Ca njerez ngaterrojne nostalgjine per rinine e tyre me nostalgjine per kohen e Enverit. Te gjithe kane nostalgji per vitet e rinise, une njoh njerez qe kane prape kujtime te bukura edhe gjate fillimit te viteve 40-te kur gelonte Lufta e Dyte Boterore, edhe atehere beheshe dashuri e jepeshe edhe puthja e pare. Por si sistem politik komunizmi ishte gjithsesi nje sketerre.
Pavarsisht se kam qene i vogel une prape kam per shembull kujtime te keqija: mbaj mend qe ne kopesht na qethnin zero se zinim shume shpesh morra. Mami im qante se nuk me donte te me shikonte ashtu qeros po nuk kishte sec te bente. Dhe jo nuk kemi qene ne fshat, jam lindur e rritur ne nje qytet te Shqiperise se mesme. Per vitet e tollonit nuk po flas fare se dihet si ka qene. Megjithate per nje gje mua me merr malli: per ato hapesirat e medha qe kemi patur ne qytet. Aty kemi luajtur sa jemi dendur. Kemi qene edhe te sigurt se qarkullimi i makinave ka qene shume i paket. Kurse sot mua me merret fryma: Vetem beton, pluhur, tretgare ambulante gjithandej. Me krijohet nje asfiksim sa here qe vizitoj Shqiperine. Kjo tregon qe problemin e mbipopullimit komunizmi nuk e kishte zgjidhur po thjesht e kishte “zhvendosur” ne fshatra. Nje sistem i mire politik do perpiqeshe qe te gjente nje zgjidhje me sociale per kete problem.
ajo kohë nuk është shumë e largët dhe ata që e kanë jetur janë gjallë,kështu që institutet që kërkojnë lekë nga ambasadat për gjasme ndriçimin e asaj periudhe,të mos na çajnë shumë ngapapa-nicën:scream: se nxirjen tërësore të gjithçkaje e bën edhe institutet e komunizmit për periudhën e zogut! hapirriqi-ja gjithmonë ka ekzistuar e do ekzistojë,pavarësisht sistemeve. në çdo sistem,20% rrojnë mirë,60% vijnë rrotull dhe 20% vuajnë! në 45-n shqipëria ishte kandahar,ndërsa në 90-n moldavi! sistemin e rrëzuam ne 60%-shi,sepse mbyllja ishte bërë e padurueshme! dy 20%-shat kishin marrëdhënie pronar-skllav,dashuri dhe urrejtje!
memorje,divorc etj ! këto muçnanizma i përdor kryesisht skllavi që do të tregojë se u zbardh e u bë si pronari:grinning:
ty po qe te paska persekutuar komunizmi. Te kane qethur koken me zor ne kopeshtin me dreke.
Kete te mire ka kapitalizmi; s’mund t’ju thuash njerezve ku te jetojne e cfare te bejne. Kete “problem” e ka gjithe bota perendimore, jeta eshte e perqendruar ne qendrat e medha. Do shkosh aty ku ka pune, rinia shkon ku behet jeta rinore, etj. Atehere ne Shqiperi Tirana ishte si Meka, te gjithe donin te leviznin aty. Kur u nderrua sistemi ju dha mundesia dhe e bene. Nuk mund te beje gje sistemi politik per kete, vetem t’ju thote bizneseve t’i ndertojne fabrikat ne fshat, qe njerezit te levizIn prane punes, por biznesi do krijohet aty ku ka me shume leverdi i zoti, ku eshte baza materiale ose krahu i punes.
Jo vetem na kane qethur po mbaj mend qe edhe na rrihnin. Ka mundesi te lutem ti shmangesh komentet e mia? Me ty nuk kam qejf te debatoj.
Mua akoma me djegin veshet nga te shkulmet deri ne 8 vjecare, kurse 1 presor fiskulture ishte katil fare, mbante nje gazet Sporti te rrotullume qe ligesisht kishte nje ristele te trashe druri mrena e kur ta rraste kokes ne rresht te nxirrnin syte xixa
Mund ti shmangesh keto probleme edhe me politike demografike po Enveri nuk linte te futeshe as kontraceptivet dhe as prezervativet (ne rregull kete te fundit mund ta gjeje deri diku edhe tek farmacite nese nuk e kam gabim). Nuk ishte e nevojshme per nje vend te vogel e me jo shume pasuri natyrore te shtohej popullsia ashtu.
Une kam patur nje profesor te punes me dru ( profesor i thencin se marangoz ishte) qe kur ndodhte ndonje gje e donte te te rrihte, te therriste afer e te thoshte “Gatiii tu” e kur thoshte ate “tu” ta kerciste syve. Shkoje me frike duke u mbrojtur ne fytyre dhe e dije ca do ndodhte, po kur degjoje ate “gati tu” instikti yt ishte te rrije si ushtar dhe i hiqje duart. It worked every time.
dhe vibratorin falas ama. vibratori n’maj t’catis…
c’te debatosh me juve o derebardhe, ju jeni te ngaterruar keq me veten tuaj.
…Qante mamaja, thote…
Tani pse ti sdo qaje sikur te zinte kalamoni Morra? Se mos kishte shampo morrash atehere, qethja zero dhe gelqerja…si edhe shikimet dyshyese se kush kalamo jevgu solli morrat ne klase.
Po si na kontrollonin per Zgjebe qe duhet te tregonim barkun zbulut para infermiereve aty tek banga?
Vibratori ishte per brenda ne shtepi, e varnim neper mure. Antena montohej jashte ne ballkon. Kush i mban mend grupet qe ju montonin televizoreve and qe te kapnin me shume kanale?
Edhe te lyenin koken me vajgur.
Vibratori ishte pjese e cdo antene, kur kishte elemente ishte antene per perjashta. Me vibrator kapshe 1 e jugosllavit dhe zagrebit ne shtepi ti se ke qene zone e mire. Po nga Lushnja qe kishin ne drejtkendesh te madh druni qe u mbeshtillte me leter alumini e kapte italionin xhom fare se shesh atje jo shaka.
Grupet ishin Kanocet qe na i kujto Koqevari nga sabahu ne aksham.
Antenat kishin vibrator por ndonjehere perdorje vibrator brenda ne shtepi per te forcuar sinjalin ose kur nuk kishe antene akoma. E lidhje kabllin me vibrator vetem, lidhje ndonje cope leter alumini nga camcakizat ose paketat DS dhe filloje manovrat ne shtepi derisa te kapje sinjal te mire.
M’u kujtuan dhe dushet me vajgur. Kam nja 2 shenja te djegura neper berryla akoma.
Jo vetem televizoret Belul, edhe frigoriferet se vinin grate e pallatit e te zinin ngrirjen, secila nga nje qese me mish me emrin e tyre persiper, e vinin ne ngrirje te frigoriferi yt.
Akoma dhe sot e mbaj mend kur babai im mori autorizim per te marre frigorifer dhe me pas TV. Turp kush e mendon, autorizim per te blere placken tende.
Dushe me vajgur ne vater hini qe nga nxehtesia cpoheshin e kullonin gjithe kohes e donin vec kallaj. Te rrezikshem ishin po nuk e rruante njeri te studionte helmimin qe kishte organizmi nga tymrat, pastaj dolen ata me elektrik te improvizuar por mbeten duke vdek njerezit nga korrenti se harronin e u ftushin me prizen ON, shpikja ishte qe ta kishe prizen jashte se u kujtoshe me e heq se su mbyllte dera.
Siguria per jeten e njeriut ishte Zero pavaresisht Propagandes Njeriu Kapitali me i cmuar. Kto praktika larjeje duheshin te ndaluara me ligj nga shteti por hec mo…edhe sot kur shkoj ne Shqypni njerezit me bomobola gazi per perjashta mrena ne shtepi. I cova tmive nje gaz detektor por ma hodhen surratit dhe me quajten Loqe se detektori bonte pipipipip gjithe kohes.
Mentalitet i mbrapshte.
E ckeni heq nga komshinjte per Frigoriferin, ne na vinin komshinjte tu mbanin mishin e Plaka e kishte bela ta dallonte mishin se prej Tolloni ishni pjelle. Do thush ti jete sociale e komunitet, por me po, po kur ndryshoji gjendja komuniteti u shperbe si keshtjelle RERE
vajgur te perzier me uthull dhe lidhje koken me peshqir naj gjys ore.
Jo nuk do qante korriku. Vetem kur ta persekutonte tamam komunizmi femijen ishte per te qare.