Lexon njeriu per sukseset e Elon Musk-ut, sakrificat, cmendurine, gjenialitetin. Nderton tjetri firma si Zip2 dhe e shet per 307 milione dollare, e pastaj i futet SpaceX-it, SolarCity-t, Teslas… Pastaj lexon njeriu per shkaperdredhjet e Shqiperise, ku ca njerez pa emer e pa fytyre bene mbi 380 mije euro fitim ne nje vit. Ne vitin e pare zonja dhe zoterinj!!! Nga SHENDETESIA FALAS. Thyeni shpinat ne pune shqiptare te ndershem. Vazhdon koha e maskarenjve.
Koncesioni i shumëpërfolur i shërbimit tëhemodializës, i cili u dha nga Ministria e Shëndetësisë te një kompani të panjohur në tetor 2015-të, raportohet se ka realizuar një fitim neto marramendës që në vitin e parë të aktivitetit, ende pa investuar asnjë kacidhe nga kapitalet e veta.
salben@salben
lol. po normale qe kompania qe fiton tenderin do te kete fitime. Kompania s’ka ndenjur kot. Ka bere punen, u ka ofruar sherbimin pacienteve. Duhej ta kishte bere falas? Po kompanite qe shtrojne rruge, e di sa kane fituar deri me sot? Ku eshte ndryshimi? Shteti shqiptar ka paguar 380 mije euro ne vit per t’u ofruar sherbim ne privat, falas, pacienteve me dialize? Nderkohe qe perpara verdalliseshin me kushte me te keqija? Ku eshte e keqja ketu? Nuk duhej te paguante e t’i linte sic ishin? Apo duhej te blinte vete pajisjet qe kushedi sa kushtojne.
bradland@bradland
Mjere ai vend ne dore te kujt ka rene , shikoji cfare surreterish kane .
380 mij € shume pak paskan bo, mund te benin edhe me shume, e kush do i ndalonte!?
Br3dh, br3dho...@Br3dharaku
Sikur të mos mjaftonte fakti që një kompani me kapital 30 milionë lekë fitoi një kontratë me vlerë 70 milionë euro, në nëntor 2016, 72.5 për qind e aksioneve të Evitaiu shit përkundrejt një çmimi prej vetëm 160 mijë eurosh një kompanie guackë të quajtur ARIMO B.V. Kjo e fundit është e regjistruar në Hollandë, një vend që konsiderohet si parajsë fiskale pasi lejon kompanitë të regjistrohen aty me një administrator fasadë dhe me pronësi të fshehur. Kompanisë, aksionet e së cilës iu shitën për 160 mijë euro, i përket, sipas bilancit të vitit 2016, 43 milionë lekë ose 318 mijë euro vetëm nga fitimet e vitit të parë të kompanisë së koncesionit.
po mire mo se persa kohe pas kesaj kompanie nuk jane Zeni dhe Gita, nuk ka ndonje gje te keqe.
Te gjithe gagacet jane te lutur te kumtojne tani per Lulthimin
A kupton o shoku fshatar ca behet? marr 160 mije euro qe te te jap 318 mije euro fitim disa muaj me vone. Dhe kjo vec per vitin e pare.
O Lolo, po ato jane 380 mije FITIM. O lolo. Shteti ka paguar shume me shume. 380 mije Euro i futen ne xhep keta, pasi ofruan sherbimin. o lolo, dhe pak hajvan.
Kthupi@Kthupi
380,000 € ne ditet e sotme s’te dalin as per ne qirtore, bie fjala. Kush u vu Minister Shendetesie pas Beqos! Pse s’i ra nga pas ketij muhabeti e ta mbyllte rubinetin?
patrioti@Patrioti
Kater kompani premtojne ta bejne sherbimin me lire por gjithsesi nuk fitojne dhe sipas artikullit, kompania fituese nuk kishte as experiencen e as kapitalin me te madh se kompanite humbese.
Pronaret e shoqerise amalgame mbeten mister. Mbas njefare kohe nje pjese e kompanise shitet te nje kompani kukull te vendi Belulit.
Per vitin e pare kompania nuk raporton humbje si resultat investimesh/riorganizimesh. Del direkt me fitim 35% normë fitimi mbi të ardhurat dhe 51 herë normë fitimi mbi kapitalin.
Tani nese kto numra jane ne rregull, ca do me shume ai katunari Gramshit qe do bonte ato arrestimet e bujshme.
Minister shendetesie pas beqos u vu nje teknik i PD. Tekniket e PD kishin halle te tjera, te majmnin njerezit e vet. nderkohe qe 380 mije euro fitim ne vit per sipermarrje kaq te medha jane mese normale. sikur te kushtonin te gjitha kaq. NDerkohe PD po perpiqet qe njerezit e tyre te permbarimi te marrin miliona, 10% te vleres se prones qe duhet ekzekutuar para se ta ekzekutojne. Dhe nese deshtojne ta ekzekutojne urdhrin, keto para nuk kthehen me. E kuptoni cfare zhvatjeje duan te bejne me pak muaj? Nderkohe qe handikapatet ankohen per sherbimin falas qe marrin pacientet e semure per dava 380 mije eurosh? Shumica e kompanive as nuk i marrin persiper pune te tilla masive nese fitimi eshte aq ne vit.
jo xhanem se 380 mije vitin e pare, 400 mije te dytin, 500 mije te tretin e deri ne te dhjetin keshtu, te dalin te mbash me pune gjithe qirtoret e Vegasit.
Pastaj, nuk te vret syrin aq shume pjesa ku permendet kapitali fillestar modest i kesaj kompanise? po ajo pjesa kur thuhet se i shiti 72% te aksioneve nje kompanie anonime pak muaj me vone thjesht per te transferuar fitimin tek pronari i vertete?
Se pastaj bejne cudi me ato kompanite qe hedhin shiringa e qese plazme e gjaku ne lumenj qe fitojne tendera edhe pse nuk kane as pervoje menaxhimi mbeturinash e as kapital.
E verteta eshte e thjeshte: pas ktyre “kompanive”, fshihen baballaret e kombit, ministra e deputete qe vjedhin pasurine publike te ketij populli. Kope bagetie do i shkonte me mire po ne po rujm etiketen…
Pjer Thomas@Pjer
Per kete firme qe fitoi tenderin, kemi lexuar qysh vitin e kaluar, dhe u indinjuam qe nuk fituan firma qe ishin specializuar per dializen, ndersa persa i perket fitimit qe kjo firme ka fituar per nje vit, 380 mij euro, kjo mua me duket normale, dhe nuk duhet ngritur theksi tek fitimi (se eshte e drejte e çdo firme te fitoje) por tek sherbimi. A eshte sherbimi ndaj pacienteve ne rregull, a jane te kenaqur pacientet. Nese po, per mua ajo firme kalon klasen dhe te vazhdoje punen.
i nderuar. Juve ju lidh puna me pecogrosa dhe normal qe ju duket normale qe nje kompani me kapital diku te 230 mije euro te fitoje 380 mije euro direkt nga buxheti i shtetit per nje sherbim modest qe vete shteti do ish ne gjendje ta ofronte meqe ka dhe infrastrutkuren Biles, ky fond prej miliona eurosh mund t’i sherbente shtetit qe te mbyllte ca vrima ne buxhetin per mjekesine
Une i dashur, kam qene partizan qe disa sektore, sherbime te ngelen dhe te jene shteterore, te pakten persa kohe puna dhe fitimi jane ne ngritje. Tani ata (drejtuesit e Rilindjes) e privatizuan, per ç’arsye, nuk e di, bo vaki edhe per noi korrupsion te vogel, noi ndarje paresh n’mes vetit.
Flm peshku per kete opsionin qe tani nxjerr njoftime dhe e sheh se kush te pergjigjet, dhe nuk rrezikon ta lexosh pa dashur. Nderkohe avdallit qe vazhdon te me shkruaje i perseris qe nuk e lexoj.
dmth ti shkabllor shkruan me sy mbyllur vetem qe te mos me lexosh?
Do apo nuk do, kur shkruan poshte meje, diapazoni i shikimit do kape dhe tekstin me siper. Eshte matematike e thjeshte dhe nuk ka bir nene qe ta hedh aty. Sepse ti e di shume mire qe 2+2 bejne 4 apo jo?
ose t’u tregoje qe kapitali i ulet i deklaruar mund t’i fuse te kategoria e biznesit te vogel ne menyre qe te shmangin ndonje takse…po t’u thote edhe qe me shume gjasa, fitimi i deklaruar eshte me i vogel sesa ai real; qe kompanite mbajne 2 bilance. Per cdo gje tjeter, perfshire edhe komunen e parisit dhe debatet per balenat e vrara ne Danimarke, eshte dikush ketu ne blog qe te ben pacavure
Zoteri, po na fut ne debate shume te veshtira me perqindje.
aleko@aleko
nese keto shifra te shkrimit ne fjale jane te verteta, kjo eshte nje skifo e qeverise Rama, ose nje shah mat meqe kryeja e ka qejf krahasimin me lojen e shahut (pres koken nese di te luaj palloshi). Ajo qe me beri te hidhem perpjete nga marazi ishte blerja e 75% te aksioneve nga “dikushi” per 160 mije Euro dhe ne perfundim te vitit te pare fiton 318 mije euro, nderkohe qe interesi bankar per depozitat eshte diku tek zeroja. Per 10 vite ky “dikushi” me 160 mije euro te investuara pritet te marre te pakten 3.2 milion euro te garantuara. Ky nuk eshte vetem turp, por dhe krim per nje qeveri dhe kryeminister qe pretendon se nuk eshte si krimineli birisha.
salben@salben
Ja c’u bente sala ne vitin 2013 ketyre te dializes qe tani marrin trajtim ne spitale private
prandaj nuk behet ai vend se ka shume qe mendojne si puna jote
Origjina e dyshimtë e kompanisë që fitoi koncesionin 86 milionë USD të hemodializës
Ministria e Shëndetësisë i ka dhënë një koncesion 10-vjeçar shumë-milionësh një kompanie pak të njohur dhe pa eksperiencë, pronarja e së cilës ka lidhje farefisnore me drejtuesin e Spitalit Amerikan por jeton me të ardhura e një bar kafeje në Berat.
Jo jo une du me dite se kush eshte ky dikushi qe investon 160 mije euro per te mare 3.2 milion euro per 10 vite. Nese qeveria nuk e ben publike atehere une kam te drejte te them qe ky dikushi eshte Edi Rama se ai ishte dhe eshte koka e qeverise.
Kjo kompania Evita kishte 15% te aksioneve te zoteruara nga Spitali Amerikan Kapo, prandaj ka fituar. Nuk eshte as e dyshimte, as e panjohur. Eshte e qarte qe kompanine e ka hapur spitali amerikan, sepse vete si kompani spitalore nuk konkurron dot. Praktike mese normale.
Per mua rendesi ka qe pacientet e dialzies, qe endeshin rrugeve e qe u hiqte kompensimet berisha, tani kane trajtim ne spital modern me te gjitha kushtet per 380 mije euro ne vit.
380 mije euro eshte fitimi vjetor i kompanise, ndersa qeveria (kuptohet nga taksat tona) ka paguar vetem per vitin e pare 148 milion leke ose gati 1,1 milion euro. Mos na bej edhe neve budallenje.
une shkruaj qarte, paster dhe sakte. Qeveria e socialisteve ka paguar per vitin e pare kompanine e sherbimit te dializes per rreth 1.1 milion euro. Kete thote shkrimi te cilin po e diskutojme.
te kam shkruar sic me kishe shkruar neper komente qe daten qe te ka ardhur mesazhi, sigurisht qe do te te kthehem ne privat se s’jam si ju une qe permendni gocat e njeri-tjetrit ketu. kshu nari ik shih punen tani
qeveria shqiptare ka paguar 1.1 milion euro spitalin amerikan per sherbimin e dializes, dhe nga keto, spitali amerikan 380 mije i ka fitime. Ngaqe spitali amerikan ka krijuar nje kompani per te kapur tenderin, sepse vete si spital nuk konkurron dot, keta e quajne “te dyshimte” kompanine qe ka hapur spitali. Kaq thote artikulli dhe i vjen inat se pse ka aq shume fitime spitali amerikan. Shko tani nari ja ku u sqarove dhe ti.
Per mua rendesi ka qe pacientet e dialzies, qe endeshin rrugeve e qe u hiqte kompensimet berisha, tani kane trajtim ne spital modern me te gjitha kushtet per 380 mije euro ne vit.
Kete ke shkruar me siper, ndaj dhe te sqarova se qeveria i ka paguar nga taksat tona “spitalit Amerikan” jo 380 mije euro por plot 1.1 milion. Ndryshim i modh por deri sa ti ta kuptosh duhet kohe.
po jo pra se ato qe nuk jane pjese e fitimit do t’i paguaje po njesoj ti edhe po te vazhdonte ta bente shteti dializen. 380 mije eurot shtese qe i ka privati fiitim jane ato per 5e cilen po ankoheni te tema. Po ankohen se pse privati qe merret me te semuret e ka fitimin 35%. Duan qe ta beje pa leke, si ne kohe te xhaxhit.
@gjembi Gjembi, katnar tirane nuk te ben me pak katnar. Nuk ka tirans alidems qytetar. Sa per Beratin t’i rrush bishtin se ka 3000 vjet qytet. Pa beratin as skenderbeu s’do bente dot shqiperi.
shikoji ca keto perqindjet xhan i vogel se ti ke ca probleme thelbesore ne perllogaritjen e tyre edhe pse perqindja e fitimit nuk eshte aspekti kryesor ketu
Albano-id@Albano-id
Po normal qe per fitim u be kjo pune, neoliberalizmi, fitimi dikton reformat, ne kete rast pruvatizimet.
Qeveriu i vogel eficent, term qe perdor rama sot pasi paralajmeroi shkrirjen e disa dikastereve ne qeverisje eshte huazuar nga cunat (medemek qunat e chicagos) liberalet e djathte te universitetit te henri cilit.
Parodia qendron te fakti se Rama e nisi si rruga e trete, new labour e toni blairit, as mish as peshk, dhe po e bitis si margarer thacher, ne masa ultraliberale. Edhe nw angli sistemi shendetsor eshte kombetar, pra publik dhe falas.
Shpresojme qe henri cili dhe mero baze te mos jene il gatto e la volpe, kryeministrat e fshehte qe terqeqin per hunde atw real.
Zemerimi im ishte per menyren djallezore te shitjes se 75 % te aksioneve nje “te panjohuri” per 160 mije euro dhe nderkohe vete qeveria socialiste e garanton se per kete investim (apo per kete bllokim parash) i “panjohuri” do te marre minimalisht brenda 10 viteve plot 3.2 milion euro. Kjo nuk ka bythe ku te rri! Por ti nuk e kupton.
“i panjohuri” eshte nje firme qe e ka hapur spitali amerikan, nje i aferm i pronareve te spitalit amerikan, sepse spitali amerikan drejtperdrejt nuk i ka kompetencat per te konkurruar por duhej nje firme menaxhuese per ate pune. kaq. dhe tani pacientet e dializes trajtohen si njerez dhe spitali amerikan hapi nje filial te trete ne tr duke punesuar me shume rob, te gjithe te lumtur, vec morrave te pd dhe trashesirave qe i degjojne pa mend ne koke. 3.2 milion euro per 10 vjet s’jane asgje per nje spital qe merr persiper gjithe pacientet me dialize ne gjithe kombin.
Albano-id@Albano-id
Po si te mos kete fitim te madh spitali amerikan; firma qe bente spastrimin e mbetjeve te spitalit amerikan nuk mundohej shume por i hidhte ne lume, kosto e ulet per spitalin, fitim 90 perqind.
Pra ne fund pak nga ai 380 milionshi eshte edhe masaker mjedisore.
Pra minimalisht paskan mashtruar. Atehere i duhet hequr menjehere e drejta e koncesionit nga qeveria. Por qeveriu nuk e ben kete se “i panjohuri” eshte aty brenda ne bithe te qeverise. Pra pjesen e kolme te fitimit dhe qe paguhet nga taksat tona e merr qeveriu. Po cfare ndryshimi kane keta nga koncesiojnet e saliut mer aman. Vjedhja dhe grabitja eshte filozofia etyre. Pra njesoj. Por jo njesoj, me keq pasi keta socialistet pretendojne se po korigjojne bemat e saliut.
per cfare kane mashtruar kur spitali eshte aksioner i asaj kompanie dhe pronarja e kompanise eshte e aferme e pronareve te spitalit, hapur fare? Hapen nje kompani e fituyan vetem sepse kane dhe spitalin amerikan ekskluzivitet si spitali me me shume pervoje.
po te kishin mashtruar e kishin kapur pd. PD kane ministrine e drejtesise, ministrine e brendshme per policine, prokurorine, institucionet e kontrollit financiar si KLSH etj. s’ka gje per te kapur pa s’e kane kapur. vetem erbara leh si gjithnje dhe torollaket e ceket tundin bishtin nga pas
E pse duhet ti kapi PD-ja? Mjafton qe PS-ja ti leje ata rehat ne bemat e tyre dhe ja marreveshja u arrit. Vodhem ne, vidhni ju por me kusht qe te leme rehat njeri tjetrin.
Albano-id@Albano-id
Une nuk e dija pershembull qe spitali psikiatrik i vlores, ka privatizuar edhe sherbimin e pastrimit, sanitareve, ku ka shku puna. Jo me kot rama pak dite me pare anatemonte pastertine e spitaleve rajonale, me nje gur vret dy zogj, heq drejtorat e lsi, jep me koncesion gjithe sherbimin e pastrimit ne gjithe vendin (nga nentori rrezik hidhet tenderi). Rezultati skllaveria moderne, neoliberalism. Me sa duket berisha e ka kap i pari, sic i kupton levizijet ujku ujkut.
ka ligje shoku po ti si katnar nuk i kupton dot. ti mjafton te te hedhe dikush nje kocke per te bertitur dhe ti bertet. per ty nuk ka rendesi esenca, thelbi. ti do vetem bertitje. e tille eshte gjithe shtresa katnare ne gjtihe boten
Po mire, kompania qe fitoje tenderin pse i shiti 75% te aksioneve ? Kishte nevoje per 160 mije euro??? kur vetem ne vitin e pare fitoi 380 mije? kaq budalla je ti?
budalla je ti o robo se edhe kompanite e medha per projekte madhore, ta zeme si TAP, kur bashkohen per nje tender krijojne nje kompani te re qe te konkurroje. asgje e paligjshme nuk eshte bere ne kete proces dhe artikulli e sqaron mire. e vetmja gje qe e mundon shkruesin e artikullit eshte se pse kompania ka 35% fitim
Ushqimi ne spitale ishte me tendera prej 10 vjetesh…ushqimi ishte shume i shijshem por ne QSUT sherbehej nga Privati me Tender.
Juve u del Gjumi vone dhe thoni pastaj pse prap me Saliun. Cdo shtet i vogel Shqiptare do vazhdoje traditen e Salih Ram Berishes qe ktej e tutje. Kush premton qe sdo tenderizoje me ju genjen sepse stafet ministrale e ekzekutive jane reduktuar prej vitesh, keshtu do kete vetem TENDERA qe ktej e tutje.
Por Tenderi duhet te kete RED FLAGS ku nderhyn Prokuroria e Krimi Ekonomik qe te rras mrena per shkelje. Tenderat kan 15 vjet ne Shqiperi e do vazhdojne…kontrolloni Parane…se te tjerat jane pordhe me Rigone.
A jeton nonji nga Ju ne Shqypni se sikur nuku po thithni.
Po pra eshte kjo kompania e re qe u krijua si garanci per mbarevajtjen e puneve qe i shiti 75 % te prones nje te “panjohuri” pa mbushur viti. Pra nese kjo kompani fitoje tenderin sepse e meritonte sepse ishte e kualifikuar, brenda nje viti mdryshon trecerekun e pronarit dhe ngel vetem me noc rrokun. Pra une ta besoj ty punen sepse je i kualifikuar, por te nesermen ti ja nep nje tjetri. Kete gje e lejonte edhe qeveria e salukut. Sic duket rregulloret e saliut ju leverdisin edhe hajduteve te sotem. Shume turp dhe zhgenjim i madh.
Esh bo keq per lek:
Kryeminstri Edi Rama udhëtoi për në Podgoricë me helikopter. Aeroporti i Podgoricës ishte i mbyllur për arsye sigurie të fluturimit të Mike Pence dhe rihapej në orën 19 .00 pasi të nisej zv presidenti amerikan”, tha nje burim zyrtar.
“Helikopterët tanë nuk udhetojnë natën, ndaj e vetmi korridor ajror që delegacioni të nisej ishte ora 16.00. Sipas planit fillestar, në këtë orar duhet të kishin mbaruar të gjitha aktivitetet e samitit, përfshirë dhe fotoja familjare. Por samiti filloi me vonesë e gjithcka u shty, edhe foto familjare.” thonë burime pranë Kryeministrisë.
Në këto kushte, Kryeministri Edi Rama zhvilloi takimin kokë me kokë me zv presidentin Pence dhe u përshëndet me të dhe të gjithë liderët e rajonit, me pas ai u nis më përpara për shkak të detajeve të udhëtimit.
krimi ekonomike me shume mundesi jepet me koncesion
gjithe ndyresirat qe ka ne poste drejtuese i ka njerzit e vete, per me teper edhe gra se jane ushtare besnike, e ke pare si u thurr lavde grave, se ne pergjithsi kane tendence ti zbatojne urdhrat liderit pa ja vene ne dyshim dhe me sens te ulet kritike.
Po zvogelove qeverine nuk ke as mundesi te kontrollosh gje dhe krijon premisat per te privatizu deri ne indin me te vogel gjithcka, pra per abuzim sistemik.
Ti mund te hamendesosh sa te duash, sic hamendesove ne fillim se 1.1 milion shkonin kot, por ka ligje per perberjen e kompanive te cilat ekzistojne e te cilat nuk jane shkelur. Po te ishin shkelur, opozita ka gjithe aparatin ne dore per ta ndaluar, qe nga gjykatat e agjencite e kontrollit e te auditimit, e deri te ministrite (te gjitha ministrite, qe nga ajo e financave, te ajo e drejtesise e deri te ministria e brendshme per policine. Nuk e ka bere sepse nuk ka shkelje. Ti me koken tende prej nari mund te fantazosh shume gjera.
Une nuk kam thene qe 1.1 milion euro shkojne kot (me siper e ke te gjithe debatin tone te shkruar), por te korigjova ty kur the qe qeveria ka paguar vetem 380 mije euro per dializat. Kjo pasi ti ngateron (me qellim apo pa qellim) te ardhurat/xhiron e kompanise me fitimin e saj (dy gjera te ndryshme nga njera tjetra). Por ajo qe eshte qershia mbi torte eshte shitja batjava tek “nje i panjohur” i 75 % te prones se kompanise fituese dhe sigurisht shume te kualifikuar brenda vitit te pare te punes. Dhe i "pa njohuri " qe e bleu (dhe qe qeveria nuk e ka haberin fare sesa te kualifikuar jane pronaret e rinj pasi nuk kane as emer e as nishan) per 1 euro te investuar/bllokuar ne kapital per cdo vit do te fitoje 2 euro dhe per 10 vjet 20 euro. Cfare fati paska pasur ky i panjohuri mer jahu! Korupsionin nuk e bejne njerezit-thoshte perpara 4 vitesh kryegjeja zoti Rama, por jane sistemet, regulloret, ligjet e keqhartuara qe lene mundesi abuzimi. Ndersa tani, sic duket i kane pelqyer keto akte ligjore, e regullore me te cilat punonte dikur saliu, dhe thote qe njerezit e administrates jane te koruptuar, ndaj duhen hequr. Ky or ti shoq flet si e ema zeqos maj thanes.
Gjembi@gjembi
Harrova te them: kur lexova vetem titullin mendova se mos ishte shkrim i shkerabes te na tregonte sekretin e tij si te besh 200 mije + euro (duke bere spam dhe bere evazion fiskale) e te jetosh jete normale me qera dyqanesh por u zhgenjeva.