Si kuptohet nëse jeni shqiptar, amerikanët radhisin 41 tipare

Buzz Feed’’ webside i famshëm amerikan ka publikuar një artikull ku rëndit disa nga gjërat që i karakterizojnë shqiptarët. Me titullin ‘’E dini që jeni shqiptar kur…’’ ky webside edhe në formë humori ka shkruar disa nga karakteristikat kryesore të popullit tonë. Hidhini një sy këtij artikulli dhe jepni mendimin tuaj:

1-Gjysma e njerëzve që njihni janë kushërinjtë tuaj
2-Lini bakshish edhe në supermarkete
3-Në dasmën tuaj keni rreth 400 të ftuar (Ndërkohë njihni ¼ e tyre)
4-Nëse jeni nga Kosova, Maqedonia apo Mali i Zi praktikoni turizmin patriotik – Nëse vizitoni gjirin shqiptar çdo verë të jetës suaj, e nëse shpenzoni aty paratë jeni një patriot i pamohueshëm
5-Shanset janë, që në shtëpinë tuaj ka më shumë alkool se sa në lokalin e lagjes tuaj
6-Nuk mund të vishni të njëjtin fustan në dy dasma
7-Sa herë që gjyshi juaj sheh politikanë në televizor do t’i bërtasi atyre për 20 minuta
8-Përdorni raki për çdo gjë
9-Mamaja juaj është e fiksuar për të pastruar shtëpinë shtatë herë në ditë
10-Çdokush rreth jush di si të shajë në shqip
11-Kur gjyshja juaj pëson atak në zemër nëse nuk keni ngrënë
12-Frigoriferi juaj ka më shumë mish se sa supermarketi
13-Jeni me katër miq në tavolinë dhe secili ka bindje të ndryshme politike
14-Një djalë që keni qejf ju pyet “A jeni vajzë e mirë?” dhe ju bëni çdo gjë për ta bindur
15-Edhe një muaj pas Vitit të Ri ju vazhdoni dhe hani Bakllava
16-Për ju dita më e rëndësishme e vitit është nata e Vitit të Ri
17-Jeni krenarë për Dua Lipën, Bebe Rexha, Rita Orën dhe Era Istrefin
18-Shqiptarët martohen vetëm më shqiptarë
19-Habiteni (në mënyrë pozitive) kur serbët nuk ju shajnë apo komentojnë në videot tuaja në Youtube
20-Prindërit e miqve tuaj shqiptarë gjithmonë ju pyesin se si fëmijët e tyre shkojnë në shkollë (sikur nuk jetojnë me ta)
21-Kur prindërit tuaj nuk janë në shtëpi, dhe një nga miqtë e tyre shqiptarë ju telefonon, bëni mirë të keni një shpjegim se ku janë prindërit
22-Ekziston gjithmonë një i afërm me të cilin gjyshërit tuaj nuk flasin
23-Nëse jeni ftuar për darkë, ata që ju mirëpresin refuzojnë ta besojnë se stomaku juaj ka një limit, dhe ofendohen kur ju nuk e mbaroni pjatën e pestë.
24-Keni frikë të kolliteni apo të teshtini para prindërve sepse automatikisht ata do ju bërtasin pse jeni sëmurë
25-Gjyshja juaj do të çohet e do t’ju përgatisë ushqim edhe nëse është në shtratin e vdekjes
26-Të gjithë miqtë tuaj janë lodhur duke dëgjuar nga ju se Nënë Tereza, Eliza Dushku, Vëllezërit Belushi dhe krijuesi i Viagrës kanë origjinë shqiptare
27-Mbani ndonjë lloj forme të flamurit shqiptar, në bluzë, në varse, tatuazh ose sfond në telefonin tuaj celular
28-Mamaja ju detyron të vishni një “kanatjere” sa herë që dilni që të mos ftoheni
29-Festoni të gjithë festat fetare, pavarësisht besimit tuaj
30- Jeni në restorant me familje të tjera shqiptare dhe ka një sherr 10 minutësh se kush do paguajë, që përfshin sharje,goditje dhe madje grisje të parave
31-Mamaja ju bërtet në shqip përpara shoqeve të tua të huaja
32-Babai juaj gjithmon tenton të bashkohet me komunitetin shqiptar
33-Jeni futur në telazhe në klasë të 10-të kur bëtë me bojë murin e klasës me flamurin shqiptar
34-Kur jeni me një shqiptar dhe nuk i dini emrin, thjesht i thërrisni “ej Shqipe”
35- Keni ose një Mercedes të zi ose një BMË përpara shtëpisë tuaj
36-Prindërit tuaj ju tregojnë histori se si ecnin 8 milje në 1.5 meter trashësi bore zbathur në kodra e male për të shkuar në shkollë
37-Flisni rreth një orë para derës kur largoheni nga shtëpia e dikujt
38-Përdorni qese ushqimesh për të hedhur mbeturinat
39-Babai juaj ka therur derr apo qingj
40-Shkoni në festa shqiptare vetëm për tu dukur
41-Bëheni shumë shpejt me nerva

asnje nga keto pikat sme duket negative

e njeta vlen per:

Si kuptohet nëse jeni grek
Si kuptohet nëse jeni turk
Si kuptohet nëse jeni sllav
Si kuptohet nëse jeni njeri

Vetem ne 8 prej tyre nga 41 tipare gjeta vetvehten. Shume pak per te qene shqipetar i kulluar. lol. Mesiguri do te jem i shkartis me mbetjen e racave te botes.

1-Gjysma e njerëzve që njihni janë kushërinjtë tuaj
Do te ishte gje shume e mire, por problemi eshte se sot nuk njihen me kushurinjte; shoke njihen jo me shume se tre-kater; ngelen te njohur vetem politikanet.
2-Lini bakshish edhe në supermarkete
Sepse nuk ka pasur kasa.
3-Në dasmën tuaj keni rreth 400 të ftuar (Ndërkohë njihni ¼ e tyre)
Shumica e dasmave nuk i kalojne 100 vete; dhe eshte e vertet se vetem pak prej tyre njihen sot, por kjo eshte dukuri mbare boterore.
4-Nëse jeni nga Kosova, Maqedonia apo Mali i Zi praktikoni turizmin patriotik – Nëse vizitoni gjirin shqiptar çdo verë të jetës suaj, e nëse shpenzoni aty paratë jeni një patriot i pamohueshëm
Kjo mund te thuhej per disa vjet me pare. Te tilla idiotlleqe nuk ekzistojne me.
5-Shanset janë, që në shtëpinë tuaj ka më shumë alkool se sa në lokalin e lagjes tuaj
Keto shance jane 0%.
6-Nuk mund të vishni të njëjtin fustan në dy dasma
Ky eshte problem femeror dhe jo nacional.
7-Sa herë që gjyshi juaj sheh politikanë në televizor do t’i bërtasi atyre për 20 minuta
Ndoshta kjo ka qene e vertet deri para disa vjeteve. Tashme njerezve nuk u bejne me pershtypje fytyrat e politikanve, pasi jane te njejta, ndaj dhe ata vetem sa leshojne disa memerima dhe mbulohen me batanije.
8-Përdorni raki për çdo gjë
Po, kjo eshte e vertet, pasi rakia eshte pija tradicionale e shqiptarit. Besoj se swshpejti Erdogani do ia ktheje Shqiperise patenten e rakise, vendit qe i takon!
9-Mamaja juaj është e fiksuar për të pastruar shtëpinë shtatë herë në ditë
Hiperbolizim i tepruar!
10-Çdokush rreth jush di si të shajë në shqip
Sic di cdo amerikan, cdo gjerman, etj. ne rrethin e vet shoqeror.
11-Kur gjyshja juaj pëson atak në zemër nëse nuk keni ngrënë
Hiperbole e lezecme!
12-Frigoriferi juaj ka më shumë mish se sa supermarketi
Ndoshta keni ngaterruar Greqine me Shqiperine!
13-Jeni me katër miq në tavolinë dhe secili ka bindje të ndryshme politike
Jo kater, por dhe katerqind te jene, do kene bindje te ndryshme nga njeri-tjetri. Jo si ne Amerike, Gjermani, Angli e gjetke, ku shplarja e trurit funksionon prej shekujsh dhe turmat jane pa bindje politike apo me bindje zyrtare politike.
14-Një djalë që keni qejf ju pyet “A jeni vajzë e mirë?” dhe ju bëni çdo gjë për ta bindur
Dhjete here e kam lexuar kete fjali dhe akoma nuk ia kam nxjerre kuptimin. E po jo me kot nuk thuhet: evolucioni ndjek rruge te ndryshme!
15-Edhe një muaj pas Vitit të Ri ju vazhdoni dhe hani Bakllava
Mwse e hiperbolizuar kjo shaka!
16-Për ju dita më e rëndësishme e vitit është nata e Vitit të Ri
Pse kush duhet te jete? Lindja e Krishtit dhe e Muhametit, mbi te cilet nuk ka asnje prove konkrete se kane ekzistur realisht!?
17-Jeni krenarë për Dua Lipën, Bebe Rexha, Rita Orën dhe Era Istrefin
Kush ishin keta? Kjo Era Istrefi eshte kengetare, e njohur biles edhe ne bote tek brezi i ri. Sepse ka kenge ritmike moderne, mund te thuash edhe autentike. Te tjeret nuk i njoh!
18-Shqiptarët martohen vetëm më shqiptarë
Nuk eshte e thene! Shqiptaret preferojne te martohen me njerez nga kombesia e tyre, per shkak te traditave paksa konservative qe kane patur, por kjo nuk eshte fare ligjesi tek ta dhe kerrkush nuk paragjykon martesat edhe me te huajat ose te huajt.
19-Habiteni (në mënyrë pozitive) kur serbët nuk ju shajnë apo komentojnë në videot tuaja në Youtube
Jo nuk habitemi fare as ne shqiptaret e Shqiperise por as 2/3 e shqiptarve te Kosoves; tek keta te fundit, 1%3 ndoshta e medializon kete urrejtje apo habi, sepse u sherben per perfitime vetjake.
20-Prindërit e miqve tuaj shqiptarë gjithmonë ju pyesin se si fëmijët e tyre shkojnë në shkollë (sikur nuk jetojnë me ta)
Jo pse sikur nuk jetojne me 'ta, por sepse cdo femije nuk tregon teresisht te verteten se si ai shkon ne shkolle, mire apo keq, si ia kalon, etj. Ndaj keta prinder shqiptare perpiqen te nxjerrin ndonje te dhene nga shoket e femijve te tyre. (Kjo pike tradheton deri diku, se kush i jep keto konkluzione ketu, -shoke te femijve shqiptare jashte shtetit.)
21-Kur prindërit tuaj nuk janë në shtëpi, dhe një nga miqtë e tyre shqiptarë ju telefonon, bëni mirë të keni një shpjegim se ku janë prindërit
Pse, eshte gje e keqe tu shpjegosh te njohurve se ku ndodhen vertet prinderit?!
22-Ekziston gjithmonë një i afërm me të cilin gjyshërit tuaj nuk flasin
Ekzistojne shume dhe jo vetwm nder shqiptare, por ne te gjithe popujt e botes.
23-Nëse jeni ftuar për darkë, ata që ju mirëpresin refuzojnë ta besojnë se stomaku juaj ka një limit, dhe ofendohen kur ju nuk e mbaroni pjatën e pestë.
Ky hiperbolizim mund te pranohet me shaka. Por eshte nje tradite qe po i kalon koha, ndonese me veshtirsi.
24-Keni frikë të kolliteni apo të teshtini para prindërve sepse automatikisht ata do ju bërtasin pse jeni sëmurë
Dheshe te thoje: sepse ata do merakosen mos jeni i semure!? Kjo edhe shkon.
25-Gjyshja juaj do të çohet e do t’ju përgatisë ushqim edhe nëse është në shtratin e vdekjes
Po te kete vdekur mamaja, po, gjyshja e shkrete do perpiqet te cohet edhe nga shtrati i vdekjes! Sepse gjyshja, femijet dhe nipcet e mbesat jane ne nje cati. Dhe jo si ne boten e qytetruar, ku mbi 99% jane ne azil.
26-Të gjithë miqtë tuaj janë lodhur duke dëgjuar nga ju se Nënë Tereza, Eliza Dushku, Vëllezërit Belushi dhe krijuesi i Viagrës kanë origjinë shqiptare
Ah, pellasin disa katunare lart e poshte, se dolen edhe ata jashte, dhe kjo i vishet gjithe shqiptarve. Bota e di pa ia thene ne, se vellezerit Belushi jane me origjine shqiptare, po ashtu dhe Nene Tereza. Eliza Dushku eshte e panjohur ne Amerike, dhe shpikesi i viagres na qenka… shqiptar?.. Tani e morra vesh une kete! Cudi! Do kete qene ndonje bamires i botes se huaj, pasi shqiptaret nuk vuajne nga probleme impotence!
27-Mbani ndonjë lloj forme të flamurit shqiptar, në bluzë, në varse, tatuazh ose sfond në telefonin tuaj celular
Budadallwqe me oke! Disa kosovare e disa pak shqiptare qe e teprojne me keto simbole, me se shumti per te mbuluar horlleqet e tyre me femra, me droge, me hajdutlleqe, etj. vepra antiligjore dhe penale.
28-Mamaja ju detyron të vishni një “kanatjere” sa herë që dilni që të mos ftoheni
Jo ky detyrim vjen nga babai, sepse babai ia di vleren kanatieres!
29-Festoni të gjithë festat fetare, pavarësisht besimit tuaj
Problemi eshte se shqiptaret ne shumice nuk kane asnje besim ne njeren apo tjetren fe! Te tille idiotlleqe i keni ne bote me shume. Shumica shqiptarve besojne ne nje Fuqi Hyjnore, dhe kaq!
30- Jeni në restorant me familje të tjera shqiptare dhe ka një sherr 10 minutësh se kush do paguajë, që përfshin sharje,goditje dhe madje grisje të parave
E vertete, disa e teprojne ne keto raste edhe pa qene te pire. Por qe te grisen parate ne keto raste, mua nuk me kane zene syte deri me sot!
31-Mamaja ju bërtet në shqip përpara shoqeve të tua të huaja
Ndodh ralle! Por ndodh edhe me nacionalitete te tjera.
32-Babai juaj gjithmon tenton të bashkohet me komunitetin shqiptar
Kjo eshte nje nga genjeshtrat me te medha! Shqiptaret, sidomos ata te shqiperise, jane individualistet me te medhenj te botes, dhe nuk bejne kurre percapje te bashkohen me komunitete te organizuara shqiptaresh, qe ne fakt nuk ekzistojne, po te mos llogarisim disa pak te tilla me kosovare, por dhe keto pa ndonje frekuentim te madh, sic mund ti shohesh ne komunitetet turke, arabe, greke, etj.
33-Jeni futur në telazhe në klasë të 10-të kur bëtë me bojë murin e klasës me flamurin shqiptar
Shqiptaret nuk e marrin kurre mundimin te pikturojne, aq me pak flamurin shqiptar. Ndoshta pergjithsohet ketu ndonje rast i ralle me ndonje te ri shqiptar ne ndonje vend te botes!
34-Kur jeni me një shqiptar dhe nuk i dini emrin, thjesht i thërrisni “ej Shqipe”
Ja dhe nje pike qe tradheton se kush i jep keto pergjithsime te pa-baza! Ej shqipe e perdorin kosovaret, e ndoshta edhe maqedonasit shqiptare per ne te Shqiperise. Ne shqiptaret e Shqiperise perdorim me kosovaret e te tjere: ej shoku, ej miku, ej vllajo, e mik-vllajo.
35- Keni ose një Mercedes të zi ose një BMË përpara shtëpisë tuaj
Po mercedes, si turqit, thjesht per tu mburrur!
36-Prindërit tuaj ju tregojnë histori se si ecnin 8 milje në 1.5 meter trashësi bore zbathur në kodra e male për të shkuar në shkollë
Po i tregojne, sepse brezi i sotem mezi ben -ma falni per shprehjen- nje perce!
37-Flisni rreth një orë para derës kur largoheni nga shtëpia e dikujt
Po, ka arsyet e veta … kontemporale!
38-Përdorni qese ushqimesh për të hedhur mbeturinat
Si gjithe bota!
39-Babai juaj ka therur derr apo qingj
Jo detyrimisht! Ne Tirane, shumica e baballarve nuk kishin zemer te therrnin nje qingj apo gjelin e vitit te ri. Por shyqyr qe ne cdo bllok kishte nga ata sadiste qe ia nxirrnin deles zorret ne shesh. Neper rrethe dhe neper fshatra keta lloj sadistesh ishin me shumice.
40-Shkoni në festa shqiptare vetëm për tu dukur
Aspak e vertete. Shkojne sepse nuk kane ku ta shtyjne kohen!
41-Bëheni shumë shpejt me nerva
Ata qe behen shpejt me nerva, edhe u bien shpejt nervat! Ndoshta ka dicka te vertete kjo pike.
U kuptua qarte, se keto pergjithsime jane bere nga te rinj shqiptaro-amerikane, ku dominojne ata me origjine kosovare. Kohe e humbur, kur e ke me tepri!

1 Like

.42. Ju kam zili.
U dashka me pike perpara qe te dale numri 42.

.42 nese vdisni edhe nese je lypsari i qytetit te percjellin si kryetar shteti .

po t’mos ish per Fushe-Krujen, as-edhe-nje amerikan nuk do dinte ku bie Shqiperia.
Numri 2, i citum nga kjo cuca, ben pershtypje

Qe jeni shqiptar, dalloheni nga keto cilesi (me shaka):

  1. Ju bejne kenge po qete kriminel dhe grabites!
  2. Beni vepra te mira dhe gjeniale, do te mbuloheni me cmire!
  3. Kur vdisni, panvarsisht se keni qene shembullor apo maskara, do flasin mire per ju.

pse ma qite parrull penaro?