Shqipëria në krahasim me rajonin

Shqiperia me pagat me te ulta ne rajon

Linku poshte marre nga DW:

Ore zoteri, po si more pagat me uleta ne rajon? Po a nuk te thane ketu (bile edhe kerkuan mos u gjenim ndonje inxhinjer apo IT) qe rrogat per IT apo inxhinjer jane nga 1000 -1500€ ? Po ca jane keto lajme qe sillni ketu mor aman! Po apdejtohuni ndopak se shqp eshte bere silicon valley i CA, ku te rinjte krijojne faqe facebook-u per 5’ minuta dhe i shesin mbas dy apo ca muajve nga 5000 €.

ndaj e solla, i nderuar. Qe keta palo gazetare te flasin me njerez adapte, qe e njohin realitetin, mor zoteri! Njoh une dike qe qe njeh dike ose ka komshij jevgj qe leshojne 3 kate me qera ose kusherinj qe kane 2 a me shume biznese. Ja keshtu behet kjo pune, jo me statistika e me the-te thashe!

Epo pagat nuk jepen thjesht pse je njeri. Artikulli e thotë se pse pagat janë të ulëta, dhe sesi mund të ngrihen menjëherë nëse ngrihen kualifikimet, aftësitë dhe prodhueshmëria e një punëtori.

pagat reflektojnë nivelin e produktivitetin të ekonomisë, për rrjedhojë një nivel më i ulët i tyre është shprehje e një produktiviteti më të ulët të ekonomisë në raport me fqinjët.Fakti që shumë projekte investitorësh të huaj vitet e fundit kanë zgjedhur vendet fqinje dhe jo Shqipërinë, është dëshmi e faktit se fuqia jonë punëtore nuk ka kualifikime të mjaftueshme në raport me kërkesat e investitorëve, pra dhe nivel me të ulët produktiviteti. Shqiperia shquhet për punëtorë krahu të lirë, por të pakualifikuar përkatësisht dhe gjithnjë e më të papërshtatshëm për tregun perëndimor.

Sa vjet ke pa shkuar ne shqiperi ti?:grinning:

20 vjet u bene, qe ne 2014. As ne liveleak nuk permendet per paga te ulta. Prandaj dhe u habita

Shqiperia perparon me shpejtesine e drites keshtu qe 2 vjet Jane baraz me 20 vjet.ainshtain 101.:smile:

Sa merr kamarieri ne uk, e sa merr ne shqiperi. Ajo eshte rroga.
Mos u merrni me it e zanate tjera. Doktori edhe ne somali jeton me mire se tjeret.

Apo u be edhe rilindja si birisha, qe vetem gjermania na e kalon?