Shqipëria mund të mësojë shumë nga vendi me kryeqytetin me ajrin më të pastër në botë

41 postime 2821 shikime 11 tetor 2017 në 07:37 e pasdites
Edvini

Shqipëria mund të mësojë shumë nga vendi me kryeqytetin me ajrin më të pastër në botë

Nga Edvin Pacara
Bëhet fjalë për Republikën e Estonisë, një shtet pjesë e BE-së që në 2004, ku në 2003-shin lindi Skype-i. M’u dha mundësia të jetoja në Estoni në vitet 2011-2016, ku dhe jam rezident e ku mësova gjuhën estoneze, një gjuhë sa interesante, aq dhe melodioze. Do të duhej një shkrim shumë i gjatë për të paraqitur mësimet që Shqipëria mund të nxjerrë nga Estonia. Sepse kemi një histori aq të ngjashme, sa dhe e kemi të ndryshëm nivelin e zhvillimit e përparimit.

Estonia është i vetmi vend në botë që është i tëri me qeverisje elektronike e ku të gjitha shërbimet shtetërore janë online.
E gjitha filloi me vullnetin e qeverive të ndryshme estoneze për të lehtësuar jetesën e estonezëve, për të ulur kostot e për të krijuar një klimë ndihmuese në përparimin e vendit dhe biznesit. Hapi i parë u bë në 1996-ën me futjen e shërbimeve bankare me anë të internetit, gjë që u pasua menjëherë më vendimin për ta bërë Estoninë një vend me qeverisje elektronike. U deshën vetëm 3 vjet, që Estonia të ndërtonte dhe të aplikonte sistemin X-Road, që është struktura ku të gjitha agjencitë e strukturat e shtetit komunikojnë në kohë reale në mënyrë elektronike, dhe identifikimi i çdo rezidenti apo shtetasi estonez bëhet me anë të kartës së tij të identitetit. Pra, kur një estonez paguan një taksë të caktuar, ai informacion shpërndahet në të gjitha organet e shtetit në kohë reale, dhe kjo shmang nevojën për kërkim informacioni nga ministri te tjetra apo nevojën për vërtetime e çertifikata. Nëse do që të hapësh një firmë, të duhet vetëm karta e identiteti, lexuesi i kartës, internet dhe vetëm 5 minuta punë për të plotësuar formularin online. E njëjta procedurë nëse do të votosh apo të marrësh çfarëdo shërbimi tjetër nga administrata. Mbi 30% e estonezëve zgjodhën të votojnë me anë të internetit në zgjedhjet e fundit parlamentare të 2015-ës. Nuk ka rëndësi ku ndodhen votuesit estonezë në javën kur votimi me anë të internetit është i hapur – edhe sikur një estonez të ndodhet në stacion hapësinor në hapësirë, mjafton të ketë lidhje me internetin e mund të votojë për kandidatin e partinë që dëshiron.

Sigurisht, që ky sistem kërkon mbrojtje të mirë, gjë që ka bërë që të dhënat të jenë të inkriptuara dhe Estonia të zhvillojë disa nga sistemet më të mira të mbrojtjes kibernetike. Jo më kot Qendra e Ekselencës për Bashkëpunimin në Mbrojtjen Kibernetike e NATO-s (NATO CCDCOE) ndodhet në Talin, kryeqytetin e Estonisë.
Estonia ka shkuar më tej, duke ruajtur të gjithë qeverisjen e saj elektronike në servera në vende të ndryshme të botës. Pra, edhe sikur Estonia të pushtohet e qeveria e popullata e saj të largohen nga vendi, shërbimet e shtetit, shteti, bankat e të gjitha të dhënat e banorëve e subjekteve, janë të ruajtura e vazhdojnë të funksionojnë përsëri.
Duke parë suksesin me qeverisjen elektronike, Estonia ka ndërmarrë hapa që ta përhapë këtë sistem edhe në vende të tjera duke i ofruar këtë zgjidhje (sidomos për votime) edhe Republikës së Shqipërisë, por që fatkeqësisht nuk është pranuar ende nga qeveritë shqiptare.
Tashmë, shërbimet elektronike të Estonisë janë të hapura dhe për shtetasit e huaj, me anë të rezidencës elektronike (e-residency), një rezidencë virtuale që lejon këdo që aplikon për të, që të hapë një firmë, llogari bankare etj., në Estoni, megjithëse ai ndoshta nuk shkel kurrë në atë vend.

Natyra
Estonia gjendet në jug të Finlandës, nga e cila ndahet nga Gjiri i Finlandës, dhe kufizohet me Rusinë në lindje, Letoninë në jug e detin Baltik në perëndim. Megjithëse me një sipërfaqe prej 45 339 km2, Estonia ka një popullsi prej vetëm 1 315 000 banorësh, duke e bërë një nga vendet me përqindjen më të lartë të sipërfaqes pyjore: 61% e Estonisë është e mbuluar nga pyjet. Është gjë e zakonshme të shohësh dhelpra, lepuj, drerë e nganjëherë edhe arinj në Talin (kryeqyteti i Estonisë), i cili ka 100m2 sipërfaqe të gjelbër/frymë dhe sipas OBSH-së ishte kryeqyteti me ajri më të pastër në botë në 2011-2012. Sa për krahasim, Tirana ka vetëm 2-3 m2 sipërfaqe të gjelbër/frymë dhe nëse në Shqipëri arinjtë vriten sapo shihen, në Talin një ari shëtiti i pashqetësuar në mes të kryeqyteti në 2012-ën. Estonia ka rreth 800 arinj por deri më sot nuk ka ndodhur asnjë incident mes arinjve e estonezëve, e me mijëra turistë nga vende të ndryshme, vijnë çdo vit për të parë arinjtë që ecin në pyjet e dendura estoneze.
Estonezët janë tepër krenarë për natyrën e vendit të tyre dhe e mbrojnë atë me fanatizëm. Jo më kot dhe protestat e para për të kërkuar çlirimin nga zgjedha sovjetike, filluan si kundërshtim ndaj vendimit të Moskës për të gërmuar veriun e Estonisë për fosfat. Ndërsa ecën në mijërat e kilometrave të plazheve që ka Estonia, është e vështirë të gjesh ndonjë mbeturinë në rërë apo në pyjet e Estonisë. Prandaj Estonia ishte vendi i parë që shpiku në 2008-ën nismën për pastrimin e vendit në një ditë, nismë që tashmë është bërë botërore. Përveç pyjeve, një veçori e natyrës estoneze janë dhe rreth 2000 ishujt e 1200 liqenet e Estonisë, dhe moçalet karakteristike që vizitohen nga qindra mijëra turistë. Bota shtazore është shumë e pasur, me ujq, arinj, rrëqebuj, drerë brilopatë, derra të egër, foka e deri te ketra fluturues.

Pak histori
Estonezët janë një popull fino-ugrik dhe gjuha estoneze ka lidhje me gjuhën finlandeze. Që nga pushtimi danez në kohën e kryqëzatave, estonezët kanë kaluar pushtime të ndryshme si ai gjerman, suedez e rus. Shpallën pavarësinë më 24 shkurt 1918 e cila u pasua me luftën estoneze të pavarësisë dhe pas më shumë se një vit luftimesh, estonezët arritën të mundnin forcat ruse, duke bërë që Rusia të ulej në bisedime për paqe e të pranonte pavarësinë e Estonisë. Vendi arriti zhvillim të mirë nga periudha e çlirimit deri në Luftën e II Botërore. Në 1939-ën, Estonia u pushtua nga forcat sovjetike, të cilat eliminuan elitën estoneze dhe çuan me dhunë me dhjetëra mijëra estonezë në Siberi, ku më shumë se gjysma vdiqën në kushte çnjerëzore. Me gjithë luftimet e ashpra në 1944-ën, forcat gjermane e estoneze nuk arritën t’i bëjnë ballë furisë së Ushtrisë së Kuqe, e cila shkatërroi Talinin e qytetin Narva. Periudha e pushtimit sovjetik ishte një periudhë e zymtë për kombin estonez, megjithëse lëvizjen guerrile në pyjet estoneze kundra ushtrisë sovjetike nuk reshtën deri në vitet ’50. Në 1989-ën, më shumë se 1 milionë banorë të Estonisë, Letonisë e Lituanisë, u kapën dorë për dorë duke formuar zinxhirin njerëzor në shenjë proteste kundra pushtimit sovjetik. Në 1991-shin, Estonia e rifitoi pavarësinë dhe me hapa të shpejtë eci drejt riorientimit të plotë të vendit drejt ekonomive perëndimore, duke rritur nivelin ekonomik e të jetesës e duke u futur pa ndonjë problem në BE, në 2004-ën.

Ekonomia
Estonia ka një sistem ekonomik liberal, i cili i mundëson çdo rezidenti hapjen e një numri të pakufizuar firmash/kompanish. Estonia ka një sistem takse të sheshtë. Tatimi mbi fitimin është vetëm 20% dhe 0% nëse fitimet riinvestohen. Në një klimë ndihmuese nga shteti, të bësh biznes është e lehtë në Estoni. Me regjistrimin e firmës, nuk ke asnjë detyrim ndaj shtetit nëse nuk ke të ardhura në firmë e nëse nuk do të paguash rroga. Dhe nuk ka kufizim mbi fushat e aktivitetit të firmës. Për shembull, nëse një estonez hap një firmë bërje faqesh interneti, dhe gjatë gjithë vitit ai bëri 50 000 euro hyrje në llogari bankare të firmës, ai nuk paguan asnjë tatim përveç rastit kur ai dëshiron t’i tërheqë si dividendë apo t’ia paguajë vetes një rrogë.
Shteti estonez është një ndër shtetet me borxhin të vogël, me vetëm 9,5% te PBB-së. Estonia është në eurozonë që prej 1 janarit të 2011-ës, dhe PBB në vitin 2016 ishte $29 312/frymë. Estonia doli e 8-ta në renditjen për liri ekonomike të vitit 2015, dhe e 4-ta në Evropë.
Forbes e ka renditur Estonisë në vend të 13 në 2015-ën, në listën e vendeve më të mira për të bërë biznes. Kjo liri ka bërë që Estonia të jetë një ndër vendet me më shumë startups (nisma biznesi) në botë për frymë banorësh.
Elektronika, produktet ushqimore e veshmbathje, makineri e pajisje, lëndë drusore e ndërtimi janë sektorët kryesorë të ekonomisë.

Pra, Shqipëria ka kaq shumë për të mësuar nga ky komb i vogël, me histori të ngjashme me ne por me drejtim zhvillimi e përparimi të ndryshëm, komb që me vullnet ka arritur gjëra që ne shqiptarët ende i ëndërrojmë. E gjitha kjo falë dashurisë së tyre për atdheun dhe vështrimin drejt të ardhmes. Estonezët nuk presin që të vijë dikush t’i mbrojë e t’ua ndërtojë vendin e tyre, por e mbrojnë dhe e ndërtojnë vetë.
Lidhja e Mbrojtjes, një organizatë ushtarake vullnetare ka rreth 25 500 estonezë që vullnetarisht stërviten për të mbrojtur vendin, ndërsa në të gjithë Estonisë ka rreth 1000 policë vullnetarë, të cilët patrullojnë bashkë me forcat e policisë. Dhe e gjitha kjo vullnetarisht.
“Pa pagesë? Si, nuk paguhen këta policët vullnetarë?” më pyeti duke shqyer sytë një shqiptar nga një delegacion zyrtar për të cilët përktheva vjet në Estoni. “Po, vullnetarë do të thotë që e bën për vetveten, për komunitetin tënd, e jo sepse dikush të paguan.” ia ktheva. Zyrtari tundi kokën me habi. Kush e di se çfarë mendonte. Se në Shqipëri është e habitshme që dikush të punojë për veten, për komunitetin e kombin… E pra, shtetet nuk bëhen me pagesë, por me vullnet e punë vullnetare.

anon63896856

Njerezia ne Shqiperi jetesen e ka fort te veshtire me pune te paguar, nuk di sa me e lehte do te ishte me te papaguar. Krahasimi mbase eshte jo krejt i pershtatshem.

STALKER


gjermane !!
:joy:

del-ta

pse shqipot ,thua ti,nuk veprojnë si estonezët apo si shumica e evropianëve? u mungon kombëtarizmi, i cili ka lidhje me dinjitetin,dëshirën për të ecur përpara. shqipot duan tu bëjnë komandë të tjerët. prandaj u rehatuan me osmanët. e njëjta mëndësi edhe sot. duan be–në se mendojnë se do ti ushqejenë të huajt! karakteristika të inferiorit që nuk ka besim te vetja dhe i duket roli i shërbëtorit më i përshtatshëm,megjithëse kjo do të thotë njeri pa të drejta! halimi,saliu ,esati= rei,kei,xhei:disappointed_relieved: kështu që pakicës shqiptare nuk i ngelet gjë tjetër veçse të presë ,

InkuizitoriMoth

shtomillshtouj, shtoji kuptimin:

shtoujeshtooriz.com

image

del-ta

ik o loqe bëj çiçin gjëkundi!

shtoujeshtooriz.com

mySuperLamePic_1a5564cfe933c2bc4b780904ff7a088d

Ingeborg

Jam kurioz te dije se si ke shkuar atje? Direkt nga Shqiperia apo ke jetuar me perpara ne ndonje vend jeter perendimor e je shperngulur me vone ne Estoni? Keto vendet balltike mesa di une nuk kane ambasada ne vendin tone. Dhe pse ke zgjedhur pikerisht Estonine e jo nje vend tjeter si Suedia psh.?

Alba2265

Labet I thone :gjishta😊

Edvini

Tani jetoj në Tiranë, por kam jetuar dhe në shtete të tjera, si Hungari e Belgjikë. Atëherë kur kam shkuar unë nuk kemi pasur nevojë për vizë në zonën Shengen.

Ingeborg

Ah kujtova se jeton akoma atje. Ne rregull. Po cfare te shtyu ne Estoni? Perse nuk qendrove pergjithmone atje sepse shkruan vazhdimisht gjera pozitive per ate vend?

Fikret

Po edhe estonia me thene te drejten ka shume çte mesoje nga Flatulantia, rrepublika utopike ne brigjet e adriatikusit

Edvini

Jam rezident i përhershëm atje, por nuk e kam detyrim që të jetoj fizikisht.
Jetoj në Tiranë sepse jam shqiptar, kjo është arsyeja e thjeshtë. Po të mos isha, nuk do të jetoja këtu. Dhe kjo është dhe arsyeja se pse nuk jetoj në Estoni. Estoninë e kam shtëpi të dytë dhe do ta përfaqësoj si konsull edhe këtu në R.SH. Në Estonia shkova për arsye krejt personale, jo për të ikur si ka dalë tani moda si epidemi, apo për arsye ekonomike.

Edvini

Në fakt është e kundërta, ata që e kanë jetesën më të vështirë në R.SH. bëjnë punë vullnetare, ata që e kanë shumë të mirë e kanë të ardhura të shumta, nuk bëjnë kurrë punë vullbetare.
Dhe në Estoni, nuk është se ata që shkojnë si vullnetarë në Lidhjen e Mbrojtjes apo në Policinë Vullnetare e kanë jetën të lehtë apo nuk kanë nevojë për para. Lidhet shumë me ndjenjën e atdhetarisë, ndjenjën komunitare dhe si e sheh komunitetin ku jeton. Zakonisht, një estonez nuk e sheh vete si një element i ndarë nga kombi të cilit i bën pjesë, por si një dhëmb në ingranazhin e madh të kombit. Nëse të gjithë do ta shihnin veten si dhëmbë të veçuar, atëherë nuk do të kishte as ingranazhe e as motor e as komb.

Pjer

artikull i shkelqyer, per Estonine kam ndigjuar edhe me perpara, por keto hollsira dhe ky pershkrim, ishin te mahniteshme, dhe nje mesim per shqiptaret.
Edvino, te kam zili, per ajrin e paster qe ke thithur ne Estoni, ajer qe besoj se eshte edhe me i paster se ketu ne Antwerpen.

korriku

Sigurisht, që ky sistem kërkon mbrojtje të mirë, gjë që ka bërë që të dhënat të jenë të inkriptuara dhe Estonia të zhvillojë disa nga sistemet më të mira të mbrojtjes kibernetike.

keta qenkan per t’i marre shembull SHBA-ja, lere Shqiperia

Do e kishin zili sistemet elektronike te enkriptuara te shume shteteve amerikane.


Nejse…

bradland

Shqiperia nuk meson , Shqiperia ka ik per lesh .

Ingeborg

Edhe nese ti do kishe ikur per arsye ekonomike une nuk do te paragjykoja se nuk eshte ndonje mekat te ikesh nga Shqiperia per nje ekonomi me te mire. Prandaj edhe pyeta perse pikerisht Estonia se per nga ekonomia vende si Danimarka apo Suedia jane me mire se Estonia. Po paske patur arsye te tjera. Dakort. Na shkruaj here pas here per ate vend. Keep writing.:blush:

shtoujeshtooriz.com

Edvini

A nuk ishin gjermanë? Apo e gjithë bota duhet ta shohë historinë me syzet e shqiptarëve komunistë e ballistë?

Bleta

Shqiperia mund te gjeje shembuj e vende boll nga te cilat ka cfare te mesoj, problemi qendron se nuk ka deshire!

Kthupi

Arsye personale = kisha rene brenda me nje estoneze.

STALKER

Asokohe quheshin nazi, dermaaaaan

Ingeborg

Ne fakt aty me shkoi mendja edhe mua se ai qenka bere rezident brenda 5 viteve atje? :grinning: Nuk i njoh mire ligjet e Estonise po nese nuk je qytetar i BE-se eshte e veshtire te marresh lejen e qendrimit te perhershem brenda kesaj kohe te shkurter. Perjashtim ben martesa, ose me mire 3 vite martesore mjaftojne. Ose ka punuar qe diten e pare qe ka shkelur aty full time dhe ka paguar taksa.

Ingeborg

Ne fakt lexova dicka per Estonine, ashtu nga kureshtja, dhe me thene te drejten nuk e kuptoj ku e shikon autori i tekstit ngjashmerine e Shqiperise me kete vend? Nga historia? Nada. Zero. Nga kultura? Po ashtu jo e jo. Nga e tashmja? As qe behet fjale.

Kthupi

Prandaj dhe nuk i eci Edvinit me estonezen; mosperputhje karakteresh. :smile:

Edvini

Rezident bëhesh edhe brenda 2-3 ditësh, nëse ke vend pune. Por duhet të jetosh 5 vjet që të marrësh rezidencën afatgjatë apo të përhershme. Si kudo besoj, se ligjet logjike janë.

Kthupi

Nuk mund te quhesh rezident me 2-3 dite. Duhet te rrish per nje periudhe me te gjate, psh 6 muaj ne nje vend, te punosh e paguash taksa qe te konsiderohesh si rezident.

Edvini

Arsye personale mund të jenë dhe të studiuarit apo të mësuarit jashtë shteti, apo bërja e një praktike thjesht për të jetuar e mësuar rreth një vendi, dhe pastaj arsye romantike ka sa të duash se Evropa ka me dhjetëra shtete.

Edvini

Atëherë, rezident=leje qëndrimi. Dmth që ke të drejtë të jesh rezident. Nëse ke kontratën e punës, ke paguar paraprakisht dhe siguracionin shëndetësor, mund t’u thuash organeve shtetërore që e do kartën gati për 2-3 ditë, dhe ta bëjnë gati për 2-3 ditë. M’u desh të udhëtoja njëherë, dhe u thashë që të ma bëjnë gati sa më shpejtë lejen e qëndrimit (kartën e re). Pas 3 ditëve më njoftuan dhe shkova e mora kartën e re. Ti Kthupi, ke jetuar në Estoni?

Ingeborg

Ndoshta jemi ngaterruar se me rezident une kuptoj “permanent rezident”, nje lloj leje-qendrimi, qe eshte e vlefshme per 3-4 vite dhe te jepet pavarsisht statusit qe ke si emigrant (punon apo jo, studion etj). Njerezit qe vetem punojne duhet kene nje shume te caktuar oresh pune si dhe nje nivel te caktuar page. Sa me shume e me gjate qe ti punon, sa me shume qe paguhesh, aq me shume ti pagan taksa. Dhe aq me heret ti mund te marresh kete permanent rezident. Studentet psh. e zgjasin vizen cdo vit dhe duhet te vertetojne qe e kane ndjekur shkollen. Nje mundesi tjeter per ta marre sa me heret eshte mesa di une martesa me nje shtetas te atij vendi. Ose njerezit qe vertet kane status te pranuar azili. Gjithsesi vende te ndryshme, me ligje te ndryshme.

Edvini

Ngjashmëria është se Estonia u pushtua që në 1206 me anë të kryqëzatave nga danezët, e që u pasua nga gjermanët, polakët, suedezët e rusët. Deri në 1918-ën, kur estonezët shpallën pavarësinë. Deri këtu është e ngjashme. Pastaj shumë e ndryshme. Estonezët formuan ushtri dhe luftuan me dy fronte në luftën për pavarësi, kundra rusëve e gjermanëve, dhe arritën të fitonin, dhe të merrnin territor që nuk e kishin pasur më parë. Shqiptarët nuk krijuan ushtri, nuk luftuan dhe vetëm pritën ça do të bënin 6 burra para një tryeze në Londër.
Edhe në vitet '80, estonezët ishin ndër të parët që u hodhën në protesta kundra BRSS-së. E sapo rifituan pavarësinë në 1991-shin, riorientuan vendin krejtësisht drejt vendeve nordike e perëndimit. Gjë që shqiptarët nuk e bënë. Jemi 18 vjet pas largimit të trupave serbe, 26 vjet pas largimit të komunizmit antishqiptar, dhe R.K. po shkon vit pas viti drejt Serbisë, kurse R.SH. nuk mund të largohet komunizmi antishqptar…prandaj jemi kaq të ndryshëm.

Edvini

Në Estoni ke leje qëndrimi për 1, 3, 5 vjet dhe pa afat që vetëm ripërtërihet si kartë. Ato 1 e 3 vjeçare mund t’i marrësh menjëherë, në varësi të kontratës së punës që ke. Ajo me kohë të gjatë dhe e përhershme merret vetëm pasi ke jetuar 5 vjet në vend.

Ingeborg

Ja tani me kuptove. Po te kishin ardhur tek ne dreqin ata suedezet dhe danezet e jo turqit.:grin:

gjembi

Meqe tema mori drejtim tjeter per tjeter, ja dhe nje koment tjeter teme-prishes: tamam me mire te kishin ardhur suedezet! Ore prit pak se sikur gjeten vikinge te varrosur me mendafshe qe shkruanin Allah.

Kthupi

Evropi na doli borxhit. Na dha nje princ qe te benim dhe ne prokopi, po ne i thame Dum Baben.

TironciLebetit

Ai Princ ishte Harram se nuk ishte bo synet. e rrofte dita e Hashures