fjalës,
Hologramë intelektuali i viteve ’30,
Me dëshirë për bardh e zi
Dhe për pak zbehtësi
Të vjetër, të mirë.

Vij
Pa mundur t’i fshij
Ngjyrat pa shije, marrë pa dashje nga fshikja
Me lokalet obeze
Mbushur me gjindje
Acide, yndyrore dhe të ngopur,
Si zemrat në pragje arrestesh.

Janë përsosur jakat dhe çadrat, amigo, prodhohen në Indi,
Por shirat ama kanë harruar si laget
Dhe hapat nuk dinë
Të largojnë bukur,
Se të afrojnë
Jo e jo.

Nuk ka më Kursal, gringo, dhe më duket as ka pasur fare,
As surrogatë post-Kursalesh të paqenë nuk ka,
Me tym metafizik purosh,
Ku fugat e vdekjes i shkruan një fletë duhani,

Ku pamundësinë teorike të rethit
Mund t’ia shtrosh si hipotezë
Ende
Kamerieres
Duke porositur:
“Një kafe, të zezë.”

(Si jeta ime).
Se s’ka ngjarje tani,
Ndodhim ne.

Me fshatrat e njëjta - stepje e shpirtit
Siç me tezat për pejzat e materies
Që të shkasin në duar,
Fshatrat pa vatra vijnë edhe si lëndë, edhe si valë,
Materie në formë fushe
Me lulelakra dhe pazi të armuar.

Është kohë getosh dhe getash të grisura qëllimisht, muçaço,
Moj rimë e bekuar latine
për rapin në lagje, shqip, me naço dhe laço,
S’ka më rrap, por rap,
Ikën rr-ëtë e forta, e sotmja
Ështe veç një zgjatim i datëvdekjes
mbi pllakën e varrit të së djeshmes.

Nuk pikojnë më qiejtë, por çatitë
Që dinë të lagin shumë mirë
Nga një vend që vetëm i zoti e di,
Pa rrëke me gjyma, por me igrasi
E me themeli.

Qielli ku na pikon s’e dimë -
Nuk jemi zotër të tij.

Shkëlqim Çela
Nga përmbledhja me poezi “Veç e zbrazët rruga vezullon”, 2017.


Foto: Junhan Foong

4 Likes

:star:
u be kohe pa hasur dicka per se mbari ne ppu.
kjo, kujton peshkun e vjeter & te mire

kadareja junior.

po po edhe kjo m’kujton kohen kur Sala nuk kishte hum akoma dhe Partia socialiste nuk kishte fitu akoma! Ishte korrik, dhe bente shum ftohte, krakellinin korbat mbi debore te bardhe, bente kohe e mire atehere.

I mungon peshkut emigrant nostalgjiku.
Ne peshqerit e tjere kemi mbetur ciniker te medhej.

kur e sheh jeten nga vogelsirat ka me shume ngjarje, si rrjedhoje gjen optimizem, perkundrejt pesimizmit qe bashkeshoqwron kendveshtrimin e gjere e te pergjithshem, te natyrshem me akumulimin e viteve & eksperiences tek njeriu

ti si cinik i moth peshku kujton se je duke bo cinizem t’modh me mu, por e ke kot se un nuk jam vetem cinik, nostalgjik jo e jo, e as nuk perdor fjale dhe koncepte kutrum sa per tu duk qe jom intelektual i moth. Pse flet kot pa ditur mire kuptimin e fjaleve, cinik dhe nostalgjik jane e njejta gje (ose dy fele komplementare) ne nje fare kuptimi, sepse nje nostalgjiku vetem cinik i mbetet te jete. Kush eshte fiksuar ne te kaluaren do te cinizoje te tashmen; e ç’te beje tjeter, dy kunguj ne nje sqetull nuk mbahen dot.

korriksja te pakten eshte me e vertete se ty kur gjen optimizem ne gjerat e vogla te jetes, edhe pse indirekt le te kuptoje se ka problemin e vdekjes, dmth te ardhmes pesimiste. Dmth me dy fele edhe korriksja, si çdo tjeter ateist ose agnostik me eksperience jete.

1 Like

i pa pari i pa arritshem Cim emigranti…

Shume selfcentered je mer Yahoo, ja nje tjeter fjale e modhe.
E kisha drejt e drejt konstatimin, jo cdo gje eshte me spond.
Emigranti kish nje ndjeshmeri te caktuar persa i perket gjonave te se kaluares, karakterustike qe po venitet te peshqerit e rinj. Te qenit emigrant i larguar prej kohesh ka influencu mesa duket.

Kur po e lexoja, po thoja; si dore e njohur kjo :grin: dhe kur shoh; Emigranti yne,

eshte ndryshe si koncept nga “nostalgjik” qe nenkupton mbivlersimin e te kaluares dhe perçmimin e te sotmes, te selfcenteredit te te sotmes. Pastaj ti the ne komentin e pare qe “Ne peshqerit e tjere kemi mbetur ciniker te medhej”, plus qe ti vete je nje peshk i vjeter, dhe midis peshqeve te rinj ka akoma shume te vjeter. Kalibroje mire çfar thu qe te mos nxjerresh te tjeret selfcentered me kot.

nuk e di nese e marrin vesh kamarieret kur e porosit “te zeze”