Shqiptaret e bashkuar kane per te fituar

Shqiptaret e bashkuar kane per te fituar

Nje nga sloganet me te shemtuar qe mund te kopjohej, vihej e shperdorohej sot nga goja e opozites eshte nje nga sloganet me te bukur qe perdoren studentet ne dhjetorin e kaluar : studentet e bashkuar kane per te fituar!

Nuk e di nese eshte koincidence apo nje loje politike, ndryshimet qe ndodhen ne kampin opozitar fill mbas protestave te studenteve……

Ne te vertete e vetmja gje qe vihet re eshte nje apati e madhe e shumices se popullsise. Apati qe verteton kundershitimin popullor ndaj klases politike….

E majta qe eshte e ndergjegjshme se qendron ne pushtet jo sepse eshte e zonja, jo sepse ka bere me te vertete reformat qe i duheshin shqiperise (siç mund te jete shperndarja me e barabarte e pasurise ne popullate apo te tjera masa qe mund te rrisin mirqenien e shumices se popullsise, krijimin dhe investimin per nje klase sipermarresish per te cilen shqiperia ka vertete nevoje, etj…) jo sepse eshte zgjedhja e duhur…por sepse….sepse e thene me fjalet e zevendes kryeministrit e majta qendron ne pushtet:

“E di pse? Sepse Ti dhe Ju e keni vjedhur e vrare popullin! E keni bere si kerkush para e pas jush !”

Kjo thenie eshte nje ngritje duarsh, kjo thenie eshte nje akt akuze ndaj te majtes e cila e pranon haptazi se i vetmi motiv qe qendron ne pushtet eshte se skemi alternative tjeter. I vetmi motiv eshte se opozita e sotme dje ka bere tabula rasa ndaj gjithçkaje e jo sepse socialistet jane vertete nje parti e moderuar…E kjo eshte tragjike.

Nuk kemi alternative tjeter sepse kjo klase politike nuk lejon ndrtimin e nje alternative tjeter……

Shqiptaret e bashkuar, jane sot te bashkuar vetem neper stadjume apo kur kendohen kenge… Sot shqiptaret jane me shume se kurre te ndare, te frikesuar per te ardhmen dhe te interesuar ne te shumten e rasteve vetem per interesat personale vetiake…

Antiteza e bashkimit eshte ndarja e ne sot jemi te ndare…. Opozita e sotme nuk perfaqson askend, siç pozita nuk perfaqeson shumicen e shqiptareve…

Te shohesh te varfer qe nga halli i puthin doren kryeministrit te vendit tim si te ish nje padrino dosido dhe jo nje puntor i popullit, i paguar per te punuar per te miren e popullit, eshte gjeja me e ulet qe mund te shihja sot. Eshte e padyshimte se kryeministri i vendit eshte shume i zoti ne slogane, propagande dhe ne krijimin e nje imazhi jo real, problemi qendron se mbas shfaqjes, mbas show-it nuk ka asgje, qendron hiçi….

Kauza e opozites eshte nje kauz e drejte: bojkotojme nje parlament qe shperfill opoziten, nje parlament qe nuk lejon debate per ligje te drejta, ligjet votohen me force maxhorance e vijne direkt nga zyra e kryeministrit. Sot parlamenti nuk kryen funksionin e tij kryesor, perfaqesimin e shqiptareve dhe krijimin e ligjeve per te miren e shumices. JO! Sot parlamenti eshte nje zyre e kryeministrit e duke qene e tille nuk ka nevoje per opozite, sepse e vetmja hapesire e opozitesh eshte ajo e show-it dhe sharjeve, asnje forme pasurimi me ane te ligjeve. Ndaj opozita beri mire qe u largua nga nje parlament. Nje parlament qe nuk perfaqson shqiperine, sot parlamenti eshte jolegjitim!

Nga cilet vihet ne rrezik kauza e opozites? Nga kryetaret e partive opozitare, qe per hir te se vertetes nese kane dinjitet duhet te dorehiqen…. Duhet te dorehiqen sepse kane humbur.Duhet te dorehiqen sepse vetem keshtu mund te bashkohen shqiptaret kunder nje qeverie tejet te korruptuar. Duhet te dorehiqen nga politika sepse jane pjese e kesaj vorbulle, opozita e sotshme ka te njejten fytyre te pozites: te korruptuar gjer ne kocke….Jane te gjithe te pasuruar duke vjedhur popullin

Po shihja disa fotografi te te 3 partive kryesore ne vend kur benin mitingje para vitesh, shihni diferencat….shihni shterjen e ndjekseve nga te treja kampet….

Shqiptaret e bashkuar kane per te fituar vetem kur te zdhukin nje here e pergjithmone nomenklaturen e vjeter qe dje ishte nje ndersa sot eshte 3….nje dhe 3 si krishti zot…vetem se keto jane antikrishti……

1 Like

shume shqiptare hane ne ato 3 kusi, e fatkeqesisht i votojne

sa here hapen parti te reja, pavarsisht qellimeve te mira, nuk arrijne asnjehere masen kritike, pasi populli ne ato 3 tepsi identifikohet

shqipet jane hipokrite, po ta kishin seriozisht, do riciklonin kote tepsi shume kollaj

O Leo lefti, do te te dale babai shpirteror deshmitar

Te shkrihet njehere ceta serbe e saliut, pastaj shohim.

artikulli me pelqeu, por po nuk u ndryshua ligji elektoral qe favorizon vetem dy krokodilet, nuk ka gjo ne vije.

1 Like

Te gjithe kryeministra e ministra nuk i bej dot tha dikur ahmet zogu .

Une uroj te jesh max 20 vjec …ne mos …edhe per standartet e atij vendi banaliteti qe lexohet eshte i dhimbshem !

Po te ngjallej Noli do te habitej ! Nuk ka ndryshuar asgje prej 1924 !

5 anarkite e Fan S. Nolit ne parlament viti 1924

E para. Anarkia fetare: Katër fe të ndryshme që nuk kanë zënë rrënjë në zemrën e një populli pagan.

E dyta. Anarkia sociale: Këtu s’ka as klasë (të lartë) bejlerësh, as klasë bujqish, as klasë burzhuazie. Këtu bujku është më bej se beu dhe beu më bujk se bujku. Kemi një shembull të bukur për partinë popullore e cila mbahet sot në fuqi prej bejlerëve nga oxhakët më të vjetër, kurse anëtarët e saj lëvdohen se kanë shpëtuar prej bejlerëve.

E treta. Anarkia morale: Këtu qeni nuk e njeh të zonë, këtu karakteret dobësohen, qullosen dhe ndërrojnë formë e ngjyrë dita me ditë si në kaleidoskop. Këtu ambiciet janë pa fre e pa kufi, këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.

E katërta.Anarkia patriotike: Këtu brenda një dite si me magji tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapërdisen si patriotë të mëdhej ata që kanë luftuar për harfet dhe për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose ata që janë puthur me andartet e i kanë ndihmuar shenjtërojnë anë e mbanë Toskërinë. Këtu si më thoshte një mik është më mirë që njeriu të jetë tradhëtor e të shikojë interesat e tij sepse kështu do të jetë i sigurt që të nesërmen do të prokllamohet patriot i madh.

E pesta. Anarkia e idealeve: Këtu idealet e shtrembëra, të errëta e të mumifikuara të Fanarit e të Buhares përfyten e përleshen në një luftë për jetë a vdekje me idealet më të gjalla më elegante e më të nderitshme të Perëndimit. Na mungojnë vetëm idealet e antropofagëve. Po për të zënë vendin e tyre kemi kolltukofagët, krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpuseh që mund t’i copëtosh, por jo ti shqitësh nga trupi që kafshojnë dhe thëthijnë. Herodi tregon se në betejën navale të Salaminës, një athinas kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s’e lëshonte, gjersa ia prenë; atëhere e kapi me dorën e mëngjër, ja prenë dhe këtë, atehere e kapi me dhëmbë e s’e lëshoj gjersa i’a prenë kokën. Sikur të ngjallej Herodi përsëri do të shikonte që kolltukofagët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërsisë antike. Që t’i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet të preç jo vetëm duart e kokën po dhe këmbët e trupin.

Posted by Saimir at 6:15 AM