Shuhet aktori i mirënjohur shqiptar, Bujar Lako

Ndahet nga jeta në moshën 68 vjeçare, aktori i njohur i kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Bujar Lako. Burime të Ora News bëjnë me dije se Lako ka ndërruar jetën mëngjësin e sotëm (26 dhjetor 2016) si pasojë e ataku kardiak.

Dhjetra role në kinema dhe teatër

Bujar Lako lindi në Tiranë më vitin 1948.Karrierën si aktor e fillon në Teatrin Kombëtar pas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, më 1973. Shumë shpejt bëhet i njohur nëpërmjet filmave “Në fillim të verës” i G. Erebarës dhe “Perballimi” i V. Gjikës.
Pas kësaj ai realizon një sërë figurash në rreth tridhjetë filma midis të cilëve: “Gjeneral gramafoni” V. Gjika, “Udha e shkronjave” V. Prifti, “Ballë per ballë” K. Çashku, P. Milkani, “Kthimi i ushtrisë se vdekur” dhe “Gurët e shtëpisë sime” Dh. Anagnosti, “Amiko” Cizia Zyke, produksion francez. Në teatër ka interpretuar rreth shtatëdhjetë role, midis të cilëve veçomë: “Vizita e inspektorit” Xh. Pristli, (Dh. Pecani), `Monserati” E. Robles (P. Mani), “Vdekja e një komisioneri” A. Miler (F. Haxhiraj), “Vdekja e Dantonit” Byhner (V. Milçin), “Ditë vere” Mrozhek, (B. Lako), “Ariu” Çehov (S. Duni) etj. Në vitin 1992 interepreton në Teatrin e Kombësive ne Shkup në produksionin “Varrtarët” .
Në vitin 1975 nderohet me çmimin e veçantë per filmin “Përballimi”. Në vitin 1979 çmimin e veçantë per filmin “Ballë per ballë”.

Në festivalin e filmit të vitit 1979 vlerësohet si aktori me i mirë i festivalit dhe nderohet me kupën e festivalit per rolin e Halit Beratit në filmin “Gjeneral gramafoni”. Në vitin 1979 është lauruar me çmimin e Republikës së shkallës se pare, per filmat “Gjeneral grarnafoni” dhe “Ballë per ballë”.
Në vitin 1982 është nderuar me urdhrin “Naim Frashëri” klasi i pare, per interpretim në teatër. Në festivalin e filmit të vitit 1991 është shpallur aktori me i mirë per interpretimin e rolit të gjeneralit në filmin “Kthimi i ushtrisë se vdekur”.

Në vitin 1985 fiton titullin “Artist i Merituar” Ne vitin 2005 Ka marë “Palmën e artë” si aktori më i mirë i Festivalit në edicionin e 29 “Cairo International Film Festival” me filmin “Megic Eye” të regjisorit Kujtim Çashku.

Ky është cmimi më i madh i marë nga një aktor Shqipëtar në një festival të kategorise A. Në vitin 2013 iu dha titulli “Nder i Kombit” nga Presidenti i Republikës.

Ora News

Faleminderit qe e nderuat foton.
Ikone e filmit shqiptar, respekte Mjeshter!

3 Likes

Me te vertete nje yll kinemaje Bujar Lako. Shume i dashur nga filmat, si njeri i shtepise na dukej edhe ne rruge. Me vjen shume keq.

Ngushellime familjareve per ate njeri te mrekullueshem dhe aktor te madh.

Si ka mundesi?
Ngushellime familjes!

Vertet humbje e madhe. Mbaj mend Bojkenin nje here tregonte nje histori per nje regjisor te huaj qe kishte pare “Gjeneral gramafonin” dhe po pyeste ata njerezit qe kishte prane. “Si ka mundesi qe nje klarinetist te mund te aktroje kaq mire?” aq i besueshem ishte ne rol.

Pushofte ne paqe. Vertet nje aktor profesionist dhe i pazevendesueshem. I kam pare gjithnje me kenaqesi te gjithe filmat ku ka luajtur.

“Bujar Lako është shembulli se si nuk duhet të sillemi me artistët. I lënë mënjanë prej vitesh e vitesh,i harruar, jo nga njerëzit,por nga qeveritarët,i depresuar,i depersonalizuar,i paguar sa një punonjës i rangut më të ulet të administratës, tani lotohet gjoja si një humbje e madhe.

Humbi vërtet familja se vetë Bujari “fitoi”. Atje ku shkoi do jetë plot dinjitet, i vlerësuar, i respektuar,i duartrokitur. Kryesorja do jetë larg monstrave që ia kishin hequr fillin, larg zyrtarëve që paguajnë miliona të buxhetit për të sjellë shalë e cica në podiumet e Tiranës. Që nuk kursehen të hedhin në lumë paranë publike e njerëz si Bujari i lenë në trishtimin e tyre duke ecur fillikat poshtë e lart rrugëve të Tiranës në pritje të pensionit mujor sa një lëmoshë.

Gjenerali na la dhe vendin e kanë marrë në dorë bandat e hashashit dhe tutorët e prostitutave. Ndaj iku Lako,se vendi i tij as është për artistët ,as e përtyp dot artin e vlerave. Udhëtim të mbarë,Tunxh,miku i mirë i shqiptarëve punëtorë… Shpëtove nga ky truall që të nis ose në eksod,ose në varr…Lamtumirë, Halit Berati i halleve…”, shkruan Agim Xhafka në faqen e tij në Facebook.

2 Likes

Mos u fut ne politik se del shume i dhjere ashtu sic eshte i dhjere Berisha ne histori te historive ku kriminalizoi cdo gje pozitive dhe njerezore qe ekzitonte dikur ne jeten shoqerore kulturore artistike qe kishin dikur shqiptaret !
Bujar Lako me shoke, SanerProsi, Sulejman Pitarka, Prokop Mima, Marie Logoreci, Mihal Popi,Naim Frasheri, Robert Ndrenika, Ndrek Xhkjezi Ndrek Luca, ect ect qe nuk me kujtohen, u ben te famshem athere kur shoqeria shqiptare kishte vlera, kur vlersohej arti dhe kurltura njeriu , iku ajo kohe e lavdishme bashke me Bujarin dhe shume aktore te tjere te medhenje ! VETEM ATHERE KISHTE DINJITET AKTORI
Qofte i nderuar dhe i respektuar per gjithe punen dhe talentin qe ju vlersua nga shoqeria e kaluar socialiste !
Per 25 vjet rjjesht asnji aktor nuk eshte ne nivelet e Bujar Lakos dhe atyre qe une permenda me lart !

1 Like

Ishte actor I mire ,vetem se pati fatin e keq te jetonte ne nje kohe e system qe ua shperdoroi talentin atij dhe brezit te tij ne filmat skematike te realizmit socialist.

Respekt per kete aktor dhe ngushellime njerzve qe ka pas prane. Por kete kerkesen e llogarise qe pse e lane " te pa respektuar materialisht " duhet kohe dhe pune bindese per te ma shpjegu. Para se ta shkruj se c’fare du te them, ne paranteze : Ne keto 25 vjet cdo qeveri dhe person qe ka " udheheq " ate batak jane nga me te degjenerumit dhe korruptumit forma te qenieve njerzore. Por eshte pak si e teprume qe t’iu tundesh kembet pse nuk i boni qeveria artistet dhe sportistet te pasur. Keta kane qene me te privilegjumit ne kohen e diktatures. Deri ketu jemi dakord, besoj. Mbas '90-tes u nivelu situata dhe gjithsekushi e filloji nga zero. Me pislliqe apo me pune te ndershme, pak a shume cdo shqiptar e gjeti ( ose jo) si te kujdesej per vete dhe familjen. Dakord qe duhet respektu si profesion, se ate qe bojne keta nuk mund ta bojne te gjithe. Por kur nuk osht me leverdi nga ana financiare, je i lire te merresh me dicka tjeter. Pa dash te boj cinikun, pse duhet te me vije keq me teper per artistet dhe sportistet e lene ne harrese, se sa per ato familjet qe shofim per dite ke JOQ neper vende te humbura qe nuk kane as mjetet me elementare te jeteses ose per ata femije qe rriten te pa ngop ? Asgje personale me Bujar Lakon. I qofte dheu i lehte dhe vete jam i mendimit qe ishte nji nga me te miret e asaj kohe. Por eshte nji fenomen qe ndodh vetem ne Shqiperi ( si shume te tjere). Asnji here nuk degjo ne perendim qe " ishte i famshem, por vdiq i varfer se nuk e ndihmoji qeveria". Nji shume i afert imi ishte nji nga mjeket me te mire ne Shqiperi ne specialitetin e vet. Ia hoqi shejtoni trunin me shiringe dhe iku na USA mbas cunit te vetem dhe sot osht xhynyp. Shoket e vet, me pak te zot ne zanot , nejten aty dhe paten " Suksese ne Jete ". S’e kom nigju nai here te kerkoje llogari nga qeveria … Hajd turqeta Mono.

3 Likes

Bujar Lako nuk "ngeli ne varferi ekonomike " Ai ngeli i zhgenjyer dhe i pa vlersuar, moralisht prej nje shoqeri cnjerezore qe ndertoi berishizmi ! Njeriu anti vlere ! Pas 90 es te gjithe kishin nje ender se do te vlersohej liria dhe drejtesia ,merita dhe dinjiteti i cdo shqiptari,
Por ndodhi e kunderta , rrenimi i tyre ! NEPERKEMBJA, ikja dhe arratija nga vendlindja, per nje "jete me te mire ! " Akoma vzhdohet per inerci te ikin dhe te renohen shume shqiptar, prej asaj shoqerie qe u ndertua ne vitet 1990-1997. e pastaj me 2000- 2013 !

nashi nese flasim per te njejtin vend shqiperine, vleresimi dhe perkrahja materiale eshte me pakice te madhe pa ajo morale eshte e pakufi.me llafe te cilat Jane pa para shqipot japin jeten per gjithe dynjane .

Xhixhile moj Xhixhile je nuse moj Beratit ee…nje masterpiece e pa vdekshme

U keput dhe xhevahir nga gjerdani i arte i artsteve te kombit. Shume e trishte. E mora lajmin nga nje budallacke e top albanias ne makine. E quajti “i jati i Bojkenit”. Bujar Lako ishte nje aktor i madh . Me nje portret qe rezatonte nje thellsi karakteri qe t’u impononte me lojen tij dhe, qe e bente te kishte ne skene nje autoritet te padiskutueshem.Martin Kreka,Mujo Bermeno, Tunxhi,Luigj Gurakuqi,Gjenerali,Spahiu,Dretori i Fermes e sa role te tjera ku spikati ne kinematografi,e shendrrune aktorin ne idhull per te gjithe. Po ikin.
R.I.P

Si kshu?? Edhe film’i realizimit socialist edhe masterpiece ?? Nga ty kjo ?? :flushed:

Te kishte jetuar ne hollivud apo bollivud do kishte jetu si njeri, por ne tiranavud ben nje mut

Ne fakt,Bujar Lako dhe gjithe gjenerata e tij,qene me fat qe jetune ne
Shqiperi,ne Shqirine komuniste, sidomos. E kam than edhe nje here tjeter ata punune ne nje kohe ku lulzoi kunematografia dhe u shenderrune ne figura shume te dashura per nje popull te tane.
Neritan Licaj,Helidon Fino,Olta Daku,Neiada Saliasi. Arben Derhemi e shume aktore te tjere,jane profesioniste te shkelqyer te nje gjenerate aktoresh qe jane formu pas 90s,por qe vetem ndonje dashamires i teatrit mund t’i njohe.Jane ne te njejtin pozicion,- bie llafi, - si nje llogaritar qe eshte zanatci i mire dhe con rrogen ne shpi per kalamajt. Nderkohe, para 90s, njiheshin dhe respektoheshin edhe aktoret e Gjirokastres.

Përjashto Licajn dhe Derhemin të tjerët janë vetëm emra në radhë…I ndjeri Lako ishte një aktor mbi mesataren dhe kaq…Dritë i pastë shpirti!

Ngavash Pjeter se u bene te gjithe si kembet e dhise, ekziston edhe “populli jone” perveç “popullit tuaj”.

Une psh as kam ndez ndonjehere televizorin per te pare film Kinostudjo e Re, e as kam shkuar ndenjehere ne kinema per te njejten arsye. Kurre! As teater, kurre! Keto lloj filmash i kam pa prej te tjereve, prej shoqnise, psh prej Stalker ne Sallonin e sinjora Bertinit, ku diskutonte edhe ■■■ Marksi i liruar nga burgu bashke me gardjanin e tij qe kishte mbaruar Shkollen e Partise ne Laprake.