Si duket Shqipëria në sytë e të huajve?

Nga Olsjan Topalli

“Shqipëria lindi, dhe dita ditës po rritet me ritme të shpejta. Ka premisa që në një të ardhme të largët që ky vend kaq i vogël të kthehet në perlën e bukurive ballkanike që natyra ka falur. Shqipëria është një vend i virgjër, i paprekur, I pa eksploruar që kërkon ta prekin të gjithë, ta zbulojnë e të dashurohen me të”- kështu e nis rrëfimin e tij Raffael Aellig, një turist nga Zvicra i cili këtë verë ka nisur një tur ballnik, për të zbuluar dhe prekur ekstazinë që të ofron ballkani.
Udhëtimi i tij ka nisur nga Kroacia, një bukuri e lindur prej kohësh, duke kaluar në Serbinë e “nxehtë”, mikpritëse e me kulturë të trashëguar brez pas brezi. Nga ky udhëtim nuk kishte si të linte Rumaninë e Bullgarinë dy vënde kaq të qeta, por me një histori të madhe. Këtij turi nuk ka si ti mungojë Turqia, veçanërisht Stambolli që sipas tij është një qytet me vlera të mëdha kulturore. Ai do shkelte në shtetin helen, ku do të njihej me zakonet, traditat, kulturën dhe bukuritë natyrore të ketij vendi antik.

“Teksa udhëtoja nëpër Maqedoni dhe kisha vizituar disa nga shtetet ballkanike, në mendje kisha atë, shqipërinë. Një vend I vogël, por me histori të madhe. Një vend që ka fituar vëmendjen botërore. Nuk e di pse e kisha këtë atraksion për këtë vend më herët edhe pse nuk e kisha vizituar asnjeherë, por isha njohur me shqipërinë vetëm nga interneti dhe çfarë më kishin folur miqtë e mi të cilët e kanë vizituar më parë. Disa ma lavdëronin, e disa më flisnin keq për të. Disa më paraqitnin rrezik, e disa mrekulli. Dy anë medalje që përbënin një të vetme…

Në mëndjen time kalonte para ajo ”shqipëria e mbyllur” e Z. Hoxha, për të cilin kanë folur gjerë e gjatë edhe mediat ndërkombëtare. Një sistem kaq i mbyllur, tek ajo shqipëria e lirë që sot endet në qiejt europianë”- shprehet i emocionur Raffael.

“Diku rrugës u njoha me një tabelë ku shkruhej “Welcome to Albania”. Aty fillova të përjetoja magjinë e papërshkrueshme që të ofron oazi juaj. Njoha traditën, kulturën, zakonet, problemet sociale dhe njerëz të mrekullueshëm, ku ndër këto njerëz je dhe ti”- përcjell ai me një buzeqeshje në fytyrë.

Teksa bisedonim për të mirat dhe bukuritë natyrore që ofron vendi ynë, më tërheq vëmendjen diçka tek ai…

Vë re që ai mbante me vete një bllok shënimesh, e në të shënonte çdo fjalë a mbresa nga udhëtimi i tij. Në atë bllok binin nē sy shumë fjalë në shqip, e kjo më bëri të mendoj interesin e tij për të ditur sa më shumë gjëra interesante për shqipërinë.
“Po ndihem si në shtëpi” – Shqipëria më ngjason me vëndin tim Zvicrën, pasi edhe këtu dominojnë malet, rreth 60% të territorit të përgjithshëm, por vetëm klima ndryshon, se këtu është disi më ngrohtë”- ishin fjalët e tij që nuk kanë të mbaruar për vendin e shqiponjave. Krahas kësaj Raffael nuk nguron ti bëjë disa kritika për shqipërinë. ”Me pushuesit po punoni keq, nuk po I respektoni si duhet. Ditëve të fundit jemi njoftuar për humbje jetë në plazhet tuaja. Kjo nuk është gjë e mirë! Pse kjo pasiguri ?! Nuk do doja që imazhi I mirë për këtë vend I ndërtuar prej kaq vitesh të shembet tani në periudhën më të mire të mundshme për faj të disa njerëzve të papërgjegjshëm”. “Personalisht nuk jam I ndjerë I kërcënuar në vendin tuaj, por kjo më shqetëson pasi unë dua tia sygjeroj dhe miqve të mi shqipërinë sepse kanë çfarë të shohin e të përjetojnë”- shprehet plot vendosmëri ai.

Në një farë mënyre ky është apel për qeverinë I cili Raffael bëri me dije. Siguria duhet të jetë parësore për pushuesit, pse jo vendi yni të kthehet ndër destinacionet më të pëlqyera për pushuesit ndërkombëtarë, sepse kemi traditën, kulturën, zakonet, klimën, detin dhe bukuritë e shumta natyrore të pashfrytëzuara më parë. Ne ofrojmë turizëm në katër stinët e vitit që shumë vende nuk e ofrojnë këtë luks.

Pas një bisede të gjatë me të, më bën me dije se i duhet të largohej pasi kishte shumë rrugë përpara, madje shumë shtete ku në listën e tij përfshiheshin Mali i Zi, Bosnje Herzegovina, Sllovenia, Italia dhe së fundmi kthimi i tij në shtëpi.

U përshëndetëm dhe u largua me mbresat dhe përshtypjet më të mira nga shqipëria, e duke më thënë se ky vend i kishte lënë kujtimet më të bukura të këtij turi ballkanik, i cili do mbetej gjatë në mendjen e tij.

tani, ajo pune ashtu eshte

2 Likes

Po leje o vllau tem tre byth plazh muhabet megjith turizmin kater stinor qe pakkush ta ofron.
Mileti perqark kan IBM-ra e HP-ira, Audi e kudiun-ra te tjera. Ato po, po ato pune tani ashtu jane…

Plazhi i Shqiptarve, vdekje tradhtarve!

1 Like

…U përshëndetëm dhe u largua me mbresat dhe përshtypjet më të mira nga shqipëria, e duke më thënë se ky vend i kishte lënë kujtimet më të bukura të këtij turi ballkanik, i cili do mbetej gjatë në mendjen e tij…

Se si me duken keto refime.

E mbani mend disa te huaj qe na vizitonin ne kohen e xhaxhi Enverit dhe dilnin te tv e na thoshin qe jeni vendi me i begate ne bote?

Kjo metoda e vjeter e Hoxhes vazhdon te jete gjalle mes shqiptaresh.

Tashi ça do presesh na nji qi ben turizm me biçiklete.

Si duket Shqiperia ne sy te Francezeve:

dhe si duket Shqiperia ne syte e Peshqve…

Ç’fare thone te huajt per Shqiperine e dime qe nga koha e Bajronit e tëhù. Dhe na behet shume qejfi padyshim. Por ç’fare thone per ne kur degjojne bresheri kallashi ne lungomare? Ate duhet te gjejme se me ate kemi pune!

Ca kallashi ne lungomore thua? Ka 20 vjet qe ka mbaruar 1997a.
Statistikisht, per krime per 100 mije banore, vlora eshte shume me mire per nga krimi se shume qytete amerikane. Shume prej tyre, na varesi se nga jane, me te rrezikuar jane ne shtepite e veta se sa kur vijne vizitore ne Vlore.

2 Likes

Sa vjet ke pa shkuar e shqiperi ti Aleko?

2 Likes

C’thone shqiptaret?koha jone e N Lesit hap me titulin :sezoni truistik -bilanc lufte.

Ta krahasosh me '97 me mirë ishim edhe ne '98. Se kisha fjalen vetem per Vloren, e mora si shembull.
Krahasimi me vender e tjera ka pak rendesi. Turistat e huaj nuk bejne krahasime te tilla para se te vijne me pushime ne Shqiperi. Shife nga optika e tyre problemin jo nga e jona.
Nuk u vra nie 36 vjecar ne Lungomare para tre ditesh?

Dmth, debatove duke marre si shembull fantazite e jo faktet. Turistet e huaj trajtohen shume mire ketu e me shpesh bien pre e krimeve ne vendet fqinje nga emigrantet qe enden rrugeve andej. Ata vetem ate marrin parasysh, se si trajtohen. Dhe qe ketu ikin vetem te kenaqur. Ne cdo vend te botes pa perjashtim eshte vrare dikush para disa ditesh. Ne shume qytete amerikane vriten nga 5 a 6 ne dite. Pse duhet te marresh patjeter ate shembull kur flet per shqiptaret?

… se per Shqiperine me behet vone jo per Ameriken.
Nuk thashe qe turistat nuk trajtohen mire. Ne po shfrytezojme vetem 30% te potencialit qe ka vendi per turizem dhe kjo jo pse te huajt nuk e pelqejne Shqiperine. Nuk po shaj, po nenvizoj nje problem qe influencon shume per keq ne imazhin e vendit si destinacion turistik. Amerika i ka mjetet dhe parate per ta bere mutin te duket si mjalte kurse ne jo.
Nejse, muhabet kompleks dhe i gjate.

Shkabe kot lodhesh me Emigrantet sepse te keqen e keni mrena ne Shqypni.
Pashe mbrome tek Ilva Tare program per turizmin ne shqiperi ku Anti-Shqiptarizma e Ralf Gjonit, ish zv-minister Shqiptar dhe nje Shurruthelle qe e quante veten femer nuk ka te krahasur…me kta Mongoloidet ne emigracion.
Po si nuk lane gje pa nxirre e SHPIFUR per shqiperine mor yahoo. Po i keni pasur edhe ne pushtet dhe shanin pushtetin zgjebet…ky eshte fenomen shqiptar…plehra qe ka qene ne pushtet momentin qe e con ne opozite si pune e LeshElise fillojne bojne opozitarin e paepur ne vend te mbulojne koken me batanije.
Shpifnin dhe nxinin aq shume per ate vend te varfer dhe i bonin reklame te pandershme Greqise duke genjyer sa ma peshtiroset Shkabe. Turp.
Po ku premtonte Ralf gjoni edhe programe turizmi me masterplan e sillej si koka e turizmit ne Shqiperi. Vetem nje shpetim keni…zhvillim individual e familjar se PARINE e keni Grekofone

E ke gabim qe thua qe influencon per keq kronika e zeze, kur kronika e zeze ekziston si dukuri ne cdo qytet te botes pa perjashtim, dhe Shqiperia nuk e ka ne nivele me alarmante se vendet e tjera. Po te shohesh lajmet lokale ne Teksas ka nga nej perdhunim femije ne jave, e asnje teksan nuk perqendrohet tek keto gjera kur flet per Teksasin. Ti ndjek rrymen dhe ekzagjeron te keqijat e shqiperise me keq se serbet. Fut gjera te 1997-es ne komente per 2017-en, gje qe serbet nuk e bejne, sepse eshte genjeshter masive te krahasosh 1997-en me 2017-en. S’ke faj, sepse rryma eshte te shajme shqiperine e te bejme sikur cdo gje e keqe ndodh vetem tek ne. Eshte rryme idiote por ka mbetur si shume zakonte te tjera idiote.

ky pra eshte problemi. Ketu kur dalin robt ne opozite e shajne shqiperine me shume se serbet ne kohe lufte. Nuk kane limit te egersia. Dhe pastaj futet ne mode. Shqiptari vret, shqiptari vjedh. Kur ne fakt vjedh e vret po aq sa fqinjet e te huajt i mirepret shume here me mire se fqinjet. Dhe turma qe s’di te mendoje me vete i ndjek symbyllurazi prej vitesh.

Te krahasoja Shqiperine e '97 me te sotmen duhet te isha i verber dhe i shurdhet. Nuk e bera kete krahasim, lexoje me kujdes ç’fare kam shkruar.
Edhe njehere, krahasimet me te tjeret kane pak rendesi. Nje francez nuk shkon te krahasoje statistikat e vrasjeve midis vendeve te botes dhe pastaj te vendose se ku do shkoje. Zgjedh vendin ne fillim dhe pastaj mer informacion se ç’behet atje.
Teksas eshte 700 mije km2 dhe nja 30 milione banore. Krahasoje Shqiperine me Kroacine, Sllovenine, Maqedonine e vende te tjera te vogla ne rajon.
Edhe nje here, nuk po shaj Shqiperine, mos fol me bythe!!

Krahasimi nuk behet me territor, por me vrasje cdo 100 mije banore. Per cdo 100 mije banore shqiperia ka 2.2 vrasje. Per cdo 100 mije banore, Estonia, Lituania, Letonia, Turqia dhe Amerika kane qe te pesta me shume vrasje se Shqiperia per cdo 100 mije banore. Por nuk i degjon banoret e ketyre te flasin njesoj si ne kohe lfute “Turisteve ne shqiperi u plas kallashi ne bulevard”. Sepse kete the, i njejti koment si ne vitin 1997, kur s’eshte aspak e vertete.

Ja cfare shohin turistet. Si ne Greqi, si ne Shqiperi njesoj eshte pervoja. Ndryshon vetem cmimi. Vetem shqiptaret flasin per kallashe.


Cer SErbi mer ? Serbi ka kulture pavaresisht se eshte i dhime… por ju ish-pushtetaret i keni injorant deri ne palce. Po si mer shan atdheun tend pa te drejte sepse sje mo zv-minister…kta jan Taliban mer…

po kur deklaronte ne kanal Shqiptar pa pike turpi ish zvministri Shqiptar se ne greqi jane cmimet me te ulta se ne Shqiperi? Dhe se kundershtonte njeri mer. Greqia ofron kushte shume me te mira pa dyshim po per cmimet 8-10 evro nata eshte dhoma ne Durres kur mua me ka shku peshku i rralle…i plote per 2 vete per dreke 150 evro…E kur flasin pushtetaret qe e kan grabitur e rrjepur ate vend keshtu mendo per Emigrantet

Ore se spo te ndjek dot. A mendon qe atentatet, droga dhe pasiguria demtojne turizmin!!??? Ket po mundohem te them. Sdi te kem shkruar qe sduhet te vijne turistat ne Shqiperi.