Shpallet Nobeli 2017 në Fiziologji/Mjekësi

Këtë të hënë Akademia e Shkencave në Suedi ka shpallur fituesit në fushën e mjekësisë dhe fiziologjisë.

Fitues janë shpallur amerikanët Jeffrey C. Hall, Michael Rosbash e Michael E. Young.

Tre mjekët kanë zbuluar mekanizmin molekular i cili kontrollon ritmin cirkadian, pra sjelljen e orës biologjike.

“Zbulimet e tyre shpjegojnë sesi bimët, kafshët dhe njerëzit përshtasin ritmin e tyre biologjik në mënyrë që të sinkronizohen me rrotullimet e Tokës rreth Diellit", thuhej në deklaratën e jurisë suedeze.

2 Likes

ky ishte nje postim ke pacensura / Diskutim i lire, qe admin gjykoi te jete teme me vete dhe e plotesoi me videolkipin. Hamendesoj se i pelqeu tematika e sinkronizimit te ritmeve (ritmi biologjik, me ritmin e rrotullimit te planetit tone rreth diellit). Sinkronizimet duhet te jene pjese e rendesishme e muzikes, e cila perbehet nga tinguj, te cilet s’jane vecse vale, te cilat ndertohen nga parametra te frekuences, amplitudes, etj etj. Pra desha me thene qe admini eshte square.

meqe u hap si teme, info u lexua ne nje gazete (e rendomte) tonat. Nuk kam detaje mbi te.
Mbi shkencen e ores biologjike nuk kam c’te them por sa i takon fiziologjise bimore, njihen me kohe mekanizmat e stimujve te drites dhe gravitetit ne orientimin e rritjes se nje bime.

Te Enjten (dmth pas 2 ditesh) eshte radha e letersise dhe ndryshe nga pervit, kesaj radhe Kadareja u perfol me pak me teper shprese.

Kadareja ka 30 vjet qe s’ka botuar ndonje gje Te hajrit.

Keto dy jave kam shkuar ne Oqean kur ka qene kohe pa ere dhe jam kredhur ne dallge duke bezdisur Surfers apo Film-makers qe donin oqeanin me sa me pak njerez.
Uji ka qene i vrullshem fale korrenteve nenujore por jo i ftohte dhe dielli shume i kendshem por nderkohe e kam pasur te pamundur te fle gjume me pas dhe trupi perjetonte nje parehati deri ne shock. E perjetoj edhe kur shkoje ne oqean gjate muajit Shkurt e Mars.

Ora biologjike si duket i jep mesazh trupit te pergatitet per Dimer e Erresire jo per Dallge Deti e rreze dielli, te pergatitet per Suxhuk boshnjak e Kolloface Korce e jo Oysters e Clams.

ka mundesi tironco pse jo. Ne psh. patem nje jave te nxehte vone ne shtator, temp. 35°C dhe lere sikleti vapes qe na gjeti ne befasi, por interesant sa e panatyrshme per ditet e shkurtuara goxha tani, dhe driten e ndryshuar.

S’kam kohe ta ndjek videon, por besoj se me ate fjalen kadiak autori ka dashur te thote cirkadian. Se kadiak nuku ka.

1 Like

Pervec se pa gjume dhe i shockuar, a ndjehesh i nxehte pas kredhjeve ne uje te ftohte? Te digjet buza? lol

Them qe eshte shpjegimi i Shkencetareve te Korrikses.
Ora biologjike na pergatit per Dimrin ku Dielli do na buzeqesh me vone dhe do na fshihet me heret ne aksham. Trupi synon te jete me sedentar dhe te akumuloje FAT duke na bere te kemi neps per diete me te rende sezonale.
Kur e nxjerrim organizmin pa deshiren e tij dhe e kredhim ne Oqean do ndihemi te habitur dhe Shocku mund te jete nga anti-depresantet e vitamines D qe na dhuron Dielli ne nje kohe kur trupi nuk eshte pergatitur per kete bujari. Stresi i te notuarit fort ne Oqean duke ndejtur thjesht ne Vend e pa bere progres duhet te kete efektin e vet. Ndoshta ne duhet te jemi duke levizur zairete nga nje kat ne tjetrin e rregulluar oxhakun e jo ne rere.

ndoqa pak videon mbreme (jo te plote, vetem shpjegimin e mekanizmit, deri tek pyetja 1re nga salla): Specialisti i komisionit shpjegoi pergjithshem mekanizmin me block - release, tip feedback, ku perfshiheshin nja pese proteina e gjene te tyre, por s’pashe ndonje specike qe te percaktonte pikerisht orarin 24 oresh te mekanizmit…
(Megjithqe mepastaj u fol mjaft per efekte, anomalira e trajtimin e tyre ne kuadrin e mekanizmit te kesaj ore biologjike.)
Si thua ti Aqua…

Aqua me keqardhje them s’ka pas mundesi ta ndjeke fare, fare cmimin dhe diskutimet per te, me kane zene ca pune te tmerrshme qe as nuk ulem dot. Tironci me duket se ka shkuar goxha larg me hamendesimet per ciklet e tij cirkadiane (nuk e di a shkon ne pishina dimerore ky djale, apo preferon vetem ujin brisk te oqeanit), me shume kenaqesi do e ndjek kete teme nga java qe vjen kur te mundem dhe do te them mendimin tim per te.

Se tani e pashe videon me ne fund. 24 oreshi eshte koha ne te cilen oshilojne nivelet e proteines PER, qe eshte protagonistja e mekanizmit te ritmit cirkadian. Ajo gjate 24 oreve sintetizohet akumulohet e me pas degradohet. Frekuenca e luhatjeve 24 oreshe te saj eshte e lidhur edhe me proteina te tjera (te koduara nga gjene te tjera), te cilat bashkeveprojne qe te krijohet nje perputhje sa e me mire me ciklin 24 oresh sic u tregua psh DBT, nje proteine qe vonon akumulimin e PER.

1 Like