Shqipëria e para

Shqipëria, e ndjekur nga Spanja dhe Italia. Sa herë kemi mundur ta themi këtë më parë? Asnjëherë, deri sot. Dhe ka shije të mirë. E di që mund të mos zgjasë shumë, por kjo është arsye më shtesë për ta gëzuar çastin. Shqipëria dominoi mbi Lihtenshtejnin, ndërsa Italia dhe Spanja, rivalët e mëdhenj të grupit G, barazuan 1 me 1. Ndërkohë Kosova luajti një ndeshje ku nuk munguan momentet e bukura dhe rastet e mira, por Kroacia është një ekip yjesh dhe rezultati final ishte 0 - 6 për kroatët që u pritën si miq në Shkodër nga tifozët e Kosovës.

1 Like

Per cudi asnje nuk eshte alarmuar nga thirrjet e Tifozeve “vritini serbet”.

E pra . As vete serbet !

I thane De Biazit pra,se si ndihej qe ishte siper Italise dhe Spanies. Ne anet tona,tha Misteri, thuhet se te vdekurit numurohrn ne fund te betejes.

1 Like

pse vetem tre dite ndeshja e rradhes!:joy: te pakten te luhej mbas nje viti ta gezonim içik me shume vendin e pare.

1 Like

Shokeni,qe te qendrojme me kembe ne toke, 6 pike me kete kalendar,kemi bere vetem detyren. Ajo qe duhet thene,eshte se ne te dyja ndeshjet kemi luajtur dobet. Me Spanjen eshte momenti se vertetes. Le te na sherebeje ky moment i bukur per te na dhene zemer dhe te karikohemi ne maksimum. Koha nuk po na favorizon.Sinoptika e jep shi dhe kur behet fjale per Shkodren,shiu eshte duhi. Kam pre dhe bileten,duhet me siguru naj mushama. :slight_smile:

1 Like

megjithe grupin e veshtire, kalendari i ndeshjeve ka qelluar ne menyren me te mire te mundshme per Kombetaren tone.
e fillojme fazen duke marre pike te plota kunder 2 ekipeve me te dobeta te grupit, ne nje moment qe te gjitha skuadrat nuk kane gjetur ende ritmin… nuk kemi lozur mire, por kjo per faktin se me keto ekipe qe kemi lozur ishim ne ne pozicionin qe duhet te sulmonim e dominonim lojen, gje qe e beme, por ne menyre kaotike. -kjo sepse edhe kualitetin e duhur nuk kemi mjaftueshem,(persa i perket lojtareve krijues e teknike) por nuk eshte as ne natyren taktike , konservatore, te lojes qe eshte mesuar Kombetarja jone…
-keshtuqe ndeshja me Spanjen ne fushen tone vjen ne momentin e duhur. -Spanja nuk eshte me ajo qe ka qene. ne me 6 pike jemi ne krye te grupit , psikologjikisht jemi mire… dhe kryesorja, ne do kthehemi ne natyren e lojes tone qe na pershtatet me shume… shkurt, topin e ka Spanja.:soccer: .:stuck_out_tongue:

1 Like

Duhet te kenaqemi me gjerat e vogla para se te synojme me te medhajat. Keshtuqe s’eshte keq gezimi per rezultatin e deritanishem. Degjove o Alba?

Belulo, jom dakort qe nuk lujtem gjo as dje. Do doja vetem qe te dielen ta kishim me Italine e jo me Spanjen. Spanja vertete qe nuk eshte ajo e 2008-12 po prape ne na gri. Kurse Italia e Ventures nuk eshte as si Partizoni i Bert Xhanit. :stuck_out_tongue_winking_eye: Po sigurisht qe nuk eshte e thene qe te vazhdoje kshu edhe vitin tjeter. Pra do e kemi me te veshtire edhe sepse kur vje fundi (neshja ketu me Italine eshte e fundit fare) mobilizimi eshte maksimal.

Keto titujt per vendin e pare pastaj jane qesharake se me kete kalendar o njesoj sikur te shesesh men qe je i pari pa fillu neshjet, ngaqe e ke emrin (nderkombtar) me A. Biles ky pozicionim eshte edhe i demshem se nuk te neglizho njeri.

Jemi Mesdhetar e Pasionant e gjonat e mira na japin krahe psikologjikisht. Penalltite prej passioni i humbasim tu i gjujt jashte, golin e hame mbas minutes se 90 zakonisht, por ky klasifikim sjell vec te mira per Cunat. NJe barazim me Spanjen dhe fitorja me Italine eshte e kapshme.

Nuk e di per barazimin me Spanjen. Uroj barazim, madje dhe fitore, por po shihja Spanjen mbreme… Po luajtem sic luajme zakonisht, dhe Spanja ashtu si luajti mbreme, do na shtypin. Por eshte futboll. Te dielen prap per Shkoder…

po normalisht qe na mund Spanja ne Lizander. gjithsesi e kam thene qe kur u hodh shorti, shancet per te marre ndonje barazim jane me shume me Spanjen se me Italine. pse ? -sepse Spanja vertet e dominon lojen dhe te ben zbor ne qarkullim topi, por ama sic e kemi konstatuar Spanja nuk eshte ajo para ca viteve me pare dhe me rendesishmja, ne kemi nje ekip fizikisht te mire qe ka arritur me ne fund krijoje loje te mire mbrojtese, agresive dhe taktikisht te organizuar. keshtuqe ka shance ti irritojme spanjollet e ti nxjerrim nga loja e tyre.

ndersa Italia eshte tjeter pune… Italia eshte ekip shume i ngurte per Shqiperine qe nuk i intereson te luaj ne sulm e te zoteroje lojen, por ama italjanet jane ekip fanatik taktik, luajne shume te organizuar dhe te neutralizojne. -kujto pak ndeshjen miqesore me Italine nje vit me pare… megjithse miqesore, ne ishim goxha te motivuar ate ndeshje dhe dolem ne fushe me ekipin baze… nderkoh italjanet paraqiten 11-en e dyte dhe na nxorren jashte loje.:slight_smile:

Me Spanjen,fjalen do e kete mbrojtja. Gjymshiti stonon,eshte i pasigurte.Na fiku Ajeti. De Biasi,po t’me nigjoje mu,kthen Kukelin ne mbrojtje dhe lune me Bashen para saj. Mesfusha eshte shpresa jone. Ne mesfushe funksinojme shume mire. Nuk e kam fjalen per mesfushen e djeshme,po me Xhaken,Memushin Lenianin Abrashin. Sulmi,s’di ca me t’than. Te lujne sa t’munen. :grinning:

Kam frike se me Spanjen mos perfundon si Kosove - Kroaci

Belulo, ajo Italia B qe na rrafi kot para 2 vjetesh ishte mo e mire se kjo A sot.
Nejse rendesi ka qe cunat te lujne sic dine dhe sido qe te shkoje ne prape te lumtur jemi qe na erdhi dita me pas shprese me e more nai rezultat pozitiv.

Qorro, bofte sevap Zoti e nuk na hudh aq shume shi sa me fyromsat. Se qe do bjeri shi kjo qeka e sigurte. Merr breke rezerve me u nderru mas neshjes.

Po 3 ditë zgjat çudia pra

pjeter, ne mesfushe sipas sistemit De Biassi jemi vertet top ! pervec atyre qe permende ne mesfushe, do shtoja Hyken ne vend Roshit… kam pershtypjen Hyka -Memushaj do funksionojne mire bashke.

Aliji me duket mbrojtes i mire dhe duke luajtur me shume ka per te treguar vlerat e vertata… pra krahet, Hysaj/ Aliji dhe ne qender Mavraj/ Ajeti, do te kemi mbrojtje te blinduar !

Belul,Aliji lun ne pozicionin e Agollit dhe s’e besoj qe lun pasneser. Ajeti, e thashe, eshte mungese qe na penalizon,se eshte i demtum. Hyka eshte shume teknik po ka deficenca fizike dhe ne futbollin modern,teknika eshte fiziku. Spanja do na caje ne mes me mur,pasi lun shtrute,prandaj mendoj se na duhet lojtar inteligjent ne qender. Marvaj eshte super dhe me Kukelin bashke,do ishin nje dyshe perfekte,kurse Gjymshiti nuk ngjall besim.

Cfare konsideron komuniteti fyese ne postin e mesiperm?

Mundet qe te marrim rezultat pozitiv.Spanja nuk eshte aq e forte sa duket .dikur kur ekipi yne nuk ishte kaq I forte sa sot Spanja mezi na mundi 9-0.