Si gatuhet Hashurja

Ncuk…nuk me kujtohet noi gjo qe tja u shpifi…fatkeqesisht.

o tironc, amon byrazer maje per vete po tu kujtu nai gjo e shpifme. majaft se i kom bo hallven hashures, vari k…

o admin, per mu mylle ket tem t lutem .

Ta kam thene disa here qe s’ke pse te perdoresh deflection dhe te reflektosh veten tek te tjeret. Nuk ka asgje te keqe qe e ke shijuar lafshen. Te pakten une nuk paragjykoj. Nuk eshte faji im qe edhe ben si i zgjuar dhe s’e ke idene per kuptimin e ashures.

Po ti mer vlla pse e merr kaq seriozisht…sikur jemi tek Zonja Tefta…si te gatuajme.
Shif sa komente ka mbledh tema jote ma shume se e Pjerinit dhe Torit bashke. Merre jeten me humor se si do e kishim mor vesh ne qe shoqja ime Gjembi e kish honger Lafshen tek Kabunia e jo Hashurja. Hec mo se mbaresi sjell …ja Gjembi u gradu Administratore e i dhan fshese ne vend te dish liquid per pajatat. osht fat mer fat…

Mos e kruj me gjembin i lebetito se do perfundosh si shkaba, ka inot femre, aq me keq se tani ka edhe çekanin ne dore.

2 Likes

Vazhdon te genjesh per mua? Do ta hash (TM Tori)!

1 Like

Gjembo ne nje mendje paskemi qene, kemi shkrujt ne nje kohe✌️

Zonja tefta :rofl:

E thashe se cfare mungon ne peshk , miku i gjembit salben nuk eshte me ne mesin tone :stuck_out_tongue_closed_eyes:

RIP

1 Like

Mu ma ka ngref per hashure, jo me honger ka.in me dhom.:joy:

2 Likes

Ka dhe per gatimin e hashures?

Gezuar Diten e Hashurese te gjithe besimtareve bektashi.

Nje urim i vecante per @TironciLebetit - por te lutem mos na thuaj detaje per hashuren qe hengre!

1 Like

He me te lumte Brisku, e kishe mpref mire apo e sakatove Cunin gushpellumin? Ti i jep Kuptim Synetllikut Gjemi.
Te befte mire Hashurja, gjak e dhjame, tule e shnet…

1 Like

Eshte dita e hashures jo e synetllekut.

ndësa mua për sumhapura

qime, po deshte me dit si gatuhet pula

Gatimet me oriz dhe sidomos kur përmbajnë djathë janë gjithnjë të preferuara për nga shija e mrekullueshme që dhurojnë. Jo vetëm i shijshëm, orizi është ndër ushqimet më të pasura me fibra të cilat ndihmojnë trupin të qëndrojë gjithnjë i shndetëshëm dhe në formë.

Në recetën e sotëme provoni orizin me kungulleshka dhe djathë. Do të keni në tavolinë një pjatë kremoze me aromë fantastike që do të kënaqë të gjithë familjen. Ndiqeni më poshtë mënyrën e saktë të përgatitjes së kësaj recete fare lehtë në vetëm 30 minuta.

Përbërësit: 180 gramë oriz, 500 ml ujë i ngrohtë, 150 gr djathë i bardhë, 70 gr djathë i grirë kaçkavall, 2 kungulleshka të vogla, 2 lugë gjelle gjalpë, 1 qepë, 1 lugë gjelle lëng limoni, piper i zi

Përgatitja: Për të nisur këtë recetë ju këshilloj të filloni me shkrirjen e gjalpit në një tigan, në zjarr mesatar. Prisni më pas qepën në fije të holla dhe shtojeni tek gjalpi i shkrirë. Skuqeni derisa qepa të fillojë të marrë ngjyrë të artë.

Shtoni edhe sasinë e orizit, lëngun e limonit , kripën dhe piperin duke i lënë për 3 minuta në zjarr mesatar, të ulët. Kujdesuni t’a përzieni herë pas here orizin tuaj, në mënyrë që të mos ngjisë në fund të tiganit.

Pasi të kenë kaluar minutat, shtoni ujin e ngrohtë tek orizi dhe lëreni të zihet në zjarr të ulët për të paktën 20 minuta. Kur uji të fillojë të nxjerrë bulëza, mbulojeni tiganin me një kapak hermetik dhe lëreni të vlojë për disa minuta.

Shikoni me kujdes pasi uji duhet të avullojë i gjithi përpara se t’a hiqni tiganin nga zjarri. Ndërkohë grini në feta të holla të dy kungulleshkat, kujdesuni që fijet të jenë sa më të holla. Këtë proçes mund t’a bëni edhe me rende në mënyrë që kungulleshkat të jenë sa më të imëta.

Shtojini më pas edhe fijet e kungulleshkave të grira tek orizi duke i lënë të gatuhen për 10 minuta në zjarr të ulët. Lëreni orizin të gatuhet derisa edhe kungujt të jenë zbutur. Më pas hiqeni tiganin nga zjarri dhe hidhni në të djathin e bardhë të thërrmuar në copëza të vogla, bashkë me djathin e grirë kaçkavall.

Përziejeni atë me kujdes dhe vendosni sërisht kapakun mbi tigan, në këtë mënyrë djathi do të shkrijë me nxehtësinë e orizit. Lëreni të pushojë për 5 -10 minuta dhe kur djathi të jetë shkrirë, mund t’a servirni në pjata të veçanta. Sipas dëshirës mund të shtoni edhe pak majdanoz sipër në mënyrë që të përfitoni një shije më të freskët.

për më shumë kliko këtu

1 Like

Nje pytje, ca eshte majdanozi!? Si quhet ne anglisht?

parsley