Përshëndetje te gjithëve!
Dua t’ju pyes ndoshta dikush nga ju ka eksperiencë ose din me shume rreth Kanadasë. Unë jam I martuar dhe me 3 fëmijë. Desha me dit si mund të aplikoj për Kanada, kam shkuar te website cic.gc.ca por nuk e kuptoj mirë si duhet të aplikoj, a ka aplikuar ndonjëri nga ju këtu apo mund të më thotë çfarë udhëzimesh duhet të ndiqen?
Apliko por mos ta marri vesh shkaba, se do te quaj emigrant.
Pse kaq mbrapa ?Shko ne gugule dhe shkruaj shqip Du te shkoj ne Kanada dhe ta tregon guguli rrugen Si nuk hoqet dore nga sekseret Bota I ka te gjitha informacionet e duhura per kerkesa si te emigrosh cfare dokumenta te duhen dhe cfare rruge duhet te zgjedhesh I plotson kushtet apo jo ect …apo do te shkosh me maune dhe pasaporta fallco ne rruge te shtrembera ?!
I kam parë të gjitha po është e komplikuar, janë disa kategori që nuk ishte kuptoj prandaj pyeta ndoshta dikush këtu ka eksperiencë.
i madh.
Ndigjo shkaben Diego e mbaje frimen ne komune te parisit.sa qejf I madh benet atje😀
Në fakt temen e kam hapur për një mikun tim. Unë vetë jam në Itali po gjithsesi dua të iki dhe unë
*diago se na bere italian tani.
300 mije eshte numri limit per 2017. Qeveria nuk i degjoi analistet qe bene thirrje qe numri te rritej. Mesa kam pare, formati i emigrimit ka ndryshuar nga ai qe ka qene ne kohen time, para 9-10 viteve sepse kane shtuar dhe vendin e punes si kusht, pervecse faktit qe duhet te perfitosh si kandidat potencial brenda kategorive te profesioneve te paracaktuara. Jo si me pare kur nuk kish kuota per profesionet.
Per vize pastaj, nuk eshte fare e veshtire. Nga pervoja personale di qe viza kanadeze jepet me afat deri kur skadon passaporta shqiptare.
ah, po e pe keq pastaj, ka gjithmone nje menyre per t’u pasuru: bej nji faqe ne facebook dhe shite 4-5 mije euro.
Kuptova.
Sikur të ishte aq e thjeshtë të bëjë faqe Facebook ashtu si thua do isha bere milioner.
nqse vendos te kualifikohesh si profesionist, (qe eshte kategoria me e madhe e pranimit te emigranteve), shiko kriteret dhe mundesite qe ke ketu: http://www.cic.gc.ca/english/express-entry/index.asp
Krijo nje profil aty dhe ndiq hapat; ka qene me e thjeshte fillimisht dhe e kane kategorizu shume tani po 300 mije pranime ne vit nuk eshte numer i pakonsiderushem keshtuqe nuk shof pse te mos aplikosh
Nuk emigron me dot ne Kanada…Nuk te lene radhe amerikanet. Prishen dhe portalin e emigracionit pale.