Janë zyrtarizuar kandidaturat për 4 finalet që do të luhen në vitin 2019, të organizuara prej organit qeverisës të futbollit europian. UEFA publikoi 14 stadiumet, nga 10 shtete që konkurojnë për finalet e Champions League, Europa League, Champions League Femra, Super Cup.
Federata Shqiptare e Futbollit ka dërguar dosjen e saj, ku kërkon që të jetë ajo fituese e mundësisë për të organizuar Superkupën e Europës në vitin 2019. Stadiumi Arena Kombëtare që pritet të përfundojë në vitin 2018, mendohet t’i plotësojë kushtet për të qenë pritës i këtij event. Stadiumet fituese do të shpallen më 21 Shtator 2017. Ja dhe lista e plotë me vendet që janë në garë për këto finale.
UEFA Champions League
Azerbaixhan: Baku, Olympic Stadium
Spanjë: Madrid, Estadio Metropolitano
UEFA Europa League
Azerbaixhan: Baku, Olympic Stadium
Spanjë: Sevilja, Estadio Ramón Sánchez Pizjuán
Turqi: Stamboll, Beşiktaş Arena
UEFA Women’s Champions League
Hungari: Budapest, Ferencváros Aréna
Kazakistan: Astana, Astana Arena
UEFA Super Cup
Shqipëri: Tiranë, Qemal Stafa Stadium
Francë: Tuluzë, Stadium de Toulouse
Izrael: Haifa, Sammy Ofer Stadium
Kazakistan: Astana, Astana Arena
Irlanda e Veriut: Belfast, National Football Stadium at Windsor Park
Poloni: Gdansk, Arena Gdańsk
Turqi: Stamboll, Beşiktaş Arena