Shkatërrohet xhamia e famshme e Mosul-it

“Pranim zyrtar i disfatës së tyre” – kështu e ka quajtur kryeministri iraken Haider al-Abadi aktin e shkatërrimit të xhamisë Grand al-Nuri dhe minares së saj të veçantë, prej trupave të ISIS.

Pamjet ajrore tashmë nuk tregojnë gjë tjetër veçse rrënojave të xhamisë mbi 800 vjeçare. Pikërisht në atë vend, në vitin 2014, udhëheqësi i ISIS Abu Bakr al-Baghdadi shpalli kalifatin, prej nga ku bëri deklaratën e tij të parë dhe të fundit.

Shteti Islamik deklaroi menjëherë se ishin avionët luftarakë të Amerikës përgjegjës për shkatërrim e xhamisë mbrëmjen e së mërkurës, por zyrtarë të SHBAve thanë për CNN se ky lajm është i pavërtetë, dhe se në atë zonë nuk ka pasur asnjë sulm ajror.

Xhamia Grand al-Nuri ishte ndërtuar në vitin 1172 dhe njihej për minaren e saj të veçantë, që anonte në një anë, si kulla e Pizës në Itali.

CNN

Per te rene kishte sido qe te jete, po behet e reja ne Tirane.

ue, asnji koment me ose per VQ ne?!