Si ju duken vizualisht portalet shqiptare?

Nevoja ekonomike (te gjithe ankohen) i ka shtyre mediat shqiptare drejt tabloidizimit. Duhet pranuar qe nje pjese e mire e te punesuareve neper portale e mbajne familjen ne saje te vitheve bombastike te Kim Kardashian. Aq kohe sa te kete therje e varje, hedhje nga kati i peste e te tjera fatkeqesi si keto, ka te ardhura (sido qe te gjithe ankohen) edhe per pjesen tjeter te punesuarve ne portale, dhe “gazetari” ne pergjithesi. Kjo nevoje e gjithepranuar ka cuar edhe tek rendimi i dores me reklamat qe shfaqen ne faqet e ndryshme, disa prej te cilave jane bere te veshtira per t’u lundruar. Ketu jane disa screenshot-e te disa prej faqeve te frekuentuara (apo ato qe frekuentoj une hera heres), dhe ja sesi duken. Ju si ju duken?

ppu-ne, s’ e bo mo nona

1 Like

Askush nuk mban familjen me “vithet e Kim Kardashian” ne Shqiperi. E para portalet dhe faqet online te mediave shqiptare perfshi dhe TCH jane amatore, te crregullta dhe pa asnje lloj disipline… Ata njerez thjesht paguhen per te vjedhur apo shpifur. Nese do te flisnim per nje fotograf qe ben fotografi eksluzive apo paparazi ateher edhe mund te thuash qe eshte nje pune qe mban familjen. Ndersa portalet dhe faqet shqiptare thjesht vjedhin lajme njera tjetres, vjedhin lajme nga portalet dhe faqet e huaja te gazetave, vjedhin foto dhe ekzagjerojne tituj… Jane me pak fjale amatore, te pashkolluar si duhet dhe pa asnje seriozitet.

Ka arritur deri aty sa shpikin apo manipulojne “lajme” sigurisht sa me seksuale, mizore, vullgare dhe kriminale aq me mire… Si shembull eshte ajo e 2 jetimeve ne Vlore qe u hap si lajm dje sikur ishin perdhunuar jashte shkolle, sigurisht duke mos kursyher detajet groteske… Sot cdo gje eshte hedhur poshte nga mjeksia ligjore por nuk ka me rendesi… genjeshtra e arriti qellimin e vet.

Mos u habisni aspak qe njerezit ne Shqiperi duan Enverin 30 vjet pas vdekjes se tij. Me shume ne Veri andej nga eshte me origjine gjembi… :stuck_out_tongue:

1 Like

90% e portaleve shqiptare jane instanca te wordpress/drupal/joomla + nje theme 50-100$

kjo nuk eshte gje negative, pasi te kesh nje ui te hajrit sot kerkon profesioniste te mire te fushes, e nuk eshte e lehte ti gjesh ne shqiperi

@Manjola_Tirana peshku ka vlere si komunitet, nga ana teknike e ben nana e baba per nje ore, mjafton nje vps tek digitalocena, dhe instalimi i platformes: http://www.discourse.org/

nese do te behesh nona, beje si detyre shpie: https://www.digitalocean.com/community/tutorials/how-to-install-discourse-on-ubuntu-14-04

2 Likes

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Port-halet shqiptare:

  1. Wordpress
  2. Cheap ass theme ($50)
  3. fut ca reklama tablooid to make a few $
  4. Lajme bajate clickbait te tipit: “Rama debaton me te riun, shkoni pergjigjen”, “Zbulohet letra qe la i riu para vetvrasjes”, “Shkendija i tregon te gjitha”, “Nuk do ta besoni si duket Xhemi sot” etc… Me e dhimja eshte ajo faqja e mutit jeta eshte qef, qe u bo foto gocave ne rruge dhe nxjerr ne fb “Kjo vajze i cmendi te gjithe ne rruge”.
  5. share ne facebook
  6. ???
  7. profit
3 Likes

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

në përgjithësi vlerën portaleve ja japin komentuesit. lajmet janë pak a shumë të njëjta dhe parapëlqimi partiak tepër i dukshëm. mbizotëron pakryesia,ashtu si në jeten e përditshme

tmerr i vertete

Shkaba,

Websait me i ndjekur ne Britani eshte ai i BBC. Po ashtu faqja e tyre bbc.com (eshte tjeter per brenda vendit) eshte nje nga me te ndjekurat ne bote. BBC ka nje censure shume te forte qe fillon qe me titullin e artikullit e deri tek gabimet drejtshkrimore. Sigurisht jo vetem per lajme nga politika por edhe nga shkenca, arti, sporti, historia e deri tek detyrat e shtepise se femijve.

Kjo verteton qe mund te nxjerresh fitime dhe mund te fitosh audience me lajme serioze dhe me nje censure te forte ndaj vullgaritetit. Nuk ka rendesi se cfare editoriali ndjek. Por duhet investim dhe duhet vizion per keto pune. Ne shqiperi bejne gabim sepse duan te ndjekin modelin e tabloit shqip - pacavureve tip The Sun apo Daily Mail dhe pak e kuptojne qe ata kane me qindra vjet qe merren me kete pune dhe si perfundim sot jane hije e se kaluares… Numri i shitjeve eshte pertoke dhe te ardhurave nga reklama jane shume te ulta qe i ka sjell ne nje krize te forte financiare.

3 Likes

2 posts were merged into an existing topic: Diskutim i lirë - nëntor 2016

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

blendo keto portalet shqiptare jane bere si vrapim pengesa per ti lexuar. ti shtyp titullin e lajmit vec kur te del sallami hako apo spitali hygeia etj. jane ca te tjere qe reklama ze 50% te faqes ku ti lexon (sidomos kur je me celular) dhe duhet ti kesh gishtat gjilpera qe te mos shtypesh padashje ndonje ad. mbajeni faqen sa me paster.

p.s. kur do te na beni aksionere te faqes ne antareve te PPU-se? di qe beluli, zeqo, manjola etj kane filluar te na mbledhin firmat per t’ju cuar nje kerkese zyrtare. Mos trego qe te kam thene une se na prish me shoqerine.

2 Likes

Ata qe jane ne rolin e kryeredaktorit te ketyre faqeve, cfare pune bejne? Domethene e di qe marrin rrogen si kryeredaktor, por duke pare cilesine e materialit qe del ne faqe, s’me duket se I qendrojne punes ne koke. Nuk po flas per faqe te tipit lapsi apo exit se ato e di qe jane one man show, por faqe si balkanweb apo ndonje tjeter ku tipa si Tedi Blushi jane kryeredaktore ( tek te tjerat s’e di kush eshte). Te isha une kryeredaktor do me vinte turp te postoja ato lloj lajmesh, por po t’i kisha dy kembet ne nje kepuce dhe te me duhej patjeter t’i postoja nga halli, te pakten do kujdesesha te mos kishin gabime drejtshkrimore.

uBlock Origin (for Firefox/Chrome). Thank me later.

1 Like

Eshte i habitshem pornifikimi i portaleve ne nje kohe qe pornografia eshte me e aksesueshme dhe me gratifikuese ne portale te dizenjuara posacerisht per te. Ndaj nuk me bind qe paska perfitim te shtuar fale te pasmeve te njeres a tjetres. Me ngjajne me teper si rruga me dembele per te mbushur faqen; gje qe eshte per te te ardhur keq sepse ka plot material te mire, qofte dhe i ricikluar nga media boterore.

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

4 Likes

S’ eshte çeshtje morali sa eshte çeshtje profesionalizmi dhe ruajtjes se imazhit te nje portali mediatik. E kam fjalen per portalet, le te themi, me te angazhuar ne punen e tyre te gazetarise si Ballkanweb, Mapo, etj.

Nuk perben çudi qe imazhet e Kardashian,Gaga dhe yjeve te tjere te kultures popullore publikohen, por vjen e banalizohet me publikimin e imazheve te vitheve te kujtdo qe i publikon ne net. S’ eshte me faktori vojerist qe nxit “lexuesit” te klikojne mbi nje titull, por pornografia e paster. Kjo ne vetvete eshte interesante deri diku, ama si material i perditshem “leximi”, nuk di sa i qendrueshem eshte per mediat kryesore. Une per veten time e shmang.

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

A eshte pra profesionalisht e justifikueshme per burimet kryesore te mediave te konkurojne me “jeta osh qef” per nje treg efemer dhe tejet te limituar? Une nuk mendoj qe i sherben gazetarise ne pergjithesi te ule ndjeshem cilesine e publikimeve pa kompromis per hir te tendencave te rrjeteve. Nuk them per hir te shijeve sepse njezetvjeçaret shperndajne ate material qe kane ne dispozicion dhe pikerisht te ai qendon problemi; as nuk kultivon, as nuk informon, aq me pak te zhvilloje shpirtin kritik tek lexuesi. Eshte thjesht copy-paste, jo ndryshe nga çfare ben njerezia me shpejt dhe me mire ne rrjete si fb dhe instagram.