Sheshi Skënderbej, pranë hapjes. Si po ju duket?

Mbaj mend kur mberritem ne Sheshin Skenderbej me time më dhe time moter. Ajo mbushte gjashte vjec. Ishte nje mbremje e ftohte, ndaj nuk e zgjatem shume. Shkuam tek shatervanet, ku rrinin fotografet, dhe beme fotot qe ende i kam para syve edhe tani. Kam dhjetra foto ne ate shesh.

Edhe fotografine e pare te grupit te shokeve te ngushte ne gjimnaz, e kemi po aty, tek shatervani, me nje Vespa te bukur qe asnjeri nga ne nuk do te mund ta ngiste. Kemi ndryshuar shume. Po ashtu edhe sheshi. Keshtu si une dhe ju, jam i sigurte, keni kujtime nga sheshi Skenderbej. Piketakimi per miliona e miliona raste, vendqendrim per lypesit, vendi i punes per fotografet, stacion autobuzedh, rruge shkolle, shesh ku rrezohen diktatura dhe diktatore - Sheshi ka qene shumecka per shumekend, dhe do te vazhdoje te jete.

Nga ditet e vjetra fare, deri tek kohet kur para monumentit te heroit shitej gazeta Kunji, shume kohe ka kaluar dhe eshte dashur te nisen e te zbrapsen disa projekte, deri tek kjo mbremje, ku sheshi behet gati te celet. Eshte nje shesh i rendesishem, hapja e te cilit ka ngjallur polemika, ankesa dhe kunderpergjigje po aq te zellshme nga mbrojtesit e projektit.

Tek punonjesit e Bashkise vihet re nje fare tensioni shkaktuar ngaqe dicka qe ata e adhurojne, eshte pritur me kritika te forta nga nje pjese e cila, ne te vertete, eshte vazhdimisht kritike ndaj punes se Veliajt. Sheshi eshte nje vend i qete pasi makinat kur je brenda tij jane teper larg per t’u degjuar. Dhe ky eshte plusi i madh, kthimi i hapesires tek njerezit. Me pare Sheshi ishte pothuajse i papershkrueshem per kembesoret, ishte boshi midis godinave dhe makinave ku njerezit rrekeshin te kalonin. Tani Sheshi eshte nje vend.

Prejektuesi belg shprehet i kenaqur me cilesine e punimeve. Ai me thote se per rreth 13 milion euro, punimet jane shume cilesore. Johan Anrys i firmes 51n4e eshte gjithashtu njeri nder autoret e kulles TID qe njihet ndryshe si Hotel Plaza. Kulla TID i dha fame firmes se vogel belge, ishte puna e tyre e pare e madhe. Tani ata do te projektojne edhe nje kulle pas Sahatit, ne nje zone deri tani te lene pa shfrytezuar. Anrys ka vetem nje peng, kulla e re do te mbuloje pjeserisht kullen TID, hotel Plazen, per ata qe e shohin nga sheshi. Por do te mbuloje plotesisht torre Drinin, qe eshte gje e mire. Kjo pas Sahatit nuk do te jete e vetmja kulle e re. I gjithe sheshi do te rrethohet me kulla. Njera menjehere pas Hotel Tiranes, do ta beje kete te duket i vogel. Nje tjeter do te ngrihet “tek reklamat” midis Rr. se Kavajes dhe asaj te Durresit. Bulevardi i ri dhe Tirana policentrike po vijne, por edhe Sheshi Skenderbej po behet blind me kulla te larta. Ne 100 metra ecje mund te shkosh nga xhamia otomane tek ariktektura fashiste dhe ajo socialiste, e gjitha nen veshtrimin e qiellgervishteve modern.

Mendoj qe secili duhet ta gjykoje sheshin vete, duke shkuar ta shohe dhe jo ndryshe. Ka shume ngarkese politike, pasi Sheshi ne vite, si Rozafa, eshte ndertuar dhe shkaterruar, duke u perdorur si mjet per te treguar forcen e vullnetit. Mua me pelqeu qe ka hapesira te ndryshme, intime dhe nuk eshte vetem nje hapesire e madhe. Psh. atriumi pas muzeut kombetar eshte hapur per kedo dhe duket si nje vend i mire per te bere nje bisede ne hije. Ai oborr i muzeut ka qene nje vend qe gjithe jeten e kam pare nga pas kangjellave te trasha si prej keshtjellash, dhe nuk kuptoja pse qendronte mbyllur.

Kur mbushet me njerez sheshi zvogelohet. Gjykimin perfundimtar do t’ia japim kur te jetesohet, sonte ama Sheshi Skenderbej eshte ne prag te hapjes pas shume vitesh ne tranzicion. Bashkia e la hapur per mediat dhe perfundimisht per te gjithe qyetaret pasi rrethimi qe ka qendruar i ngritur prej gati dy vjetesh eshte celur.

Ka akoma makineri te renda qe bejne ca rregullime te fundit para nates inaguruese. Natyrisht ne prag te zgjedhjeve ka nje element te forte fushate qe e pershkon ngjarjen, gje qe shihet ne krenarine qe do te projektohet neser mbi shesh ne koncertin qe do te mbyllet me fishekzjarre. Kumbari i sheshit, dihet ka qene Rama, qe, hamendesoj, do ta peruroje vete sonte, doemos.

Disa te dhena:
Siperfaqja ku eshte nderhyre: 97,344 m2
Kosto: 13 000 000 Euro (pa tvsh)
Procesi i plote i kryer nga 51N4E
Bashkepunetor Anri Sala
Firma ndertuese Fusha ShPK
Shatervanet Aquafondal, Belgjike
Ndricimi Atelier Jeol, France
Strukturat Gentian Lipe, Shqiperi
Siperfaqja ku eshte ndertuar 90,509 m2
Sheshi 23,993 m2
Pllaka 129,600
Kopshte 64,815 m2
Gjelberim 18,456 m2 = 28%
Zhavorr (rrugica) 9,819 m2
Stola te palevizshem 1230 vende
Karrige 250

Parkimi nentoksor
9,248 m2
Kosto 2,219,769 Euro
Vende 300

Sheshi Skenderbej nje nate para hapjes.

Valletare e muzikante nga te gjitha trevat bejne provat gjenerale ne skenen e ngritur para monumentit te Skenderbeut.

Joni Baboci, drejtor i urbanistikes ne Bashki prezanton arkitektin belg te sheshit, Johan Anrys i firmes 51n4e, i cili do te shpjegoje konceptet e projektuesve per sheshin.

Qytetaret kane hyre ne shesh pasi rrethimi eshte relaksuar sonte per shkak te provave.

Pllakat jane prej guri, te nje trashesie dicka mbi 5 cm. Kur lagen pllakat (natyrsht) shfaqin ngjyra me te forta.

Eshte vend i mire per biciklete.

Kryetari i bashkise, Erion Veliaj pershendet grupin per nje minute, shkrep disa foto me femije qe gjenden aty dhe pastaj largohet, sic thote, i ftuar ne nje iftar.

Perpara Hotel Tiranes ka rrugica me zhavorr te imet.

Ky eshte nje vend ku Bashkia mund t’ju martoje.

Ky eshte nje konstrukt tulle ne forme rrethore, para Hotel Tiranes.

Tek cepi i Muzeut Kombetar.

Kane mbjelle dhe fiq, sigurisht, te preferuarit e Lalit. Por ka edhe drure te tjere frutore, ullinj e te tilla…

Nje monumnet i Dede Gjo lulit shikon per nga Kafe Flora.

Strukturat e parkimit nentokesor.

Pamja veri jug, midis muzeut dhe 15 kateshit.

Uji i shatervaneve mblidhet dhe riperdoret. Sheshi ujin e shirave e mbledh dhe e perdor per ujitjen e pemeve pa e shkarkuar ne kanalizimet e Tiranes.

Parajsa e qenve.

Provat gjenerale, po luanin muziken e filmit Skenderbeu ne ate moment.

6 Likes

goxha bukur. rrofsh blend

Nga e marta do jem aty, ta shoh vete, do sjell edhe ndonje foto ketu te PPU.

3 Likes

Keto shatrivanet besoj per nja dy muaj do dalin jasht perdorimit, siç ndodhi me ato çezmat e famshme te Kuvajtit a Katarit qe Veliu mburrshe😂 nejse pop ka nevoje per pak aheng neser.

3 Likes

É vetmja dileme eshte e natyres politike: Rama do rri aty ku eshte deri në 2025 apo në 2021 do ja kaloje stafeten ketij qe beri sheshin ??
:thinking:

E kane diskutu, Basha do jete min i jashtem Likja president dhe Rama KM. pra kane ra dakord.

vetem naten duket mire. ndersa diten duket kot, me ato pllakat si banjo publike. lulishtet me bime qe nuk duan hyzmet.

Shume bukur. Ta gezoni. E mos tju shoh te ankoheni.

1 Like

Nuk e dum…kur te vijme ne Pushtet do e prishim gure me gure…if sa i cpif

Per 4 vjet nuk do prishet, te shofim zgjedhjet qe do behen ne 2021.

Edvin Kristaqi do e maronte para 5 a me shume vjetesh po s’e lane. Ipni timonin,ndaci gjana ts bukura t’i nodhin atdheut.
Bravo Edvin Kristaqi!

Me ne fund u be shesh dhe jo bahçe

Ja edhe lungomare sa bukur do duket, kualicioni i ardhshem PS PD po jep frytet e veta.


Bravo Z. Basha.

Bravo Erionit se po ja ndryshon pamjen Tiranes. Perkrahje atyre qe perpiqen te sjellin civilizim ne katundin tone otoman.

1 Like

Sheshi ka shumë pllaka të ndryshme, por ato janë të përziera në mënyrë të rastësishme, kështu që e gjithë sipërfaqja e sheshit duket si një dysheme banjoje publike , shumë e lirë madje.
Sipas specialisteve sheshi është një tjeter deshtim i Rames e betonim i Tiranes ndoshta per here te fundit ,nje pocaqi e vertete qe në zgjedhjet e ardhshme tiranasit do të votoj për atë kandidat që do të premtojë hapjen e sheshit për automjete, qoftë edhe pjesërisht!

Do ta kene bere edhe nenen tate ne 44-n, apo ti nuk je albanistanez. Thone qe Hitleri i kishte inat cifutet ngaqe e kishte babain cifut. Edhe ti prandaj i paske inat komunistet.

Paskan mbjelle dhe fiq. :grin: Kam dhe une nje pemez si ato.

Ku i pe fiqte?

mir boni qi e shtroi me pllaka sheshin se i hynte shiu nga te kater anet :frowning:

Kalova dje nxitimthi dhe e kuptova histerine e berishianeve. Ne 27 vitet e fundit, 100% e gjerave qe e bejne Tiranen qytet jane ndertuar nga rivalet e PDs e te Berishes.

Me Brojken PD beri kioskat dhe betonizimin e cdo lulishteje pa perjashtim. Me Bashen beri vetem pallate 25 kateshe dhe legalizim shtesash neper pallatet ekzistente.

PD nuk ka as edhe nje gje te vetme ne Tirane qe te thote “kete e ndertuam ne”. Asnje rruge te re, asnje park, asnje lulishte, asnje shesh, asnje shkolle te ndertuar nga fillimi, asnje peme te mbjelle, asnje kend lojerash neper lagje, asnje bulevard te ri, asnje shesh, asnje riparim fasade, asnje transformim si pazari i ri, kombinati, apo si sheshet midis pallateve qe nga parkingje me lluce jane kthyer ne zona te vogla me bar e me lodra femijesh. Zero.

PS u ka hequr kangjellat gjithe institucioneve, qe nga kryeministria e deri te PS, ne menyre qe kopshti perpara institucioneve t’i kthehet publikut ne forme lulishteje. E vetmja ndertese ku ka ende kangjella hekuri qe e ndajne publikun nga lulishtja, eshte shqupi.

1 Like