Shqiperia e 2017

           Shqiperia e 2017                   Qershor 2017 

Takimi me Graven ishte nje kenaqesi me vehte, megjithse ne disa pika nuk binim dakord. Ai e mburrte punen e kryeministrit, nderkoh qe mua, puna e tij me dukej shume e dobet ne disa pika, si infrastruktura dhe reformen Sociale.

  • Po i ke pare sheshet e qyteteve si jane bere, si jane zbukuruar, shko shifi shko, tamam si ne perendim.
  • Mire jo keq, se i kam pare edhe nga interneti, por njerzit ama po vuajne, s’kane leke te blejne, ka rene fuqia blerse kudo.
  • Po te punojne, ai qe do te punoj e gjen punen, ja une kerkoj puntor, te tjeret, ja shifi dyqanet kerkojne puntore, por nuk vijne.
  • Ndoshta kane pretendime ne rroge ose kushtet e punes.
  • Po rrogat e kushtet keto jane, ne nuk mund te arrijme menjehere perendimin.
  • Natyrisht, po ky s’po hedh bono ushqimi te pakten, te kish filluar me reformen Sociale.
  • Po ti e sheh sa muaj ka qe do te beje reformen ne Drejtesi dhe po i fusin shkopinj nen rrota.
  • Mu m’duket se edhe ky vete sikur nuk e do reformen ne Drejtesi.
  • Pse te mos ta doje, ai ka muaj qe perpiqet ta beje.
  • Po edhe vete mund te bjere brenda, me ato rryshfetet qe iu kerkonte ndertimorve kur iu jepte lejet e ndertimit, kot nuk e quanin; zoti 20% .
  • Po ç’jane keto qe thua Pjer, keta te PD ndigjon ti.
  • Keshtu thone te pakten disa ndertimore qe jane konfrotuar me te qysh kur ai ishte kryetar bashkie.
  • Po-jo, keto jane llafe, ja une jam ndertimor dhe nuk kam dhene asnje rryshfet.
    Me vone e pyeta per nje ligj qe sapo e kisha lexuar ne gazete, ku thuhej se; neser ishte afati i fundit per rivlersimin e shtepiave.
  • … mos eshte noi metode qe duan te mbledhin leke nga populli, - buzeqesha duke rrufitur kafene.
  • Jo-jo, perkundrazi, eshte nje lehtesim qe qeveria iu ben njerzeve, ku nga 15% qe do paguajne me vone per rivlersimin e shtepiave, tani para zgjedhjeve paguajne 1%.
    Me Graven u ndava i gezuar, ishte nga ata intelektuale qe edhe sikur kundershtar ta kishe, te bente per vehte me shpjegimet e qeta qe jepte. Me Blendin tone te Peshkut, u takova si gjithmon tek Rogneri.
  • Zonje, Blendin desha,- iu drejtova te njejtes fytyr qe e shihja çdo vit tek Rogneri.
  • Eshte ne emision, prisni aty ne holl,- mu pergjigj ftoht ajo. Nuk e di pse, po kjo fytyre me dukej armiqesore, ose te pakten jo miqesore. Nuk ia kisha besen, dhe beja xhiro; Holl-Banjo. Ku i dihej, mund te ndodhte qe ajo nuk e lajmeronte fare. Kesaj rradhe, ndryshe nga heret e tjera, isha me pantallona te gjata e kepuce, pa çante shpine. Dukesha serioz, kuptohet sipas konceptit anakronik ne Shqiperi e kudo ne bote.
  • çuno, a e keni pare Blendin,- u drejtova tek dera tjeter.
  • Zoteri, ju thashe te prisni tek holli,- u sul fytyr-seriozja.
  • Po ora po vete 10 e 10, mos ka ikur, e po pres kot.
  • Mundet, edhe te kete ikur,- u shpreh fytyr-metalikja. E veshtrova ter inat.
  • Po ju a e lajmeruat te pakten,- gati sa gerthita, duke nxjerr telefonin. Sa u bera gati ti bija numrit te Blendit, kur u duk ai.
  • Oh Pjero, ç’kemi,- pashe buzeqeshjen e tij dhe trupin qe dukej sikur ishte futur ne uje. U perqafuam, dhe iu ankova per rojtaren aty.
  • Nuk e kuptoj se pse me ka inat, me sheh sikur i kam ngrene buken.
  • Ha ha ha, eshte ca strikte, se eshte ambient radio.
  • Asaj shyqyr qe si kan dhene pistolet, se kushedi sa veta do kishte vrare me ate fytyre.
  • Ha ha ha,- vazhdonte te qeshte Blendi, duke marre rrugen drejt bulevardit. Nderkoh qe po bisedonim per gjera te pergjithshme e mbi punen, veç kur u duk Gjergj Bojazhiu me nje çante shpine, i cili dukej se po shkonte drejt Rognerit. U pershendetem, dhe Blendi ndaloi e seç po bisedonte. Sapo u nda, i fola menjehere;
  • Mu duk njeri i thjeshte ky Gjergji.
  • Po me, ja keshtu rri, me çante shpine si mua, njeri i thjeshte, po keta njerez i duhen Shqiperise o Pjer, jo ata te hekurosurit.
  • Ne fakt ju kam shkruar ketyre te Sfides qysh nga Antwerpeni, ju kam derguar ca materiale si intervista e athershme, ato 29 pikat, mirpo s’me kane kthyer pergjigje.
  • Mund te interesohesh, ata e kane piken aty afer stadiumit Dinamo.
  • Po ky i LIBRA-ve, si duket.
  • Beni, ky, ky nje eshte dhe po i sjell verdalle keta socialistet, eshte faktor politik apo s’eshte dhe ne parlament.
    Sapo u ulem ne nje lokal perball Presidences, ku porositem une nje uje te gazuar dhe ai nje leng frutash te perziera, atij i ra telefoni. Se kush e kerkonte. Piu me shpejtesi lengun dhe me kerkoi falje per shkeputjen e bisedes, pa harruar te premtonte se do takoheshim prap.
  • Mos harro te bejme nje interviste bashke Blendo, do jete mire edhe per juve te Sfides,- iku ai duke pershendetur, nderkoh qe une vazhdova te pij ujtin me gaz e duke pare kuponin tatimor, lengu i frutave 400 leke e ujti 80 leke, thuajse 3 euro e gjysem. Nxorra 500 lekshin dhe u largova drejt LIBRA-s, e cila ishte thuajse perball LSI. Shtyj deren e futem brenda por asnjeri. Theras nja dy-tre here; alo-alo, veç kur zbret nje djale i ri nga siper.
  • Ju jeni ketu - i zgjata doren.
  • Ku jane ata … - filloi te fliste me nje theks shkodran ai, duke me marre edhe mua per antarin e tyre. Kuptova qe kish nje shqetesim.
  • Jo-jo, dhe une po kerkoj nje nga te LIBRA-ve, - pashe qe u hap dera e jashtme dhe hyri ajo qe ishte si roje, e cila na u drejtua te dyve.
  • Ku eshte Moza, - foli ai rrembyeshem, - po Beni, gjendja ne Shkoder eshte katastrofike, me duhet patjeter ndihma e njerit nga te kryesise.
    Pasi mbaroi pune me nje telefonate dhe me te ajo mu drejtua mua.
  • Une zonje jam nje emigrant, dhe do te deshiroja te takohesha me nje te kryesise nese eshte e mundur.
  • Per momentin ata nuk ndodhen ketu, kane dal ne terren, por ju mund te ma thoni mua çfar keni.
  • Jo thjesht, si nje simpatizant i partive te reja e te vogla, do te doja te ofroja ndihmen time me ca ide.
  • Ah shum mire, athere me jep numrin e telefonit dhe une te telefonoj kur ata te vijne ketu.
    Te nesermen ne Vlore, me duhej te takoja Jan de Smet-in, i cili kishte ardhur me makine disa dite para meje, dhe me kish sjell nje elektro-pompe qe ia kisha dhene une. Nje elektro-pompe e vjeter por qe punonte, te cilen e kisha blere ne magazinen time.
  • Pjer ajdeni kendej nga kjo rruga qe po riparohet - u ndigjua zeri i tij ne telefon. Vertet diç me tutje vura re nje pluhur qe ngrihej drejt qiellit. Po me priste diku ne fillim te rruges se tij.
  • Kjo eshte rruga qe te çon drejt sodes, me sa mbaj mend.
  • Nuk e di, por di qe te çon drejt petrofileres, po tani makinat kalojne nga ana e reres, ja do ta shohesh vete.
  • Kendej kam shume vite pa dale, gjithmon kam dal nga krahu tjeter i skeles, andej nga ujti i ftohte.
  • Edhe andej po bejne punime, por nuk kane mbaruar akoma, ja pallati im, - morrem drejt hyrjes.
  • Shyqyr paska parkim jashte e parkim brenda,- vura re nje ambient perendimor.
  • Parkimi i brendeshem nen toke nuk fuksionon, se ka uje, per fat te keq nuk ka njeri ketu, jemi as jemi dy-tre familje ne ter bllokun, çoku vijne disa ne gusht.- filluan te ngjisnim shkallet,- ashensor nuk ka, shih ketu kane vjedhur kanatet e xhamave, shih atje kane vjedhur dyert e sahateve.
  • Keto probleme Jani, jane ne permbi 50% te apartamenteve, prandaj dhe bashkite nuk i marrin ne dorzim, nuk hedhin firmen perfundimtare.
  • Po ky pallat eshte me leje nga bashkia, e kam pare vete firmen, lejen.
  • Te gjitha pallatet jane me leje Jani, nuk ka pallate pa leje, mund te kete noi shtese kati pa leje, noi ballkon, por jo pallati, por shumica e pallateve nuk i jane permbajtur kritereve qe kerkohen, se ja shif, u ngjitem gjith keto shkalle, dhe nuk kish llampa, nuk ekzistonte kutia e zjarrfikses, ku ne rast zjarri perdoret direkt, se nese ndodh noi gje, digjet ndonjeri, prokuroria arreston direkt 3 veta, pronarin, administratorin dhe nenpunesin e bashkise qe ka hedhur firmen perfundimtare.
  • Po ku ka administrator ketu, dikur kishte, u be muaj qe nuk shoh njeri- hapi deren e shtepise Jani. Nje shtepi e rregullt u paraqit para meje. I zgjata doren gruas se tij, dhe dolem ne ballkon, nje ballkon nga te tre krahet.
  • Ballkoni jot qenka si fushe futbolli Jani - vura re plazhin dhe veturat qe kalonin aty mbi rere.
    Filluan te me tregonin se si vitin e kaluar iu kishin vjedhur televizorin plazma dhe nja dy-tre gjera, dhe kete vit kishin sjell nje televizor me bark. I kishin bere te tera dyert qe dilnin ne ballkon me vetrata metalike me çeles.
  • Jani nese do, kam nje kushuri qe punon ne policin e Vlores, dhe ti themi atij te te ndihmoj,- pashe qe ai ngriti supet sikur thosh; pse jo. Nuk e zgjata dhe morra direkt ne telefon kushuririn.
  • Alo …; ç’kemi, Pjero jam, mir-mire, degjo kam nje mik belg ketu ne plazh, ka bler nje apartament, mirpo seç ka ca probleme, ca shqetesime, te pa kendeshme jo vetem per te por dhe per vendin tone, se Jani nuk eshte nje turist dosido, eshte nje mik i vendit tone, dhe do te doja ta ndihmoje per problemet qe ka.
  • Une po kaloj nga Skela aty nga ora 12-1 e drekes.
    Duke qene se kishim kohe, 1-2 ore deri sa te vinte dreka, vendosem te dilnim nga plazhi, plazh qe ishte akoma i shkrete, nje grup pensionistash po loznin domino, me tutje nje familje, nje çift, dy-tre kalamaj.
  • Zoteri, kendej jeni, - iu drejtova njerit me nipçen per dore i cili pohoi me koke,- desha te dij se ku eshte ai kampi i pionierve dikur.
  • Ja, ai atje,- zgjati doren ai.
  • Kush ai me ballkone apo ai si germadhe.
  • Tamam ai si germadhe,- buzeqeshi ai.
    E falenderova dhe se bashku me Janin e gruan e tij u afruam disi. I tregova se kur isha i vogel, kisha ardhur nje here ketu, 14 dite, ku çdo gje ishte me rregull, qofte edhe futja e dalja nga deti, me bilbil. Te vinte keq qe ishte katandisur si germadhe. U kthyem e morrem drejt Skeles. U ulen ne nje lokal qe uleshin gjithmon, nderkoh qe une u lidha disa here me kushuririn per ti shpjeguar se ku ndodheshim. Pas pak ai u duk.
  • Pjero, ulemi brenda, se jam me uniform dhe nuk me lejohet te pij.
  • Posi jo,- dhe i shpjegova Janit qe duhej te uleshim brenda. Me erdhi mire qe çdo vit e me teper, po futej rregulli dhe disiplinimi ne çdo sfere te jetes. I shpjegova shqetesimet e Janit, dhe nese do te kishte nevoje, ta ndihmonte. Biseda kalonte nga nje teme ne tjetren, nderkoh qe Jani perpiqej te kupton diçka nga shqipja.
  • Jani di italisht, anglisht, keshtu qe mund te komunikosh me te ne nje nga keto gjuhet.
  • Pa merak Pjer,- u ndam me kushuririn i cili do ikte ne pune. Pas pak u çuam dhe neve.
  • Ju pelqeu supa e peshkut, zoteri,- mu drejtua njeri nga personeli, mund te ishte ose pronari ose guzhinieri.
  • Jo keq.
  • Uuu.
  • Gjersa ky miku im e gjen mire,- kisha filluar ta ndertoja shqipen sipas struktures hollandeze,- pra i pelqen guzhina juaj, une them se gjithshka eshte okej.
  • Aa, po ky eshte klienti jone i perhershem.
  • E di se me foli qe ketu gatuajne mire, por ta kisha llafin se po gjeti mire ky ketu, do te thote se edhe te tjere turiste do vijne me kenaqesi, se Jani ne radhe te pare eshte mik i Shqiperise dhe ne radhe te dyte ka bere nje faqe ne internet, nje sajt ku belgjit e tjere njihen me Shqiperine, prandaj do ma keni kujdes mikun tim sa here vjen ketu.
  • Pa merak - u ndame me lokalin.
    Sapo arritem afer pallatit te Janit, pame nje benc te zi qe kish ndaluar para hyrjes.
  • Pliz, pliz, jur karr, jur auto?- ndigjuam nje ze nga mbrapa.
  • Jo nuk eshte makina jone - fola ne shqip.
  • Ah, kujtova se ishit te huaj.
  • Jo une nuk jam i huaj ndersa keta po.
  • Ah po, i kam pare keta, banojne siper.
  • Po, po ju kush jeni.
  • Une jam administratori i pallatit.
    I shpjegova Janit se ky ishte administratori. Jani pa me habi.
  • Po Dimo, Dimo ku eshte.
  • Ky po pyet se ku eshte Dimo.
  • Dimo, nuk ka patur ketu, nuk e njoh kush eshte ky.
  • Dimo, administratori i pare, i vitit te kaluar,- gati sa gerthiti Jani.
  • Aha, Dhimo, jo Dimo,- qeshi administratori i ri,- ai me ka lene mua, ne jemi nje, jemi familje.
    Pasi perktheva i thashe Janit se mund t’ia thoshte ketij ankesat qe kishte, dhe ashtu u be. Duke u ngjitur siper, perfitova nga rasti dhe i fola atij per Janin.
  • Jani zoteri, eshte nje mik i Shqiperise dhe ka bere nje sajt ne internet ku flet per vendin tone dhe ka foto nga vendi yne, eshte faqe per belgjit ku ai i fton te vizitojne Shqiperine, organizon se bashku me nje agjensi turistike atje, qe belgjit e hollandezet te vizitojne vendin tone, keshtu qe dua te me kujdeseni per te.
  • Posi jo ore, ne ku ti gjejme njerez te tille, - dhe ai filloi te shpjegonte se se shpejti do vendosej nje kujdestar per pallatin i cili do riparonte çdo gje. Pasi mbaruam me administratorin e ri, dolem poshte te gjithe. Ne rrugen gjith pluhur ku po punonin nja 2-3 veta.
  • U sa mire qe po punojne ketu, - foli Jani,- keta ishin gjith keto dite atje matane.
    Nje makine policie po hecte ngadale duke pare nga neve. Jani me gruan u pane sy me sy, e po shihnin edhe nga mua. Po mendoja se ndoshta kushuriri i kish çuar te dilnin kendej. kaq shpejt u habita, ose ishte rutina e punes se tyre. Vura re gezimin e te dyve, po ju dukej se shteti po fuksiononte edhe ne kete cep plazhi te humbur. Nuk e di po gjithmon ku shkelja, dukej sikur gjerat fuksiononin, mu kujtua Ligori kur e regjistrova ne azil ne Bruksel dhe e çuan direkt ne spital per shkak te tumorrit ne koke, dhe sa here i shkoja per vizite nje here ne jave, ai me thoshte; Pjer, sa vjen ti ketu, fillojne e me sherbejne e kujdesen per mua, sa iken ti, s’vjen asnjeri tek mua.
  • Do nisemi Pjer,- me shkeputi nga mendimet Jani. Isha i gezuar qe dy te huaj, ndonse miqte e mij, filluan te ndiheshin mire, dukej qe ju gezonte shpirti. Dukej sikur kisha plotesuar a bere nje detyre. I dhashe doren gruas se Janit dhe u nisem drejt agjensise se autobuzave me bencin e Janit.

Rrofsh admin per nxjerrjen e tregimit. Lexim te kendesh peshq :grinning:

Si gjithmone pune Te mire Pjer.mua me duket sikur kam qene vete atje sa here lexoj tregimet e tua.blendi nuk fshihet me ne hale kur vete ta takosh to por iken ne mes Te bisedes e Te ngec faturen e lengut 😬

E si mund te fshihet Blendi kur i ze pusi Pjeri?

Po kam eksperienc ne keto pune Gjembo, e ke dhe tek tregimet e tjera, Blendin ose e ze ne studio pa dale mire, ose ne banjo, ose mrapa deres tjeter te Rognerit, deres ansore jo asaj te hollit.

Ua ke blere mendjen pjero .I di vendet e preferuara ku kryhet biznesi ne shqiperi.:grin:

nuk te kuptova e dashur, kujt ua kam blere mendjen, dhe per çfare vendesh e biznesi flet.

Shume kendshem shkruan o Pjero :slight_smile:

Perpiqem e dashur, por do t’me pelqenin edhe kritikat e shendosha.

Mungon informacioni i vecante, nuk ka intrige, bie shpesh ne perseritje.
I vetmi info qe Grava eshte gjalle…

1 Like

ty te pelqejne vetem ngambrapat e shendosha! (te kamarjeres)

Si ta marr kete i modho, si demaskim apo si kompliment , naten, neser pergjigjen.

nuk shoh me shume info specifike per cmimet si : fruta-perimet , ushqimet etj , te cilat e bejne autorin te vecante , unik qe mpleks me mjeshteri pjesen artistke te fabules me ate ekonomike…
p,sh shoh qe heronjte e tregimit kane ngene e pire ne restorant. ku eshte cmimi i pijeve ? -po supa e peshkut sa kushtonte ? -apo ç.q.t se e pagoi belgu Jan tavolinen… -pikerisht cmimet e restoranteve jane te dhena te vlefshme per lexuesin tani qe jemi ne sezon turistik.

5 Likes

Lengu qe piu Blendi dhe e pagoi Pjeri 400 leka .,

ti merre si te leverdise ty, qe un jom tu plas nga zilia qe ne temat e tua komentojne gjith ata intelektuale te shquar, kurse ne timet pothuajse zero, jom tu fol me vete.

Ne tregimin e trete dhe te fundit per kete sezon, do kete me shume per çmimet, i dashur Belul.

Temen tate e lexova dhe une, i Modho, por mazallah se me dilte nje mendim i pjekur, dhe e lashe. Edhe ne temat e peparshme qe ke futur, ka gjera te holla, por qe njerzit nuk i kuptojne ose nuk iu intereson. Eshte si tu flasesh per operen nderkoh qe te gjithe presin momentin kur do filloj muzika popullore :grin:

1 Like

Doni me per Belulin?

Ja paska hedhur dhe Blendi yne. Nuk i shpetoi dot pusise dinake tipike te Pjerit por ama e e la Pjerin te paguante kete here.

1 Like