Si sot me 1928, shpallet Mbretnia

Larousse i përmuajshëm, n° 264, shkurt 1929, Paris, f. 48 : “Ahmet Mati bej Zogu, lindur më 1894, zotëri i fuqishëm feudal shqiptar dhe, prej 1928, mbret i Shqipërisë. Djalë dhe nip pashallarësh, i përket nga ana amësore familjes së fuqishme të Toptanëve ; prej farefisit amësor ushtronte një ndikim të madh në rajonin e Tiranës, prej farefisit të babait influenca e tij ishte e madhe në Mat, në veri të vendit. Inteligjent, ambicioz, trim dhe i shkathët, kreu studime ushtarake cilësore në Manastir dhe në Gallatasaraj (…) Më 25 gusht 1928, Asambleja kushtetuese dekretoi mbretërinë në Shqipëri dhe thirri në fron Ahmed Zogun, i cili u bë kështu Zogu Irë.”
Komenti, marrë nga : “Ordres équestres de la Couronne d’Albanie”.

1 Like

Nga letra që botuam dje, mësuam që i dëgjuari atdhetar, zoti Nikoll bej Ivanaj ndodhet në ushtërinë shqipëtare të Ahmet bej Matit. Ahmet bej Mati, me të cilin bashkëpunon Nikollë bej Ivanaj, është djalë fare i ri, … por luan nga zemra dhe hekur nga karakteri. Dhe e provoi me punë. Mati është i vetëm vend i Gegërisë që s’u shkel nga serbi, as në luftën ballkanike, as në luftën evropiane. Ahmet Zogolli, në krye të matjanëve të tij, e mprojti nga armiku i huaj dhe e mbajti lart flamurin e Skënderbeut. … nuk iu unj as serbit, as Esatit… E paçim sa malet - Fan Noli, gazeta Dielli, 16 shkurt 1916.

kte lajm se kishin gjith mediat knej

kapo fuksi i epokes ngambrapa,

Zogu u be i njohur si figure politike ne Kongresin e Lushnjes, te cilin e mbrojti me arme me 100 trima te tij. Per kete arsye e emruan minister te fuksave te qeverise se sapo krijuar, dhe me kete baze arriti te kontrolloje gjithe vendin, te behet kryeminister, e me vone edhe mbret.

Jo po qe te kuptosh vleren universale qe kemi ne fuksat 5-leksh ne historine e shtetit ngado ne bote.

Gjeja me me mend qe bene shqiptaret.
Fatkeqesisht zgjati vetem 11 vjet.

kjo eshte gjeja me me mend e hemisferit te djathte te trurit sipas feles se djathte, ndersa sipas feles se majte gjeja me me mend e hemisferit te majte eshte emrimi i Sekretarit te Pare.

pasaporta

1 Like

Shqiptaret bejne shume gjera me mend, po ku di ti

Po qe nuk eshte e vertete fare Komandant i mbrojtjes se punimeve te kongresit te Lushnjes ka qene Hysni Toska nga Mallakastra jo nga Mati …ish komandant i xhandarmerise shqiptare ne qeverine e Ismail Qemalit …Forcat e mbrojtjes dhe shumica e pjesmarrseve ishin nga jugu …dhe shtepia e Fugeve qe u zgjodh te mbaheshin punimet ishte rreth miqesie e atyre trimave …Zogu ka merita te tjera …

Ashtu si thu ti osht, por mallakastrioti, dmth palloshi, kishte vetem titullin si kryexhandar dhe leshin e trapit si force reale policore. Ndersa maloku kishte 300 trima me vete. Lexo ktu linkun, se ti, megjithse nacionaliste e djathte antikomuniste, te pelqejne shum komunistet nacionaliste tip Dritero Agolli:

Ju s’dini as me lexu pale te dine historine dhe ti kuptoni ngjarjet …lexoni ndonje gje andej -knej dhe i sillni si fakte te pakundershtueshme …
Aty eshte bere nje artikull per Zogun si u be minister i brençem …
dhe ta thote dhe aty …
’'Para se gjithash ,me 1920 Ahmet Zogu ende nuk ishte nje personalitet me peshe ne arenen politike shqiptare.Ai u ftua te merrte pjese ne Kongresin e Lushnjes si delegat e Matit dhe asgje me teper ''
Dhe pse kishte marre 300 veta me veta dhe nga keto 100 mori ne Lushnje kete nuk e ben me te zote se kryexhandari kishte 800 …
mgjth meso ndonje gje nga Kongresi i Lushnjes se eshte tempulli shqiptar … https://www.youtube.com/watch?v=BOOJBgMGgJM

per historine mu nuk me rruhet fare para te vertetave parimore. E verteta parimore ne rastin e krijimit te shtetit midis banditesh eshte xhandermarija, nervi i shtetit eshte policia sekrete, dhe Zogu nuk e humbi kurre lidhjen me te.

kryepalloshi mund te kishte edhe 18.000 mikropalloshe, por kjo nuk ndryshon asgje faktit qe ministri i brendeshem qeverise dale nga lushnjaret ishte maloku.

Nuk ke se çfar me meson nga tempujt e shtetit sepse e di mir çfar eshte shteti, shurrtore eshte nese fuksionon si qellim ne vetvete.

1 Like

Edheune prandaj ti solla faktet jo per ta mbush menjen ty …se e di qe ti s’ke menje lol
dhe qe i di te gjitha …po ja i plasi shtetit per njerez si ti …aty e ka mendjen te ty …

jo jo, ti ma ke mush menjen top se çfar tempulli eshte shteti e çfar sacerdoteshe je ti ne sherbim te Tempullit te Shtetit si Ndermarrje Nacionaliste Prodhim Amonjaku!

Ahmet Zogu, themeluesi i Shqiperise moderne

image




image

3 Likes

Kaposh, pike te Dobet i ka pasur Serbet ky Naltmadhnia jon. Prandaj Kosovaret se kan duru dot ne ere.

Keto jane bere nga taljonet.por zogu ka merita megjithese duhet pritur edhe nje brez te gjykohet objektivisht .

Ky shkrimi qe solli i Modhi ketu, ishte i shkelqyer, tregonte pa tifozllik, pa politizim, ne menyre konçize ter karrieren e Zogut.

I bene italianet por filluan ne kohen e Zogut punimet dhe vazhduan edhe gjate pushtimit …
Kur thote te verteten dhe ky i kuqi …
Artan Lame: Urbanizmi dhe ndërtimet njohën stabilitet vetëm në kohën …
https://sot.com.al/.../artan-lame-urbanizmi-dhe-ndërtimet-njohën… - Traduci questa pagina
Ai theksoi se urbanizimi dhe ndërtimet kanë njohur stabilitet pikërisht vetëm në kohën e mbretit Zog. “Zogut unë i njoh nga kjo pikëpamje vetëm një meritë të …

1 Like

http://www.ermenji.org/historia/chap28.html
Por mbasi Zogu nuk qëlloi i asaj natyre, duhet thënë haptazi se as populli shqiptar, në tërësi, nuk ishte i asaj lartësie sa të vetqeverisej me mënyrat demokratike që kanë zënë vend në botën e qytetëruar të Perëndimit pas një evolucioni shumë të gjatë. E pamë sesi, prej vitit l9l3 e gjer me 1937, (përveç vitit 1920 ku Shqiptarët, nga frika e copëtimit, treguan një solidarësi të vërtetë kombëtare) s’shihej as dëgjohëj tjetër veçse trubullime, kryengritje, çohu ai kundër këtij, pikërisht si në kohën e Turqisë, kur çdo krahinë, çdo bajraktar, çdo kapedan, ishte një shtet më vehte. Prandaj, në kushte të këtilla, t’ia hedhish të gjithë përgjegjësinë e fatkeqësivet kombëtare një njeriu të vetëm - dhe ky njeri të jetë Zogu - nuk na duket gjykim historiani. Zogu ka përgjegjësitë e tija, po edhe kombi shqiptar, në përgjithësi, kishte mungesat e tija, të cilat nuk ishin më të vogla. Dhe mbasi çdo populli i vjen një regjim pas kokës sikurse çdo njeriu që i vjen një kësulë, duket se populli shqiptar në tërësi, nuk ishte i pjekur për një regjim më të mirë. Dhe kjo jo për mungesë energjie, zgjuarësie e cilësish morale, po për shkaqet historike që kemi treguar gjatë këtij studimi. Shqiptarët, në përgjithësi, kishin mbetur ndoshta populli më anarkik i Evropës, popull që s’pranonte asnjë autoritet shtetëror, dhe botëkuptimi i të cilit me shumë vështirësi mund të delte përtej rrethit të krahinës të fisit a të bajrakut. Kujtonin se qeveritë dhe regjimet politike duhëshin ndërruar sipas fantazisë së secilit, me aq lehtësi sa ç’mund të ndërrohet këmisha. Çdo bajraktar që çonte më këmbë 300 veta, çdo oficer që mund të bënte me vehte 20 gjindarmë, kujtonte se ishte mjaft i fortë për të marrë në dorë Tiranën dhe shtetin. Dhe gati të gjitha ato që kemi quajtur “kryengritje” kanë qënë të kësaj natyre. Kjo papjekuri politike, kjo gjendje fatkeqe e atij populli të mjerë, pas zogizmit, solli komunizmin. Prandaj, përveç përgjegjësivet historike që Zogut mund t’i ngarkohen edhe prej brezavet t’ardhshëm, kur të jenë shuar pasionet e kohës sonë, le të shikojmë nëse regjimi i tij mund të ketë pasur edhe ndonjë anë pozitive.
Ana pozitive e regjimit të Zogut është se, mirë, keq, gjatë atyre 14 vjetëve i dha Shqipërisë formën e një shteti të përqendruar, me një administratë të rregullt dhe me një gjindarmëri t’organizuar mirë, e detyroi një pjesë të Shqiptarëvet t’iu nënshtrohej ligjevet, dhe, me anën e ca rrugëve që u ndërtuan (qoftë edhe për interesat strategjike t’Italisë), me ca shkolla që u hapën, me shërbimin ushtarak të detyruar, me pjesëmarrjen e Shqiptarëvet të çdo feje e të çdo krahine në vepërimet e ndryshme të bashkësisë shtetërore, u krijuan lidhje kombëtare më të forta, u ngul në mendjen e gjithkujt se Shqipëria duhej të përbënte një tërësi, si shtet i pavarur. Administrata shtetërore e qiti jashtë ligjit zakonin e ahmarrjes dhe të mbajtjes s’armëvet; u vu kudo një farë disipline. Me gjithë kryengritjet që u bënë njëra pas tjetrës, qetësia u mbajt mirë, sepse Zogu ishte i zoti për atë punë. Por nuk mund të thuhet se ky rregull mbretëroi më çdo anë të Shqipërisë. Administrata e përqendruar pati fuqi pothuajse vetëm nëpër ato krahina që ishin mësuar deri diku të njihnin autoritetin e shtetit. Kurse në disa malësi të veriut qetësia u mbajt duke iu paguar rroga “kreshnikëvet”, të cilët shpeshëherë ishin qeveri më vehte nëpër krahinat e tyre, vrisnin për gjaqe e punë të tjera sa iu donte zemra, dhe nëpunësit e administratës shtetërore qëndronin n’ato vise si “jallan shahitë”. Për t’i dhënë Shqipërisë tiparet e një shteti evropian, Zogu vuri në fuqi kodin penal sipas atij t’Italisë, në Jenar 1928, kodin civil sipas ligjevet napoleoniane, në Prill 1929, dhe kodin tregëtar sipas modelevet të Francës dhe t’Italisë, në Prill 1932

2 Likes